SHEJH ABDUL-KADIR EL-XHILANI
(1077 1166)
POROSI DJALIT
1. Djali im tė porosisė:
Ti kesh frikė e ti pėrulesh
Zotit tė Madhėrishėm,
Sheriatit ti pėrmbahesh,
Bindju ligjeve tė Tij,
Dhe merru me dituri.
2. Udha jonė themelohet
Nė librin e All-llahut,
Nė fjalėt e veprat
E Muhamedit alejhis-selam.
Zemėr tė pastėr kėrko
Dhe shpirt fisnik hulumto!
3. Tė porosisė biri im:
Dijetarėt i ndero,
Sillu mirė kudo,
Tė mirat materiale
Nėse i ke
Pėr tė mirėn
E pėrgjithshme
I shpenzo!
4. Mos u shoqėro
Me ata qė sjanė
Nė nivelin tėnd
Moral e intelektual.
Por, ndihmoi njerėzit
Pėr kėrkesat jetėsore
Dhe nė udhėn shpirtėrore!
5. Nė takim tė parė
Mos shfaq dituri
Por trego sjellje,
Mirėsi e njerėzi,
E para tė largon
E dyta tė afron!
6. Pėrpiqu nė shoqėri
Tė jeshė i thjeshtė,
I sjellshėm e bujar.
Mbaje nė mend pėrherė
Se mė i afėrti i Perėndisė
Ėshtė ai qė i shėrben
Mė sė miri njerėzisė!
Dhe vepra mė e mirė
Nė kėtė botė
Ėshtė ajo qė bėhet
Vetėm pėr tė Madhin Zot.
7. Djali im, mė nė fund:
E lus All-llahun
Qė tė kesh kujdes
Nėpėr shtigjet e jetės,
Pėrhapi kudo me durim,
Dhe me dituri,
Rrezet e sė Vėrtetės !
Pėrktheu nga anglishtja:
Mexhid YVEJSI, Gjakovė
Krijoni Kontakt