Ate hard drajv hiqe nga kompjuteri jot dhe lidhe me nje kompjuter tjeter qe ka shume hapesire ne hard drajv.Te hard drajvi i kompjuterit tjeter krijon nje particion te ri bosh 450 ose 500 gb.Pastaj e hap kompjuterin tjeter merr dhe ngul ne hard drajvin tend kabllin sata dhe kabllin e rrymes ne njerin krah dhe krahun tjeter te kabllove i ngul ne madherbordin e nje kompjuteri tjeter.I ben riboot kompjuterit tjeter
dhe hard drajvi jot doshfaqet me nje shkronje,pasike klikuar start/compjuter.
Klik dy here te ikona e hard drajvit tend dhe e hap. Klik organize(win 7)/klik select all
pastaj klik prapene organize dhe copy.
Pastaj klik te shkronja e particionit bosh e hap ate particion.Klik lart ne organize dhe ne menu klik paste.Komplet materiali do transferohet nga harddrajvi jot per ne
particionin bosh te hard drajvi tjeter.
Pastaj klik i djathte te ikona e hardrajvit tend dhe klik format.Pas formatimit
e kalon hard drajvin te kompjuteri jot,i fut diskun e windowsit kompjuterit tend dhe i ben ristart.Aty fillon dhe ben instalimin e windowsit nga disku.Pas instalimit te windowsit,merr hardrajvin e komjuterit tjeter e lidh me kompjuterin tend.
Pastaj klik start/computer,klik dhe hap hard drajvin e kompjuterit tjeter,klik te shkronja e particionit
450 gb dhe e hap.Aty klik i djathte ne folderin e verdhe windows dhe delete.Pastaj klik organize/select all.(windows7)Klik prape organize/copy
Klik te ikona e hard drajvit tend e hap.Klik organize dhe paste.Materiali do futet perseri ne harddrajvin tend,me perjashtim te folderit windows(windowsi i vjeter qe u hoq) qe ste duhet me.
Pas ketyre transferimeve,te hard drajvi jot programet qe ke pasur nuk do punojne me
pasi ne kompjuter ke windows te ri dhe programet qe ke pas kane qene te lidhura me windowsin e vjeter dhe regjistrin e tij.Programet nuk do te punojne ne windowsin e ri pasi keto programe nuk kane celesat e vet ne regjistrin e windowsit te ri.Video,dokumenta,kenge etj do i kesh ne rregull.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 27-01-2012 mė 18:56
≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies
@Benseven 11 ti je shume i mire lale per pc, por @oktapodi thote se hdd eshte i vdekur dhe te tjere e kane provuar. pra per ate sbesoje se ka me shpetim perderi sa hdd do jete prishur fare![]()
di ndonje qe ta marri persiper kete hard drive qe te ma rregulloje,vetem sa te marre informacionet,30-40-100 euro ofroj,
ose dini ndonje mjeshter ne tirane a shqiperi,
edhe te beje zevendesimet e pjeseve qe nuk bene lidhjen,d,m,th nga 1 hadd i ri,tek ky i qe nuk po bene lidhjen,ose marrjen e informacioneve,
ju pershendes
Cfare marke (prodhimi) ka qene ky HDD ? Arrijne te xhirojne testinat e lexim-shkrimit ne HDD kur ndez kompjuterin ( xhiron fizikisht si HDD ) ? Ne xhirim te testinave nenkuptoj vetem shenjen fizike te funksionimit te tij , dhe jo njohjen e tij si periferike hardware ne Bios apo ne O.S . Ne te arthmen te keshilloj qe per te evituar probleme te tilla te humbjes se te dhenave , ndertoje kompjuterin me 2 HDD identike ne nivel RAID 1 . Ne kete menyre edhe po te prishet njeri nga HDD automatikisht materiali dhe te dhenat jane te kopjuara automatikisht ne HDD tjeter . Te dy HDD duhet te jene identike nga kapaciteti per te garantuar kopien '' byte to byte '' .
Pershendetje .
HDD nuk "vdes" ndonjehere hdd mund te demtohet po kure ne bote te "vdese" vetem nese je vete pa mend e e fut ne mikrovale ose ne fushe magnetike.
Po ca mund te ndodhe me RAID 1 disk qe ti ke mirrored nese RAID controller te le shendene?
Ardi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ardi_Pg_ID : 28-01-2012 mė 22:05
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Per te bere kete veprim 30-40 madje edhe 100 Euro nuk jane te mjaftueshme. Per te bere rekuperimin e keti HDD duhet qe personi qe do e regulloje te bleje nje HDD identik si i joti pastaj te bleje nje Kuti vakumi edhe te paster ku mund te hape HDD-te edhe te zevendesoje pllakat nga njeri ne tjetri per te bere te mundur marjen e te dhenave nga disqet e HDD te prishur. Kjo gjithmone varet nga cfare demtimi ka ndodhur ne HDD, thyerje kokash, thyerje pllakash, djegie qarku etj etj. Ne usa nje procedure e tille kushton te pakten 600$ prandaj duhet te fillosh te mendosh nese materjalet qe ti ke ne ate hdd jane aq te vlefshme sa per te paguar 600$.
Ardi
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Ardi_Pg_ID : 28-01-2012 mė 22:05
Forgiving Islamic Terrorists is Gods Duty, Our Duty Is To arrange the Meeting
N. H. Schwarzkopf
Me ka ndodhur edhe mua problemi i korruptimit te RAID 5 gjate nje procedure backup automatik ditor per faj te nje Inteli RAID Controller ne Windows 2003 server . Megjithese Raid ishte korruptuar arrita ti nxjerr te dhenat . Ne te gjithe serverat qe kam kaluar nerper duar deri tani nuk me ka ndodhur kurre te me leje shendene Raid Controller . Megjithate '' never say never '' . LSI Logic , apo Adaptec U320 jane Controller Raid te besueshem .Edhe dicka tjeter me shume . Informacioni arrihet te rekuperohet edhe me Raid kontroller te ndryshem nga ai ne te cilen mund te jete pergatitur kaskada fillestare e HDD . Prsh .
Procedura qe pershkruan me siper Ardi eshte procedura standart e proves per rekuperimin e materialit nga HDD e difektuar . Nuk dua te perseris ate qe kolegu permendi me siper . Mundohu te gjesh nje HDD identik si i yti dhe nje teknik te besueshem dhe te zote ne Alb . Prsh. Gazi .
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga gazmend73 : 29-01-2012 mė 07:39
Krijoni Kontakt