Close
Faqja 7 prej 238 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 2377
  1. #61
    i/e larguar Maska e Studenti-Te
    Anėtarėsuar
    09-09-2002
    Vendndodhja
    Ne pluhur
    Postime
    215

    Gabime me hard diskun

    Kisha vetem nje pyetje per PC te modelit IBM : Pasi behet instalimi punon tre apo kater dit mandej del dicka ku thuhet se ka te kuruptume ndonje driver dhe kerkon qe te behet CHKDSK / F Hard disku . Po ne keto momente nuk te jepet mundesia ta bejshe kete patjeter te behet format HDD . Kam provu me PARTION MAGIC me i hjek keto ERROR - a po nuk hiqen p.sh EROR 45 CRC !!!

  2. #62
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816
    Duhet te kete ndonje sektor te keq te diskut,nje cluster,nje skedar.Ka disa menyra per ta fiksuar problemin
    Se pari tek ekrani i dosit fut chkdsk/scandisk qe te nxjerr
    ku eshte difekti si dhe emrin e skedarit
    Skedarin ose mund ta heqesh,ose mund ti besh Overwrite
    duke shkarkuar ndonje program
    menyre tjeter eshte pasi e heq skedarin rindez kompjuterin shtyp
    ne kohen qe ben boot disa here F10(Per Win XP) qe te besh Sistem restore
    Mund te shkarkosh ndonje program per fshirjen e Harddiskut si psh Eraser tek kjo faqe http://www.tolvanen.com/eraser/
    Para se ta fshish i djeg ne CD gjithe programet qe te duhen
    krijon ca disketa floppy per Windows XP
    mund ta shkarkosh tek kjo faqe http://www.microsoft.com/downloads/d...7-4FED408EA73F
    pastaj fshin diskun ne rastin me te keq
    dhe riinstalon windowsin duke futur ne fillim flopy disqet qe ke krijuar pastaj vazhdon me CD e windowsit
    Mund te besh sistem restore duke e kthyer komplet harddriverin(
    sistemin nje jave mbrapsht ose me shume kur harddriveri ka qene pa difekte)Kjo vlen per rastin tend qe ke sektor te keq disku
    si dhe per raste heqje skedaresh nga virusat
    Programe shume te mira jane Far stone(restore it) dhe" Go back"
    Far Stone e perdor ne kompjuterin tim dhe ben restore te sistemit qe ne boot>Asnje problem deri tani
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga benseven11 : 07-01-2004 mė 19:21
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2004
    Postime
    18

    Instalimi i nje hard disku

    mora nje hard disk tjeter pervec ketij qe kam. E vura dhe biosi mi njef qe te dy tamam sic jane. Njeri primary master dhe tjetri primary slave sic i vura une.Mirepo kur hap windows-in nuk mi njef.Nje shoku im qe e kishte me perpara kete hard diskun qe kam une kishte perdorur nje program per ti fshire te gjitha informacionet ne te qe mos te gjeheshin me etj, etj.Ju lutem nqs me ndihmoni dot me shkruani!1-shi

  4. #64
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Hard disku nuk tė del nė windows sepse duhet copėtuar me fdisk dhe duhet formatuar si

    FAT32 ose NTFS. Kjo gje mund te behet me lehte me programe si partition magic por ky

    program eshte me para prandaj po te shpjegoj me poshte menyren falas, duke perdorur

    komandat FDISK dhe FORMAT nga bootdisku i windows Me.

    Pergatitja e bootdisk tė windows Me

    1 - Shkarko disketėn boot tė Windows ME nga kjo faqe:
    http://bootdisk.com/bootdisk.htm

    2 - Fut njė disketė (floppy) qė nuk tė duhet nė kompjuter dhe kliko dy herė mbi skedarin qė

    shkarkove mė lart

    3 - Shtyp OK kur tė dalė mesazhi pėr disketėn dhe prit sa tė mbarojė kopjimi

    4 - Kur tė mbarojė kopjimi, lerė disketėn brėnda dhe rifilloje kompjuterin (restart)

    5 - Tani kompjuteri do bėhet boot nga disketa e windows Me.


    Copėtimi i hard diskut me FDISK

    1 - Kur tė hapet kompjuteri dhe tė shikosh nė ekan A:\> shkruaj fdisk

    2 - Pergjigju Y nqs te pyet per "large disk support" ose "ntfs partitions"

    3 - Nga menuja kryesore zgjidh 5. Change current fixed disk drive. Tani do shikosh ne

    ekran qe te dy hard disqet qe ke instaluar.

    4 - Primary Slave duhet tė jetė i dyti por shikoje me kujdes dhe zgjidh hard diskun e ri qe

    instalove. Nqs gabimisht zgjedh hard diskun e vjeter ku ke instaluar windows, windowsi mund

    te demtohet dhe do humbasesh te gjithe informacionin. Prandaj ki kujdes te zgjedhesh hard

    diskun e sakte.

    5 - Perseri nga menuja kryesore zgjidh 3. Delete partition or Logical DOS Drive
    Pastaj pėrdor menunė pėr tė fshirė tė gjitha pjesėt (partition) tė hard diskut. Zgjidh 4, pastaj 3,

    pastaj 2, pastaj 1. 3 mund te duhet ta perdoresh disa here per te fshire te gjitha pjeset e hard

    diskut.
    4. Delete Non-DOS Partition
    3. Delete Logical DOS Drive(s) in the Extended DOS Partition
    2. Delete Extended DOS Partition
    1. Delete Primary DOS partition

    Non-Dos janė ndarjet qė mund tė jenė bėrė nga sisteme operative tė tjera si linux, lindows, etj.
    Primary DOS quhen ndarjet kryesore te hard diskut qe bios i perdor per te hapur windows.

    Extended quhet bashkesia e pjeseve te tjera qe perdoren vetem per te hedhur skedare dhe

    nuk mund ti perdoresh per te hapur kompjuterin. Extended mund kete 1 ose me shume pjese

    te tjera qe quhen Logical. Non-DOS jane ndarjet qe i kane bere sistemet e tjera operative,

    unix, linux etj. Fshi ne fillim non-dos, pastaj logical, pastaj extended, pastaj primary.
    Ka mundesi qe te mos kesh asnjeren prej tyre por gjithesesi ndiqi keto hapa qe te sigurohemi

    qe cdo gje eshte fshire.

    psh: Nqs kemi nje hard disk 10 GB mund te jete ndare ne kete menyre.

    Primary:
    -- C: ------- 5 GB - Ketu instalojme windows
    Extended:
    -- Logical:
    ---- D: ----- 2 GB
    ---- E: ----- 2 GB
    Non-Dos:
    -- F: ------- 1 GB

    6 - Pasi te kesh fshire te gjitha pjeset (partitions) kthehu tek menuja kryesore dhe zgjidh
    1. Create DOS partition or Logical DOS Drive

    7 - Nga menuja ne vazhdim zgjidh
    2. Create Extended DOS Partition

    8 - Pastaj zgjidh 3. Create Logical DOS Drive(s) in the Extended DOS Partition.
    Extended mund ta ndash ne 1 ose me shume pjese logical sipas deshires. Nqs hard disku eshte

    me pak se 8 GB krijo vetem 1 logical. Nqs eshte me shume, ndaje ne 2 ose 3 pjese me cakto

    3-4 GB per cdo pjese. Perserite kete hap deri sa te jete ndare i gjithe hard disku.

    Tani hard disqet do jene te ndare ne kete menyre.

    Master: Hard disku i vjeter
    -- Primary Partition:
    ---- C: instalimi i windowsit
    Slave: Hard disku i ri
    -- Extended:
    ---- D: dhe te tjera nqs e ndan ne me shume se nje pjese.

    Shkronjat mund te jene ndryshe sepse D mund te jete e zene nga CD-rom.

    9 - Shko tek menuja kryesore dhe shtyp esc per te dale nga fdisk.


    Formatimi i pjeseve

    Windows 95, 98, Me perdorin vetem FAT32
    Windows NT perdor NTFS
    Windows 2000, XP perdorin FAT32 ose NTFS por rekomandohet NTFS.

    1 - Tek A:\> shtyp format d: per te formatuar diskun D.
    Duhet te sigurohesh qe D eshte nje nga pjeset logical qe krijove me lart me Fdisk. Nqs nuk je i

    sigurte shko perseri tek fdisk dhe shiko shkronjen qe i eshte dhene pjeses logical qe krijove

    tek hard disku i ri. psh: Nqs eshte G shtyp
    A:\> format G:
    Kjo komande do fshije te gjithe skedaret tek ajo pjese prandaj edhe njehere ki kujdes qe te

    mos fshish pjeset e hard diskut te vjeter (primary master) ku ke instaluar windows.
    Perserite kete hap per te gjitha pjeset qe shtove ne hard diskun e ri.

    2 - Kur te mbaroje formatimi, hiqe disketen nga kompjuteri dhe rifilloje kompjuterin. Nqs i ke ndjekur te gjitha hapat me kujdes, windowsi duhet ta njohe hard diskun e ri dhe po te shkosh tek My Computer do shikosh edhe pjesen(t) logical qe shtove me fdisk.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 16-04-2006 mė 12:26
    Edi

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    15-05-2004
    Postime
    18
    Tani se nuk po e kuptoj mire windowsi do me fshihet mua apo jo?Dhe kam pune vetem me hardi diskun e ri une apo edhe me te vjetrin.NQS eshte me e lehte me Partition magic po nuk e pate bezdi ma thuaj si ta bej se kam partition magic 8.0.Shume rrofsh plako!

  6. #66
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Nqs tregon kujdes si te kam shpjeguar me lart, windowsi do jete si me pare dhe ti do ndryshosh vetem hard driven e ri. I vjetri do jete si me pare.

    Megjithate nqs ke partition magic, punet jane shume here me te thjeshta.
    Hap partition magic dhe ne krahun e majte te dritares zgjidh "create new partition".
    Zgjidh hard diskun e dyte, krijo nje pjese logical. Sic te thashe me lart nqs e ke mbi 8 GB, eshte mire ta ndash ne dy pjese. Nqs eshte me pak se 8 GB lere te gjithen si nje pjese. Po te kesh instaluar windows 95, 98, Me zgjidh fat32 nga lista e formatimit. Po te kesh windows nt, 2000, XP zgjidh NTFS.

    Ne fund ruaji ndryshimet dhe partition magic do filloje nga puna. Kur te mbaroje mund te duhet te rifillosh kompjuterin dhe pastaj do mund ta perdoresh hard diskun e ri sic perdor te vjetrin.
    Edi

  7. #67
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    08-07-2003
    Vendndodhja
    London
    Postime
    70
    1-sho, un kam windows xp dhe procedura qe duhet ndjek per windows qe te njofi diskun tat eshte e thjeshte, un po ta jap megjithse ti ske permend gjo se ca windowsi po perdor gjithsesi ti provoje ihere :


    shko ke start - control panel - administrative tools - computer management - disk management - right click ke disku ri qe ke instalu - clicko format -ndiq instruksionet.




    jepi ntfs format, kte procedure perdor un, diskun e dyte e perdor si dynamic disk per te ruajtur file te ndryshme

  8. #68
    i/e regjistruar Maska e Albman
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    22

    Problem me HDD apo cfare?

    Pershendetje

    Kam nje problem ne PC, dhe nuk po di si me e zgjidhur, problemi eshte ky: Sa ndez PC, kur vjen puna per te ngarkuar sistemin operativ, me del qe HDD nuk ekziston. I bej restart, dhe hyj ne BIOS, aty fus manualisht parametrat e HDD, cylinders, heads and sectors. Mbas ketij veprimi ndodh qe PC fillon dhe punon normalisht. Nuk po di cfare te bej, ndonje ide se cfare mund te jete?

    Sa per info shtese, PC eshte nje Celeron 466 Mhz me Win 98 SE.
    Quis custodiet ipsos custodes?

  9. #69
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-09-2003
    Postime
    1
    Po mire kete gje detyrohesh ta besh gjithmone? Ne bios nuk ta njeh automatikisht HDD?. Provo te nderrosh pozicionin nga Primary Master, ne Slave ose Secondary Master/Slave. Provo te nderrosh jumperin qe gjendet tek vete njesia e hdd. Nga Master ne CS (Cable Select) ose ne Slave (kete te fundit beje ne rastin kur do nderrosh pozicionin e kabullit ne motherboard. Nqs asnjera nga keto nuk funksionon, ke pare se mos biosi ne eshte i azhornuar? Ndoshta HDD e ke te ri dhe biosi ka veshtiresi ta njohe automatikisht. Me sa shikoj biosi eshte goxha obsolet. Na thuaj dhe cfare hard disku eshte. Marka, madhesia, nr serial dhe cfarodolloj gjeje je ne gjendje te na japesh.

  10. #70
    Heavily Equipped Maska e Force-Intruder
    Anėtarėsuar
    04-11-2002
    Postime
    4,910
    Shpresoj qe kur del nga BIOS i ruan te dhenat apo jo ?

Faqja 7 prej 238 FillimFillim ... 567891757107 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •