Pyetja qė shtroni ėshtė retorike. Greqia, si ēdo vend tjetėr qė shtrihet nė rajonin Ballkanik nuk pėrbėn pėrjashtim nė shkrimin emotiv tė njė historie stadiumesh tė veshur me petkun e nacionalizmit kulturor dhe fetar. Dhe Shqipėria gjatė regjimit enverist ndoqi tė njėjtėn linjė karakteristike ballkanike - psh kryengritjet antiosmane qė ndodhnin si pasojė e situatės sė rėnduar ekonomike visheshin me atribute kombėtare. Por nė ndryshim nga grekėt, kjo lloj linje lėvrimi shqiptare ndikohej nga dozat e larta tė etnicitetit. Nė kėtė pikė do hapej njė sferė e gjėrė dhe mjaft "gri" diskutimi pėr karakteristikat e ish regjimit komunist shqiptar qė nė vetvete nuk ishte dhe aq "komunist" internacionalist. Kristo Frashėri nė njė shkrim tė tij "A duhet dėnuar Skėnderbeu se u pėrdor nga Enveri?" hedh mė shumė dritė nė kėtė aspekt.
Nė rastin konkret pėrplasja e madhe ndodh mes dy identiteteve: atij etnik tė pėrfaqėsuar nga shqiptarėt dhe atij kulturor-fetar grek. I pari dėshton sė bashku me shqiptarėt jo vetėm nė kontekstin grek por nė tė gjitha pėrplasjet e mundshme qė na ka servirur historia post revoulucionit francez, ndėrsa i dyti mbetet dominant, siē e ceka dhe mė sipėr. Sipas mendimit tim ēėshtja shtrohet akoma dhe mė thjeshtė: kėto "neogrekė" ēfarė ndihen nė vetvete? Pasi nėse do pėrdorej retorika e manipulimit historik tė ndjenjave tė tyre tė vetėmohuara kombėtare, periudha e ndėrgjegjėsimit ka qėnė tepėr e gjatė dhe e mjaftueshme. Ndaj dhe origjina e kėsaj popullate kalon nė plan dytėsor pėr sa i takon rėndėsisė duke pėrbėrė veē statistika historike.
Krijoni Kontakt