Sekretari pėr problemet ekonomike nė PD argumenton difektet e programit tė qeverisė sė re tė PS-sė
Spaho: Pse jemi kundėr amnistisė fiskale
"Nė vend tė amnistisė fiskale do propozoja qė tė uleshin taksat dhe tatimet, pasi ato po i thajnė burimet ekonomike tė vendit dhe janė bėrė faktori numėr njė pėr zhvillimin e ekonomisė informale dhe evazionit fiskal e doganor nė nivelet shqetėsuese qė i kemi aktualisht. Shqipėria ėshtė njė nga vendet me nivelin mė tė lartė tė taksave nė botė nė masė absolute, nė njė kohė qė tė ardhurat e popullsisė sė saj janė nga mė tė ulėtat"
- Njė nga prioritetet e shpallura tė qeverisė sė re tė PS-sė ėshtė edhe realizimi i amnistisė fiskale. Ēpėrbėn kjo pėr sekretarin pėr Problemet Ekonomike nė Partinė Demokratike, Edmond Spaho?
Amnistia fiskale ėshtė njė praktikė ekonomike dhe financiare e aplikuar nė vende dhe kohė tė ndryshme me pretendimin pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik. Nė vendin tonė ka patur njė tentativė nga ish-Presidenti Meidani pėr tė ndėrmarrė diēka tė ngjashme, e cila u shua shpejt pėr shkak tė rezistencės qė ndeshi brenda vendit dhe nga partnerėt ndėrkombėtare.
Unė do tė isha kundėr ēdo amnistie fiskale qė mund tė propozohej nė Shqipėri, pavarėsisht ngjyrave me tė cilat ajo mund paraqitet si alternativė pėr tė thithur kapitalet financiare tė fjetura brenda dhe jashtė vendit. Shqipėria nuk ka institucione financiare, bankare, tatimore, pėr tė kontrolluar dhe evituar qė amnistia fiskale tė mos kthehet nė njė parajsė tė pastrimit tė parave tė kontrabandistėve, trafikantėve e krimit tė organizuar. Shqipėria e ka institucionin e hetimit, Prokurorinė, mjaft tė dobėt dhe pa eksperiencė nė hetimin e krimit ekonomik, pastimin e parave dhe veprave tė tjera penale qė lidhen me fushėn e financave dhe paranė.
- Nė programin e qeverisė vėrehet njė tentativė pėr mobilizimin e kapitaleve tė fjetura. Komenti juaj?
Ēfarėdo varianti i amnistisė fiskale qė do tė mund tė miratohej, ai vetėm do ligjėronte lidhjet e krimit vendas me ekonominė dhe financat, si dhe do ta shndėrronte vendin nė destinacion tė parave tė pista dhe tė dyshimta tė tėrė vendeve rrotull nesh, duke u bėrė jo vetėm pjesė e trafikut ndėrkombėtar tė drogės, kontrabandės sė mallrave dhe njerėzve, por edhe qendėr ndėrkombėtare e pastrimit tė parave me origjinė tė dyshimtė.
- Sipas jush, ēduhet bėrė pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik tė vendit?
Pėr tė nxitur zhvillimin ekonomik tė vendit nė vend tė amnistisė fiskale do propozoja qė tė uleshin taksat dhe tatimet, pasi ato po i thajnė burimet ekonomike tė vendit dhe janė bėrė faktori numėr njė pėr zhvillimin e ekonomisė informale dhe evazionit fiskal e doganor nė nivelet shqetėsuese qė i kemi aktualisht.
Shqipėria ėshtė njė nga vendet me nivelin mė tė lartė tė taksave nė botė nė masė absolute, nė njė kohė qė tė ardhurat e popullsisė sė saj janė nga mė tė ulėtat. Vendet e rajonit kanė ngarkesa fiskale mjaft mė tė ulėta se vendi ynė. Mjafton tė pėrmend qė fqinji ynė Maqedonia, e ka nivelin e TVSH pėr shumicėn e mallrave tė konsumit 5%.
Nė kushtet nė tė cilat ndodhet Shqipėria, do ta konsideroja urgjente qė TVSH tė ulet nė nivelin e 15% pėr tėrė mallrat dhe shėrbimet dhe 10% pėr mallrat e shėrbimet tė nevojės sė parė pėr popullsinė. Kjo masė do tė eleminojė ndjeshėm evazionin fiskal si dhe do tė rrisė konsumin e mallrave e shėrbimeve, pėr rrjedhojė edhe prodhimin e punėsimin. Mendoj qė pas njė periudhe 5-vjeēare, kėto norma do duheshin tė rishikoheshin pėrsėri nė drejtim tė uljes pėr tė pasur TVSH nė nivelin e rreth 10%.
Sė dyti, duhet tė ulen tatimet mbi fitimin pėr biznesin e vogėl dhe tė mesėm, nė mėnyrė qė ai tė ketė mundėsi tė zgjerojė vetveten dhe tė hapė fronte tė reja pune. Shqipėria ėshtė treg i kufizuar dhe bisnesi i vogėl do jetė forma mbizotėruese e prodhimit, prandaj duhet ta pėrkrahim veēanėrisht kur sistemi bankar nuk i jep kredi.
- Mė konkretisht, ku duhet tė konsistojnė reformat ekonomike?
Nė vendin tonė gjatė 5-6 viteve tė fundit ėshtė bėrė pak, pėr tė mos thėnė aspak, nė disa nga sektorėt jetikė, tė cilėt lidhen direkt me zhvillimin e ekonomisė dhe rritjen e nivelit tė jetesės sė popullsisė.
Sė pari, nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė reformė nė drejtim tė administrimit mė tė mirė dhe privatizimit tė prodhimit, shpėrndarjes dhe konsumit tė burimeve energjitike tė vendit. Nė kėtė fushė sillemi rreth vetes me tė vetmin preokupim, qė tė kemi ndėrprerje jo tė mėdha tė energjisė elektrike gjatė periudhės sė dimrit. Nuk ka asnjė strategji tė qartė, veē fjalėve, se si do rritet prodhimi i energjisė nė vend, ku do gjenden burimet financiare, kur do privatizohet sektori energjitik dhe mė e rėndėsishmja, kur do privatizohet, pasi shpesh flasim pėr reforma nė pėrgjithėsi pa vėnė asnjė afat kohor. Duhet tė pėrmend qė nė ish- vendet e Lindjes ky sektor ėshtė transformuar dhe privatizuar nė mbi 50% tė tij, kurse nė Shqipėri ende nuk ka filluar. E vetmja gjė qė dėgjojmė ėshtė qė KESH nė fund tė vitit do ndahet nė tre kompani.
Sė dyti, nuk ėshtė ndėrmarrė asgjė e dukshme nė administrimin dhe pėrdorimin e burimeve ujore. Thuhet qė rrjeti i furnizimit ėshtė i amortizuar. Nė fakt nuk ėshtė kryesisht rrjeti ai qė nuk garanton furnizimin me ujė (pasi ujė ka), por shpėrdorimi flagrant i tij nga tė gjithė pėrdoruesit, si popullsia dhe prodhuesit. Nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė reformė, e cila tė krijojė mekanizmat qė tė pengojnė dhe penalizojnė abuzimet me ujin. Zgjidhja pėr tė kapėrcyer gjendjen aktuale do tė ishte privatizimi i sektorit, qė administron shpėrndarjen e burimeve ujore pėr tek konsumatorėt dhe liberalizimi i ēmimit tė ujit. Nė ish-vendet lindore ky proces ka pėrfunduar ose ėshtė nė pėrfundim nė vende si Polonia, Hungaria, Ēekia, Sllovenia, ėshtė nė fazė tė avancuar nė vende si Bullgaria dhe Rumania, ka filluar nė Maqedoni dhe nuk dihet se kur do tė fillojė nė Shqipėri.
Sė treti, janė ndėrmarrė reforma kryesisht nė letėr nė drejtim tė decentralizimit tė pushtetit vendor. Ka mė shumė se katėr vite qė flitet pėr transferimin e pronave shtetėrore nė duart e pushtetit vendor nė nivel bashkie e komune dhe ende nuk ėshtė ndėrmarrė ndonjė hap, qoftė edhe simbolik. Ka mbi tre vjet qė flitet pėr Policinė Bashkiake dhe kemi ngelur me katėr makinat e Edi Ramės nė Tiranė. Nė fushėn e taksave dhe tatimeve Pushteti Lokal ka tė drejtė tė mbledhė vetėm ca thėrrime. Shqipėria ėshtė pothuaj po aq e centralizuar sa nė kohėn e monizmit. Procesi i decentralizimit dhe dhėnia e kompetencave pushtetit vendor nė ish-vendet e Lindjes ėshtė tashmė i tejkaluar me pėrjashtim tė Serbisė, Malit tė Zi, Kosovės dhe Shqipėrisė. Centralizimi ėshtė njė nga faktorėt kryesorė qė pengon zhvillimin ekonomik tė vendit.
Sė katėrti, nuk po veprohet pėr kthimin real tė pronave ish-pronarėve. Ka pothuaj njė vit qė ka pėrfunduar afati kushtetues pėr rishikimin e ligjit pėr kthimin e pronave dhe nuk ka pėrpjekje serioze nga qeveria, qė ky problem tė zgjidhet njė herė e mirė. Nuk ėshtė e nevojshme tė pėrmend qė moszgjidhja e ēėshtjes sė pronave pengon investimet, prodhimin, punėsimin dhe nxit konflikte, tė cilat konsumojnė nė mėnyrė jo produktive energjitė e vendit.
- Pjesė e strategjisė sė pėrbashkėt pėr reformėn e institucioneve ėshtė edhe shdėrrimi i Kontrollit tė Shtetit nė Gjykatė tė Llogarive. Sa racionale ėshtė kjo ide dhe ku mbėshtetet kjo kėrkesė konstante e opozitės?
Partia Demokratike e ka konsideruar institucionin e Shėrbimit tė Kontrollit tė Shtetit mjaft tė rėndėsishėm nė procesin e luftės kundėr korrupsionit, i cili pėrbėn njė nga plagėt dhe sfidat mė tė mėdha, me tė cilat pėrballet vendi.
Nė Kuvendin e fundit tė PD, si pjesė e paketės antikorrupsion, u rikėrkua qė ky institucion tė drejtohet nga partia mė e madhe opozitare pėr tė garantuar njė luftė reale dhe efikase ndaj fenomeneve tė mėsipėrme, tė cilėn deri mė sot ky institucion nuk e ka realizuar.
Prej mė shumė se njė viti ėshtė hedhur ideja e kthimit tė tij nė gjykatė llogarish dhe qė tė drejtohet nga partia kryesore opozitare. Mendoj qė ėshtė ide racionale dhe qė mbėshtetet nė eksperiencėn e mjaft vendeve, tė cilat kanė patur probleme serioze me korrupsionin. Kthimi nė gjykatė llogarish do ta forcojė atė institucionalisht, pasi do tė ketė tė drejta ekzekutive si dhe do tė krijojė premisa pėr rritje cilėsore tė ekspertizės sė punonjėsve, e cila aktualisht lė mjaft pėr tė dėshiruar.
Intervistoi:
Halil RAMA
Krijoni Kontakt