Bashkia, masat qė do tė merren pėr Liqenin
Nėnkryetari i Bashkisė, Panariti flet pėr ndėrhyrjet pėr normalizimin e situatės. Ndalimi i hedhjes sė inerteve dhe i ujėrave tė zeza dhe rivendosja e lidhjes me Liqenin e Farkės
Nėnkryetari i Bashkisė sė Tiranės, Edmond Panariti inspektoi sot Liqenin Artificial, sėbashku me grupin e punės qė ka ngritur Bashkia nė lidhje me situatėn e krijuar nga ulja e nivelit tė ujit dhe ndotja e tij.
Z.Panariti tha se Bashkia gjendet para njė situate tė trashėguar, megjithatė po merren tė gjitha masat pėr normalizimin e gjendjes.
Ndėrhyrjet e Bashkisė janė nė 3 drejtime; ndalimi i shkarkimit tė ujėrave tė zeza nė Liqen nga baret dhe restorantet; bllokimi i hedhjes sė inerteve nga firmat e ndėrtimit qė ushtrojnė aktivitetin nė atė zonė si dhe nė afatgjatė, nisja e punės pėr aktivizuar kanalin qė e lidh Liqenin Artificial me atė tė Farkės, gjė qė mundėson ekuilibrin hidrik dhe mosrėnien e nivelit tė ujit.
Pas inspektimit, Panariti u shpreh para medias:
Problemet e liqenit tė Tiranės dhe ekosistemit tė tij janė probleme tė vjetra dhe tė mbartura prej shumė vitesh. Ka ardhur koha qė kėto probleme duhen ballafaquar energjikisht.
Problemi i parė ėshtė i karakterit hidroteknik, sepse liqeni prej vitesh e ka shkėputur furnizimin e tij nga liqeni i Farkės. Ne kemi ndėrmarrė njė plan studimi, pėr tė bėrė ēėshtė e mundur qė kjo lidhje me liqenin e Farkės tė rivendoset, sepse nė kėtė mėnyrė ruhet bilanci hidrik, oksigjenohet liqeni dhe bėn tė mundur gjallėrimin e jetės (siē e shikoni jeta akuatike e liqenit ėshtė pothuajse inekzistente).
Nga ana tjetėr, problem madhor ėshtė ndalimi kategorik i mbartjes sė Liqenit me inerte dhe mbetje tė ngurta, gjė qė pėr fat tė keq po ndodh edhe kėto ditė. Ne i kemi dėrguar njė mesazh shumė tė qartė firmave tė ndėrtimit, qė ta ndalin menjėherė kėtė praktikė shkatėrruese pėr kėtė ekosistem, pėrndryshe do tė pėrballen me sanksione tė forta ligjore.
Njė problem tjetėr shumė i rėndėsishėm qė ka tė bėjė po kėshtu, me ruajtjen e bilancit hidrik tė Liqenit ėshtė edhe administrimi korrekt i digės sė Liqenit, gjė e cila do tė bėhet nga Bashkia e Tiranės. Ka qenė njė problem i mbajtur pezull, sepse ėshtė akoma nė njė proces gjyqėsor, por ne sė shpejti do ta marrim nė administrim dhe do tė bėjmė investimet e mundshme.
Njė problem tjetėr madhor shumė i rėndėsishėm qė ka njė impakt negativ nė Liqen dhe sistem ėshtė shkarkimi i ujėrave tė zeza. Tė gjithė lokalet, bizneset qė operojnė, tė gjithė apartamentet e banimit qė operojnė rreth e rrotull Liqenit kanė marrė njė mesazh tė qartė, qė brenda njė kohe tė shkurtėr, njė periudhe dy javore, tė ndėrpresin kategorikisht shkarkimet e ujėrave tė zeza nė Liqen gjė e cila ka ēuar edhe nė njė asgjėsim tė jetės ujore tė Liqenit, tė cilėn ne nuk do ta lejojmė. Do tė jemi shumė energjikė, shumė tė rreptė, me fuqinė qė na jep ligji, pėr ta ndaluar kėtė makabritet, qė po ndodh nė kurriz tė kėtij ekosistemi.
Njė tjetėr problem shumė i rėndėsishėm ėshtė edhe disiplinimi i trafikut. Nuk do tė lejohet absolutisht asnjė automjet privat, qoftė edhe automjet shėrbimi pėr tė qarkulluar nė zonėn pedonale, pėrveē automjeteve tė autorizuara, me orare tė kufizuara. Ēdo shkelje do tė dėnohet rreptėsisht. Qytetari i Tiranės ka tė drejtė pėr tė kaluar week-endin apo edhe ditėt e javės, nė zonėn pedonale e cila ėshtė nė shėrbim tė tij dhe qė do i shėrbejė natyrisht tė gjithė banorėve tė kryeqytetit, - tha Panariti.
Menjėherė pas krijimit tė situatės problematike nė Liqenin Artificial, Bashkia e Tiranės ngriti njė grup pune, pėr analizuar situatėn dhe pėr tė marrė masa. Gjithashtu, Bashkia e Tiranės mori nė konsideratė dhe sensibilizimin qė bėri media nė kėtė rast.
05.10.2011
Faqja zyrtare e Bashkisė sė Tiranės
Krijoni Kontakt