Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Nice_Boy
    Anëtarësuar
    25-01-2004
    Vendndodhja
    Larg vendlindjes i pa shpi..
    Postime
    4,220

    Qytetaret e kosovës shumë shpejt mund të kalojnë në serbi me pasaporta Kosovare.

    Kosovë-Serbi, arrihen tri marrëveshje


    Në bisedimet e të shtunës ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë arritur tri marrëveshje: ajo për lirinë e lëvizjes, për regjistrin civil dhe marrëveshja për njohjen e diplomave.
    Radio Evropa e Lirë njofton se burime të BE-së kanë thënë se këto marrëveshje do të përfshihen në të ashtuquajturat konkluzat e kryesuesit, pa pasur nevojë që të nënshkruhen nga palët.

    Ndërkohë, Associated Press ka cituar një zyrtar anonim të BE-së të ketë thënë se Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për disa çështje praktike, të cilat do ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarë, dhe se këto janë marrëveshjet e para mes dy vendeve, që kur Kosova shpalli pavarësinë, në vitin 2008.

    Sipas AP, Kosova ka hedhur poshtë çdo bisedim që vë në pyetje shpalljen e pavarësisë, të cilën Serbia refuzon ta njohë.

    Bisedimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, BE i ka inicuar në muajin mars dhe pritet se në muajt e ardhshëm mund të arrihen edhe më tepër marrëveshje. /Telegrafi/
    Më gënjeu pasuria, jeta vrap më iku shpejt dhe u thinja u dergja u plaka në dhe të huaj do të vdes..

  2. #2
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Arrihen tri marrëveshjet e para

    Nga Express më 02 korrik 2011 në ora 19:36

    (E plotësuar) Ka përfunduar raundi i pestë i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Siç njoftohet nga Bashkimi Evropian, është arritur më në fund pajtim për çështje si: liria e lëvizjes, regjistri civil dhe njohja e ndërsjellë e diplomave.

    Burime të BE-së thanë se takimi i së shtunës ka qenë më i gjatë sesa që ishte planifikuar, megjithëse ai ishte zhvilluar në formë konstruktive dhe se palët ishin të gatshme të vazhdojnë derisa të arrihej marrëveshja, raporton REL.

    Takimi kishte filluar në mëngjes dhe ishte përmbyllur në mbrëmje, ndërsa para përfundimit të muajit korrik, parashihet të zhvillohet edhe një raund i ri bisedimesh, ku pritet po ashtu të arrihen disa marrëveshje.

    Pos arritjes së tri marrëveshje, siç thanë zyrtarë të Bashkimit Evropian, janë disa pika ku janë afruar qëndrimet edhe më shumë dhe “jemi optimistë”, u shprehën ata, se do të ketë marrëveshje të reja.

    Sipas burimeve të Bashkimit Evropian, marrëveshjet e arritura për pajtim ndërmjet palëve, do të përfshihen në të ashtuquajturat konkluzat e kryesuesit dhe ky dokument do t’u jepet palëve që do të marrin obligim politik për të zbatuar marrëveshjet e arritura.

    Ndërkaq, do të krijohen edhe mekanizmat e mbikëqyrjes së implementimit të marrëveshjeve në fjalë dhe se BE-ja në këtë do të luajë një rol të rëndësishëm.

    Thuhet se Bashkimi Evropian është i kënaqur se ka mundur të ndihmojë në arritjen e marrëveshjeve të para.
    Takimi i Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut kishte nisur më 8 mars të këtij viti, ndërsa tash pothuajse pas 5 muajsh janë arritur rezultatet e para në këtë dialog.

    Zyrtarët e BE-së kanë përsëritur se nuk do të ketë nevojë që marrëveshjet e arritura të nënshkruhen nga palët, sepse ato do të merren si obligim politik për t’u zbatuar nga to.

    AP: Kosova e Serbia arrijnë marrëveshjet e para

    Serbia dhe Kosova kanë arritur marrëveshje për disa çështje praktike, të cilat do ta bëjnë jetën më të lehtë për qytetarët, ka thënë një zyrtar i Bashkimit Europian, raporton Associated Press.

    Këto janë marrëveshjet e para mes dy vendeve, që kur Kosova shpalli pavarësinë, në vitin 2008, vë në pah kjo agjenci e lajmeve.

    Zyrtari i Brukselit tha të shtunën se diplomatët nga të dy vendet ranë dakord në bisedimet e ndërmjetësuara nga BE-ja për t’iu ofruar qytetarëve më shumë liri të lëvizjes, për të njohur diplomat universitare të njëri-tjetrit dhe për regjistrat e librave civilë.

    Zyrtari ka folur në kushte anonimiteti, në pritje të një njoftimi zyrtar.

    AP shkruan se Kosova ka hedhur poshtë çdo bisedim që vë në pyetje shpalljen e pavarësisë, të cilën Serbia refuzon ta njohë.

    BE-ja inicioi negociatat e parë të drejtpërdrejta mes dy palëve në mars dhe zyrtarët shpresojnë se do të arrihen marrëveshje të tjera në muajt e ardhshëm.

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Samarxhiq: Me marrëveshjet, Serbia njohu Kosovën

    Publikuar: 03.07.2011 - 11:13

    Beograd, 3 korrik - Ish-ministri serb për Kosovën, Slobodan Samarxhiq, ka thënë se marrëveshjet mes Prishtinës dhe Beogradit të arritura në Bruksel, paraqesin njohjen e pavarësisë së Kosovës.

    “Marrëveshja me përfaqësuesit e shtetit jolegal të Kosovës paraqet shkelje flagrante të Kushtetutës së Serbisë, rezolutës 1244, dhe si e tillë, paraqet shkelje flagrante të dokumenteve juridike në të cilat ka bazën sovraniteti i Serbisë”, citon Radio Evropa e Lirë fjalët e Samarxhiq.



    Sipas tij, tashmë shtetit dhe popullit serb i ka mbetur që të jetojë me faktin se “një pjesë e territorit të saj i është ndarë, ndërkaq qeveria e ka pranuar këtë”.

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    KOMUNIKATË PËR MEDIA

    Bruksel 2 korrik 2011

    Sot në Bruksel u mbajt raundi i pestë i dialogut teknik në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

    Nën udhëheqjen e Zëvendëskryeministres znj. Edita Tahiri, delegacioni i Republikës së Kosovës mbështetur në Kushtetutën e Kosovës, ligjet në fuqi dhe Rezolutën e Kuvendit të Kosovës për dialogun teknik, në këtë raund i ka arritur tre marrëveshje ndërshtetërore me Serbinë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian dhe mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

    Marrëveshjet që u arritën në këtë raund të dialogut teknik janë: marrëveshja për lëvizjen e lirë, marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare dhe marrëveshja për kthimin e regjistrave civilë.

    Marrëveshja për Lëvizjen e lirë është e bazuar mbi parimet e reciprocitetit të plotë midis dy shteteve, vullnetit të mirë dhe bashkëpunimit të ndërsjellë. Qëllimi i saj kryesor është mundësimi i qarkullimit të lirë të qytetarëve dhe automjeteve nga njëri shtet në tjetrin dhe për në vendet e treta.

    Marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave universitare është në linjë të plotë me praktikat evropiane dhe marrëveshjeve ndërshtetërore me të cilën mundësohet njohja reciproke e diplomave universitare midis dy vendeve duke u mundësuar studentëve nga të dyja vendet perspektiva edukimi të mëtejmë dhe punësimi në shtetet përkatëse.

    Marrëveshja për kthimin e regjistrave civilë, i kontribuon kompletimit të regjistrit civil të Kosovës përmes të cilit Kosova praktikisht përmbush një prej kritereve për marrjen e liberalizimit të vizave me Bashkimin Evropian.

    Këto marrëveshje janë një arritje shumë e rëndësishme për të dyja vendet ngase ngërthejnë vlerat e larta civilizuese dhe demokratike, janë në frymë dhe konform standardeve euro-atlantike dhe kontribuojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve dhe përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.

    Arritjet e shënuara në këtë raund të dialogut teknik ndikojnë në përmirësimin e marrëdhënieve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimet rajonale, që janë kritere të Kopenhages për integrim në BE.

    Përmes këtyre arritjeve në këtë raund të dialogut teknik, Republika e Kosovës ka shënuar një hap të rëndësishëm drejt ushtrimit të sovranitetit të saj në politikën e jashtme dhe ka avancuar interesat nacionale dhe interesat e qytetarëve.

    Ndërmjetësi i dialogut teknik z. Robert Cooper do ti bëjë publike përmbajtjet e plota të marrëveshjeve të arritura ditën e hënë më 4
    korrik 2011.

    Marrëveshjet do të fillojnë të implementohen menjëherë dhe se
    Bashkimi Evropian përmes mekanizmave të saja do të jetë koordinues,
    lehtësues dhe monitorues përgjatë zbatimit të tyre.

    Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri nesër më 3 korrik 2011 më tu kthyer nga Brukseli do të mbajë një konferencë për medie në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës nga ora 15:00.

    Sëbashku me Zëvendëskryeministren Tahiri në këtë raund të dialogut teknik morën pjesë edhe këshilltarët politikë të Qeverisë, Lirim Greiçevci, Dren Zeka, Gazmir Raci si dhe ekspertët Murat Meha, Arben Gjukaj dhe Qemajl Marrmullakaj.

    Raundi i gjashtë i dialogut teknik pritet të mbahet kah mesi i muajit korrik.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Qeveria paralajmëron marrëveshje edhe për lëvizjen e mallrave


    Publikuar: 04.07.2011 - 10:08Prishtinë, 4 korrik – Në pakon e marrëveshjeve të arritura në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë nuk është përfshirë lëvizja e lirë e mallrave. Problemet tregtare me Serbinë, sipas drejtuesve të Qeverisë së Kosovës, pritet të zgjidhen nëpërmjet bisedimeve shtetërore që janë duke u zhvilluar në Bruksel, shkruan sot “Koha Ditore”. Lëvizja e lirë e mallrave, sipas tyre, do të jetë në pakon e dytë të marrëveshjes.

    “Është paralajmëruar marrëveshja edhe për lëvizjen e lirë të mallrave në kuadër të bisedimeve në pjesën e dytë të korrikut”, ka thënë Mimoza Kusari-Lila, ministre për Tregti e Industri.

    Nëpërmjet bisedimeve ndërshtetërore, sipas Qeverisë së Kosovës, deri më tash janë arritur tri marrëveshje. Raundi i pestë i dialogut mes Prishtinës e Beogradit ka pajtuar palët që të merren vesh për lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe automjeteve, për njohjen reciproke të diplomave universitare, si dhe për kthimin e regjistrave civilë të Kosovës nga Serbia.

    Sa i përket lëvizjes së mallrave, ministrja për Tregti e Industri, Kusari-Lila, pati paralajmëruar aplikimin e taksës doganore për Serbinë dhe Bosnjë-Hercegovinën, dy shtete këto që nuk njohin vulat doganore të Kosovës që prej shpalljes së pavarësisë së vendit. Kjo nuk kishte ndodhur më 15 qershor të këtij viti ashtu siç ishte paralajmëruar nga qeveritarët, me arsyetimin se ky aspekt është futur në agjendën e bisedimeve dhe mund të prodhojë marrëveshje në korrik. Ministrja Kusari-Lila pati deklaruar se kjo masë do të aplikohej para mbajtjes së raundit të pestë të bisedimeve dhe nëse kjo nuk do të kishte efekt ndaj palës serbe atëherë do të merrej vendim qeveritar për bllokadë të plotë të mallrave nga shteti fqinj, përfshirë edhe bllokimin e transitit nëpër Kosovë.

