Mafia e ndertimit , pjese e kupoles mafioze te Edi Rames , lajne hesapet me njeri tjetrin . Tan lepurushi kishte marre makine te blinduar per arsye qe ai vet e ka menduar si njeri i lidhur me kupolen mafioze ,mund te eliminohet fizikisht .
Mafia e ndertimit , pjese e kupoles mafioze te Edi Rames , lajne hesapet me njeri tjetrin . Tan lepurushi kishte marre makine te blinduar per arsye qe ai vet e ka menduar si njeri i lidhur me kupolen mafioze ,mund te eliminohet fizikisht .
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Atentat Tan Leprit, shoferi: Qëlluan dy veta me motor
Dritan Avllaj, i njohur si Tan Lepri, mbeti i plagosur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në një atentat nga dy persona me skafandër që lëviznin me motor.Ngjarja ndodhi rreth orës 22:15, në afërsi të Tregut Elektrik, në kryeqytet, kur Avllaj sapo kishte dalë nga një lokal ku ishte duke darkuar. Burime nga policia thanë se dy persona, mesa duket i kishin zënë pritë dhe sapo “shënjestra” e tyre ka hipur në makinë, kanë nxituar që të qëllojnë në drejtim të tij. Mësohet se makina tip “Mercedez”, drejtohej nga shoferi, ndërsa Dritan Avllaj ka qenë i ulur në sediljen e pasme të makinës. Sipas të dhënave paraprake të grupit hetimor, duke u nisur edhe nga deklarimet e drejtuesit të mjetit, autorë të ngjarjes kanë qenë dy persona me skafandra në kokë, të cilët kanë qenë duke lëvizur me motor dhe nuk janë identifikuar ende. Gjithashtu, ende nuk dihen motivet e kësaj ngjarje, të paktën derisa grupi hetimor të marrë një version edhe nga i plagosuri, sapo mjekët të lejojnë oficerët e policisë që ta marrin në pyetje. Mbrëmë gjatë gjithë natës, drejtuesit e Policisë së Tiranës dhe oficerët e grupit hetimor kanë qenë në gatishmëri për të pritur dëshminë e Dritan Avllajt, në mënyrë që të ndërtojnë edhe pistat e para të hetimit.
Atentati
Rreth orës 22:15, makina ende nuk kishte lëvizur nga vendi ku ishte e parkuar, kur motori në të cilin ndodheshin dy persona është afruar tek xhami i sediljes së pasme dhe njëri nga personat ka qëlluar 6 herë me pistoletë në drejtim të Dritan Avllajt. Policia konfirmoi se vetëm një nga plumbat ka goditur në shpatullën e majtë Avllajn, i cili, pas ndërhyrjes kirurgjikale, e ka kaluar rrezikun për jetën. Grupi hetimor i mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes, ka gjetur brenda makinës gjashtë gëzhoja që dyshohet se i përkasin një pistolete me kalibër 9 milimetër. Ndërsa ngjarja, për vetë dinamikën e saj, është klasifikuar si “vrasje e mbetur në tentativë”. Asnjë prej plumbave nuk ka goditur drejtuesin e makinës, që për policinë ky fakt flet qartë për një veprim të organizuar mirë nga autorët, për të cilët “shënjestra” ishte pikërisht Dritan Avllaj, i cili fatmirësisht mundi t’i shpëtojë atentatit. Ende nuk dihen motivet e ngjarjes dhe as autorët e atentatit.
Biznesmeni i përfolur
Biznesmeni Dritan Avllaj, apo Tan Lepri, kishte vetëm disa ditë që ishte kthyer nga Kosova, ku sipas disa prej miqve të tij që janë marrë në pyetje, kohët e fundit ka qëndruar më shumë në Tiranë. Emri i tij është përfolur në jo pak raste nga organet e drejtësisë shqiptare dhe në media. Dritan Avllaj së fundmi ishte objekt i një hetimi të Prokurorisë, pas akuzave që maxhoranca ka ngritur ndaj tij, si të përfshirë në afera korruptive lidhur me lejet e ndërtimit te Kodrat e Liqenit. Sipas akuzave të bëra publike për median, Avllaj njihet si një ndër njerëzit që ndërtonin në Tiranë, falë mbështetjes që i ofronte kreu i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama. Ai ka dëshmuar edhe në Prokurori në lidhje me këto akuza, derisa çështja hetimore në ngarkim të tij u mbyll rreth një muaj më parë.
Shoferi: Ishin dy persona me skafandra
Si të vetmin dëshmitar për ngjarje ku mbeti i plagosur Dritan Avllaj, grupi hetimor i Policisë së Tiranës ka shoqëruar për të marrë në pyetje shoferin e tij. Edhe pse as ai nuk ka mundur të japë shumë përshkime për autorët e ngjarjes, pasi, sipas tij, të dy kanë pasur skafandra në kokë dhe e ka pasur të pamundur që t’u shikojë fytyrat. Shoferi i Dritan Avllajt ka pohuar para oficerëve të policisë, se në momentin kur ka ndodhur ngjarja, sapo kishin hipur në makinë, pasi kishin darkuar në një restorant që ndodhet në zonën e njohur si Tregu Elektrik në Tiranë. Sipas tij, makina ende nuk kishte lëvizur nga vendi kur ka dëgjuar të shtënat. Në momentin kur është kthyer për të parë se çfarë po ndodhte, një motor ka lëvizur me shpejtësi dhe shoferi tregon se mbi të ndodheshin dy persona me skafandra në kokë dhe njëri prej tyre, ai që ndodhej mbrapa, futi një pistoletë në brez. Kaq ka mundur të fiksojë nga ngjarja shoferi i Tan Leprit, pa pasur mundësi të tregojë më shumë të dhëna për policinë. Ka qenë ai që ka lajmëruar menjëherë policinë për ngjarjen, duke kërkuar edhe ndihmën e një ambulance, pasi Avllaj ndodhej i gjakosur në sedijen e pasme dhe mund të rrezikonte jetën. Policia ka nisur hetimet në lidhje me ngjarjen dhe mbrëmë gjatë gjithë natës ka ushtruar kontrolle të imtësishme për të gjetur motorin e dy autorëve dhe për të bërë të mundur identifikimin e tyre.
Tritoli në lokalin e Avllajt ku darkonte Rama
Rreth katër vjet më parë, më 13 shkurt të vitit 2007, 150 gramë tritol ka shpërthyer në lokalin në pronësi të Dritan Avllaj, përballë Prokurorisë së Përgjithshme, vetëm disa minuta pasi aty kishte darkuar kryebashkiaku Edi Rama. Ky ishte incidenti i parë kur nisi të përflitej në kronikën e zezë emri i Tan Leprit. Madje një prej dyshimeve kryesore të policisë në lidhje me shpërthimin e eksplozivit, lidhej në atë kohë me problemet që ai mund të kishte në biznesin e tij bashkë me vëllanë. Pas shpërthimit, Avllaj pati deklaruar në polici se Edi Rama kishte më shumë se një orë që ishte larguar nga lokali. Kjo, sipas policisë, tregonte se shpërthimi nuk kishte lidhje me Ramën, por më Tan Leprin.
Panorama
ETLEVA DELIA
thone qe i ka gjuajt sali berisha,,,
se ka fillu fushaten kunder korrupsionit ,,,,,
dhe do vrasi lepuj e minj ,,,
po luanete e tigrat e korrupsionit
do ti paisi me ipad se bllokut ilirit i iku koha
ushtari i grorit dhe i xhikes......rruga e Elbasonit
LE TE BEHET DEPUTET UN VOTOJ PRRRRRO
each second is eternity as eternity is now,
and now, now is forever
Para qe ta quash idiotlliqe shkrimet , dua te te them ty dobic qe disa njerez e njohin lepurushin dhe japin informacione per aktivitentin e tij
Atentati i miorganizuar eshte e tipit mafioz ,per larje hesapesh ose eliminimin fizik . Ne 2007 lokali i tij shpertheu eksplozivi , vepra tipike mafioze .
Ndryshuar për herë të fundit nga Noellag : 25-03-2011 më 16:41
Larguar
Duhet te perjetosh shume qe te behesh njeri
Po ca mafie jane Shqiptaret mor aman,apo ua ngriti veshet ai Italiani Saviano.
Shqiptaret jan akoma ne hapin fillestar vulgar te mafies,dhe ky eshte rasti me i fresket.
Krijoni Kontakt