-
Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë

Pesëfish më shumë të dënuar shqiptarë për krime lufte sesa serbë
Prishtinë, 26 mars – Koha Ditore, në një shkrim më të gjatë sot shkruan se pessëfish më shumë shqiptarë sesa serbë janë dënuar për krime të kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë, gjatë së cilës llogaritet të jenë vrarë mbi 12 mijë shqiptarë e rreth 800 serbë.
Që nga instalimi i EULEX-it në vitin 2008, prokurorët e këtij misioni kanë ngritur shtatë aktakuza, katër prej të cilave kundër shqiptarëve, ndërsa tri kundër serbëve. Gjyqtarët e këtij misioni kanë shpallur 13 aktgjykime për krime lufte, 11 kundër shqiptarëve e dy kundër serbëve.
Po kështu kishte vepruar edhe misioni i UNMIK-ut që ka vepruar në Kosovë me kompetenca ekzekutive deri në shpalljen e pavarësisë, më 17 shkurt 2008. Sipas statistikave të Fondit për të Drejtën Humanitare me seli në Beograd, organizatë kjo që i përcjell të gjitha rastet e gjykimeve për krime lufte, që nga viti 1999 deri në fillim të 2011-s në Kosovë janë akuzuar, gjykuar apo liruar 49 persona – shqiptarë dhe serbë.
(Tekstin e plotë mund ta lexoni në gazetës e sotme Koha Ditore)
-
-
Fatmir%20Limaj%20260311.jpg)
EULEX-i nuk e tërheq fletarrestimin për Limajn
EULEX-i po kërkon forma legale për heqjen e pengesës për ta “kapur” Fatmir Limajn
Shefi i këtij misioni, Xavier de Marnhac, ka zbarkuar të premten në mëngjes në Zyrën e presidentit, Behgjet Pacolli, për të biseduar lidhur me mundësinë për heqjen e imunitetit të deputetit Limaj, i dyshuar për krime lufte kundër popullatës civile dhe kundër të burgosurve. Burime nga takimi kanë bërë me dije se shefi i EULEX-it ka kërkuar ndihmën e presidentit Pacolli për të proceduar në Kuvend kërkesën për heqjen e imunitetit të Limajt. Takimi në mes të dy krerëve është mbajtur pa praninë e medieve. Ai është konfirmuar vetëm nga zëdhënësja e EULEX-it, Kristina Herodës, e cila nuk ka dhënë detaje për takimin që, sipas saj, ka pasur ndonjë çështje specifike që është diskutuar. Gazeta nuk ka mundur të merrte asnjë koment për takimin nga Presidenca kundër deputetit Fatmir Limaj, por as ta ekzekutojë atë pa heqjen e imunitetit.
Sipas këtyre burimeve, prokurori e ka ditur se çfarë thotë Kushtetuta e Kosovës për imunitetin, mirëpo nuk i është referuar fare kësaj pasi që për krime lufte, të cilat gjykohen në frymën e Gjykatës së Hagës me mandat për ish-Jugosllavi, nuk njihet imuniteti për vepra të cilat janë të dënueshme, sipas kodeve penale të shteteve, edhe bazuar në konventat ndërkombëtare.
Burimi ka thënë se arrestimi i Limajt nuk është bërë për shkak të drojës se mund të ndodhë ndonjë destabilizim i situatës, kur kihet parasysh se atë ditë planifikohej të kapeshin përveç deputetit edhe 11 persona të tjerë. /koha/
-
-
kurse tragjedia esht edhe me e madhe kur ne kto montime kunder shqiptarve jan disa shqiptar faqezi si ne koshen e serbis bashkpuntor te serbis jan deshmitar te rrejshem
-
-
Perjashtuar
Shqiptaret (2 qeverit, qe flasin n'emer tonin) po flejn, bile pak me duket ky 5-fishi !!!
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt