Bashkia e Tiranės: Tė lirohen trotuaret deri mė datė 1 Tetor
Bashkia e Tiranės u kėrkon tregtarėve, ambulantėve, tė licencuar ose jo, tė cilėt ushtrojnė aktivitetin e tyre nė trotuaret e qytetit, tė fillojnė lirimin e hapėsirave publike qė ato kanė zėnė, deri me datė 1 tetor tė kėtij viti.
Bashkia e Tiranės, u bėn thirrje pronarėve tė lokaleve, bareve dhe restoranteve, tė cilėt kanė zėnė trotuaret e qytetit dhe rrugėt e kalimit me tavolina, tė fillojnė lirimin e hapėsirave publike deri mė datėn 1 tetor tė kėtij viti, tha nė njė deklaratė zėdhėnėsja e Bashkisė sė Tiranės, Anila Bisha.
Sipas saj, Bashkia e Tiranės kėrkon mirėkuptimin e kėtyre subjekteve, pasi kjo masė merret nė shėrbim tė qytetarėve tė Tiranės dhe tė krijimit tė hapėsirave dhe lehtėsirave qė u takojnė qytetarėve.
Bashkia e Tiranės bėn tė ditur se nėse nuk do tė respektohen kėto afate, atėherė Policia Bashkiake do tė ndėrhyjė pėr tė zbatuar ligjin nė mėnyrė rigoroze, pėrfundoi Bisha.
tv klan
Krijoni Kontakt