Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71

    Dashuria është Trilluar Nga Fukaraja, Sepse I Pasuri Gjithmonë E Ka Blerë Me Para

    (Njerëzit madhërojnë guximin, talentin, mirësinë, por, kurrë, në të vërtetë, nuk çmojnë asgjë më shumë se paranë) – Henri Beker

    Për të gjithë ata që nga asgjëje kanë arritur të bëjnë një pasuri të madhe materiale në jetë, në asnjë mënyrë nuk mund të thuhet se nuk janë njerëz të aftë. Përkundrazi, ata janë shumë të ngathtë dhe tejet të gjindshëm, përndryshe, as që kishin arrit të bëjnë një pasuri kaq të madhe. I tillë duhet të jetë edhe presidenti ynë i porsazgjedhur, Behxhet Pacolli. Njeriu, politikisht mediokër dhe kontradiktor, pa kurrfarë prirje në këtë fushë, e materialisht, tepër i pasur dhe fuqiplotë.
    Edhe pse që të jetë politikan i mirëfilltë, atij si vlerë i mungon kjo karakteristikë e pare, në përmbushjen e kësaj mangësie, i del në ndihmë rrethana e dytë favorizuese -PARAJA. Por, derisa nga njëra anë, asnjë i varfër nuk mund të bëhet aq lehtë i pasur, nga na tjetër, një i pasur, shumë lehtë mund të bëhet i urtë dhe i dijshëm. Rreth vetes ka mundësi të angazhoj këshilltar më të mirë. Njerëz të tillë që e dinë shkëlqyeshëm zanatin e vet dhe pa u hamendur fare se si do të përdorohet dija e tyre nga punëdhënësi, duke ju vënë në shërbim përulës atyre, e kënaqin egon e tyre të pangopshme shfrenuese për një copë autoritet të rrejshëm dhe pushtet fiktiv. Fundja, kështu ka qenë përherë. “Edhe dashurinë”- thotë populli - “e ka trilluar fukaraja, sepse i pasuri gjithmonë e ka blerë me para”
    Si metaforë tjetër për të pasurit, më kujtohet shumë mirë një shembull me gjyshen time të ndjerë. Sa herë që ajo në TV shikonte disa “faca” (fizionomi) njerëzish, pa ditur fare se për kë bëhet fjalë në atë emision, gjithnjë konstatonte: “çeky, biri im, e paska çehren Zotni” Sipas intuitës së gjyshes sime, të gjitha ata kanë qenë vërtet Zotni, sepse në jetën private ishin shumë të pasur. Pra, sikur po shihet, paraja nuk po të bënte vetëm të mençur, inteligjent, politikan, dashnor... por edhe ZOTNI.
    Tek këta njerëz shumë të pasur, është edhe një mani e tyre e shprehur interesante: përmes reklamës së fuqishme nëpër medie, gjithnjë pretendojnë ta vejnë në plan të theksuar humanizmin dhe kujdesin e madhe që ata kinse bëjnë ndaj shtresave të varfra.
    Unë, gjithnjë në kontakt të drejtpërdrejt me ndonjë adhurues të flaktë të z. Pacollit, si argument favorizues për vlerat e tija humanitare, rregullisht dëgjoj atë refren shumë të përsëritur se ai na paska ndihmuar qindra familje fukara. Kur një ditë e pyeta një bashkëbisedues timin si përkrahës të tij se, nga e di që z. Pacolli na paska ndihmuar materialisht me qindra familjeve nevojtare, ai si i befasuar mu përgjigj:
    - “Ti po bënë shaka me mua, a?! Hulumto pak më shumë dhe këto fakte mund t’i gjesh kudo nëpër gazeta dhe media”. Pa dyshim se, të gjithë ne, këto fakte mund t’i gjejmë kudo dhe në gjitha medie, sepse, me këso transparenca të tepruara humanitare, çdo pasanik, kryekëput si qëllim, e ka marketing-humanizmin para të tjerëve.
    Kur para disa dite, sërish e takova këtë bashkëbisedues timin, i cili, për nga besimi, njëkohësisht është edhe mysliman i devotshëm, vërejta se, këtë herë, pak sa ishe i dëshpëruar në adhuruesin e tij humanist, sepse, sikur më tha, me habi e kishte përjetuar në atë emision në TV, bodrumin e tij luksoz përlotë me verëra dhe raki më të shtrenjta.

    Drejtësia e çuditshme e filozofit të lashtë kinez Tao Tzu

    Me familjen time 5 anëtarësh: unë, bashkëshortja - që të dy intelektualë (jurist pa punë dhe mjeke), 3 fëmijë goxha të rritur dhe pa pune, me një buxhet familjar prej 300-350 euro në muaj, të cilëve këto ditë na ishte kërcënuar KEK-u me ndërprerjen e rrymës për shkak të mospagimit të borxhit, në një kanal tonin televiziv, me ankth, lakmi dhe neveri, e shikonim së bashku pasurinë marramendëse të presidentit tonë Behxhet Pacolli.
    Pas përfundimit të këtij emisioni, djali im i madh, mua drejtua mua dhe bashkëshortes sime me këto fjalë pesimiste:
    - E patë!? Ju “shk...” ato shkollat e juaja që mi keni krye, e sot, nuk po keni mundësi së paku ta paguani rrymën me rregull?
    Edhe pse pranoj se u ndjeva keq në këtë situatë, para tij këtë herë, nuk u mbrojta sikurse zakonisht me citimin e asaj urtësie time të njohur utopiste: “Më mirë Sokrat i vuajtur, se sa derr i lumtur”, por, aty për aty, mu kujtua një anekdotë tjetër me filozofin e lashtë kinez, Lao TZU.
    Ai na ishte aq i urtë saqë mbreti i asaj kohe e ka ftuar që ta ketë ministër të parë. Leo TZU ka refuzuar lehtë. I ka thënë: “Kjo nuk do të funksionoj se është e pamundur që ne të dytë të vijmë në konstatime të barabarta. Ti jeton në harmoni me idealet, të cilat i ke trashëguar prej babait tënd, kurse unë jetoj sipas vetëdijes sime” Por mbreti edhe më tej ka insistuar, sepse nuk ka parë se aty mund të ketë ndonjë problem.
    Qysh ditën e parë të qeverisjes së tij është zënë një hajn. Ai ka marr diçka prej një njeriu të pasur i cili ka deklaruar se ky ishte hajni. Lao TZU i ka dënuar të dytë me nga 6 muaj burg. Pasaniku tepër i befasuar me këtë drejtësi, ka reaguar kështu:
    - “Çfarë? Unë jam i vjedhur, unë jam viktima, kurse ti po më dënon mua. A je ti normal? Nuk ka pasur shembuj në histori që i vjedhuri të dënohet e jo hajni”.
    Lao TZU i qetë, ju është përgjigjur pasanikut kështu:
    - “ Në të vërtetë, ty do të duhej dënuar shumë vite, më tepër se hajnin – unë kamë qenë tepër i mëshirshëm , se ti ke grabitur gjithë të hollat e popullit. A po mendon, vallë, se të hollat bien nga qielli? Kush i ka bërë këta njerëz kaq të varfër, saqë duhet të merren me hajni? Ti je për këtë përgjegjës. Ky do të ishte gjykimi im në çdo rast hajnie. Që të dy do të shkoni në burg. Delikti yt është shumë më i thellë - delikti i tij është i parëndësi. Ai është i varfër kurse ti je fajtor për këtë. Prandaj, nëse ai vjedh ca të holla nga trezori yt, kjo nuk është ndonjë delikt i madh. Ato të holla ju përkasin shumë njerëzve të varfër prej të cilëve i ke rrëmbyer. Ti je bërë gjithnjë më i pasur e më i pasur, gjersa njerëzit rreth teje janë bërë gjithnjë e më të varfër e më të varfër...

    Adnan Abrashi

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Autorin te ketij shkrimi e 'pergezoj" per menyren si i maron qejfin vehtit
    B.Pacolli eshte shkolluar e pasuruar ne perendim,nuk eshte pasuruar per dy-tre vite siq pretendon autori i ketij shkrimi qesharak,per dallim nga keta politikanet tane qe edhe jane "shkolluar" edhe kane qeverisur ne te njejten kohe.Pse nuk kritikon askush asnjehere R Haradinaj,H.THacin,F.Limajn per menyre si jane pasuruar??!!!
    Pastaj ,politikan i mire sipas autorit na qenka te kesh oratori,dhe jo plane konkrete!!!

  3. #3

    shtojcë...

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Autorin te ketij shkrimi e 'pergezoj" per menyren si i maron qejfin vehtit
    B.Pacolli eshte shkolluar e pasuruar ne perendim,nuk eshte pasuruar per dy-tre vite siq pretendon autori i ketij shkrimi qesharak,per dallim nga keta politikanet tane qe edhe jane "shkolluar" edhe kane qeverisur ne te njejten kohe.Pse nuk kritikon askush asnjehere R Haradinaj,H.THacin,F.Limajn per menyre si jane pasuruar??!!!
    Pastaj ,politikan i mire sipas autorit na qenka te kesh oratori,dhe jo plane konkrete!!!
    ... dhe gjithë atë pasuri që ka, nuk e ka as edhe një qindarkë të vjedhur nga djesa e popullit e duke ia marrë kafshatën nga goja fëmijës së fukarasë.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga projekti21_dk Lexo Postimin
    ... dhe gjithë atë pasuri që ka, nuk e ka as edhe një qindarkë të vjedhur nga djesa e popullit e duke ia marrë kafshatën nga goja fëmijës së fukarasë.
    Nenkuptohet,pasuruar ne perendim,dy here shpallur po ne Zvicer biznesmen i vitit,e Zvicra nuk i jep kete titull njerezve te korruptuar.Nuk jam adhururese e menyres se perfitimit te votave te bera ka ky ama per hire te vertetes,inatin ne ja paqin ,hakun mos te ja hane!!!
    Por shqiptari e dine vetem gjuhen e frikes,nese nuk ka frike ,per moral se lene keq ,si autori i ketij shkrimi

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71
    Behxhet Pacolli, te nderuar komentues dhe adhurues te flakte te tij, vertete pasurine e vete e ka krijue jashte Kosove, por nuk ka lene pa shfrytzuar edhe Kosoven ne kete drejtim. Ju dhe gjithe ne vetem dime se sa e sa firma te djerses se popullit te kesaj Kosove jane blere nga Bexhet Pacolli me emer tjeter. Dicka e tille eshte tentuar pa sukses nga ai edhe ne firmen ku une kam punuar ....
    Ai permes Bankes Ekonomike, qe eshte me mbi 70% e kapitalit te tije, shperndan kredi - FAJDE mira e mira kosovareve te varfur te cilet, kur nuk kan mundesi t'i paguajne ato, ju merr pasurine e tyre te patundshme te lene si hipoteke. Biznesi i B. Pacollit jashe Kosove eshte kryesisht i lidhur me shtetet ku jane ne pushtet sistemet diktatoriale qe pa meshirshem e shfrytzojne popullin e tyre fukara. Njeriu kosovar dhe njeriu i varfer i Kazakistanit, Azerbejxhanit, Bjellorusise...etj. eshte njeri njete i shfrytzuar deri ne palce nga kushdoqofte alla Pacolli apo dikush tjeter matrapaz. Une personalisht njoh dy firma te miqeve te mij qe Behxhet Pacolli ju ka borxh me mijera evro dhe pak ka shpresa qe ata me gjygj ta realizojne kete te drejte, sepse ky i ka korruptuar kudo.
    Se kush eshte ne te vertete Behxhet Pacolli, do ta dini nese e kujtoni letren e hapt te babait te policit tone te vrare TRIJUNF RIZA, i cili haptazi ne media ka akuzuar Pacollin per lidhjet e tiia krimenele me SEKIRAQEN.
    Mos ta harrojme tenderin prej 14 milion evro te "PALLATIT TE SHTYPIT" ne Prishtine. Dallimi i ofertes se tij prej ofertuesve tjere potencial nuk ka qene 1-2 milion por 7-9 milion evro.
    A nuk e quani ju hajni te Kosoves keta, a?
    Per anenet morale te tij, nuk dua te flas ketu... (medoj per harremin e tij dhe kushtezimet ndaj gjinise se kundert)
    Ka edhe shume e shume fakte tjera ne kete drejtim....por, fatkeqesisht ato do ti kuptoj ky popull tek me vone.
    per fund, ershte interesant edhe nje e dhene e sakt. Ka drejte cdo kush ta besoj ose mos e besoj kete. Pacolli ka angazhuar njerez qe kudo ne faqe interneti dhe forume shqiptare te reagojne ndaj cdo shkrimi apo pasusi te thurur kundra tij... E njoh edhe njeriun qe ka pranuar nje detyr te tille...

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745
    Citim Postuar më parë nga NANDA Lexo Postimin

    Nuk jam simpatizante e partise se tij aspak,kam votuar VV ne zgjedhjet e fundit,por iritimi im eshte ne "guximin" tend dhe te tjereve kunder B.P nderkohe kemi shume politikane te korrupruar e te stekorruptuar qe cuditerisht nuk i shihni e aq me pak ti denonconi me shkrimet e juaja!!!
    B.Pacolli eshte per momentin politikani ne pushtet me pak i korruptuari ne Kosove ,ndersa nese ka mundur ti varferon popujte e Kazakistanit,Azerbejxhanit e Bjellorussise ,aq me ben ,pasi e paskan lejuar ka qene dasht edhe ti dh... ne goje,per mua me rendesi este te mos vjedh ne Kosove.
    Ndersa sa i perket bankave me fajde ,nese dine ti ndonje banke qe jep kredi pa fajde ,te lutem me lajmero!!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    11-09-2008
    Postime
    71
    Per ANE

    Nuk ka banke pa fajde, Ane, por nuk ka as banke ne bote qe jep kredi me kaq perqindje te madhe te kamateve sikur ne Kosove. Ashtu bene edhe banka e B.P. Le te behet ai aq i drejte me banken e tij dhe ti harmonizoj i pari kamatat me lartesine e perqindjeve te bankave tjera kudo ne bote?!! Jo, nuk e bane kurre ai nje pune te tille. Shfrytzuesit e paskurpullt alla B.P dhe tjere kurre nuk do ta bejne nje gje te tille!!
    Nuk di sa i percjellni shkrimet e mija, e me sa pash nga reagimi i juaj - fare. Per permbajtjen e tyre disa here jame kercenuar nga keta pushtetar te korruptuar sic thoni ju, por une i quaj dhe i kam quajtur gjithnje hajna dhe kriminel.
    Na kokeni nje perkrahes i VV. Vetem simpatizant, me sa duket sepse sikur te ishit te kycur drejteperdrejt ne ndonje strukture te saj organizative te anetaresise, sikurisht kishit pase informata dhe bindje ndryshe per B.P.
    VV ka informata dhe argumente edhe me bindese per veprimtarine e ketij hajni nderkombetar. Po e quaj pa ngurrim hajn ...
    Meqe po komunikojme, une jam Adnan Abrashi, e ju qe e mbroni B.P, ma thuani identitetin e juaj te plote. Une fare nuk fshihem prapa nikinemave dhe emrave te rrejshem kur e kritikoj jo vetem B.P por te gjithe te tjeret.

  8. #8

    Zoteri ,eshte e vertete qe shkrimet e tua te meparshme nuk i kam lexuar por nese ke shkruar keso shkrime edhe kunder R.Haradinaj ,F.Limaj,e te tjereve qe kane fituar pasuri marramendse ne afat te shkurter rekord ,atehere te kerkoj falje.
    Une nuk paraqitem me emer te vertete ,sepse e pranoj ,nuk kam guxim te perballem me pasojat ,por i admiroj ata qe nuk iu mungon guximi.
    Sa i perket VV nuk jam anetare por vetem kam votuar ,nuk jam anetare e asnje partie politike.

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •