Kjo ishte tentativa e 3 per te vrar kete Lepurin.
Dy tentativat e para kan deshtuar per ta vrar,
ndaj dhe ky Lepuri bredh me makina te blinduara
sepse esht koshient ndaj gjithckaje.Nofka qe ka,
le shum per te deshiruar.Kontradite me vete.
Kjo ishte tentativa e 3 per te vrar kete Lepurin.
Dy tentativat e para kan deshtuar per ta vrar,
ndaj dhe ky Lepuri bredh me makina te blinduara
sepse esht koshient ndaj gjithckaje.Nofka qe ka,
le shum per te deshiruar.Kontradite me vete.
”Ti, Shqipëri, Më Jep Nder, Më Jep Emrin Shqiptar”
Tan Lepri akuzon Ed Ramen
Biznesmeni deklaron dyshimet mbi autorësinë e atentatit ndaj tij
“Armiqtë e mi dihen nga të gjithë por disa prej tyre kanë mundur të më bëjnë dhe atentat për të më vrarë”- është shprehur Tan Lepuri në polici. Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, është një nga të përfolurit para hetuesve si një nga figurat e dyshuara për atentat. Të paktën ky ka qenë pretendimi i sjellë në mënyrë të tërthortë nga vetë i plagosuri.
Gjatë diskutimeve me një nga hetuesit e krimeve të rënda, ai ka deklaruar se armiqtë e tij janë të dukshëm, pasi janë figura të njohura të politikës në vend.
Deklarata
Disa ditë pas atentatit të bërë ndaj Tan Leprit është bërë e mundur që të merret në pyetje i plagosuri. Pas disa pyetjeve të shumta të Dritan Avllaj ose i quajtur ndryshe Tan Lepri, ai deklarohet: “Armiku im i vetëm dhe nga i cili mund të pres veprime të tilla është Edi Rama". Të paktën ky ka qenë qëndrimi kofidencial që Lepri ka shprehur në një nga hetuesit. Mësohet nga burimet e policisë se ky ka qenë qëndrimi i fundit i Dritan Avllajt, në lidhje me atentatin ndaj tij, ndodhur dy ditë më parë në rrugën “Mihal Grameno” në kryeqytet, kur ai u qëllua nga persona të panjohur me armë zjarri pistoletë. Deklarimi i mësipërm mësohet se është dhënë verbalisht nga Dirtan Avllaj përpara hetuesve dhe drejtuesve të Policisë së të Tiranës, në kohën kur ndodhej në spitalin ushtarak në kryeqytet menjëherë pas atentatit ndaj tij, ku mbeti i plagosur lehtë në shpatull. Tan Lepri është përgjigjur me një fytyrë të vrenjtur para një hetuesi duke mbajtur dhe një qëndrim të tillë përpara hetuesve gjatë një deklarimi verbal të tij ndërsa një pjesë e kësaj deklarate, sipas burimeve është reflektuar edhe në deklarimin e dhënë prej tij për hetuesit e Zyrës së Vrasjeve të Drejtorisë së Policisë së Tiranës. Avllaj, nuk ka folur me detaje konkrete, por burimet thonë se ai kohët e fundit ka pasur takime të shpeshta me drejtuesin e një partie politike që përfaqësojnë komunitetin çam në vend. Duke vijuar bisedën ai ka bërë të ditur se dyshimet e para i hedh në një sulm të mundëshëm politik....
http://www.sot.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=42655an-lepri-rrefehet-ne-polici-akuzon-edi-ramen-sulmi-ndaj-meje-politik&catid=47:kronike&Itemid=58
Ky qenka lajm!
moj Evrope moj k*rve qemotit, ndave tokat e Shqipnise me ushqye kelyshet e Rusise
Berisha-Avllaj-Sejdia dhe Xhamia e re
DASHAMIR BIÇAKU
TIRANË - Hetuesit janë treguar të rezervuar në lidhje me komunikimin e pistave të mundshme të atentatit ndaj Avllajt, duke mos dhënë detaje rreth dyshimeve të tyre.
Dritan Avllaj, 40 vjeç, banues në Tiranë, u qëllua me armë zjarri të enjten në mbrëmje rreth orës 22:00, në rrugën "Mihal Grameno".
Avllaj udhëtonte me një automjet "Mercedez- Benz", me targa gjermane El 412 S, i drejtuar nga shoferi i tij. Në drejtim të Avllajt, dy persona të panjohur që udhëtonin me motor qëlluan dy herë dhe e plagosën atë në shpatull, ndërsa në këtë kohë shoferi shtoi shpejtësinë e veturës së tij duke shmangur përsëritjen e të shtënave ndaj tij, të cilat mund të rezultonin fatale.
Ditën e ngjarjes, Dritan Avllaj ka komunikuar edhe me kreun e Partisë Demokratike, njëkohësisht kreu i qeverisë, Sali Berisha. Nuk dihet se cila ka qenë tema e bisedës mes tyre, por burimet thonë se ajo ka zgjatur disa minuta, dhe se komunikimi telefonik figuronte në telefonin celular të Avllajt. Sipas gazetave afër qeverisë, z.Avllaj në dëshmitë e tij për policinë, ka thënë mes të tjerash edhe që "armiqtë e tij janë njerëz publikë".
Berisha-Avllaj-Hajdin Sejdia
Në blogun e tij online Mustafa Nano citonte dje lajmin e djeshëm të Shekullit për telefonatën Avllaj-Berisha dhe shprehte habi, duke e përfunduar një nga nanonjuzet e tij me shprehjen: "Hë, nuk është e pabesueshme? Apo kur flitet për Berishën nuk ka asgjë të pabesueshme?!"
M.Nano ka të drejtë që habitet, pavarësisht se është një njohës i mirë i mënyrës si funksionon dhe si i ndërton lidhjet e tij Berisha. Por, për ata që e dinë se cili është një nga shqetësimet më të mëdha të kohëve të fundit të Berishës, lajmi nuk është surprizë, përkundrazi, ishte një konfirmim i asaj që në qarqe biznesi në Tiranë përflitet prej disa kohësh.
Telefonata e nxjerrë padashur nga një rrjedhje informacioni në dëshmitë e dhëna në polici pas atentatit, nuk është as e para, as e fundit. Lidhja direkte mes Berishës dhe z.Avllaj ka të bëjë me projektin bashkiak për ndërtimin e Xhamisë së re të Tiranës. Kjo lidhje është burimi i rishfaqjes në Tiranë kohët e fundit të një personazhi të hershëm, emri i të cilit në memorien e kryeqytetasve lidhet pikërisht me truallin ku do ndërtohet Xhamia, që njihet edhe si e famshmja "gropë e Hajdin Sejdisë".
Përgjigjen për pyetjet "pse Avllaj" dhe "cila është lidhja e tij me Hajdin Sejdinë", e dinë thuajse të gjithë: Z.Avllaj ka qenë shofer i Hajdin Sejdisë gjatë kohës që ky emër ishte aktiv në Tiranë.
Fushata kundër Xhamisë
Njerëz afër Berishës mjafton ti ngacmosh pak, për të kuptuar që kjo puna e xhamisë është një nga idetë e Ramës që e ka nervozuar pa masë Berishën. Është gati të bëjë çdo gjë për të arritur rezultatin e mbikalimit të Zogut të Zi. Me një ndryshim: Projekti i xhamisë duhet mbytur që në lindje.
Sinjalin e parë e dhanë mediat proqeveritare, me sulmet e njëkohshme ndaj projektit të bashkisë së Tiranës për ngritjen e një xhamie të re në kryeqytet. Hajdin Sejdia u riaktivizua pikërisht në kulmin e fushatës së tyre. Nëse lexohet reagimi i tij, i botuar (për habinë e organizatorëve të fushatës) pikërisht në "Shekulli" disa ditë më parë, qëllimi kuptohet lehtë: pështjellim me shkak-sherrin e përhershëm të pronave për të penguar me çdo mënyrë avancimin e idesë së ndërtimit të Xhamisë së re, sipas projektit bashkiak.
Në një reagim për gazetën "Shekulli", një javë më parë, përmes përfaqësuesit të shoqërisë "Iliria Holding", Sejdia ishte shprehur kundër projektit, duke thënë mes të tjerash që bashkia duhej ti drejtohej qeverisë për praktikat e shpronësimit dhe duke përmendur një numër enorm pronarësh pretedentë.
Reagimi më pas përmendte sipërfaqen, investimet e mëparshme dhe praktikat ligjore, duke lënë në heshtje pyetjen kryesore: Pse pikërisht tani, dilet me këto pretendime dhe në gjithë këto vite është heshtur? Në reagim, shoqëria "Iliria Holding" është shprehur skeptike për zgjidhjen e problemit të pronësisë së tokës, pasi aty ku është menduar të jetë xhamia dhe objekti muzeal, ka pronarë të tjerë, ndërkohë që prona që zotëron Komuniteti Mysliman Shqiptar është e shpërndarë në tërë sipërfaqen prej 18400 metër katrorë, në rreth 30 ngastra të vogla që fillojnë nga 18 metra e lart, sipas vendimeve të Komisionit të Pronave.
Me të gjitha bataretë
Siç e ka zakon, edhe mbi këtë projekt, kreu i qeverisë është lëshuar me të gjitha bataretë. Kryetitujt e mediave të shtuara proqeveritare dhe riaktivizimi i Sejdisë nëpërmjet Avllajt duke u premtuar rikthimin në truallin në fjalë të "projektit të madh për qendër tregtare" që flinte në sirtaret e tyre, nuk janë konsideruar të mjaftueshme.
Është kërkuar me ngulm mbështetja e Komunitetit Mysliman dhe për këtë ka patur si gjithmonë goditje poshtë mesit, duke shfrytëzuar edhe qenien e djalit të kreut të këtij Komuniteti Selim Muçës në postin e Sekretarit të Dytë të Konsullatës së Përgjithshme në Stamboll. Z.Ermal Muça figuron në listën e emërimeve që u është dhënë si përgjigje një grupi deputetësh nga Ministria e Jashtme. Shkresa ka numrin e protokollit 567 Indeksi 1 - Kthim Përgjigje dhe bashkëngjitur është një listë emërimesh për periudhën 2005-2010.
tani na e bete biznesmen ket tan leprin
se para ca kohesh ishte ishte lepuri qe flinte ne opozite dhe flinte me ramen
tani qe eshte i lidh me salen salibaneve i vjen keq per TAN LEPRIN
Pse i paskan ra Tan Leprit ???!!!???
O Rapto, kush e nxorri mik me Salen Tan Leprin. Muç Nano ??? Kush e botoi foton e cel Tan Leprit ??? Leni mer gamor, gamorlliqet e tuja e t'atij gamorit tjeter Muçit. Ik e gjej nai rren tjeter se bohesh mo i besushem. Kokerr katunari qeke ...
Mund të shkëpusësh Çunat nga TIRONA, por kurrë nuk mund të shkëpusësh TIRONËN nga zemra e Çunave !!!
ja nje pjese e artikullit te gazetes Shekulli te cilen e gjeta diku tjeter sepse vete Shekulli e ka zhdukur artikullin .....
Emri i kryeministrit Berisha ne telefonatat e Tan Leprit para atentatit
Tërhequr më 26 Mars 2011
TIRAN - Dritan Avllaj biznesmeni i njohur i ndertimit pak kohe perpara atentatit ndaj tij te enjten ne mbremje mesohet se ka pasur nje bisede telefonike me kryeministrin e vendit Sali Berisha.
Nje fakt I tille eshte bere I ditur nga burime te Shekullit qe pohuan se Avllaj dhe Berisha kane pasur nje bisede mes tyre e cila ka zgjatur disa minuta ndersa nuk dihet permbajtja e bisedes se zhvilluar mes tyre apo shkaku dhe qellim I bisedes. Burimet thane se biseda eshte zhvilluar pak kohe perpara se Avllajt ti kryhej atentati me arme zjarri ku ai mbeti i plagosur.
..........
http://lajme.shqiperia.com/lajme/art...para-atentatit
"They will not control us, We will be victorious"
une spo mor vesh...si mer kan ra kaq pshte keta politikanet tane ....cpune kan keta me hajdutet e halabaket e rruges se elbasonit .....ky ,shoku i mirit e i turit e i ngjales ..e ka venein ke varrezat ..cuditem si ka ngel gjall deri me sot ..
sa me shpejt te larghet politika nga keta njerez aq me shpjet do shohim dite te bardha
boll me ,me ket politike rruge e halabakesh
M'KA IK ZARI
Krijoni Kontakt