Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Pasaportat biometrike e kartat e identitetit tani merren edhe në Athinë

    Zyra e parë për aplikimin për pasaporta biometrike shqiptare në Athinë në ambasadë u përurua gjatë një ceremonie të posaçme.

    Në ambasadën shqiptare në Athinë, filloi aplikimi për pasaportat biometrike dhe kartat e identitetit.

    Zyra e parë për aplikimin për pasaporta biometrike shqiptare në Athinë në ambasadë u përurua gjatë një ceremonie ku merrte pjesë zv/ministri i Punëve të Brendshme, Ferdinand Poni dhe zyrtarë të ministrisë së Jashtme.

    Fillimi i aplikimeve përmbush një kërkesë të vazhdueshme të emigrantëve shqiptarë që ndodhen në Greqi dhe që për arsye objektive e kanë të vështirë të vijnë në Shqipëri për të aplikuar.

    Ambasadori shqiptar në Athinë, Dashnor Dervishi, është shprehur për “ABC News” se infrastruktura dhe personali i specializuar garantojnë përballimin me sukses të fluksit eventual që do të shënohet në ditët e ardhshme.

    Aplikuesit e parë emigrantë për pasaporta ishin te pranishëm që në ditën e parë.

    Më 28 mars pritet të hapet edhe zyra në Selanik.

    Karta kur aplikohet në Greqi kushton 10 euro, ndërsa pasaporta 108 euro.

    ABC
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #2
    MR. BEAN - Laden Maska e the admiral
    Anëtarësuar
    03-06-2009
    Vendndodhja
    European Union
    Postime
    6,876
    po ne shtete te tjera a dihet gje kur do fillojne se mbeten duke na genjyer?
    ne itali dhe ne zvicer????
    Vasudhaiva Kutumbakam

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •