Basha: Do hap 30 mijė vende pune, do ulen 5 herė taksat
Nė njė atmosferė tė ndezur, Lulzim Basha u prezantua dje si kandidati i PD-sė pėr Bashkinė e Tiranės. I shoqėruar nga bashkėshortja e tij, Aurela dhe vajza Dafina, Basha shpalosi para mijėra mbėshtetėsve brenda pallatit tė sportit programin dhe vizionin e tij pėr kryeqytetin e Shqipėrisė.Basha pėr Tiranėn dhe Ju jeni tė parėt, Tirana ėshtė e para ishin sloganet qė dhjetėra tė rinj mbanin nė duar, ndėrsa kandidati theksoi nė fillim tė fjalės sė tij se vinte para qytetarėve tė Tiranės si njė djalė i kėtij qyteti. Unė jam fėmija i parė i dy prindėrve tė pėrkushtuar dhe tė mrekullueshėm. Ata mė rritėn mua dhe vėllain tim mes vėshtirėsish dhe rropatjesh tė panumėrta. Ata na falėn gjithė dashurinė e tyre duke sakrifikuar gjithēka nga vetja. Edhe pse kohėt ishin tė vėshtira, ata ia dolėn tė na sigurojnė njė fėmijėri tė ėmbėl, plot me kujtime tė lumtura, tha Basha. Mė tej ai tha se bashkė me bashkėshorten Aurela dhe vajzėn e tyre Danina, kėrkojnė njė qytet ndryshe pėr tė rritur fėmijėt e tyre. Por sot, kur unė dhe Aurela shohim qytetin ku jetojmė bashkė me vajzėn tonė Dafina, ashtu si shumėkush, nuk jam i kėnaqur. Sepse ne tė gjithė kėrkojmė dhe po ashtu meritojmė mė shumė nga ky qytet, nga kjo shtėpi e madhe e pėrbashkėt. Tirana jonė dhe njerėzit e saj pėrballen me probleme reale dhe tė pėrditshme, probleme tė cilat nuk mund tė zgjidhen as me gjuhė tė egėr, as me protesta tė dhunshme dhe as me beteja politike, por vetėm me shumė punė, vizion krijues dhe duke u bashkuar tė gjithė si qytetarė, shtoi Basha. Kandidati tha se sot Tirana pėrpallet me sfida dhe nuk mundet qė ato tė mbulohen nga retorika politike. Klithja e sloganeve politike nuk hap asnjė vend tė ri pune dhe kėsisoj nuk ulet dot ēmimi, qoftė edhe i njė buke tė vetme. Betejat politike nuk na e shkurtojnė kohėn e kthimit nė shtėpi, nuk e ēajnė dot trafikun kaotik pas njė dite tė lodhshme pune. As nuk ndėrtojnė dot, qoftė edhe njė park tė vetėm lojėrash pėr fėmijėt tanė. As gjuha e egėr dhe as bėmat e dhunshme nuk do ta shndėrrojnė Tiranėn nė njė qytet mė tė mirė pėr fėmijėt e mi dhe fėmijėt tuaj. Asnjė nga kėto nuk i ndihmon njerėzit tė pėrmbushin shpresat e tyre. Jo. Qytetarėt e Tiranės presin mė shumė se britma indinjate dhe beteja politike. Problemet e qytetit janė tepėr tė mėdha, sfidat e tyre tepėr urgjente dhe bastet pėr tė ardhmen tonė tepėr tė larta pėr tė lejuar teatrin politik tė radhės tė vazhdojė tė shfryjė plot mllef dhe hipokrizi, tha Basha. Ai tha se qytetarėt presin zgjidhje pėr tė pėrballuar betejat e tyre tė pėrditshme. Betejat e njerėzve tė kėtij qyteti. Betejat pėr njė jetė mė tė mirė. Betejat me papunėsinė dhe ēmimet e larta. Betejat pėr mė shumė shkolla dhe shkolla mė tė mėdha e mė tė mira. Betejat kundėr pamundėsive tė pėrditshme. Betejat pėr mundėsi, shtoi ai.
Pėr Ramėn
Nė fjalėn e tij, Basha foli edhe pak pėr kundėrshtarin e tij politik. Sipas kandidatit tė PD-sė, ai nuk ėshtė njė armik dhe i njohu punėn, por shtoi se njerėzit presin tė zgjidhin hallet e pėrditshme dhe jo ato tė kreut aktual tė Bashkisė sė Tiranės. Dhe tani mė lejoni tė them dy fjalė pėr Edi Ramėn. Ai nuk ėshtė armiku ynė. Dhe ndoshta nė krye tė herės edhe ka arritur diēka pėr qytetin. Por, qėkur erdhi nė krye tė Partisė Socialiste, interesi i tij i vetėm ėshtė lufta me kryeministrin Berisha dhe jo puna pėr Tiranėn dhe qytetarėt e saj. Dėgjova se dje tha qė do tė kandidonte pėr Bashkinė e Tiranės pėr tu bėrė kryeministėr. Punė e paqme! Por a ėshtė kjo ajo qė kėrkojnė qytetarėt e Tiranės kur i drejtohen dhomės sė votimit pėr tė zgjedhur njeriun qė duhet tė zgjidhė hallet e tyre tė pėrditshme nė kėtė qytet? tha Basha.
Programi
Basha shpalosi dje gjatė prezantimit programin e tij pėr Bashkinė e Tiranės. Duke prekur fusha konkrete tė problemeve nė Tiranė, Basha premtoi mbi tė gjitha transparencė dhe pėrkushtim pėr qytetarėt e kryeqytetit. Ai premtoi ulje tė ēmimeve dhe mbrojtjen e interesave tė konsumatorėve. Basha tha se akti i parė qė do tė firmosė do tė jetė krijimi i njė Agjencie Bashkiake e Mbrojtjes sė Konsumatorit, qė do tė ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik tė ēdokujt qė spekulon me ēmimet nė Tiranė, nga buka, karburanti te strehimi dhe shėrbimet, por dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme. Ai tha se do tė krijohet njė Task-Force pėr punėsimin, gjė qė do tė mundėsonte hapjen e 30 mijė vendeve tė reja tė punės nė dy vitet e ardhshme. Vetėm Unaza e Madhe dhe projektet e tjera tė nėnkalimeve dhe parkingjeve nėntokėsore do tė krijojnė mbi 5800 vende pune, tha Basha. Nė lidhje me planin fiskal ai premtoi ulje tė mėdha taksash. Tirana ėshtė qyteti me numrin dhe nivelin mė tė lartė tė taksave dhe tarifave vendore. Numėrohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre ėshtė rritur me disa herė gjatė dekadės sė fundit. Do tė hiqen rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do tė ulen 2 deri nė 5 herė taksat dhe tarifat qė mbeten, shtoi kandidati i PD-sė. Basha nuk harroi tė flasė pėr politika tė tjera qė do tė ndėrmarrė Bashkia e Tiranės. Do tė eliminohet mėsimi me dy turne dhe tė kemi klasa me mė pak se 30 nxėnės, shkolla tė hapura e tė mirėpajisura, ku zhvillohet mėsim, por edhe jetė sociale pėr nxėnėsit dhe komunitetin; internet falas pėr tė rinj, nxėnės e studentė, jo vetėm nė shkolla, por nė tė gjithė territorin e qytetit. Bashkia do tė krijojė mundėsitė qė Tirana tė presė dhe tė mbajė nė gjirin e saj, me tė gjitha kushtet dhe infrastrukturat, mė shumė se 100 000 studentė. Njė Bibliotekė Universitare e Tiranės do tė ndėrtohet nė kryeqytet, premtoi ai.
Nė hapjen e fushatės sė Tiranės nuk munguan edhe protagonistė tė tjerė. Kėshtu, nipi i parė i kryetarit tė Bashkisė sė Tiranės nė vitet 1920 foli pėrpara tė pranishmėve duke kėrkuar mundėsi tė reja pėr kryeqytetin. Hapja u drejtua nga aktorja e njohur dhe deputetja e PD-sė, Rajmonda Bulku. Kėngėtarėt e pranishėm si Vedat Ademi, Sidrit Bejleri etj., kėrkuan mbėshtetje pėr kandidatin Basha.
Programi i prezantuar nga kandidati Lulzim Basha
Ulja e ēmimeve dhe konsumatori
Lulzim Basha premtoi uljen e ēmimeve dhe mbrojtje tė interesave tė konsumatorėve. Me aktin e parė do tė krijohet Agjencia Bashkiake e Mbrojtjes sė Konsumatorit, qė do tė ketė detyrė parėsore inspektimin, raportimin dhe turpėrimin publik te ēdokujt qė spekulon me ēmimet nė Tiranė, nga buka, karburanti te strehimi dhe shėrbimet, por dhe mbrojtja e bizneseve nga konkurrenca e pandershme.
Bashkia do tė punojė pėr pėrmirėsimin e infrastrukturės, pėr tė ulur koston e transportit qė lidhet me mallrat dhe shėrbimet nė mėnyrė qė kėto kursime ti kalojnė konsumatorit.
Punėsimi
Lulzim Basha premtoi krijimin e njė Task-Force pėr punėsimin. Kjo do tė mundėsojė hapjen e 30 mijė vendeve tė reja tė punės nė dy vitet e ardhshme. Vetėm Unaza e Madhe dhe projektet e tjera tė nėnkalimeve dhe parkingjeve nėntokėsore do tė krijojnė mbi 5800 vende pune.
Tregu i punės
Bashkia do tė angazhohet nė zbatimin e politikave direkte pėr nxitjen e punėsimit dhe reduktimin e papunėsisė pėrmes ngritjes sė njė sistemi bashkiak tė informacionit mbi tregun e punės, lehtėsimit tė kontakteve mes punėdhėnėsve dhe punėmarrėsve, afrimin e shkollės dhe universiteteve me biznesin, hapjen e mundėsive pėr praktika mėsimore pranė Bashkisė dhe gjithė rrjetit institucional apo partnerėve privatė tė saj, si dhe pėrmes trajnimit profesional.
Politikat e arsimit
Bashkia do tė ndihmojė tė rinjtė e sapodiplomuar duke financuar njė program stazhi qė do ti afrojė ata me sektorin privat dhe do ti pajisė me pėrvojė pune nė profesionin e tyre. 70% e atyre qė kryejnė stazhe tė tilla u ofrohet punėsim i pėrhershėm nė sektorin privat.
Do tė eliminohet mėsimi me dy turne dhe tė kemi klasa me mė pak se 30 nxėnės, shkolla tė hapura e tė mirėpajisura, ku zhvillohet mėsim, por edhe jetė sociale pėr nxėnėsit dhe komunitetin; internet falas pėr tė rinj, nxėnės e studentė, jo vetėm nė shkolla, por nė tė gjithė territorin e qytetit.
Bashkia do tė krijojė mundėsitė qė Tirana tė presė dhe tė mbajė nė gjirin e saj, me tė gjitha kushtet dhe infrastrukturat, mė shumė se 100 000 studentė. Njė Bibliotekė Universitare e Tiranės do tė ndėrtohet nė kryeqytet.
Ulja e taksave dhe tarifave
Tirana ėshtė qyteti me numrin dhe nivelin mė tė lartė tė taksave dhe tarifave vendore. Numėrohen mbi 80 lloje taksash dhe tarifash vendore, por niveli i tyre ėshtė rritur me disa herė gjatė dekadės sė fundit. Do tė hiqen rreth 60 taksa dhe tarifa vendore dhe do tė ulen 2 deri nė 5 herė taksat dhe tarifat qė mbesin.
Politikat ndaj biznesit
Bashkia do tė ndihmojė kėdo qė do tė sjellė biznesin e tij nė qytet duke thjeshtėsuar nė maksimum burokracinė bashkiake. Bashkia do tė lehtėsojė nė lėvizjen e ēdo biznesi qė dėshiron tė vijė nė Tiranė nga Roma apo Milano, nga Berlini apo Madridi, ne do ti ndihmojmė.
Infrastruktura
Unaza e Madhe qė do tė qarkojė Tiranėn do tė rrisė eficiencėn e biznesit dhe qytetarėve duke shkurtuar ndjeshėm kohėn e transportit. Ajo do tė ndihmojė edhe zhvillimin e lagjeve tė Tiranės duke i lidhur ato me njė sistem modern transporti. Duke filluar nga Unaza e Madhe, nėnkalimet dhe parkingjet nėntokėsore do ta zgjidhin pėrfundimisht problemin e trafikut nė Tiranė. Do tė ketė njė sistem transporti publik cilėsor, tė shtrirė nė tė gjithė qytetin dhe tė pakushtueshėm, falas pėr tė moshuarit, fėmijėt dhe personat nė ndihmė sociale. Tirana, ashtu si ēdo kryeqytet europian, do tė ketė tramvajin e saj.
Tirana do tė pėrfundojė mungesėn e planit rregullues, qė gjithmonė ėshtė afėr pėrfundimit, por asnjėherė nuk pėrfundon, duke mbetur kėshtu i hapur ai bark qė pjell tė gjitha abuzimet, korrupsionin me lejet e ndėrtimit dhe perspektivėn e paqartė tė vlerės sė ēdo ndėrtimi. Kjo do tė marrė fund njėherė e mirė.
Shėrbimet dhe mbėshtetja sociale
Ne duhet tė sjellim shėrbime thelbėsore dhe tė krijojmė njė qytet policentrik, me hapėsira tė gjelbra dhe ambiente ēlodhėse dhe argėtuese ku njerėzit tė jetojnė, tė punojnė dhe tė ēlodhen. Bashkia do tė angazhohet pėr njė program qė synon shpėtimin e sipėrfaqeve tė gjelbra nga prishja dhe rehabilitimin e shpejtė tė tyre.
Do tė ndėrtohet njė park tjetėr i madh nė Tiranė si dhe Korridori Rekreativ i Lumit tė Tiranės, si pjesė e njė plani tė ri tė zhvillimit qė Bashkia do tė vėrė nė jetė nė bashkėpunim dhe harmonizim me bashkitė dhe komunat fqinje.
Konkurset dhe ēmimet bashkiake pėr shumė fusha tė kulturės, artit dhe letėrsisė do tė ngjallin garėn pėr krijim, art dhe kulturė nė qytet.
Nuk do tė ketė fėmijė qė braktisin shkollėn pėr arsye ekonomike. Do tė hiqen nga rruga fėmijėt qė lypin dhe do tė ulen nė bankat e shkollės bashkė me moshatarėt e tyre, pėr tiu dhėnė edhe atyre shansin qė u jep shkolla pėr njė jetė mė tė mirė.
Batutat e Bashes
. Nėse dikush do tė hapė njė diskotekė te pragu i banesės tuaj, ju do tė keni tė drejtėn tė kundėrshtoni.
. Dhe tani mė lejoni tė them dy fjalė pėr Edi Ramėn: Ai nuk ėshtė armiku ynė. Dhe ndoshta nė krye tė herės edhe ka arritur diēka pėr qytetin.
. Dėgjova se dje tha qė do tė kandidonte pėr Bashkinė e Tiranės pėr tu bėrė kryeministėr. Punė e paqme.
. Do tu shėrbej, paēka se jeni demokratė apo socialistė, tė LSI-sė apo PDU-sė, republikanė apo tė LZHK-sė.
. Prandaj ju ftoj: bashkohuni me mua nė kėtė rrugė, ta lėmė pas konfliktin shterpė tė akuzave politike.
. Betejat tuaja tė pėrditshme do tė jenė tė vetmet beteja pėr mua.
. Dhe pėr kėtė, qytetit i duhet njė kryebashkiak pėr tė cilin: E para ėshtė Tirana, tė parėt jeni ju.
Berisha zbulon shtatzėninė e Aurelės
Nė ditėn e prezantimit si kandidat i koalicionit tė djathtė pėr kryetar bashkie tė Lulzim Bashės, kryeministri Sali Berisha nuk ėshtė ndalur vetėm nė pjesėn politike tė kėtij aktiviteti. Kreu i ekzekutivit ka zbuluar se Basha pret edhe njė pjesėtar tė ri nė familjen e tij. Sipas Berishės, nuk do tė jenė vetėm bashkėshortja e ish-ministrit, Aurela, dhe vajza e vogėl, Dafina, ato tė cilat do tė bėjnė fushatė pėr Lulzim Bashėn, por edhe njė fėmijė tjetėr. Ne mbėshtesim sot Lulzim Bashėn, bashkėshortin shembullor, prindin shembullor. Nė fakt, ai do tė bėjė fushatė jo vetė i treti, por vetė i katėrti, sė bashku me Aurelėn, me Dafinėn, por sė bashku edhe me tė shumėpriturin apo tė shumėpriturėn. Dėshmi kjo e vlerave qė ne ju besojmė, e vlerave qė Tirana i ka tė shenjta, e vlerave familjare, qė Shqipėri i ka hyjnore, u shpreh Berisha gjatė fjalės sė tij. Nė ceremoninė e djeshme, bashkėshortja Aurela ka qėndruar gjatė gjithė kohės sė bashku me vajzėn e vogėl Dafina, nė krah tė Lulzim Bashės. Nė fund tė fjalės sė kandidatit demokrat pėr Bashkinė e Tiranės, tė dyja i janė bashkuar nė skenė, teksa kanė pėrshėndetur tė gjithė tė pranishmit. Nga aktiviteti i ditės sė djeshme, duket se familja e Bashės, njė prej pikave tė tij mė tė forta, do tė jetė pjesė pėrbėrėse e fushatės elektorale. Kjo konfirmohet edhe nga fakti se nė faqen zyrtare tė Lulzim Bashės nė facebook, njė prej fotove ėshtė me gruan dhe vajzėn.
Berisha: Do mbėshtesim ēdo projekt pėr Tiranėn
Partia Demokratike prezanton zyrtarisht Lulzim Bashėn si kandidat pėr Bashkinė e Tiranės. Njė ditė pasi ai dha dorėheqjen nga posti i ministrit tė Brendshėm dhe mandati i deputetit, Kėshilli Kombėtar votoi me tė gjitha votat pro, kandidaturėn e Bashės pėr zgjedhjet e 8 majit. Nė prezantimin e zhvilluar nė pallatin e sportit Asllan Rusi, kryeministri Berisha e cilėsoi bashkėpunėtorin e tij si njė nga qytetarėt mė tė shquar tė Tiranės. Jemi mbledhur sot, pėr ti shprehur mbėshtetjen tonė, kandidatit tė Partisė Demokratike, tė Aleancės pėr Qytetarin, njėrit prej personaliteteve mė tė shquara tė sukseseve tė Partisė Demokratike. Njėrit prej qytetarėve mė tė shquar tė kryeqytetit, intelektualit tė talentuar, zotit Lulzim Basha, u shpreh kreu i maxhorancės. Nė fjalėn e tij, Berisha vlerėsoi faktin qė Basha ka studiuar nė njė nga universitetet mė tė mira tė Europės, nė Utreht tė Holandės. Ne ju mbėshtesim ju sot, zoti Basha, sepse ti ke faktuar tė shkėlqesh nė tė gjithė jetėn tėnde, ti shkėlqeve si studenti shqiptar nė Utrehtin e Vendeve tė Ulėta, si njėri prej studentėve mė tė shkėlqyer tė atij universiteti. Universitet, qė renditet nė nivelet mė tė larta tė universiteteve tė Europės dhe tė Botės. Kryeministri tha mė tej, se nė garėn pėr Bashkinė e Tiranės ėshtė ish-ministri qė ndėrtoi rrugėn Durrės-Kukės si dhe kontribuoi nė futjen e Shqipėrisė nė NATO dhe heqjen e regjimit tė vizave. Para qytetarėve tė kryeqytetit, Berisha premtoi mbėshtetjen e qeverisė pėr Bashkinė e Tiranės pas 8 majit. Jam kėtu pėr tė dhėnė fjalėn para qytetarėve tė Tiranės dhe mbarė Shqipėrisė, se qeveria qė unė drejtoj, do tė mbėshtesė fuqishėm ēdo projekt, ēdo zhvillim tė kėtij kryeqyteti, u shpreh Kryeministri.
Erjon Bogdani mbėshtet Bashėn
Futbollisti i Kombėtares shqiptare, Erjon Bogdani, foli nė hapjen e fushatės sė kandidatit Lulzim Basha duke dhėnė mbėshtetje pėr tė. Kam jetuar dhe luajtur futboll nė shumė qytete dhe kam vėnė re se hapėsirat e gjelbra janė tė rėndėsishme pėr jetėn nė qytet. Ndihem jo mirė kur nė Tiranė ato mungojnė. Fėmijėt e kėtij qyteti nuk kanė ku tė luajnė dhe aty nuk ka mė as sport, as shėndet. Tirana meriton mė shumė dhe ka mundėsi tė jetė ndryshe. Unė mbėshtes njė kryetar bashkie qė punon pėr sportin, shėndetin dhe zbavitjen e fėmijėve. Pėr tė fituar nė futboll duhet njė skuadėr e fortė dhe njė kapiten i zoti. Unė sot jam nė skuadrėn e Lulzim Bashės, tha Bogdani.
ADI SHKEMBI - Panorama
Krijoni Kontakt