Në Korçë shfaqen parulla anti-çame
Korçë, 25 mars - Persona të paidentifikuar kanë shkruar me shkronja greke mbi parullat pro- Çamërisë, duke mbështetur deklaratat nacionaliste të bëra nga konsulli grek në Korçë, Theodoros Ikonomus, raportoi televizioni Ora News.
Pas grisjes dhe dëmtimit që u është bërë posterëve të Aleancës “Kuq e Zi” në pjesë të ndryshme të qytetit, një tjetër veprim ka ardhur për t’iu kundërpërgjigjur grumbullimit të mijëra firmave të qytetareve pro nismës së kësaj aleance.
Mbi parullat “I Love Çamëria” shkruhet në greqisht “Zito Pituli”, ku sipas gojëdhënave Pituli ishte një pushtetar i cili ka tentuar shfarosjen e çamëve.
Krijoni Kontakt