Close
Faqja 13 prej 238 FillimFillim ... 311121314152363113 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 2377
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84

    Kopjimi i plotė i hard diskut (kopje rezerve, klonim)

    Pershendetje per krejt'
    Kush kish mund te me tregoj si behete nje image i windowsit dhe appsave qe i instaloj ne nje machine edhe masnej mos me m marr kohe sa me ka marre e me bo me ghost ... ghost kam pare por ...si behet ?

    respektoj men'imet e krejtve.

  2. #122
    forever hers Maska e Eagle
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Vendndodhja
    boston-temporarly
    Postime
    505
    Qe te besh ghost te duhet nje program i Norton-it qe quhet Norton Ghost. Kane qene versionet 7 dhe 8 dhe pastaj vendosen ti emerojne sipas vitit dhe doli Norton Ghost 2003 dhe ai 2005.
    Nuk eshte i veshtire ta perdoresh dhe eshte jashtezakonisht i dobishem kur ke per te instaluar nje sasi kompiuterash me te njejtin profil dhe qe kane me domosdo harduere te perafert.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga edspace : 17-08-2005 mė 10:06
    nuk e duroj dot i-ne pa pike.

  3. #123
    Rising Star and Legend Maska e Davius
    Anėtarėsuar
    20-04-2003
    Vendndodhja
    Underground
    Postime
    11,955
    Kam Hard Diskun 80 GB

    Local Disk C: - 40 GB
    Local Disk D: - 40 GB

    Sot me nje program ndajta nga D:-ja 10 GB dhe krijova nje disk G: - 10 GB. Vetem per test apo prove e bera kete.

    Cka kerkoj tash. Dua qe Program Files t'i ribart nga C:-ja, ne ndonje disk tjeter qe mund te krijoj ose ne G:-ne me 10 GB qe kam te krijuar gati.

    Pse e beje kete: Dua qe nese me ndodh ndonje problem me Windowsin ose me me prishet dicka PC qe te mos me humbin programet gjate reinstallimit te Windowsit. Mundet qe Program Files te jene vec nga Windowsi.

    Eshte e mundur kjo.
    My silence doesn't mean I am gone!

  4. #124
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Davius, ajo qe kerkon te besh nuk eshte e realizueshme. Programet qe instalohen ne kompjuter, jane te lidhur ne shume menyra me Windows, qe nga regjistri, e deri tek dosjet e perbashketa si C:\windows, C:\program files\common files, C:\documents and settings\llogaria\Application Data\, etj. Pra, edhe sikur te instalosh programet ne nje pjese te vecuar te hard diskut, shumica e programeve nuk do punoje nqs ti demton windowsin dhe e instalon ate nga e para.
    Ne disa raste mjafton te krijosh nje shkurtim (shortcut), por ne raste te tjera do duhet te besh regjistrimin nga e para, ose edhe instalimin e programit.

    Nese e perdor Window XP sic duhet, eshte e veshtire per te demtuar ate deri ne ate pike sa te duhet ta instalosh nga e para. Ne shumicen e rasteve mund ta riparosh ate duke e kthyer mbrapsh me "system recovery", mund te riparosh skedaret e demtuar duke perdorur CD, si dhe mund ta riparosh te gjithe sistemin duke zgjedhur opsionin "repair" gjate instalimit. Pervec ketyre menyrave, ka me dhjetra programe qe riparojne cdo funskion te Windows, qe nga disku, e deri tek regjistri.

    Megjithate nese ke dokumenta dhe programe te rendesishem ne kompjuter, eshte mire te besh kopje rezerve te C: ose te te gjithe ndarjeve. Kopjet mund ti mbash ne nje pjese (partition) rezerve, ose mund ti hedhesh ne CD/DVD. Programet me te pershtatshme per kete pune jane Norton Ghost dhe Acronis TrueImage. Duhet pak kohe sa tu marresh doren, por pastaj lehtesojne goxha problemet me instalimin e sistemeve operative dhe programeve. Nese te pelqen te besh eksperimente me kompjuterin, bej nje kopje rezerve me keto programe dhe nqs ben ndonjne gabim, mund ta kthesh kompjuterin si me pare per 30-60 minuta.
    Edi

  5. #125
    Bogdan Chmielnicki Maska e antares
    Anėtarėsuar
    19-08-2004
    Vendndodhja
    Ukraine
    Postime
    880
    Roni Sotiri te ka dhene keshillen me te mire! Particionimi i panevojshem (perevcse ne rastin kur do mbash 2-3 Sisteme Operative ne te njejtin kompiuter) nuk te jep asnje nga avantazhet qe te thane ketu (rasti i demtimit te diskut) por vetem te shton konfuzionin. Ti ke dy disqe fizike, atehere instalo OS ne diskun me te shpejte (sic te keshilloi EdSpace) Swap-file ne diskun tjeter (fizik) - edhe po te tentosh te perdoreesh RAM per swap - OS nuk do ta lejoje kete!
    Ne rastin e demtimit fizik particionimi brenda nje disku fizik nuk ka te beje aspak, sepse particionimi eshte thjesht nje ndarje logjike dhe jo fizike!
    (Kur te prishet makina nuk ka ndonje rendesi se ti je ne sediljen e pare apo te prapme, ti mbetesh ne rruge njelloj!)
    Per performance shiko mundesine e organizimir te disqeve (fizike sigurisht) ne RAID!
    Suksese!
    "The United States appear to be destined by Providence to plague America with misery in the name of liberty"
    -Simón Bolķvar

  6. #126
    Programues Softueresh Maska e edspace
    Anėtarėsuar
    04-04-2002
    Vendndodhja
    Filadelfia, SHBA
    Postime
    2,565
    Ndarja e hard diskut nė pjesė tė ndryshme ka tė mirat e saj edhe kur pėrdor vetėm njė sistem operativ.

    Ja disa prej arsyeve kryesore:

    1. Ndarja nė pjesė rrit rendimentin duke u pėrshtatur nevojave tė skedarėve dhe pėrdoruesit
    Pjesa e sistemit operativ dhe programeve lexon dhe shkruan shumė skedarė nė disk, por njė ndarje tjetėr me arkiva me muzikė ose filma, nuk ndryshon pothuajse fare; skedarėt shkruhen njėherė dhe ndryshojnė shumė rrallė. Sistemi operativ dhe programet zakonisht lexojnė skedarė nė vende tė ndryshme tė diskut, ndėrsa arkivat (mp3, filmat) fillojnė leximin nė njė vend tė caktuar dhe bėjnė lexim tė vazhdueshėm. Duke i pėrfshirė arkivat nė tė njėjtėn ndarje me sistemin operativ, skedarėt e arkivave do shkruhen nė pjesė tė ndryshme tė hard diskut (ku tė gjendet vendi bosh) dhe kur tė lexojmė arkivėn, hard diskut do i duhet kohė mė e gjatė pėr tė mbledhur skedarėt. Prandaj, duke ndarė hard diskun nė disa pjesė, sistemi i skedarėve u pėrshtatet mė mirė skedarėve sipas nevojave tė pėrdorimit dhe kjo rezulton nė zvogėlimin e fragmentimit dhe rritjen e rendimentit.

    2. Ndarja nė pjesė kufizon dėmet softuerike (jo fizike) dhe humbjen e informacionit
    E zėmė se nė kohėn qė ti je duke ruajtur diēka nė disk, ndėrpritet energjia elektrike dhe kompjuteri shuhet papritur. Kur ndezim kompjuterin, vėrejmė se ndarja ku po ruanim informacionin ėshtė dėmtuar dhe scandisku nuk mund ta riparojė atė. Pra, kemi humbur informacionin dhe na duhet tė formatojmė pjesėn e dėmtuar. Nėse do kishim vetėm njė pjesė, do humbisnim tė gjitha informacionet. Duke ndarė hard diskun nė pjesė tė ndryshme, mund tė ruajmė dokumentat e rėndėsishme nė njė pjesė mėvete qė, nqs ndodh njė problem me ndarjen e Windows, tė mos humbasim gjithēka.

    3. Ndarja nė pjesė zgjat jetėn e diskut fizik
    Pėrdorimi i saktė i pikave mė lart zvogėlon punėn qė kryen hard disku -- si defragmentimet, formatimet, levizja e skedarėve -- dhe kjo zvogėlon shanset e dėmtimit fizik tė hard diskut.

    4. Ndarja nė pjesė lejon pėrdorimin e sisteme tė ndryshme tė skedarėve (file systems)
    Sistemet operative lejojnė pėrdorimin e sistemeve tė ndryshme tė organizimit tė skedarėve -- si FAT, FAT32, NTFS, UFS, etj. Secili prej kėtyre sistemeve ka avantazhet e veta dhe ndonjėherė lind nevoja qė tė pėrdoren disa prej tyre brėnda njė sistemi operativ tė vetėm. Pėr shembull, ka programe qė janė ndėrtuar tė punojnė vetėm me njė prej kėtyre sistemeve organizimi ose programe qė punojnė mė mirė nė njė sistem sesa tjetrin. Lojrat, per shembull, rekomandohet tė instalohen nė njė ndarje me FAT32 qė tė luhen pak mė mirė. Ka shumė situata tė tilla ku duhet tė pėrdoren sisteme tė ndryshme organizimi dhe pėr kėtė lind nevoja qė disku tė ndahet nė disa pjesė.

    5. Ndarja nė pjesė lehtėson krijimin e kopjeve rezervė (backup)
    Sa mė e vogėl ndarja, aq mė lehtė mund tė krijojmė njė kopje identike nė njė disk tjetėr, ose nė CD, DVD, shirit, etj. Kėtu e kam fjalėn pėr kopje identike qė ruajnė strukturėn e organizimit tė skedarėve, jo vetėm informacionin qė pėrmbajnė.
    Edi

  7. #127
    i/e regjistruar Maska e EdiR
    Anėtarėsuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    Madison, WI, U.S
    Postime
    1,015
    Nese ke ndjekur menyren me siper per te instaluar tre here d.m.th ti ke krijuar 3 partitions te ndryshme qe secila ka nje germe te caktuar sipas alfabetit pak a shume: c:, d: e:, f: etj nese e di se cilen do te mbash dhe cilen te fshish atehere shko ne command prompt me thjesht bej perdor format ose fdisk per ato drive qe do te fshish dhe ndiq menu prompt.
    Besoj se nuk do te kesh probleme ne kete menyre por ka dhe menyra me brutale si psh deletetree ose delete *.* kur je atje ku duhet se per ndryshe shkaterove gjithcaka.
    Para se te besh ndonje gje tjeter ruaj documentat e ndryshem qe mund te kesh se ku i dihet sa larg shkon.
    Kalofsh mire,
    Edi

  8. #128
    i/e regjistruar Maska e dreamcatcher
    Anėtarėsuar
    04-07-2004
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    84
    Eagle kam marre norton ghost 9.0 dhe si te orientohem nuk kam lidhje qare te beje backup apo si te beje ...

  9. #129
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-08-2005
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    307
    Bere backup particionin c: nese e ke windowsin ne te dhe hudhe ne ndonje particion tjeter apo ne cd/dvd.
    Dhe mandej kur tet prishet windowsi nese e ke ghost 2003 bere restore duke qene windowsi aktiv ose perndryshe mund me e be restore prej cd/dvd ku e ke backupin ose nese e ke bė backupin ne cd/dvd mundesh ta bejsh restore edhe jasht windowsit dmth ne DOS, por, nese e ke ghost 2005 te duhet me e be restore prej boot cd-es se ghost 2005, nese ke dicka te paqart pyet.

  10. #130
    Dj Visi Maska e shqiptari02
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    192

    Maxtor One Touch II usb Device

    kam blere nje Maxton one Touch II External hard drive dhe ne fillim punonte mire dhe dilte si disk G ne iconat e My computer kurse tani nuk me del me si ikone megjithse ne Device manager del se punon ne regull si mundet ti mar files dhe qe my computer ta njohi ate si Disk Drive? Apo me rekomandoni nje hard drive me te mire per te blere se kte qe kam ka mundesi ta kthej eshte brenda kohes se kthimit

    Ju lutem me ndihmoni!
    Opinion is like ass.. Everybody has one!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •