Baptist,
Mesazhi i Neros ishte pėr dosjen e pėrkohshme (TEMP) dhe ti me tė drejtė sugjerove qė tė kontrollonte "Temp files" pėr hapėsirė tė mjaftueshme. Deri kėtu ishe nė rregull.
Kėshilla qė unė gjykova si tė gabuar ishte pėr memorjen virtuale (MV). Qėllimi i shkrimit tim ishte tė ndihmoja anėtarin qė kish problemin, prandaj nuk u zgjata tė shpjegoja nė detaje pse ndryshimi i memorjes virtuale ėshtė i gabuar. Megjithatė, e pėrmėnda qė ishte hap i gabuar sepse memorja virtuale nuk mund tė pėrballojė pėrpunimin e videos. Mendoja se kjo arsye do mjaftonte, duke menduar se ti do kishe njohuri tė mjaftueshme pėr memorjen virtuale sa tė kuptoje ato sa kisha shkruar. Me sa duket, paskam qenė i gabuar, prandaj po tė kthej njė pėrgjigje mė tė detajuar.
Sė pari, Nero e thotė fare qartė qė problemi ėshtė me skedarėt e pėrkohshėm nė hard disk, jo me memorjen virtuale. Edhe sikur tė ishte problemi me memorjen virtuale, Nero nuk do ishte nė dijeni tė kėtij problemi sepse memorja virtuale menaxhohet nga sistemi operativ, Windows. Prandaj edhe sikur hard disku tė kishte vend tė mjaftueshėm, mesazhi i gabimit kurrėsesi nuk mund tė dilte pėr faj tė memorjes virtuale.
Sė dyti, konfigurimi i memorjes virtuale ka ndikim tė madh nė funksionimin e kompjuterit dhe duhet ndryshuar vetėm nga ekspertėt e kompjuterave qė kanė studiuar nė brendėsi Windows. Tė sugjerosh njė ndryshim kaq themelor vetėm pėr njė gabim tė Neros, pa analizuar shumė shkaqe tė tjerė tė mundshėm, ėshtė gabim trashanik.
Sė treti, vetė Microsoft-i rekomandon qė memorja virtuale tė jetė rreth 1,5 herė mė e madhe se memorja fizike (RAM). Sipas inxhinierėve tė Microsoft-it, kjo ėshtė madhėsia optimale qė memorja virtuale tė jetė sa mė efikase. Nėse e zvogėlon, Windows nuk do ketė memorje tė mjaftueshme pėr tė mbajtur hapur disa programe pėnjėherėsh. Nėse e zmadhon memorjen virtuale mė shumė seē duhet, jo vetėm qė nuk do kesh avantazh nga pėrdorimi i saj, por kompjuteri do ngadalėsohet edhe mė shumė sesa njė kompjuter me mė pak memorje virtuale. Asnjė ekspert nuk rekomandon qė memorja virtuale tė jetė mė e madhe se dyfishi i memorjes fizike (RAM).
Ndėrsa ti, pa e ditur fare sa memorje fizike ka kompjuteri nė fjalė, i rekomandon Aligator-it tė vendosė memorjen virtuale nė 4,7 GB. Jam i sigurtė se nuk e ke provuar nė kompjuterin tėnd, se po ta kishe provuar, do ta shikoje sa ngadalė do punonte kompjuteri dhe nuk do e sugjeroje pėr tė tjerėt nė forum. Nė Windows XP 32-bit, maksimumi i memorjes (RAM+virtuale) nuk mund tė kalojė 4 GB. Si vallė do punojė 4.7 GB?
Tani tė futemi pak mė thellė...
Postuar mė parė nga Baptist
Sipas barazimit tėnd mė lart, nėse Neros i duhet 5 GB pėr tė pėrpunuar videon nė skedarėt e pėrkoshėm, atėherė edhe memorja virtuale duhet tė jetė 5 GB. Dmth memorja virtuale, skedari pagefile.sys (swap) nė hard disk, do zėrė po aq shumė vend sa dhe vetė videoja. Sipas kėtij modelit tėnd, videoja ndjek kėtė rrugė:
DVD -> RAM -> HD (TEMP/CACHE) -> RAM -> MV (pagefile.sys nė HD) -> RAM -> HD (video.mpg)
Vėr re se videoja shkruhet tre herė nė hard disk dhe memorja virtuale duhet tė jetė 5 GB. E ku ėshtė avantazhi i memorjes virtuale? Pėrse tė mos eliminojmė memorjen virtuale dhe tė shkruajmė direkt nė hard disk?
Kur memorja virtuale ėshtė pengesė
Programet qė pėrpunojnė video, grafikė dhe zė si p.sh. Nero, Photoshop, Studio Max, etj, proceset qė kėrkojnė shumė hapėsirė i pėrpunojnė direkt nė hard disk sepse:
(1) memorja virtuale nuk ka hapėsirė tė mjaftueshme;
(2) edhe sikur tė kishte, do bėnte punė tė dyfishtė duke e shkruar dy herė nė hard disk;
(3) pėrdorin algoritme mė tė pėrshtatshme se algoritmi xhenerik i memorjes virtuale qė pėdoret nga sistemi operativ (windows).
Si e pėrpunojnė videon direkt nė hard disk?
Videon e ndajnė nė copa tė vogla, aq sa lejon memorja RAM, dhe pasi e pėrpunojnė nė RAM, e ruajnė direkt nė hard disk.
DVD -> RAM -> HD (TEMP/CACHE) -> RAM -> HD (video.mpg)
Avantazhi i kėsaj mėnyre ėshtė se videoja procesohet mė shpejt dhe memorja virtuale ruan efikasitetin duke qėndruar rreth 1,5-2 herė mė e madhe se RAM.
Modeli mė lart ishte pėr softuere tė sofistikuara qė pėrpunojnė qindra ose mijėra MB pa ndėrprerje. Memorja virtuale nuk ėshtė ndėrtuar pėr tė tilla programe, prandaj dhe nuk mund t'i pėrballojė kėrkesat e tyre.
Atėherė pėrse duhet memorja virtuale?
Memorja virtuale ėshtė tepėr e vlefshme por avantazhi i saj ėshtė i dukshėm kur hap shumė programe tė vegjėl ose mesatarė nė tė njėjtėn kohė, si psh: shfletuesin e internetit, word, media player, antivirusin, etj. Memorja virtuale i lejon kėto procese tė pėrdorin mė shumė memorje seē ka sistemi, duke pėrdorur njė pjesė tė hard diskut si depozitė. Kur arrin tė mbushet memorja fizike, sistemi operativ e shvendos njė prej proceseve nė memorjen virtuale nė hard disk, duke i liruar mė shumė RAM procesit tjetėr. Kėtė gjė mund ta kesh vėnė re nėse ke hapur shumė programe nė kompjuter dhe mundohesh tė hidhesh nga njėri tek tjetri. Ngadalėsimi nė atė moment vjen pikėrisht nga zhvendosja e informacionit nga memorja virtuale (hard diskut) nė RAM dhe anasjelltas.
Nėse sistemi operativ nuk do kishte memorje virtuale, atėherė edhe softuerėt e vegjėl dhe mesatar duhet tė programoheshin si Nero, Adobe, Studio Max, CoolEdit, etj. qė pėrdorin skedarė tė pėrkohshėm, tė ndarė nga memorja virtuale. Kjo do krijonte shumė trafik pėr hard diskun dhe do vėshtirėsonte punėn e programuesve. Prandaj e merr pėrsipėr vetėm njė softuer, sistemi operativ, dhe thjeshton punėn pėr softuerėt e tjerė.
Krijoni Kontakt