    Bllokada tregtare nga Serbia dhe Bosnja nuk ishte diskutuar as nga shtetet anëtare të marrëveshjes për tregti të lirë, CEFTA, edhe pse ky mekanizëm gjatë këtij viti kryesohet nga Kosova. Sekretariati i këtij mekanizmi që ka rol arbitrazhi për problemet mes vendeve anëtare, më herët i kishte kthyer përgjigje Kosovës se rasti i kësaj bllokade tregtare kishte të bënte me çështje politike dhe se duhej të zgjidhej mes palëve të përfshira në kontest.

    Pas shpalljes së shtetësisë së Kosovës, dy vendet e rajonit, Serbia dhe Bosnja, kanë ndaluar eksportin e produkteve kosovare dhe shfrytëzimin e territorit të tyre për transit. Sipas këtyre shteteve, ndryshimi i vulave doganore të Kosovës nga Doganat e UNMIK-ut në Doganat e Kosovës konsiderohet shkelje e marrëveshjes së CEFTA-s. UNMIK-u që kishte nënshkruar marrëveshjen në CEFTA në emër të Kosovës nuk e kishte klasifikuar këtë si shkelje pasi që në vulat doganore nuk shkruan “Republika e Kosovës”, por vetëm “Kosova”. Ky arsyetim i UNMIK-ut nuk ishte marrë për bazë nga administratat shtetërore të këtyre dy vendeve, të cilat e kanë vazhduar bllokadën tregtare ndaj Kosovës.

    Në vitin 2007 para bllokimit të mallrave Kosova eksportoi në Serbi mallra në vlerë prej afro 20 milionë eurosh, ndërsa në Bosnjë-Hercegovinë diku mbi 5 milionë euro. Në këtë vit, Bosnja kishte eksportuar në Kosovë mallra në vlerë mbi 20 milionë euro, ndërsa Serbia në vlerë prej 222 milionë eurosh. Dy vjet më vonë shifra e eksportit nga Bosnja është rritur në mbi 80 milionë euro, ndërsa e Serbisë deri në 260 milionë euro.

    Qeveria është vënë në presion të debatit që është zhvilluar gati një vit. Nga ekspertët, partitë politike dhe nga shoqëria civile është sugjeruar që Kosova t’i përgjigjet Serbisë me masa reciprociteti. Ka pasur zëra që Kosova edhe të largohet nga marrëveshja për tregti të lirë (CEFTA).

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Në Serbi as me targa, as me pasaporta të Kosovës

    Publikuar: 04.07.2011 - 11:32


    Beograd, 4 korrik - Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën Borko Stefanoviq ka deklaruar se "Kosova për Serbinë nuk është shtet, as që do të jetë ndonjëherë". Sipas tij, marrëveshja e Brukselit me Prishtinën do të lehtësojë jetën e përditshme të popullit serbë në Kosovës, por nuk do të thotë njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".

    "Pasaportat që si zgjidhje na imponoi Prishtina, nuk kaluan. Nëpër rrugët tona nuk do të ketë makina ne stemën e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës", siç e citon “Novosti” të jetë shprehur Stafanoviq, duke i numëruar "përparësitë" e marrëveshjes për palën serbe.

    "Do të vazhdojmë të kryejmë funksionin e shtetit ndaj komunave tona dhe qytetarëve tanë në Kosovë. Serbët edhe më tutje normalisht mund të shfrytëzojnë dokumentet e Republikës së Serbisë, nëse këtë e duan", thotë Stefanoviq.

    Siç shkruan kjo gazetë gazetë, qytetarët e Kosovës që në linjën administrative me Serbinë vijnë me makina, në të cilat janë targat me stemë të Kosovës dhe të cilët kanë me vete vetëm pasaportat e Kosovës, por nuk do të mund të vazhdojnë rrugën.

    Mirëpo, nëse kanë letërnjoftim, mund të vazhdojnë më tutje, por me atë rast do të marrin një karton identifikues, ndërsa targat do të ndërrohen me ato të përkohshme. Targat e UNMIK-ut me singlën KS nuk do të bëjnë pengesa. Në dalje të Serbisë udhëtari ua kthen aurtoriteteve kufitare serbe kartonin identifikues, i cili shërben si dëshmi se ka hyrë në Serbi. Udhëtari pastaj në shtetin tjetër mund të tregojë pasaportën e Kosovës.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52
    Gjithçka reciproke

    Edita Tahiri thotë se marrëveshjet me Serbinë bazohen në parimin e reciprocitetit. Ajo theksoi se procedura për kalimin e kufirit do të jetë e njëjtë për qytetarët e të dy shteteve. Pas 1 nëntorit, në Kosovë nuk do të ketë targa të vjetra serbe. Prishtina dhe Beogradi marrin të hënën nga Brukseli dokumentin që përmban modalitetet e tri marrëveshjeve.
    Nga Faton Ismajli më 04 korrik 2011 në ora 08:23

    Kryenegociatorja Edita Tahiri ka deklaruar të dielën se marrëveshja me Serbinë për lëvizje të lirë bazohet në reciprocitetin e plotë mes dy shteteve dhe elementet e saj respektojnë Kushtetutën, ligjet dhe Rezolutën e Parlamentit të Kosovës për dialogun me palën serbe.

    Ajo ka përsëritur se tri marrëveshjet e para me Beogradin paraqesin hapin e parë të Serbisë drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës.

    Përveç kësaj, Zëvendëskryeministrja Tahiri thotë se vendi është afruar më shumë afër BE’së, “sepse marrëveshjet e arritura do të normalizojnë marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve”.

    Duke u përqendruar fillimisht në marrëveshjen për liri të lëvizjes, Tahiri ka thënë se modalitetet për lëvizje të lirë përfshijnë rregulla të njëjta për qytetarët e të dy shteteve.

    “Ajo që vlen për qytetarët e Kosovës, gjatë udhëtimit në Serbi apo nëpër Serbi, e njëjta vlen edhe për qytetarët e Serbisë në Kosovë apo nëpër Kosovë”, ka thënë ajo, në një konferencë për shtyp në aeroportin “Adem Jashari”, pas kthimit nga Brukseli.

    Shefja e delegacionit kosovar shtoi se të dy shtetet kanë marrë vendim që përmes lejeve të njoftimit të bëhet kalimi i kufirit mes dy vendeve.
    “Shumë shpejt, qytetarët tanë me lejen e njoftimit të Republikë së Kosovës do të mund të udhëtojnë në Serbi”, ka thënë ajo.

    Tahiri tha se kosovarët mund të përdorin pasaportat e Kosovës për udhëtim transit nëpër Serbi.

    E pyetur nëse gjatë kalimit të kufirit me Serbinë, autoritetet serbe do të pajisin secilin qytetar të Kosovës me një dokument, siç ka deklaruar negociatori serb, Borko Stefanovic, ajo tha se për modalitete do të bisedojnë Grupi i përbashkët për implementim të marrëveshjes, por theksoi se çdo gjë do të zbatohet mbi bazën e reciprocitetit.

    “Këto praktika që kalimi të bëhet me leje të njoftimit, tashmë zbatohen në shumë vende të rajonit”, tha Tahiri, duke përmendur modelin e Bosnjës me Serbinë, të Maqedonisë me Greqinë, të Kosovës me Shqipërinë, etj.

    “Do të shkohet me dokumente udhëtimi, me pasaporta, me leje të njoftimit, me leje të vozitjes, me tabela të regjistrimit. Nëse duhet, edhe të shoqërohet edhe me ndonjë element të ri, është çështje e Grupit. Por, gjithnjë ky model bazohet në modelet e shteteve që kanë marrëdhënie jo të mira politike”, ka shtuar ajo.

    Ajo theksoi se elemente të marrëveshjes për lëvizje të lirë, duke përfshirë kalimin e automjeteve me targa kosovare në Serbi, bazohen në realitetin aktual.

    “E, ky realitet është që Kosova dhe Serbia ende nuk e kanë njohur reciprokisht njëra – tjetrën. Andaj, edhe marrëveshja reflekton këtë situatë ngjashëm siç është rasti me Maqedoninë dhe Greqinë, megjithëse atje ka njohje, por ka pengesa politike.

    Mbi këtë realitet janë gjetur modalitetet duke marrë parasysh praktikat më të mira botërore, ku dy shtete nuk njohin njëra – tjetrën, megjithatë arrijnë marrëveshje ndërshtetërore në të mirë të qytetarëve”, ka thënë Tahiri.

    Zëvendëskryeministrja tha se marrëveshjet me shkrim, të cilat nuk janë nënshkruar për shkak se Kosova nuk ka marrëdhënie kontraktuale me Bashkimin Europian, do t’u dorëzohen Prishtinës dhe Beogradit, të hënën, dhe menjëherë do të bëhen publike.

    Tahiri theksoi se zgjidhja për lëvizje të lirë nënkupton që targat e vjetra të automjeteve të lëshuara në kohën e ish-Jugosllavisë, por më vonë edhe nga Serbia dhe strukturat paralele nëpër enklava serbe, do të eliminohen më së largu deri në fillim të nëntorit.

    “Prej 1 nëntorit të këtij viti, në fushën e lëvizjes së lirë shuhen të gjitha strukturat paralele. Nuk do të ketë më zyra që prodhojnë dokumente ilegale si dhe ndërprerjen tabelat e vjetra që janë përdorur në mënyrë ilegale në Kosovë”.

    Ajo e ka quajtur “lajm shumë të mirë” njohjen reciproke të diplomave universitare dhe shkollore, veçmas për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Por kjo marrëveshje përfshin edhe universitetin serb në veri të Kosovës.
    “Shumica e shqiptarëve të Luginës së Preshevës shkollohen në Kosovë dhe po kanë vështirësi për nostrifikim diplomash, për vazhdimin e studimeve apo për punësim. Por, kjo çështje rregullon edhe disa parregullsi në kundër të Universitetit të Mitrovicës, ku ka kontradikta në dokumente. Me këtë rast, Kosova jo vetëm në fushën e lëvizjes së lirë, por edhe në fushën e arsimit, vendos rendin dhe ligjin”, ka thënë Tahiri.

    Kryenegociatorja kosovare pranoi se Kosova do të marrë nga Serbia kopjet e regjistrave civilë të certifikuara. Për këtë marrëveshje, ajo tha se është e përkohshme dhe një ditë Kosova do ta marrë dokumentacionin origjinal.
    “Ne kemi pranuar se përmes kësaj, plotësojmë kuadrin e regjistrit civil dhe plotësojmë një prej kushteve shumë të rëndësishme për liberalizimin e vizave. Kjo është një zgjidhje kalimtare deri në një moment tjetër, kur do të realizohet kthimi i origjinaleve”.

    Zëvendëskryeministrja vlerëson se dialogu në Bruksel do të prodhojë efekte konkrete drejt afrimit me BE’në. Ajo tha se zyrtarëve të lartë të Bashkimit Europian u janë parashtruar kërkesa konkrete nga Kosova. “Kërkesat tona të parashtruara zyrtarisht janë: liberalizimi i vizave, hyrja në marrëdhënie kontraktuale me BE’në dhe përshpejtimi i statusit të kandidatit”.

    Shefja e delegacionit të Kosovës tha se për dialogun me Serbinë,
    vendimmarrëse është Qeveria, e jo Parlamenti. Kjo, sipas saj, është definuar me Rezolutën për dialog, e aprovuar nga deputetët në mars.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    Në Serbi as me targa, as me pasaporta të Kosovës

    Publikuar: 04.07.2011 - 11:32


    Beograd, 4 korrik - Shefi i ekipit negociator serb në bisedimet me Kosovën Borko Stefanoviq ka deklaruar se "Kosova për Serbinë nuk është shtet, as që do të jetë ndonjëherë". Sipas tij, marrëveshja e Brukselit me Prishtinën do të lehtësojë jetën e përditshme të popullit serbë në Kosovës, por nuk do të thotë njohje indirekte e pavarësisë së Kosovës, ka thënë Stefanoviq në një intervistë për gazetën "Veçernje novosti".

    "Pasaportat që si zgjidhje na imponoi Prishtina, nuk kaluan. Nëpër rrugët tona nuk do të ketë makina ne stemën e të ashtuquajturës Republikë e Kosovës", siç e citon “Novosti” të jetë shprehur Stafanoviq, duke i numëruar "përparësitë" e marrëveshjes për palën serbe.

    "Do të vazhdojmë të kryejmë funksionin e shtetit ndaj komunave tona dhe qytetarëve tanë në Kosovë. Serbët edhe më tutje normalisht mund të shfrytëzojnë dokumentet e Republikës së Serbisë, nëse këtë e duan", thotë Stefanoviq.

    Siç shkruan kjo gazetë gazetë, qytetarët e Kosovës që në linjën administrative me Serbinë vijnë me makina, në të cilat janë targat me stemë të Kosovës dhe të cilët kanë me vete vetëm pasaportat e Kosovës, por nuk do të mund të vazhdojnë rrugën.

    Mirëpo, nëse kanë letërnjoftim, mund të vazhdojnë më tutje, por me atë rast do të marrin një karton identifikues, ndërsa targat do të ndërrohen me ato të përkohshme. Targat e UNMIK-ut me singlën KS nuk do të bëjnë pengesa. Në dalje të Serbisë udhëtari ua kthen aurtoriteteve kufitare serbe kartonin identifikues, i cili shërben si dëshmi se ka hyrë në Serbi. Udhëtari pastaj në shtetin tjetër mund të tregojë pasaportën e Kosovës.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    qfar levizje e lire bre?.nuk guxon me hy ne serbi me targa as pasaporte te kosoves,kurse serbet kan te drejt 2shtetesie ne kosove dhe mbajten e stemave te serbise ne institucione dhe gjithkun tjeter...
    reciproke hahahah o nanen e rrencave jau ******.

  10. #10
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-06-2011
    Postime
    52



    Tirana përshëndet marrëveshjet Kosovë-Serbi


    Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet arritjen e marrëveshjeve të para në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, bazuar në parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes dy vendeve
    image


    Postuar më, 4 korrik 2011 - Ministria e Punëve të Jashtme e Shqipërisë përshëndet arritjen e marrëveshjeve të para në bisedimet teknike Kosovë-Serbi, bazuar në parimet e reciprocitetit mes dy shteteve të pavarura e sovrane dhe vullnetit të mirë për të bashkëpunuar në zgjidhjen e çështjeve praktike mes dy vendeve.

    “Marrëveshjet për lëvizjen e lirë, njohjen reciproke të diplomave dhe regjistrat civilë, janë në përputhje me frymën e bashkëpunimit dhe integrimit evropian të rajonit dhe i afrojnë këto dy vende e gjithë rajonin më afër me BE-në”, thuhet në deklaratën e MPJ-së.

    MPJ e Shqipërisë shpreh besimin që marrëveshjet e arritura do të fillojnë të zbatohen sa më shpejt dhe përshëndet angazhimin e përbashkët të BE-së dhe SHBA-së, që mundësuan arritjen e marrëveshjeve të dobishme për qytetarët e të dy vendeve.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •