Ministri i FSK-së Agim Çeku, i shoqëruar nga komandanti i FSK-së gjenerallejtënant Sylejman Selimi, dhe një delegacion tjetër i FSK-së, udhëtoi për një vizitë zyrtare dy ditore në Republikën e Shqipërisë.
24 mars 2011
Kjo vizitë realizohet me ftesë të ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë Arben Imamit. Delegacioni i MFSK-së, përpos vizitave që do t’i bëjë Ministrisë së Mbrojtës së Shqipërisë dhe Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, do të takohet edhe me presidentin shqiptar, Bamir Topi, dhe kryeministrin shqiptar, Sali Berisha. Gjatë këtyre dy ditëve të qëndrimit në Shqipëri, delegacioni i MFSK-së do të vizitojë edhe oficeret dhe nënoficerët e FSK-së që po trajnohen në Akademinë e Mbrojtjes së Shqipërisë.
Kjo është vizita e parë zyrtare e ministrit Çeku në cilësinë e ministrit së FSK-së në Shqipëri.
Krijoni Kontakt