Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 15
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e fegi
    Anėtarėsuar
    29-05-2009
    Postime
    5,767

    1.5 milion euro pėr vetura luksoze

    Lavdim Hamidi & Enis Veliu | 22-03-2011
    Institucionet e Kosovės nuk heqin dorė nga luksi i tepruar as kėtė vit, pėrkundėr gjendjes sė rėndė ekonomike me tė cilėn po pėrballen qytetarėt e vendit. Pavarėsisht se mijėra vetura zyrtare janė nė dispozicion tė institucioneve vendore, ato edhe nė buxhetin e kėtij viti kanė paraparė shuma tė majme pėr blerjen e veturave tė reja.

    Shpenzimi i parasė publike pėr vetura luksoze kritikohet ashpėr nga pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile nė vend dhe ekspertėt e ekonomisė, tė cilėt thonė se gjysma e popullatės pėrballet me mungesė tė ushqimit tė mjaftueshėm, ndėrsa klasa politike abuzon me fonde publike.

    Sipas projektbuxhetit tė vitit 2011, tė cilin e ka miratuar Qeveria e Kosovės, shihet se vetėm niveli qendror gjatė kėtij viti do t’i shpenzojė rreth 1.5 milionė euro pėr blerjen e veturave tė reja. Kosto e pėrafėrt e shpenzimeve pėr qėllime tė njėjta parashihet edhe nė buxhetin e vitit 2012 dhe 2013.

    Hiē mė pak se rreth 350 mijė euro pėr vetura do tė shpenzojnė Ministria e Financave, bashkė me Doganat dhe Administratėn Tatimore tė Kosovės.

    Ministria e Punėve tė Jashtme e Kosovės pėr blerjen e veturave pėr misionet diplomatike kėtė vit do t’i shpenzojė mė se 309 mijė euro, 200 mijė euro nė vetura do t’i shpenzojė edhe Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės pėr nevoja tė gjykatave.

    Pėrfaqėsuesit e zgjedhur nga vota e popullit nė Kuvend, deputetėt, do t’i shpenzojnė 130 mijė euro pėr tė njėjtin qėllim. Agjencia Kosovare e Pronės do t’i shpenzojė 100 mijė euro pėr vetura, Komisioni i Pavarur pėr Miniera dhe Minerale 80 mijė euro dhe Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa pėr blerjen e njė veture i ka paraparė 20 mijė euro buxhet kėtė vit.

    Shoqėria civile ka reaguar duke thėnė se nė kohėn kur Kosova po pėrballet me varfėri tė skajshme, Qeveria po keqpėrdorė paratė e po kėtij populli.

    Avni Zogiani nga organizata pėr dinjitet dhe antikorrupsion “Ēohu” thotė se Kosova ka arritur nė pikėn kritike tė varfėrisė, ku gjysma e popullsisė jeton nė varfėri, ndėrsa nė anėn tjetėr institucionet nuk e ndalin luksin duke abuzuar me fonde publike.

    “Qeveria e Kosovės ka njė kosto mė tė lartė se secila qeveri nė rajon. Politika kosovare krejtėsisht ėshtė shkėputur nga mbrojtja e interesit tė qytetarit. Nė vend se me u mundue me i racionalizuar shpenzimet, tek ne po ndodh e kundėrta, ato po rriten pėr luks tė pushtetarėve”,tha ai.

    Sipas tij, nga papėrgjegjėsia e politikės Kosova po pėrballet me njė gjendje tė rėndė sociale e ekonomike, ngase, siē thotė ai, gjysma e popullatės nuk kanė bukė tė mjaftueshėm, ndėrkaq njė numėr i vogėl keqpėrdorin djersėn e tyre duke bėrė luks tė tepruar.

    Ramadan Ilazi, drejtor ekzekutiv i Lėvizjes FOL, thotė se neni 120 i Kushtetutės sė Republikės sė Kosovės thekson se shpenzimet publike dhe mbledhja e tė hyrave

    publike duhet tė bazohen nė parimet e llogaridhėnies, efektshmėrisė, efikasitetit dhe transparencės. Sipas tij, Qeveria e Republikės sė Kosovės nė vazhdimėsi ka dėshtuar t’i pėrmbahet kėtij neni tė Kushtetutės.

    “Ėshtė e dhimbshme qė sektorė tė tjerė, si Gjyqėsori, Shėndetėsia dhe Arsimi nuk e kanė tė njėjtėn vėmendje financiare, sikurse vetė qeveria”, thotė ai. Ilazi ka shtuar se buxheti pėr Gjyqėsorin ėshtė diku rreth 1.6% e buxhetit total tė vendit, kjo nuk ėshtė nė pėrputhje me deklaratėn e Qeverisė se sundimin e ligjit e ka prioritet. Sipas tij, ka mungesė tė transparencės dhe pjesėmarrjes cilėsore nga Shoqėria Civile dhe hisedarė tė tjerė nė procesin e ndarjes sė buxhetit tė shtetit.

    Lumir Abdixhiku, drejtor i institutit “Riinvest” nė Prishtinė thotė se nė vazhdimėsi kryeministri, Hashim Thaēi, ka deklaruar se do tė zvogėlohen mjetet pėr mallra dhe shėrbime pėr vitin 2011, por sipas tij, njė gjė e tillė nuk po ndodh.

    Pėrkundrazi, nė kėto kategori ka rritje tė buxhetit. Ai thotė se ėshtė koha e fundit qė qeveritarėt tė heqin dorė nga luksi i tepruar.

    “Luksi vazhdon tė jetė pjesė e qeverisė, pėrkundėr nevojave tė mėdha qė kanė qytetarėt e Kosovės. Mė shumė se 700 mijė kosovarė jetojnė me mė me pakė se 1,4 euro nė ditė, ndėrsa institucionet e vendit i ndėrrojnė veturat e tyre ēdo vit”, tha ai.

    Sipas tij, ulja automatike e shpenzimeve pėr mallra dhe shėrbime ėshtė domosdoshmėri, sepse, siē thotė ai, Kosova po futet nė krizė tė thellė ekonomike.

    Qeveria e Kosovės ėshtė nė presion tė vazhdueshėm edhe nga Fondi Monetar Ndėrkombėtar pėr shkak tė vendimit pėr rritje pagash pėr shėrbyesit civilė deri nė 50%, ndonėse marrėveshja e arritur mes kėtyre institucioneve ishte qė pagat kėtė vit tė rriten prej 7-8%.

    Shpenzimet pėr vetura

    Ministria e Financave= 180, 231 euro

    Dogana= 100, 000 euro

    ATK = 67,400 euro

    Kuvendi i Kosovės = 130 000

    Ministria e Punėve tė Jashtme =309 000 euro

    Ministria e Punėve tė Brendshme= 180 000 euro

    Kėshilli Gjyqėsor i Kosovės= 200 000

    Agjencia Kosovare e Pronės = 100 000

    Komisioni i Pavarur pėr Miniera dhe Minerale= 80 000

    Paneli Zgjedhor pėr Ankesa dhe Parashtresa =20 000
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

  2. #2
    Ragnald
    Anėtarėsuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    po pse me fiat punto do dalin politikanet neper vizitat diplomatike keshtu?

    lol

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    pse kush duhet me i ble veturat per misionet diplomatike te kosoves,doganat,administraten tatimore,policin,gjykatat? mos duhet me na i dhuru SHBA&BE,leni keto prrallat e ojqve se veq zhurme bejne.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e dijetari
    Anėtarėsuar
    30-03-2009
    Postime
    1,189
    Citim Postuar mė parė nga Drenica 97 Lexo Postimin
    pse kush duhet me i ble veturat per misionet diplomatike te kosoves,doganat,administraten tatimore,policin,gjykatat? mos duhet me na i dhuru SHBA&BE,leni keto prrallat e ojqve se veq zhurme bejne.


    HAAAHA ata po qajn per vete lol, sepse ata nuk kan ,ojq qe jan grupe te veteformuara dhe perqajn popullin marriiii per ta .
    [COLOR="Blue"][/COLO

    Duart e plakes, jan duar te arta.

  5. #5
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    17-03-2011
    Postime
    174
    Kjo levizja "Fol,, vec po folshin qashtu

  6. #6
    i nėnshtruar Maska e master2006
    Anėtarėsuar
    15-09-2006
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,238
    Para pak ditesh, perderisa ishte ne vizite ne Kosove ministri i mbrojtjes i Maqedonise, vura re se ai erdhi me nje veture mercedes (kogja e vjeter), mendoj se ishte diku e vitit 2000. Kurse tek ne per cdo vit qeveria blene vetura te reja prej fabrikes. Kjo me te vertete eshte teper.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Drenica 97
    Anėtarėsuar
    19-07-2009
    Vendndodhja
    KOSOVE
    Postime
    1,092
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Para pak ditesh, perderisa ishte ne vizite ne Kosove ministri i mbrojtjes i Maqedonise, vura re se ai erdhi me nje veture mercedes (kogja e vjeter), mendoj se ishte diku e vitit 2000. Kurse tek ne per cdo vit qeveria blene vetura te reja prej fabrikes. Kjo me te vertete eshte teper.
    askund nuk po shkruan se do te blehen vetura per MINISTRAT,veturat blehen per agjencite qeveritare doganat,policine,ATK,misionet diplomatike,dhe agjencit e pavaruara si dhe gjygjesorin.
    sa per informim kryetari i serbise ka vetur te blinduar qe kushton mbi 400.000 euro njejt edhe kryeministria kroate.

  8. #8
    Pse s dalin me biēikleta fare,dhe ambjentin nuk e ndotin,lekė nuk shpenzojnė,trupin nė formė e mbajnė
    "Expensive watches do not create time, but reflect how expensive it is to their owner."

  9. #9
    Citim Postuar mė parė nga master2006 Lexo Postimin
    Para pak ditesh, perderisa ishte ne vizite ne Kosove ministri i mbrojtjes i Maqedonise, vura re se ai erdhi me nje veture mercedes (kogja e vjeter), mendoj se ishte diku e vitit 2000. Kurse tek ne per cdo vit qeveria blene vetura te reja prej fabrikes. Kjo me te vertete eshte teper.
    Problemi nuk qendron tek Qeveria Jone e Kosoves e cila shpenzon para te majme per kesi lloj veturash lukzoze. Por problemi kryesor dhe i vetem qendron se vete populli ia mundeson kete lukzos ketyre njerezeve.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e cool_shqype
    Anėtarėsuar
    30-05-2007
    Vendndodhja
    jetoj me lemoshat e nanes natyre
    Postime
    1,024
    po edhe ne Volks mund te hipin ose Reno te bera ne Kine......
    each second is eternity as eternity is now,
    and now, now is forever

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •