Close
Faqja 44 prej 238 FillimFillim ... 3442434445465494144 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 431 deri 440 prej 2377
  1. #431
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Baptist,

    Mesazhi i Neros ishte pėr dosjen e pėrkohshme (TEMP) dhe ti me tė drejtė sugjerove qė tė kontrollonte "Temp files" pėr hapėsirė tė mjaftueshme. Deri kėtu ishe nė rregull.

    Kėshilla qė unė gjykova si tė gabuar ishte pėr memorjen virtuale (MV). Qėllimi i shkrimit tim ishte tė ndihmoja anėtarin qė kish problemin, prandaj nuk u zgjata tė shpjegoja nė detaje pse ndryshimi i memorjes virtuale ėshtė i gabuar. Megjithatė, e pėrmėnda qė ishte hap i gabuar sepse memorja virtuale nuk mund tė pėrballojė pėrpunimin e videos. Mendoja se kjo arsye do mjaftonte, duke menduar se ti do kishe njohuri tė mjaftueshme pėr memorjen virtuale sa tė kuptoje ato sa kisha shkruar. Me sa duket, paskam qenė i gabuar, prandaj po tė kthej njė pėrgjigje mė tė detajuar.

    Sė pari, Nero e thotė fare qartė qė problemi ėshtė me skedarėt e pėrkohshėm nė hard disk, jo me memorjen virtuale. Edhe sikur tė ishte problemi me memorjen virtuale, Nero nuk do ishte nė dijeni tė kėtij problemi sepse memorja virtuale menaxhohet nga sistemi operativ, Windows. Prandaj edhe sikur hard disku tė kishte vend tė mjaftueshėm, mesazhi i gabimit kurrėsesi nuk mund tė dilte pėr faj tė memorjes virtuale.

    Sė dyti, konfigurimi i memorjes virtuale ka ndikim tė madh nė funksionimin e kompjuterit dhe duhet ndryshuar vetėm nga ekspertėt e kompjuterave qė kanė studiuar nė brendėsi Windows. Tė sugjerosh njė ndryshim kaq themelor vetėm pėr njė gabim tė Neros, pa analizuar shumė shkaqe tė tjerė tė mundshėm, ėshtė gabim trashanik.

    Sė treti, vetė Microsoft-i rekomandon qė memorja virtuale tė jetė rreth 1,5 herė mė e madhe se memorja fizike (RAM). Sipas inxhinierėve tė Microsoft-it, kjo ėshtė madhėsia optimale qė memorja virtuale tė jetė sa mė efikase. Nėse e zvogėlon, Windows nuk do ketė memorje tė mjaftueshme pėr tė mbajtur hapur disa programe pėnjėherėsh. Nėse e zmadhon memorjen virtuale mė shumė seē duhet, jo vetėm qė nuk do kesh avantazh nga pėrdorimi i saj, por kompjuteri do ngadalėsohet edhe mė shumė sesa njė kompjuter me mė pak memorje virtuale. Asnjė ekspert nuk rekomandon qė memorja virtuale tė jetė mė e madhe se dyfishi i memorjes fizike (RAM).

    Ndėrsa ti, pa e ditur fare sa memorje fizike ka kompjuteri nė fjalė, i rekomandon Aligator-it tė vendosė memorjen virtuale nė 4,7 GB. Jam i sigurtė se nuk e ke provuar nė kompjuterin tėnd, se po ta kishe provuar, do ta shikoje sa ngadalė do punonte kompjuteri dhe nuk do e sugjeroje pėr tė tjerėt nė forum. Nė Windows XP 32-bit, maksimumi i memorjes (RAM+virtuale) nuk mund tė kalojė 4 GB. Si vallė do punojė 4.7 GB?


    Tani tė futemi pak mė thellė...

    Citim Postuar mė parė nga Baptist
    (=virtual memory = temporary storage= the place wehere the temporary files are kept, that is in your Hard Disk Drive)

    Sipas barazimit tėnd mė lart, nėse Neros i duhet 5 GB pėr tė pėrpunuar videon nė skedarėt e pėrkoshėm, atėherė edhe memorja virtuale duhet tė jetė 5 GB. Dmth memorja virtuale, skedari pagefile.sys (swap) nė hard disk, do zėrė po aq shumė vend sa dhe vetė videoja. Sipas kėtij modelit tėnd, videoja ndjek kėtė rrugė:

    DVD -> RAM -> HD (TEMP/CACHE) -> RAM -> MV (pagefile.sys nė HD) -> RAM -> HD (video.mpg)

    Vėr re se videoja shkruhet tre herė nė hard disk dhe memorja virtuale duhet tė jetė 5 GB. E ku ėshtė avantazhi i memorjes virtuale? Pėrse tė mos eliminojmė memorjen virtuale dhe tė shkruajmė direkt nė hard disk?

    Kur memorja virtuale ėshtė pengesė
    Programet qė pėrpunojnė video, grafikė dhe zė si p.sh. Nero, Photoshop, Studio Max, etj, proceset qė kėrkojnė shumė hapėsirė i pėrpunojnė direkt nė hard disk sepse:
    (1) memorja virtuale nuk ka hapėsirė tė mjaftueshme;
    (2) edhe sikur tė kishte, do bėnte punė tė dyfishtė duke e shkruar dy herė nė hard disk;
    (3) pėrdorin algoritme mė tė pėrshtatshme se algoritmi xhenerik i memorjes virtuale qė pėdoret nga sistemi operativ (windows).

    Si e pėrpunojnė videon direkt nė hard disk?
    Videon e ndajnė nė copa tė vogla, aq sa lejon memorja RAM, dhe pasi e pėrpunojnė nė RAM, e ruajnė direkt nė hard disk.

    DVD -> RAM -> HD (TEMP/CACHE) -> RAM -> HD (video.mpg)

    Avantazhi i kėsaj mėnyre ėshtė se videoja procesohet mė shpejt dhe memorja virtuale ruan efikasitetin duke qėndruar rreth 1,5-2 herė mė e madhe se RAM.

    Modeli mė lart ishte pėr softuere tė sofistikuara qė pėrpunojnė qindra ose mijėra MB pa ndėrprerje. Memorja virtuale nuk ėshtė ndėrtuar pėr tė tilla programe, prandaj dhe nuk mund t'i pėrballojė kėrkesat e tyre.

    Atėherė pėrse duhet memorja virtuale?
    Memorja virtuale ėshtė tepėr e vlefshme por avantazhi i saj ėshtė i dukshėm kur hap shumė programe tė vegjėl ose mesatarė nė tė njėjtėn kohė, si psh: shfletuesin e internetit, word, media player, antivirusin, etj. Memorja virtuale i lejon kėto procese tė pėrdorin mė shumė memorje seē ka sistemi, duke pėrdorur njė pjesė tė hard diskut si depozitė. Kur arrin tė mbushet memorja fizike, sistemi operativ e shvendos njė prej proceseve nė memorjen virtuale nė hard disk, duke i liruar mė shumė RAM procesit tjetėr. Kėtė gjė mund ta kesh vėnė re nėse ke hapur shumė programe nė kompjuter dhe mundohesh tė hidhesh nga njėri tek tjetri. Ngadalėsimi nė atė moment vjen pikėrisht nga zhvendosja e informacionit nga memorja virtuale (hard diskut) nė RAM dhe anasjelltas.

    Nėse sistemi operativ nuk do kishte memorje virtuale, atėherė edhe softuerėt e vegjėl dhe mesatar duhet tė programoheshin si Nero, Adobe, Studio Max, CoolEdit, etj. qė pėrdorin skedarė tė pėrkohshėm, tė ndarė nga memorja virtuale. Kjo do krijonte shumė trafik pėr hard diskun dhe do vėshtirėsonte punėn e programuesve. Prandaj e merr pėrsipėr vetėm njė softuer, sistemi operativ, dhe thjeshton punėn pėr softuerėt e tjerė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 30-09-2006 mė 00:27
    Edi

  2. #432
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Edi

  3. #433
    Moderator Maska e benseven11
    Anėtarėsuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,821
    Fjala rezervuar eshte futur gabim,fjala particion eshte futur gabim
    Kur thuhet kjo tavoline restoranti eshte e rezervuar per baptistin do te thote qe tavolina do perdoret nga nga baptisti dhe askush tjeter.
    Bej analogjine:Particion i rezervuar per temp files do te thote qe C-ja particioni do perdoret,eshte ne dispozicion te temp files.Shprehja eshte gabim...
    Perkthimi qe i ke vene ve poshte "Shih [C:\] a ka hapesire te mjaftuar" nuk i pergjigjet asaj qe ke shkruar lart.Particion i rezervuar....
    Fjala particion eshte gabim dhe e pavend,Nqs flitet per manxhim hard drajveri,formatim instalime perdoret fjala particion pasi temat kane lidhje me particionet.Ndersa ne kete rast problemi qendron te direktoria e temp files dhe
    hapesira e lire e diskut."Virtual memorja shkarkohet ne temp folders",perseri gabim.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  4. #434
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    23-08-2005
    Postime
    24

    Si ta marre image e nje kompjuteri me GHOST

    Pershendetje te gjitheve.

    Ju lutem nese dikush din, te me tregoj se si behet nje image me program Norton Ghost, dhe si duhet ta perdor kur kam probleme me kompjuter apo kur i kam dy kompjutera me konfiguracion hardware-ik te njejte.

    Suksese!

  5. #435
    If i ruled the world... Maska e GinoTheGodFather
    Anėtarėsuar
    01-02-2004
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    311
    Deshiron te besh klonimin e nje hardisku apo do te mesosh me patjeter se si perdoret Norton Ghost? Nese deshiron te besh klonimin e nje hardisku me nje tjeter dhe nuk ka rendesi se cili program ta mundeson, une te sygjeroj CasperXP. Eshte nje program shume i mire dhe i lehte ne perdorim. E gjen mjaft thjeshte, mjafton te kerkosh tek Google.
    Hapat qe duhet te ndjekesh: Te duhen dy hardisqe me madhesi te njejte (nese njeri 40gb , dhe tjetri te duhet 40gb). I lidh te dy ne bord, njerin master, tjetrin slave. Pasi ke hapur windowsin, klikon tek casper xp dhe nje wizard (magjistar) te tregon vete rrugen dhe hapat, ti do te shtypesh vetem next , next, next...
    Suksese dhe ti...

  6. #436
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-04-2004
    Postime
    674
    Ne kete faqe mund te gjesh udhezime per shumicen e versioneve te Norton Ghost

    http://ghost.radified.com/

  7. #437
    Citim Postuar mė parė nga GinoTheGodFather
    Deshiron te besh klonimin e nje hardisku apo do te mesosh me patjeter se si perdoret Norton Ghost? Nese deshiron te besh klonimin e nje hardisku me nje tjeter dhe nuk ka rendesi se cili program ta mundeson, une te sygjeroj CasperXP. Eshte nje program shume i mire dhe i lehte ne perdorim. E gjen mjaft thjeshte, mjafton te kerkosh tek Google.
    Hapat qe duhet te ndjekesh: Te duhen dy hardisqe me madhesi te njejte (nese njeri 40gb , dhe tjetri te duhet 40gb). I lidh te dy ne bord, njerin master, tjetrin slave. Pasi ke hapur windowsin, klikon tek casper xp dhe nje wizard (magjistar) te tregon vete rrugen dhe hapat, ti do te shtypesh vetem next , next, next...
    Suksese dhe ti...
    Ne fakt menyra e Norton ghostit eshte me praktike sepse thjesht me nje dvd Mund te hedhesh nje sistem te tere + programe (te instaluara) + konfigurimin e windowsit.
    Edhe menyra e Casperxp i ben ato me siper por nuk ja vlen te hapesh pc dhe te vesh Hdd tjerter.
    Menyra me Norton Ghost Kerkon vetem 15 minuta kohe.

  8. #438
    i/e regjistruar Maska e fatua01
    Anėtarėsuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    55

    Kompjuteri nuk e njef hard diskun

    Pershendetje,sot provova ta lidhja hard diskun tim ne nje komjuter tjeter por nuk e njifte si disk,nderkohe qe PC-ja qe desha te lidhja kete HD nuk kishte fare HD dmth i hoqa te tijin.Ma jipte nje mesazh qe thoshte: Technical Suport,me nje sfond blu,plus thoshte remove your new hardware or go to recovery console and type ckdsk/f,nuk po arrij tekstualisht te shkruaj ate qe e jipte si mesazh.E bera nje chksk permes kesaj recovery console,por prape e njejta gje me ndodhi.
    Nqs keni mundesi te me shpjegoni pak cfare te bej?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fatua01 : 12-12-2006 mė 21:33

  9. #439
    Restaurator Orbis Maska e Baptist
    Anėtarėsuar
    20-11-2004
    Postime
    8,690
    Shih cfare te thote ne BIOS!
    Ia bej nje "autodetect" ketij diskut te ri aty se nuk eshte inicializuar nga BIOSI.
    (Duket se, i ka ruajtur parametrat e diskut te vet dhe nuk di ta lexoje kete.)
    Aeneas Dardanus
    Lavdi, pasthirrme fosilesh, germadhash e rrenojash vershelluese. -Eja pas meje!...

  10. #440
    i/e regjistruar Maska e fatua01
    Anėtarėsuar
    09-12-2006
    Vendndodhja
    kosove
    Postime
    55
    I kam bere autodetect ne BIOS por e njejta gje,megjithate flm nga ana jote!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •