Close
Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 57 prej 57
  1. #51
    Bashkia, masat qė do tė merren pėr Liqenin


    Nėnkryetari i Bashkisė, Panariti flet pėr ndėrhyrjet pėr normalizimin e situatės. Ndalimi i hedhjes sė inerteve dhe i ujėrave tė zeza dhe rivendosja e lidhjes me Liqenin e Farkės

    Nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edmond Panariti inspektoi sot Liqenin Artificial, sėbashku me grupin e punės qė ka ngritur Bashkia nė lidhje me situatėn e krijuar nga ulja e nivelit tė ujit dhe ndotja e tij.

    Z.Panariti tha se Bashkia gjendet para njė situate tė trashėguar, megjithatė po merren tė gjitha masat pėr normalizimin e gjendjes.

    Ndėrhyrjet e Bashkisė janė nė 3 drejtime; ndalimi i shkarkimit tė ujėrave tė zeza nė Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes sė inerteve nga firmat e ndėrtimit qė ushtrojnė aktivitetin nė atė zonė si dhe nė afatgjatė, nisja e punės pėr aktivizuar kanalin qė e lidh Liqenin Artificial me atė tė Farkės, gjė qė mundėson ekuilibrin hidrik dhe mosrėnien e nivelit tė ujit.

    Pas inspektimit, Panariti u shpreh para medias:

    “Problemet e liqenit tė Tiranės dhe ekosistemit tė tij janė probleme tė vjetra dhe tė mbartura prej shumė vitesh. Ka ardhur koha qė kėto probleme duhen ballafaquar energjikisht.

    Problemi i parė ėshtė i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkėputur furnizimin e tij nga liqeni i Farkės. Ne kemi ndėrmarrė njė plan studimi, pėr tė bėrė ē’ėshtė e mundur qė kjo lidhje me liqenin e Farkės tė rivendoset, sepse nė kėtė mėnyrė ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni dhe bėn tė mundur gjallėrimin e jetės (siē e shikoni jeta akuatike e liqenit ėshtė pothuajse inekzistente).

    Nga ana tjetėr, problem madhor ėshtė ndalimi kategorik i mbartjes sė Liqenit me inerte dhe mbetje tė ngurta, gjė qė pėr fat tė keq po ndodh edhe kėto ditė. Ne i kemi dėrguar njė mesazh shumė tė qartė firmave tė ndėrtimit, qė ta ndalin menjėherė kėtė praktikė shkatėrruese pėr kėtė ekosistem, pėrndryshe do tė pėrballen me sanksione tė forta ligjore.

    Njė problem tjetėr shumė i rėndėsishėm qė ka tė bėjė po kėshtu, me ruajtjen e bilancit hidrik tė Liqenit ėshtė edhe administrimi korrekt i digės sė Liqenit, gjė e cila do tė bėhet nga Bashkia e Tiranės. Ka qenė njė problem i mbajtur pezull, sepse ėshtė akoma nė njė proces gjyqėsor, por ne sė shpejti do ta marrim nė administrim dhe do tė bėjmė investimet e mundshme.

    Njė problem tjetėr madhor shumė i rėndėsishėm qė ka njė impakt negativ nė Liqen dhe sistem ėshtė shkarkimi i ujėrave tė zeza. Tė gjithė lokalet, bizneset qė operojnė, tė gjithė apartamentet e banimit qė operojnė rreth e rrotull Liqenit kanė marrė njė mesazh tė qartė, qė brenda njė kohe tė shkurtėr, njė periudhe dy javore, tė ndėrpresin kategorikisht shkarkimet e ujėrave tė zeza nė Liqen gjė e cila ka ēuar edhe nė njė asgjėsim tė jetės ujore tė Liqenit, tė cilėn ne nuk do ta lejojmė. Do tė jemi shumė energjikė, shumė tė rreptė, me fuqinė qė na jep ligji, pėr ta ndaluar kėtė makabritet, qė po ndodh nė kurriz tė kėtij ekosistemi.

    Njė tjetėr problem shumė i rėndėsishėm ėshtė edhe disiplinimi i trafikut. Nuk do tė lejohet absolutisht asnjė automjet privat, qoftė edhe automjet shėrbimi pėr tė qarkulluar nė zonėn pedonale, pėrveē automjeteve tė autorizuara, me orare tė kufizuara. Ēdo shkelje do tė dėnohet rreptėsisht. Qytetari i Tiranės ka tė drejtė pėr tė kaluar week-endin apo edhe ditėt e javės, nė zonėn pedonale e cila ėshtė nė shėrbim tė tij dhe qė do i shėrbejė natyrisht tė gjithė banorėve tė kryeqytetit”, - tha Panariti.

    Menjėherė pas krijimit tė situatės problematike nė Liqenin Artificial, Bashkia e Tiranės ngriti njė grup pune, pėr analizuar situatėn dhe pėr tė marrė masa. Gjithashtu, Bashkia e Tiranės mori nė konsideratė dhe sensibilizimin qė bėri media nė kėtė rast.


    05.10.2011

    Faqja zyrtare e Bashkisė sė Tiranės

  2. #52
    Tirana me plan tė ri urbanistik


    Plani i ri urbanistik qė i ka munguar kryeqytetit prej afro njė dekade, pritet tė shndėrrohet nė rregullatorin e kaosit qė ka pėrfshirė qytetin e Tiranės.

    Bashkia e Tiranės ka nisur punėn pėr hartimin e tij duke premtuar se brenda 10 muajve, kryeqyteti do tė ketė njė produkt tė gatshėm pėr zhvillimin urban.

    Kėshilltari i kryeministrit pėr ēėshtjet urbane Flamur Kuēi, njėkohėsisht edhe pjesėtar i grupit teknik tė punės pėr hartimin e kėtij plani, shprehet se puna ka nisur dhe do tė pėrfundojė brenda afateve.

    Deri mė sot, Tirana ka patur vetėm studime pjesore tė paharmonizuara tė cilat nuk e kanė zgjidhur konfliktin artificial mes qytetit dhe qytetarėve, nuk e kanė zgjidhur problemin e trafikut dhe tė grackave tė tjera me tė cilat ndeshen qytetaret e Tiranės, por sipas z. Kuēi, e kanė dėrrmuar fushėn e urbanistikes gjatė kėtyre viteve.

    Ky plan qė ėshtė premtuar tė ndėrtohet nė njė frymė tė gjerė bashkėpunimi dhe koordinimi edhe me komunat dhe bashkitė rreth Tiranės, synon sipas kreut tė bashkisė sė kryeqytetit tė jetė guri i themelit pėr zhvillimin urbanistik tė Tiranės.

    bota sot

  3. #53
    Kalorės i Lirisė Maska e BlueBaron
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Nė Tironėn e Ondrrave
    Postime
    5,046
    Pashe ca nga pikat e planit te Lul Bashes. Me pelqyen dhe ishin kurajoze. Por u habita nga mungesa e shifrave. Mungonte nje studim per numrin e udhetareve qe do te shfrytezojne rrjetin publik urban dhe interurban te trasportit. Duke pasur nje ide rreth numrit te udhetareve behen edhe perllogaritjet ne kosto dhe rekuperimi i tyre.

    Shpresoj shume qe trasporti publik ne Tirane ne planin Basha te jete mundesisht sa me i lire per te thithur sa me shume qytetare qe preferojne trasportin publik.


    Inshallah o Zot ...
    Mund tė shkėpusėsh Ēunat nga TIRONA, por kurrė nuk mund tė shkėpusėsh TIRONĖN nga zemra e Ēunave !!!

  4. #54
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Basha e Sequi pėrurojnė rrugėn e re pedonale


    Kryetari i Bashkisė, Lulzim Basha inauguroi dje rrugėn "Murat Toptani", financuar nga Bashkimi Evropian, ku i pranishėm ishte edhe ambasadori i BE, Etore Sequi. Nė fjalėn e tij, kryebashkiaku Basha shprehu mirėnjohjen pėr financimin e BE, vlerėsoi se Tirana ėshtė mundėsia mė e mirė pėr investimet e BE. "Nė kėtė mbrėmje tetori, jemi mbledhur pėr njė ngjarje shumė tė veēantė dhe shumė tė bukur, aq tė bukur sa ēdokush kėtu besoj, do tė preferonte tė ishte njė dukuri e pėrhershme nė qytetin tonė. Me ndihmėn bujare tė Bashkimit Europian, taksapaguesve europianė, tė inxhinierėve dhe arkitektėve europianė dhe me dedikimin e stafit tė Bashkisė sė Tiranės, tė Ministrisė sė Kulturės, tė profesionistėve kėtu nė Tiranė, ne jemi sot dėshmitarė tė rehabilitimit tė njė prej rrugėve mė tė vjetra dhe mė historike tė Tiranės, rruga 'Murat Toptani'", tha Basha. Ai vlerėsoi se ky ėshtė njė inaugurim pa risk, pasi prej disa muajsh qytetarėt e Tiranės e kanė provuar, shijuar dhe e kanė aprovuar plotėsisht ndėrtimin e kėsaj rruge me kapacitetet mė bashkėkohor qė mund tė imagjinohet. "Por ashtu si nė gjithė procesin e integrimit europian tė vendit, pyetja qė shtrohet ėshtė: A ėshtė ky njė standard i arritur vetėm njėherė, apo njė standard i pėrhershėm nė qytetin tonė?! Zoti Ambasador, unė dua t'ju siguroj se pėr Bashkinė e Tiranės, ky ėshtė vetėm fillimi i njė bashkėpunimi tė frytshėm me Bashkimin Europian. 100 metra mė tej, po zhvillohen me shpejtėsi punimet pėr rehabilitimin e Sheshit 'Skėnderbej'. Pas disa ditėsh, ne do tė hapim konkurrimin pėr zgjerimin e arteries kryesore tė qytetit, nė fakt zgjatimin e bulevardit kryesor tė qytetit, nga Stacioni aktual i Trenit, deri nė rezervuarin aktual tė Paskuqanit. Po kėshtu, ne do tė lanēojmė me miratimin e Kėshillit Bashkiak, brenda javės sė parė tė nėntorit, tenderin teknik pėr segmentin e Unazės nga Shkolla Teknologjike, tek Qendra 'Kristal'", vijoi mė tej kryebashkiaku.


    Sė shpejti, data pėr tenderin e dizajnit teknik tė tramit


    "Sė shpejti, do tė bėjmė tė ditur edhe datėn e hapjes sė tenderit pėr dizajnin teknik tė tramit tė Tiranės. Sfidat janė tė mėdha, por po kėshtu janė edhe oportunitetet. Le ta shijojmė kėtė mbrėmje dhe rrugė tė mrekullueshme dhe mos tė harrojmė se na pret shumė punė, por edhe mundėsi tė mėdha pėrpara, pėr tė treguar se bashkėpunimi midis Tiranės dhe Bashkimit Europian funksionon shumė mirė dhe se Tirana ėshtė oportuniteti mė i mirė, ku mund tė investojė Bashkimi Europian", u shpreh kryebashkiaku Basha.







    Kryetari i Bashkisė shpall tre angazhimet kryesore pėr cilėsinė e jetės akademike nė kryeqytet

    Basha: Korpuse tė reja universitare nė Tiranė

    "Pėrfshirja nė planin urbanistik tė godinave dhe ambienteve tė reja studentore, ngritja e njė fondi me tė paktėn 1 milion euro pėr stazhin e studentėve, si dhe hartimi i Kartės sė Studentit, njė dokument qė parashikon lehtėsi tė ndryshme financiare pėr studentėt e Tiranės", kėto do tė jenė tre angazhimet kryesore tė Kryetarit tė Bashkisė, Lulzim Basha pėr cilėsinė e jetės akademike nė Tiranė. Me rastin e fillimit tė vitit tė ri akademik, kryebashkiaku Basha uroi studentėt e Universitetit tė Tiranės dhe foli pėr marrėdhėnien e re mes Bashkisė sė Tiranės dhe botės akademike nė kryeqytet. "Sot ėshtė njė ditė e veēantė pėr studentėt, pedagogėt, stafin akademik e shkencor anembanė vendit, ėshtė njė ditė e veēantė, sepse mbi 54 mijė studentė, mbi 5000 pedagogė e kėrkues shkencorė nė universitetet e Tiranės nisin sot vitin akademik dhe s'ka si tė mos jetė njė ditė shumė e veēantė pėr qytetin e Tiranės, edhe pėr mua personalisht, si Kryetar i Bashkisė. Vura re me kėnaqėsi gumėzhimin e veēantė tė Tiranės sot nė mėngjes, qė ėshtė treguesi i parė i intensitetit tė ri, me tė cilin qyteti nis ditėn e sotme dhe me tė cilėn do tė nisė me dhjetėra e qindra ditė tė tjera tė kėtij viti akademik. Ėshtė njė ditė e veēantė, sepse ka ardhur koha qė bota universitare e Tiranės dhe qyteti i Tiranės, tė nisin njė partneritet tė ri, tė nisin njė marrėdhėnie tė re, pėr tė cilėn jemi zotuar bashkėrisht dhe pėr tė cilėn po bėjmė tė gjithė pėrgatitjet. Kjo marrėdhėnie e re duhet tė karakterizohet nė radhė tė parė, nga vetėdijėsimi i qytetit tė Tiranės, i Bashkisė sė Tiranės, i ēdo qytetari tė Tiranės, pėr pasurinė e jashtėzakonshme qė paraqet bota universitare e Tiranės. Nuk ka krenari mė tė madhe pėr mua si Kryetar i Bashkisė, se sa tė them se nė qytetin tim ka mbi 54 mijė studentė dhe mbi 5000 staf pedadogjik", tha Basha. Ai theksoi se kjo pasuri e jashtėzakonshme ėshtė edhe njė energji e madhe, nė planet e zhvillimit tė qytetit tė Tiranės. Kryebashkiaku Basha theksoi se do tė jetė i angazhuar bashkėrisht me studentėt pėr tė filluar ndėrtimin e Tiranės evropiane tė shekullit tė 21. "Nė kėtė plan tė madh, sigurisht qė qyteti duhet tė mbajė pėrgjegjėsitė e veta karshi jush dhe unė dua t'ju informoj, se ne jemi nė rrugė tė mbarė pėr tė pėrfunduar njė nga premtimet e mia kryesore Kartėn bashkiake tė Studentit, pėr ēdo student tė Universitetit tė Tiranės dhe tė tė gjithė universiteteve qė rezidojnė nė kėtė qytet. Kjo Kartė Studentore do tė jetė nė duart tuaja dhe do tė ofrojė njė gamė tė gjerė shėrbimesh, lehtėsirash, qė nga transporti publik, tek jeta kulturore, tek shėrbimet e infrastrukturės ushqimore e shumė tė tjera. Po kėshtu, ne po punojmė sė bashku me Kėshillin Bashkiak, anėtarė tė tė cilit janė edhe pedagogė tė nderuar tė Universiteteve tė Tiranės, pėr njė nga hapat mė tė rėndėsishėm, jo vetėm pėr brezin tuaj, por pėr shumė breza tė tjerė tė ardhshėm, sepse ėshtė njė hap qė nuk do tė bėhet pėr zgjedhjet e ardhshme, por do tė bėhet pėr brezin e ardhshėm, hartimin e planit tė ri urbanistik tė Tiranės. Nė kėtė plan, njė nga ngjyrat mė tė rėndėsishme urbanistike do tė jetė ngjyra e kampusit, apo kampuseve dhe korpuseve tė reja universitare, nė qytetin e Tiranės", tha kryebashkiaku Basha, duke shtuar se sė shpejti do tė hidhen hapat e parė, nė urėn e rėndėsishme qė lidh botėn akademike me botėn e punėsimit. Nė fjalėn e tij, kreu i Bashkisė Basha tha se kjo ėshtė ditė e veēantė, sepse vitin akademik e nisin mbi 54 mijė studentė, mbi 5000 pedagogė e kėrkues shkencorė nė universitetet e Tiranės, ndėrsa theksoi se ka ardhur koha qė bota universitare e Tiranės dhe qyteti i Tiranės, tė nisin njė partneritet tė ri.

    Bashkia, 1 milion euro buxhet pėr stazhet e studentėve

    Kryebashkiaku Basha theksoi se do t'i paraqesė Kėshillit Bashkiak njė buxhet prej jo mė pak se 1 milion eurosh pėr programin e stazheve, pėr tė gjithė studentėt qė studiojnė nė Tiranė. Kreu i Bashkisė u shpreh se ky investim bėhet pėr tė rritur punėsimin, i cili ėshtė angazhimi numėr njė i tij. "Nė buxhetin e vitit 2012, unė kam si qėllim t'i paraqes Kėshillit Bashkiak tė Tiranės, njė buxhet prej jo mė pak se 1 milion eurosh pėr programin e stazheve, pėr tė gjithė studentėt qė studiojnė nė Tiranė. Kjo shumė, e cila jam i sigurtė, tė paktėn do tė dyfishohet, por ndoshta edhe trefishohet nga kontributet e institucioneve tė tjera private apo publike, do tė pėrdoret ekskluzivisht, pėr tė hapur njė vend praktike pėr kėdo student qė e dėshiron atė, nė institucionet publike, siē ėshtė vetė Bashkia e Tiranės, apo vetė institucionet qendrore tė shtetit, por po kėshtu, nė tė gjithė gamėn e madhe tė ofertės tė sektorit privat, nga korporatat tek kompanitė e vogla dhe tė mesme, tek bankat, organizatat joqeveritare, tek institucionet e kulturės, nė mėnyrė qė ēdo student i Universitetit tė Tiranės apo universiteteve tė tjera nė Tiranė, tė gjejė mundėsinė pėr tė hedhur hapat e parė drejt punėsimit tė tij dhe tė saj, si njė qėllim madhor dhe prioritet kryesor i Lulzim Bashės si Kryetar i Bashkisė sė Tiranės", tha Basha. Ndėrsa theksoi se ēdo investim qė Bashkia bėn tek studentėt e Tiranės, ajo do tė marrė mė shumė jo vetėm nė vlerė materiale, por dhe nė projektet e zhvillimit tė qytetit. Basha tha se nė hartimin e planit urbanistik Bashkia pret pėrfshirjen e plotė, jo vetėm tė arkitektėve dhe urbanistėve, inxhinierėve ndėrtimorė etj., por tė ēdo kapaciteti intelektual, akoma nė bankat e universiteteve, apo i sapodiplomuar, profesor me pėrvojė, apo nė hapat e parė tė kėrkimit shkencor.

    Elis KUĒI





    Si do tė ndryshojnė taksat nė Tiranė


    Kategoria e biznesit tė vogėl me paketėn e re fiskale tė Bashkisė sė Tiranės pėrfiton njė ulje tė barrės fiskale. Nėpėrmjet kėsaj pakete tė re fiskale, tarifa e pastrimit do tė ketė njė nivel tė pėrcaktuar me ligj dhe jo si mė parė, ku punonjėsit e Drejtorisė sė Taksave mund tė spekulonin. Duke filluar nga viti i ardhshėm fiskal, ēdo biznes i vogėl (BV) do tė paguajė si tarifė pastrimi 10 pėrqind tė taksės qė paguan si biznes i vogėl. Ulja e barrės fiskale pėr biznesin e vogėl do tė krijojė premisa pėr hapjen e vendeve tė reja tė punės. Ndėrsa pėr biznesin e madh dhe atė VIP ulja e tarifave do tė jetė nė varėsi tė llojit tė aktivitetit tė subjektit tregtar, por jo tė gjitha subjektet qė pėrfshihen nė kėto kategori kanė pėrfituar ulje tė tarifės sė pastrimit. Ndryshime ka pėsuar edhe taksa e tabelės, taksė kjo qė aplikohet pėr tė gjitha subjektet qė vendosin njė emėrtim tė subjektit nė pamjen ballore tė njėsisė ku zhvillojnė veprimtarinė, ku evidentohet emri dhe lloji i veprimtarisė sė subjektit me sipėrfaqe deri nė 4 m2. Kjo taksė me ndryshimet ligjore qė janė bėrė si pėr tabelat nė gjuhė shqipe dhe tė huaj do tė bėhet 120 lekė/vit. Ndėrsa mė parė kjo taksė ishte 1.500 lekė nė vit pėr tabelat nė shqip dhe 3.000 nė vit pėr tabelat e shprehura nė gjuhė tė huaj. Me ndryshimet e reja, tabelat reklamuese do tė jenė 45 mijė lekė/m2/vit. Kjo taksė do tė paguhet pranė QKR-sė. Taksa e tabelės paguhet nga tė gjithė subjektet, tė cilėt vendosin emėrtimin e subjektit nė pamje ballore tė njėsisė ku zhvillohet veprimtaria. Nė rast se njė subjekt ka mė shumė se njė tabelė pavarėsisht nga vendndodhja, vetėm njėra do tė konsiderohet pėr qėllime identifikuese, ndėrsa tė tjerat do tė konsiderohen pėr qėllime reklamuese. Taksa pėr ēdo hotel apo pėr shėrbime tė tjera tė kėtij lloji do tė jetė 3% e ēmimit tė fjetjes. Tarifa pėr shėrbimin nė fushėn e transportit tė pasagjerėve dhe mallrave, si dhe dhėnien e lejeve pėr ushtrim aktiviteti shfuqizohet. Dhėnia e lejeve pėr transport mallrash apo pasagjerėsh, e cila ka qenė 2.000 lekė, shfuqizohet, pra, ky shėrbim duke nisur nga viti i ardhshėm do tė ofrohet falas. Dhėnie leje pėr veprimtari servisi automjetesh, lavazhe apo parkingut nga 10.000 lekė me paketėn e re fiskale shfuqizohet. Si kėto shėrbime janė edhe disa shėrbime tė tjera, qė kanė tė bėjnė me kėtė fushė qė do tė ofrohen falas. Po ashtu tė gjitha shėrbimet qė ofrohen nga Bashkia e Tiranės pėr lejet e ndėrtimit dhe tė shfrytėzimit, kontrollin e themeleve, kontrollin e karabinės apo aktkontrolli i pėrfundimit tė punimeve apo azhurnimi i gentplaneve do tė ofrohen falas. Pasi ėshtė shfuqizuar tarifa e urbanistikės, nga fillimi i fazės sė shėrbimit qė nis me marrjen e lejes sė sheshit tė ndėrtimit deri te dhėnia e lejes sė shfrytėzimit pėr ēdo objekt. Sipas ligjit tė pushtetit vendor, niveli i taksave vendore mund tė ulet apo dhe tė rritet deri nė nivelin 30 pėrqind. Pra, mundėsia mė e madhe ėshtė qė me kėtė paketė tė re fiskale, bizneseve, por edhe kategorisė sė familjarėve mund t'u ulen taksat deri nė nivelin e 30% qė janė aktualisht. Paketa e fundit fiskale pėr Tiranėn, e cila solli ndryshimin e taksave dhe tarifave vendore, ėshtė bėrė nė vitin 2007, ku u rishikuan pothuajse tė gjitha taksat vendore dhe u bė njė rritje progresive pėr tri vite radhazi. Duke shtuar nė kėtė mėnyrė barrėn fiskale qė duhet tė paguante biznesi i vogėl e jo vetėm, por edhe kategoria e familjarėve, ku taksa e gjelbėrimit dhe tarifa e pastrimit u rritėn pėr dy vite, nga 2008-2010, dyfish. Por me paketėn e re fiskale niveli i taksave pėson ulje. Kėshtu, ulje pritet tė ketė tarifa e pastrimit pėr familjarėt, por edhe pėr bizneset; veē kėsaj edhe taksa e gjelbėrimit pėr bizneset pritet tė ketė njė ulje, po ashtu edhe taksa vendore mbi biznesin e vogėl mund tė rishikohet.


    Shfuqizohen disa tarifa bashkiake pėr familjarėt


    Mbėrrin nė Kėshillin Bashkiak tė Tiranės paketa e re fiskale, e cila ul taksat dhe tarifat pėr familjet kryeqytetasve. Ndryshimet mė tė mėdha qė janė bėrė nė kėtė paketė fiskale ėshtė revokimi i rreth 60 tarifave administrative dhe shėrbimi, ku nga 64 tarifa administrative mbesin vetėm 7 tė tilla dhe nga 17 tarifa shėrbimi mbeten 14 tarifa. Qytetarėt kryeqytetas nuk do tė paguajnė mė pėr shėrbimet qė marrin pranė njėsive bashkiake, siē ėshtė vėrtetimi pėr banor lagjeje, pėr ndarje apo bashkim familjar, por edhe pėr pėrgatitjen e dosjeve pėr strehim apo privatizim. Ndėrsa pėr detyrimet qė kategoria e familjarėve i paguan Bashkisė sė Tiranės gjatė njė viti janė nė nivelet e mėparshme. Taksa e pastrimit mbetet nė nivelin e 5 mijė lekėve nė vit po ashtu edhe taksa e gjelbėrimit vijon tė jetė 500 lekė.

    Ndryshimet

    Kategoria e familjarėve nuk do tė ketė asnjė ndryshim tė taksave qė paguan ēdo vit ndaj Bashkisė sė Tiranės. Kjo, pasi nga llogaritjet e kryera nga strukturat e Bashkisė sė Tiranės, ėshtė parashikuar qė niveli i tarifės sė pastrimit pėr kategorinė e familjarėve tė jetė po aq sa ka qenė, 5.000 lekė nė vit. Po ashtu edhe taksa e gjelbėrimit vijon tė jetė 500 lekė nė vit. Shfuqizim ka pasur tarifa pėr mbjellje peme, bli ose rrap nė "Rrugėn e tė dashuruarve", si dhe pėr mbjellje mimoze apo ulliri nė "Kopshtin e tė dashuruarve", i cili ndodhet brenda Parkut tė Liqenit. Gjithashtu qytetarėt qė duan tė aplikojnė pėr statusin e tė pastrehut, apo tė plotėsojnė dokumentat pėr strehim me paketėn e re fiskale nuk do tė paguajnė asnjė tarifė. E njėjta gjė ėshtė aplikuar edhe pėr ata qė duan tė pėrgatisin dosjet pėr privatizim. Bashkia e Tiranės mosndryshimin e nivelit tė taksave pėr kategorinė e familjarėve e argumenton me faktin e kostos sė madhe tė shėrbimit tė pastrimit, i cili nė njė vit kap shifrėn 1 miliard lekė. Sipas tė dhėnave nga Drejtoria e Pastrimit rezulton se kategoria e familjarėve zė rreth 60% tė kostos sė shėrbimit tė pastrimit, ndėrsa biznesi 40% tė saj, ndaj pėr kėtė nė kategorinė e familjarėve nuk ėshtė bėrė asnjė ulje e kėsaj takse.


    Afatet e pagesave pėr tarifėn e pastrimit


    Familjarėt

    Pėr kategoritė e familjarėve taksat do tė paguhen nė dy kėste. Kėsti i parė paguhet brenda datės 30 prill, ndėrsa kėsti i dytė paguhet brenda datės 30 shtator. Pėr ēdo familje tė krijuar rishtaz, afati i pagesės sė tarifės sė pastrimit do tė jetė 30 ditė nga dita e regjistrimit tė saj nė zyrėn e gjendjes civile tė njėsisė bashkiake pėrkatėse dhe detyrimi tatimor do tė llogaritet nga muaji korrent i regjistrimit. Pėr kategorinė familjare detyrimi llogaritet dhe paguhet pėr familje. Pėr tė llogaritur detyrimin pėr tarifėn kjo kategori duhet tė paraqesė pranė agjentit tatimor pėrkatės ēertifikatėn familjare tė lėshuar nga zyra e gjendjes civile.


    Bizneset

    Pėr kategorinė "Biznes" detyrimi paguhet brenda datės 20 prill. Afati i pagesės pėr detyrimet e lindura pas datės 20 prill ėshtė 30 ditė pas lindjes sė detyrimit. Pėr subjektet e regjistruara rishtazi detyrimi tatimor do tė llogaritet pėr ēdo njėsi ku subjekti kryhen aktivitet nga muaji korrent i regjistrimit pranė QKR. Nėse subjekti tatimpagues pushon veprimtarinė gjatė vitit, detyrimi tatimor llogaritet duke shumėzuar taksėn pėr vitin e plotė kalendarik me numrin e muajve tė plotė gjatė tė cilėve veprimtaria ėshtė kryer.

    Elis KUĒI
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 11-10-2011 mė 12:12

  5. #55
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Basha: Agolli, i pandikuar nga interesa tė ēastit
    Lajmi i Fundite Enjte, Tetor 13th, 2011

    TIRANĖ- Nė pėrvjetorin e 80- tė lindjes sė shkrimtarit tė madh, Dritėro Agolli, kreu i bashkisė sė Tiranės, Lulzim Basha i ka bėrė njė vizitė nė shtėpi.

    Njė tufė lulesh, urimet e rastit dhe njė bisedė e ngrohtė me Agollin dhe bashkėshorten e tij nė kėtė ditė tė shėnuar. Basha ka vlerėsuar lart figurėn e Agollit dhe rolin e tij nė letėrsinė shqipe.

    “Dritėro Agolli ėshtė ndėr shkrimtarėt mė tė mirė tė letėrsisė sonė. Ai ėshtė njeri me vizion tė kthjellėt, tė qėndrueshėm dhe i pandikuar nga interest e ēastit” ka thėnė Basha gjatė vizitės nė familje.

    Pėr nder tė shkrimtarit, Akademia e Shkencave nė bashkėpunim me ministrinė e Kulturės ka organizuar njė veprimtari tė posaēme pėr anėtarin e saj tė nderuar.

    Agolli ka rrėfyer sot nė “Panorama” pėr jetėn dhe krijimtarinė, pengjet e tij, pėrplasjen me Mehmet Shehun pėr librin qė tronditi kohėn “Shkėlqimi dhe rėnia e shokut Zylo” dhe arsyet e ftohjes me shkrimtarin Ismail Kadare.

  6. #56
    Ndėrtuesit me Boden: Ok hipotekimit tė shpejtė tė pallateve

    15 Tetor 2011

    Dje gjatė ceremonisė sė 10-vjetorit tė Shoqatės sė Ndėrtuesve

    Nismėn e ndėrmarrė nga kryebashkiaku i Tiranės, Lulėzim Basha, pėr pėrshpejtimin e procesit tė hipotekimit tė pallateve, ndėrtuesit kanė gjetur vend ta vlerėsojnė edhe dje nė ceremoninė e 10-vjetorit tė Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė. Sipas ndėrtuesve, kjo ėshtė njė nismė e ndėrmarrė nė kohėn e duhur dhe pėr t’i dhėnė shtysė sektorit tė ndėrtimit pėr tė dalė nga kolapsi qė ka mbėrthyer pas stokut tė banesave qė nuk shiten. Pėrshpejtimi i procesit tė hipotekimit shihet nga ndėrtuesit si njė mėnyrė pėr tė sjellė mė shumė kapital pėr kėto tė fundit dhe mė shumė para pėr ekonominė. Nė ceremoninė e 10-vjetorit tė Shoqatės sė Ndėrtuesve tė Shqipėrisė ishte i pranishėm edhe ministri i Financave, Ridvan Bode, i cili vlerėsoi rėndėsinė qė ka sektori i ndėrtimit nė ekonomi dhe mbėshtetjen qė duhet t’i jepet. “Unė jam tėrėsisht nė tė njėjtin opinion me ju se vėshtirėsitė qė hasni aktualisht kėrkojnė njė vėmendje dhe njė bashkėpunim mė tė gjerė, pėr fuqizimin e mėtejshėm tė partneritetit pėr tė cilin unė falėnderoj dhe shoqatėn tuaj, pėr tė kapėrcyer vėshtirėsitė e pėrkohshme dhe pėr t’i dhėnė qėndrueshmėri nė kohė industrisė sė ndėrtimit, dhe kur flasim pėr kėtė industri nuk e kemi fjalėn thjesht pėr ndėrtuesit, por dhe pėr ata qė prodhojnė materialet e ndėrtimit”, u shpreh Bode. Nisma pėr pėrshpejtimin e hipotekimit tė dhjetėra pallateve nė Tiranė shihet nga sektori i ndėrtimit, por edhe nga biznesi nė tėrėsi, si njė mėnyrė pėr tė marrė frymė lirisht nga borxhi nė tė cilėn kompanitė janė zhytur pas post-krizės. Shumė prej tyre, vit pas viti u detyruan qė tė zvogėlonin apo tė mbyllnin kantieret, ndėrkohė qė problemi i hipotekimit ka qenė refren i deklaratave publike tė bėra shpesh prej tyre. Tė dhėnat e fundit tė publikuara nga institucionet nė vend, si Banka e Shqipėrisė apo INSTAT, reflektojnė njė situatė tė pėrmirėsuar.

    700 milionė euro

    ėshtė vlera e pėrafėrt qė llogarit Bashkia e Tiranės se mbahet peng nga pallatet e pahipotekuar nė kryeqytet. E gjithė kjo shumė qė do tė ēlirohet nga shitjet do tė shkojė pėr sektorin e ndėrtimit dhe pėr ekonominė.

    panorama

  7. #57
    Taksat, Bregasi: Basha e mbajti premtimin


    14 Tetor 2011


    Biznesi ka reaguar pozitivisht ndaj uljes sė numrit tė taksave dhe tarifave qė Kėshilli Bashkiak miratoi njė ditė mė parė. Presidenti i “Biznes Albania”, Luan Bregasi, shprehet se nė kėtė nismė vlerėson dy aspekte, atė tė faktit qė kryebashkiaku Basha po mban premtimet qė bėri gjatė fushatės dhe, nė anėn tjetėr, kjo lehtėson biznesin. “Nė filozofinė time si sipėrmarrės, por edhe si president i shoqatės ‘Biznes Albania’, ėshtė mentaliteti i sipėrmarrėsve se ėshtė mė mirė qė ky vend tė ecė me taksa tė ulėta dhe me njė bazė tė gjerė tatimpaguesish. Ky vendim i ri i Kėshillit Bashkiak, kam pėrshtypjen, pėrveēse do tė lehtėsojė taksat e asaj kategorie qė tashmė paguan, por do tė fusė nė sistemin e taksave edhe individė, kompani, qytetarė, tė cilėt pėr shkak tė ngarkesės sė lartė, kanė preferuar t’i fshihen Bashkisė”, shprehet Bregasi. Ai thekon se biznesi po ndjek me vėmendje punėn e kryebashkiakut Basha dhe se heqja e disa dhjetėra taksave dhe tarifave ėshtė njė premtim i dytė i mbajtur pas asaj tė memorandumit pėr hipotekimin e pallateve me leje. Nė tė njėjtėn linjė ka qenė dje edhe fjala e kreut tė Dhomės sė Tregtisė dhe Industrisė nė Tiranė, Nikolin Jaka, pėr vendimin e Kėshillit Bashkiak pėr taksat. Gjatė njė konference pėr shtyp, Jaka theksoi se ky vendim vjen nė vazhdėn e premtimeve tė mbajtura. “Pėrshėndesim vendimin e marrė dje nga Bashkia e Tiranės pėr heqjen dhe reduktimin e 60 taksave, duke e konsideruar kėtė njė ogur tė mirė pėr sipėrmarrjen dhe qytetarėt, pasi vjen nė vazhdėn e premtimeve elektorale tė mbajtura nga kryetari i ri i Bashkisė sė Tiranės”, u shpreh Jaka, duke sjellė nė vėmendje dhe rastin e memorandumit.

    60 taksat

    Kėshilli Bashkiak vendosi dy ditė mė parė heqjen e 60 taksave dhe tarifave qė qytetarėt apo bizneset paguanin nė Tiranė. Nė total, numri i kėtyre taksave ishte 84 tė tilla, ndėrsa me vendimin e marrė sė fundi mbeten nė fuqi pėr t’u paguar rreth 24 taksa dhe tarifa. Heqja e kėtyre taksave ėshtė premtuar nga Basha gjatė fushatės elektorale.

    panorama

Faqja 6 prej 6 FillimFillim ... 456

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •