Close
Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 65
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e ajzberg
    Anėtarėsuar
    22-09-2004
    Postime
    2,214
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    Burrin e rrembejne enderrime te embla, kur i shkon pas nje femre te bukur.

    Parate - ndermjetesi i cmueshem, qe vendos lehte paqen mes te ndershmit dhe banditit.


    Eshte bukur kur shikon se si e ngerdhesh fetyren nje i ndershem, nen lakun prej kerpi; kjo nderon edhe trikembeshin.


    Filozofia dhe filozofet perfshijne ne vetevete gjithcka.


    Te duash nuk mjafton; dashja dhe vullneti i mire nuk i sigurojne buke njeriut, ato vlejne vetem per te shkuar ne parajse.


    Kujtdo mund t'i ndodhte qe te mbetet femije gjate gjithe jetes.


    Te matesh nje gisht te kembes se nje vigani, do te thote te matesh tere viganin.


    Artin e mrekullueshem e krijuan vandalet, dhe e vrane akademiket.

    Keshtu ka qene gjithnje; mbreti ben leshime vetem atehere, kur populli e kercenon.


    E keqja te ben te forte.


    Gjerat e vogla ua hane koken te medhave; nje dhemb i vetem mposht nje tryeze te tere...


    ...Vecimi ndihmon rritjen.


    Njeheresh me Artin, clirohet edhe mendimi njerezor.


    Rraca njerezore - katallan me njemije kembe.

    ...Gjyqtaret i rregullojne mire e bukur se si te jene te merzitur, per te pasur mundesine se kujt t'i shkrehen pa frike ne emer te mbretit, "te ligjit dhe te drejtesise"


    Te genjesh veteveten eshte me e lehte sesa pandehet.


    ....Shurdh dhe i verber - kusht shume i nevojshem per te qene nje gjyqtar shembullor.


    Mjafton nje pike vere, per te lulekuqur nje gote te tere me uje; po keshtu - per t'i prishur qejfin nje kuvendi te tere grash te bukura, mjafton te vije papritmas nje grua edhe me e bukur, sidomos kur midis tyre ka edhe nje burre.


    Nuk mjafton te jetosh, duhet te jesh i zoti edhe te jetosh.


    *Koha eshte arkitekti, njeriu eshte muratori.*


    *Cdo mendje njeriu eshte murator. Edhe mendja me e pervuajtur, hap nje vrime ose ve nje gur*
    Bukur ,i ke mbledhur te thenat e Hygoit therrime therrime si nje zog i uritur ,ai eshte autori i librave te adoleshences se pare ,por dhe i moshes se pjekurise time....
    Dija eshte injorance e mesuar.....

  2. #22
    "Dielli lind nga zjarri, Hena lind nga Dielli. Zjarri eshte Shpirti i gjithesise. Atomet e tij fillestare perhapen ne mbare boten, duke rrjedhur pareshtur ne forme rrekerash pa fund. Ne pikat ku keto rreke kryqezohen ne qiell - sajojne Driten; ne pikat ku priten ne toke - sajojne Arin. Drita dhe Ari jane e njejta gje. Ari eshte zjarr ne gjendje te ngurte. Ndryshimi ndermjet te dukshmes dhe se prekshmes, ndermjet gjendjes se lengshme dhe gjendjes se ngurte te se njejtes substance, eshte po ajo qe verejme ndermjet avujve te ujit dhe akullit. Asgje me shume. Kjo nuk eshte aspak fantazi - ky eshte Ligji i pergjithshem i Natyres....Drita qe bie ne doren time eshte Ar! Jane po ato atome, vecse te bymyera sipas nje ligji te caktuar; mjafton qe ato t'i ngjeshim sipas nje ligji tjeter"........................................... .
    (Viktor Hygo)

  3. #23
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Yes*, nuk ke humbur asgje me kohen qe i ke kushtuar nje nga koloseve me te medhenj te letersise boterore. Viktor Hygo mbete nje nga shkrimtaret me te medhenj te te gjitha koherave. Eshte e pashpjegueshme menyra e tij e te shkruarit, te konceptuarit, menduarit, enderruarit dhe menyra se si ai jep zgjidhjet ne problematikat qe ngre.

    Per mua, bashke me Tolstoin jane shkrimtaret me te mire te kohes se tyre, dhe padyshim qe jane nder ikonat e letersise boterore te te gjitha koherave.

    Ai eshte me i dalluar ne Romanet e tij, sidomos "Viti 93" dhe "Te Mjeret". Jane dy vepra te pavdekshme.

    Por une jam mallengjyer kur kam lexuar poezine qe i ka kushtuar vajzes se tij, e cila i vdiq ne moshe te re. Vajtimi i tij te rremben dhe te ben te zhytesh ne boten e tij shpirterore dhe te perjetosh po ato ndjenja qe ka patur edhe ai ne momentin qe ka shkruar ate poezi.
    Po e sjell ketu:

    Viktor Hygo - Vajtimi per bijen

    Tani qe shkova nga Parisi i veshtire
    Mermer, tavane, truall, mjegull nuke shoh,
    Tani jam nene lisa, nene deg' i shtrire
    Dhe bukuri' e qiellit mendjen po ma ngroh

    Tani nga zia qe me cthurri si germadhe
    I zbeht' i gjalle dal,
    Me hyn ne zemer paqja e natyres madhe
    Dhe qetesi me fal

    Tani me valat det' i gjere me gostit,
    Me prek i qeti, madheshtori horizont;
    Tani te thellat te verteta po nxonit
    Dhe lulet e lendines syri m'i gezon

    Tani o Perendi, po gjenj fuqine sterre
    Te shoh me syt'e zes
    Te shkretin gur ne te cilin vajz' e mjere
    Fle gjumin pa mengjes

    Nga pamjet perendore mendja m'u ndricua,
    Nga fushat, pyjet, brigjet, lumi i kulluar,
    Shoh vogeline time dhe cudit' e tua,
    Mbleth mendjen, di qe je i madh i pambaruar.

    Ja ku te vinj, o Ate qe besonj, o Zot,
    Te sjell perunjesisht
    Zemren qe ma ke mbushur me lavdi, dhe sot
    Ma theve plotesisht.

    Ja ku te vinj, o Zot, dhe prokllamonj qe je
    I mir'i embel'i dhempshur, Perendi i Jetes,
    I vetem qe di se c'ben edhe perse.
    Njeriu eshte kallm i shembur i kenetes.

    Te thom varri, kur te vdekurit mbulon,
    Porten e qiellit hap,
    Qe jeta jone tatepjete kur mbaron
    Perpjete nis me vrap.

    Je i pasosur, absollut dhe i vertete,
    Ti vetem, At i larte, e pranonj mi gju;
    Pranonj qe esht' e mire, esht' e drejte
    Qe zemra m'u pergjak, se Zoti e deshi ashtu.

    Me s'kundershtonj per asnje gje qe po me ther,
    Se ashtu deshe Ti;
    Shpirti nga zi ne zi, edhe nga vrer ne vrer
    Shkon ne perjetesi

    S'po shohim kurr' asgje pervecse nga nje ane,
    Tjatrr'ane mbytet ne myster e ne furtune;
    Njeriu vuan nene zgjedh' e s'e di shkakne,
    Cdo gje i fluturon, asgje s'i hyn ne pune.

    O Zot, perhere na rrethon me shkretetine
    Me pranga dhe me fre;
    S'ke dashur kurre te na japesh sigurine
    Dhe gazin permbi dhe.

    Sa shohim nje te mire, fati na e tret,
    S'na dhe asgje ne jeten rrot' edhe rodhan
    Qe te qendronje dhe te thoni, mor aman:
    Kamnje shtepi, nje are dhe nje dashuri.

    Cdo gje e shohim per nje cast te kufizuar
    Dhe mplakemi pa shtek;
    keshtu na qenka, ashtu ka per te vazhduar.
    Pranonj edhe s'me prek.

    Kjo bot'o Zot, kjo harmoni e pandryshuar
    Perbehet me vajtime edhe me krentime;
    Berthama jemi ne tufan te pambaruar,
    Te miret hipin dhe te liqte zhyten ne mundime,

    E di, o Zot, ke pune shume dhe s'ke nge
    Per ne te behesh vrer;
    Per nenen vdekj'e foshnjes djek si nje rrufe,
    Po ty s'te ben qeder.

    E di qe pema bie kur i fryn nje ere,
    Zogut i bie penda, lulja shkunt aromen;
    Krijesa eshte rrot' e madhe si potere
    Dhe sillet rrotull duke shtypur udhes llomen.

    Se ditet e muajt, valat, syte qe vajtojne
    Kalojne pa pushim,
    Se bari do te mbije, foshnjat do te shkojne,
    E di, o Zoti im.

    Ne qiellin tent persiper reve te veshtira,
    Ne kaltersiren e patundur madheshtore
    Po mbrun e po gatit kush e di c'miresira
    Ku hyn si pjes'e duhur dhembja njerezore.

    Per planet e panumerta qe po permban
    Te duhet pa dyshim
    Te mbytesh bukurit' e dheut ne tufan,
    Ne zi dhe ne mjerim.

    Kanunet qe hartojne fatin njerezor
    Nuke tronditen, nuk zbuten asnje here,
    Se s'munt. o Zot, ta cthuresh rendin boteror
    I shtyre nga meshira per njerin' e mjere.

    O Zot i madh, te lutem hith nje sy mi mua,
    Sheroje shpirtin tim;
    I embel, i perunjur posi foshnj' e grua
    Te vinj me adhurim.

    Kujto, o Zot, qe kam punuar qe ne krye,
    Qe jam perpjekur, jam mejtuar, kam leftuar,
    Natyren kam shpjeguar plot me aresye,
    Cdo gje me kthjellesine tende e kam ndricuar.

    Detyren time e mbarova beserisht,
    Perballa zemerim,
    Pra nuke prisnja me te drejt' e natyrisht
    Nga Ti kete cperblim.

    Nuk e parashikonja kurre qe dhe Ti
    Me krahun tend te me goditje mun mi koke
    Dhe mua qe kam patur rralle prokopi
    Te ma varrosnje bijen kaqe shpejt ne toke.

    Me zemren te plagosur kaqe rend'u drodha
    Te nema me furi
    Si foshnje edhe kunder teje nofta hodha
    Nje gur ne det te zi.

    Kujto, o Zot, njeriu po dyshon kur vuan,
    Se syri qe po qan verbohet n'erresire,
    Se ne budrum ku eshte nuk cquan,
    S'te sheh e s'te perfill e s'te kerkon meshire.

    Njeriu, qe fundoset thelle ne gremine,
    Ne pis'e ne katran,
    Nuk esht'e mundur te gezonje qetesine
    Te yjve ne mejdan.

    Sot une, qe, si nene isha i dobesuar,
    Ne kembe te perunjem nen qiell te lire,
    Nga hidherimi' i eger ndjej qe jam ndricuar
    Duke shikuar gjithesine ca me mire

    O Zot, e di qe jam i cmendur pa kufi,
    Kur murmurit e shaj;
    Pra hesht, s'mallkonj e s'akuzonj, po nen liri
    Te cirrem e te qaj.

    Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
    Posa njerin' e bere per litar dhe hu;
    Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
    Dhe te pyes: Moj bije, a e di qe jam ketu?

    Me ler me kujt' e lot, me vaj e vrer te ngrysem
    Posa njerin' e bere lerme dhe hu;
    Mbi kete gur te ftohte lerme te permbysem
    Dhe te pyes: Moj bije, a e di se jam ketu?

    Me ler t'i unjem mbremane mbi varr t'i flas
    Kur bota rreth pushon,
    Se nofta engjelli ne qiell, kur te bertas,
    Cel syt' e me degjon.

    Ajme, per kohen e kaluar kam zili;
    Tani asgje ne bote ngushellim s'me sjell;
    Perhere ate cast me sy e shoh tani
    Kur hapi krahet edhe fluturoi ne qiell.

    Nuk e harronj gjer sa te vdes castin e zi;
    C'te qava, o cast, me kot!
    Bertita: O Zot, qeparthi e kisha dhe tani
    S'e kam! Dhe qaj me lot.

    Zot, mos u zemero, faqen ma dhe per hall,
    Syrin ma dhe per lot.
    Po force dhe takat s'mi dhe perball
    Zullumet bot e bot.

    Shiko, femijet po na duhen pa dyshim,
    o Zot, se fati na permbyti n'erresire,
    Na thuri me andrralla, helm e hidherim,
    Po nje mengjes na zbardh me hir edhe meshire.

    Nje foshnje lint, nje kok' e dashur dhe e shtrenjte,
    E vogel, gas perhap,
    E bukur sa beson qe dot' e saj e shenjte
    Porten e qiellit hap.

    E pashe lulen qe Imzot ne kopsht me mbolli,
    u rrit me hir, me embelsi dhe kthjellesi,
    E dashura nga nata ne mengjes na solli,
    Na driti si nje diell zemer dhe shtepi.

    Vazhdoi me vjete si i vetemi gezim
    Qe munda t'enderronj;
    Tani, o Zot i madh, kupto, se c'hidherim
    Po ndjej qe s'e shikonj.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #24
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    Yes* kjo qe ke shkruar desha te di ku e ke lexuar ne cilin liber te Viktor Hygo eshte, une e kam lexuar vetem Te Mjeret (volumin 1).

    "Dielli lind nga zjarri, Hena lind nga Dielli. Zjarri eshte Shpirti i gjithesise. Atomet e tij fillestare perhapen ne mbare boten, duke rrjedhur pareshtur ne forme rrekerash pa fund. Ne pikat ku keto rreke kryqezohen ne qiell - sajojne Driten; ne pikat ku priten ne toke - sajojne Arin. Drita dhe Ari jane e njejta gje. Ari eshte zjarr ne gjendje te ngurte. Ndryshimi ndermjet te dukshmes dhe se prekshmes, ndermjet gjendjes se lengshme dhe gjendjes se ngurte te se njejtes substance, eshte po ajo qe verejme ndermjet avujve te ujit dhe akullit. Asgje me shume. Kjo nuk eshte aspak fantazi - ky eshte Ligji i pergjithshem i Natyres....Drita qe bie ne doren time eshte Ar! Jane po ato atome, vecse te bymyera sipas nje ligji te caktuar; mjafton qe ato t'i ngjeshim sipas nje ligji tjeter"........................................... .
    (Viktor Hygo)

  5. #25
    Pershendetja number! Pjesa qe me pyetet, eshte marre nga romani "Katedralja e Shen Merise se Parisit" .
    Une, "Te Mjeret" qe e keni lexuar ju, per fat te keq akoma nuk e kam lexuar; i kam bere vetes si detyre, nje liste kete vere me librat qe do lexoj, dhe besoj se "Te Mjeret" - do ta kapi andej nga Shtatori


    MaDaBeR, te falenderoj per vargjet e mrekullueshme qe solle, kisha kohe pa i lexuar....
    Ne disa biseda te miat me bashkebisedues te ndryshem, rreth autoreve te librave, kam verejtur qe edhe ata e kishin Hygo-in si idhullin e rinise dhe si "dashuri te pare" Vertete interesante, qe Hygoi dhe Tolstoi mbeteshin idhujt e rinise se tyre....

  6. #26
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Yes* keta te dy Jane romancieret me romantike te kohes se tyre. Ishin magjike dhe arrinin te hynin pa kuptuar ne mendjen e shpirtin e lexuesit. Dmth, kur lexon keto dy autore, te duket sikur ngjarjet po i perjeton vete, jo se po lexon nje roman. Made here here, disa bashkekohes te tyre, te vetequajtur intelektuale e akademike, si dhe kisha, I Kane akuzuar per heretike
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  7. #27
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321
    Citim Postuar mė parė nga Yes* Lexo Postimin
    "Te shtosh do te thote te rritesh; te rritesh do te thote te madhosh......Une dua qe secili prej atributeve te njeriut te jete nje simbol qyteterimi dhe nje model perparimi; une dua lirine faqe mendimit; barazine faqe zemres; vellazerine faqe shpirtit" (kjo me kujton liri-vellazeri-barazi, prandaj them une qe eshte tejet i zgjuar ne artin e tij te letersise dhe mesazheve qe transmeton - yes*)
    Yes*, ne shkrimin pak me lart, jo me kot permenda qe Hygo, ka qene nje nga shkrimtaret e akuzuar nga Kisha ne kohen kur ka jetuar, se bashku me shume bashkekohes se tij.

    Koha me e erret e dhe me poshteruese per Kishen Katolike, sipas mendimit tim, ishte ne kohen kur mbreti Xhejm I i Anglise (VI i Skocise), shpalli nje dekret mbreteror ku njihte te drejten e shtetasve britanike per te qene te lire ne besimin e tyre fetar (do ta shtjelloj gjeresisht ne nje teme tjeter kete). Nga kjo u frymezua nje revolucion i papare shkencor qe filloi me Robert Byle, Robert Hooke e qe u pasua nga Isaac Newto. Dhe fill pas ketij revolucioni shkencor, kemi ardhjen e nje tjeter revolucioni, ate te rilindjes, me kolose si Hugo, Tolstoi, Flober.

    Dhe ēuditerisht, te gjithe kto figura, nuk jane mirepritur nga Kisha e asaj kohe. Ajo i luftoi me ēdo mundesi kishte keto figura, dhe nuk beri perjashtim as me shkrimtaret e kohes.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #28
    Citim Postuar mė parė nga MaDaBeR Lexo Postimin
    Dhe ēuditerisht, te gjithe kto figura, nuk jane mirepritur nga Kisha e asaj kohe. Ajo i luftoi me ēdo mundesi kishte keto figura, dhe nuk beri perjashtim as me shkrimtaret e kohes.
    Qe mos te devijoj shume nga tema, por qe te jem prap brenda saj; Nese e ke lexuar vepren e tij "Katedralja e Shen Merise se Parisit", aty Hugo ironizon shume dhe jep disa fakte historike, ne lidhje me ate se; cfare pushteti kishte Kisha ne ate kohe, dhe se cfare bente kundrejt njerezve te dijes, dhe mbi te gjitha kunder Alkimisteve .

    Me ane te figures se priftit Klod Forloi, permend edhe rastin kur ky prift me pushtetin qe kishte, urdheron prokuroret qe te torturonin nje alkimist, me menyrat me makabre, qe ai nen ndikimin e tortures te nxirrte sekretet e Alkimise ne menyre qe prifti t'i pervetesonte per vete. Ne kete rast, ai kishte gjetur si akuze ndaj alkimistit gjoja se merrej me magji (tani lidhjen beje vete).
    Nganjera ane, prifti , per vete kishte nje dhome te vogel, ku mundohej te praktikonte dijet e alkimisteve, te cilat i kishte pervetesuar ne menyren qe permenda me siper. Madje edhe pershkrimi i shkurter qe bera me lart ne lidhje me ate se "dielli lind nga zjarri dhe hena lind nga dielli, dhe arin e alikimisteve...", pikerisht eshte nje cast, kur prifti i cili i quante magji ne syrin e popullit, per vete kishte nje etje te pashuar qe te mesonte per vete dijet alkimike.
    Nuk e di a e ke lexuar, sepse do kisha dashur ta diskutoja me shume kenaqesi kete pjese....dhe shume te tjera tek kjo veper.
    Gjithashtu pershkruan edhe arkitekturen e asaj kohe (Hygo ka pasur dije shume te kenaqshme persa i perket edhe vete arkitektures, duke qene se qe i vogel njohjet qe ka pasur, i'a kane mundesuar pervetesimin e njohurive edhe te kesaj
    fushe) dhe thekson, se ne ate kohe, edhe stili i arkitektures ishte kryekeput rebelim ndaj Kishes, madje shprehej se edhe vete disa katedrale paraqesnin kuptimin simbolik krejt te huaj per kultin fetar dhe armiqesor ndaj Kishes. Se kush ndertonte ne ate kohe katedralet, beja lidhjen vete

  9. #29
    Flameli, thote se eshte gjeja me e thjeshte, te merret zjarri tokesor. Flameli! - C'emer profetik: Flamel, Flamme! Flaka. Po - zjarri! Ketu eshte tere puna! ...Oh sa do te qeshte me mua Klodia Pernela, qe nuk mundi ta shkepuste kurre Nikola Flamelin, prej vepres se tij te madhe! Ja, une mbaj ne dore, cekicin magjik te Ze Shiel-it, sa here qe ky rabin i tmerrshem, i binte kesaj gozhde, me kete cekic brenda ne qelen e vet, cilido prej armiqve te tij, qe Ze Shiel e kishte denuar me vdekje, edhe sikur te ishte 250 km larg, fundosej nje pash nen dhe`. Edhe vete mbreti i Frances, pasi trokiti me ngut tek dera e ketij magjistari, u fundos deri ne gjunje ne kalldrem te Parisit. Kjo ka ndodhur, me pak se 3 shekuj me pare. Tani, kete cekic dhe kete gozhde, i kam une, por ne duart e mia, keto vegla jane me te rrezikshme sesa nje cekic vozaxhiu ne duart e nje farketari. Sidoqofte, tere puna eshte te gjendet fjala magjike, qe shqiptonte Ze Shieli, kur i binte gozhdes.................. (pjese monologu e Klod Forloi)


    (Viktor Hygo)

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    03-01-2010
    Postime
    161
    Yes* desha tet pyes mbasi e ke lexuar librin "Njeriu qe qesh" une ne fb pash nje pjese te keputur nga libri nje fragment mund ta shikosh ketu http://www.facebook.com/note.php?not...23160664393042 por une ket pjese nuk e kam ne liber nuk e kam lexuar a ndoshta nuk e kam komplet librin nuk e di

Faqja 3 prej 7 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •