Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 28
  1. #1

    Thumbs up Kurti: Fletë-arresti për Limajn në mbrojtje të Thaçit

    Nga Express më 20 mars 2011 në ora 18:38
    Janë ndërprerë hetimet për korrupsion që të mos preket Thaçi, i cili EULEX-it i nevojitet për bisedime me Serbinë, thotë për Radion Evropa e Lirë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.

    REL: Zoti Kurti, pas raundit të parë të bisedimeve Prishtinë – Beograd, pritet që së shpejti të organizohet edhe takimi i dytë. Ju në vazhdimësi e keni kundërshtuar këtë dialog. Ku qëndrojnë arsyet kryesore për këtë kundërshtim?
    ALBIN KURTI: Bisedimet me Serbinë janë të padrejta, të pabarabarta dhe të dëmshme. Ne konsiderojmë se nga këto bisedime, Serbia do të përfitojë në dy rrafshe. Së pari, në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast ajo synon që, duke qenë para nesh, të na e vështirësojë më pas neve ecjen drejt integrimeve evropiane.
    Në rrafshin e dytë, Serbisë, me këto bisedime po i mundësohet që ta sajojë një entitet autonom territorial serb brenda Kosovës, ngjashëm sikurse në Bosnje, me ç’rast Kosova përfundimisht do të bëhej një shtet jofunksional.
    Bisedimet me Serbinë po zhvillohen brenda kornizave të gjashtëpikëshit famëkeq të Ban Ki-munit dhe jemi të bindur se gjashtëpikëshi i Ban Ki-munit është hallka që e lidh Planin e Ahtisarit në njërën anë me një entitet serb, ngjashëm sikurse në Bosnje.
    Serbia do të duhej të plotësonte një mori kushtesh para se të bëhet e denjë që të bisedojë me Kosovën. Ajo duhet ta pranojë pavarësinë e Kosovës, ajo duhet ta ndryshojë Kushtetutën ku shkruan se Kosova është pjesë e Serbisë, ajo duhet të na i kthejë 1800 të pagjeturit dhe të na japë informacione për ta. Ajo duhet të na i kthejë librat kadastralë, fondin pensional dhe depozitat bankare të qytetarëve të Kosovës si dhe artefaktet kulturore.
    Mandej, ajo duhet të pushojë së financuari strukturat ilegale të saj në Kosovë. Duhet ta ndërprejë shtypjen, diskriminimin dhe terrorin që ushtron mbi shqiptarët në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, përmes ekspeditave të saj ndëshkuese, policore.
    Serbia po ashtu duhet të kërkojë falje dhe të na i paguajë dëmet e okupimit dhe të luftës.

    REL: E përmendët planin gjashtëpikësh... Nëse iu referohemi institucioneve të Kosovës, ato thonë se këto janë bisedime kryekëput teknike. Ku e shihni ju rrezikun që ato të devijojnë dhe të shtrihen në çështje të brendshme të Kosovës?
    ALBIN KURTI: Të gjitha temat që po diskutohen atje, janë pak a shumë në kuadër të këtyre gjashtë pikave të Ban Ki-munit, të cilat e rrisin ndikimin e Serbisë brenda Kosovës dhe e zgjerojnë territorin ku ajo dirigjon brenda Kosovës.
    Ne jemi të bindur se politikanët kryesorë në Kosovë, që janë bartës të këtij dialogu, janë të korruptuar e të shantazhuar, prandaj vetëm e vetëm për të mbetur në pushtet, ata po i pranojnë këto bisedime, të cilat e afrojnë Serbinë me Brukselin dhe veriun e Kosovës dhe enklavat serbe me Serbinë.

    REL: Ndërkohë kishte edhe një ide, propozim nga Grupi Ndërkombëtar i Krizave, që bisedimet të prekin sidomos çështjen e statusit të veriut. A shihni ju mundësi që bisedimet të orientohen kah kjo çështje?
    ALBIN KURTI: Grupi Ndërkombëtar i Krizave po tregon se cila do të jetë faza e dytë e këtyre bisedimeve. Është e qartë që dimensionet e vulave të doganave janë çështje teknike, mirëpo kurrsesi ajo që shkruan në ato vula.
    Serbia do të synojë që zinxhiri komandues në Policinë e Kosovës dhe hierarkia e gjykatave e prokurorëve në Kosovë, në majat e sistemit të jetë e ndarë për serbët dhe shqiptarët. Përderisa zyrtarët më të lartë shqiptarë në institucionet e sistemit do t’i referohen Qeverisë së Kosovës, ata serbë do të jenë të lidhur me EULEX-in dhe UNMIK-un.
    Jemi kundër çfarëdo statusi special, autonomie apo çfarëdo privilegjesh për serbët në Kosovë. Ne mendojmë se ata duhet të jenë qytetarë të barabartë para ligjit me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe çfarëdo privilegjesh për serbët, në fakt janë shpërblim për Beogradin, për dhunën e tij dhe krimet e kryera në Kosovë.

    REL: Nëse mund të kalojmë edhe në një çështje tjetër... Ditëve të fundit, pamë një valë arrestimesh dhe fletë-arrestimesh për ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë dhe deputetin Fatmir Limaj. Si i shihni ju këto zhvillime, marrë parasysh se disa nga këto raste tashmë kanë kaluar një herë nëpër gjykata, kryesisht ato të UNMIK-ut?
    ALBIN KURTI: EULEX-i nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe aq më pak e njeh luftën çlirimtare të UÇK-së. Ata e pranojnë që në Kosovë ka pasur luftë vetëm atëherë kur bëjnë akuza për krime lufte ndaj pjesëtarëve të UÇK-së.
    Jam i bindur se prej hetimeve që i ka zhvilluar dy vjetët e fundit EULEX-i në Kosovë kundër Fatmir Limajt dhe ministrisë që ai drejtonte, ka ardhur në përfundim se krimet e korrupsionit të shkallës së lartë, kanë shpierë gjithsesi te kryeministri Hashim Thaçi.
    Prandaj edhe janë ndërprerë hetimet në atë drejtim dhe u gjet kjo mënyra tjetër që të akuzohet e ndëshkohet Fatmir Limaj pa u prekur kryeministri Hashim Thaçi, i cili EULEX-it po i nevojitet shumë për bisedime me Serbinë, në mënyrë që edhe një herë ta forcojë dhe mishërojë doktrinën për rëndësinë shumë më të madhe të stabilitetit në Serbi, sesa të demokracisë dhe të drejtësisë në Kosovë.

    REL: Mendoni se kishte një orkestrim me politikën këtu?
    ALBIN KURTI: Mendoj se kryeministri Hashim Thaçi nuk brengoset kur arrestohen pjesëtarët e UÇK-së, përderisa këto arrestime nuk e arrestojnë atë personalisht.
    Ndërkaq, ai është brengosur shumë për hetimet e EULEX-it kundër Fatmir Limajt për çështjet e korrupsionit, për shkak se këto hetime doemos e kanë cenuar edhe atë personalisht si kreu i qeverisë. Mendoj se tashmë nuk bëhet fjalë as për interesa partiake e as për interesa klanore, por vetëm për interesa rigorozisht personale.

    REL: Vetëvendosje tashmë është një parti në Parlamentin e Kosovës dhe vizioni i saj i shprehur ishte për unitet, integrim të shqiptarëve. Ndërkohë, e dëgjuam edhe shefin e displomacisë së Tiranës të thotë se një integrim i tillë është i dëmshëm për shqiptarët dhe preferonte integrimin përmes BE-së. Keni biseduar ju me z.Haxhinasto dhe çfarë i keni thënë?
    ALBIN KURTI: Edhe unë e vërejta që ministri i Jashtëm shqiptar, Edmond Haxhinasto, ishte i influencuar prej deklaratave të politikanëve kosovarë që kishte takuar para nesh. Ne ia shpjeguam gjerë e gjatë se si bashkimi kombëtar është çështje e vullnetit tonë, çështje e interesit tonë dhe duhet të jetë një e drejtë e jona. Besoj që t’ia kemi ndryshuar mendjen në një masë.
    Ne e kemi elaboruar çështjen e bashkimit kombëtar si çështje tërësisht racionale. Besoj se në të ardhmen, edhe politikanët kryesorë në Shqipëri do të bëhen pjesë e ndryshimit të madh në politikën shqiptare, ku njerëzit që udhëheqin me institucionet, nuk do të flasin me gjuhën e frikës së tyre personale, por me gjuhën e vullnetit të qytetarëve, që duhet t’i përfaqësojnë siç duhet.
    Jam i bindur se, po qe se do të organizoheshin referendume në Kosovë dhe në Shqipëri, populli edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si pjesë të të njëjtit komb që jemi, do të deklarohej për bashkim. Në këtë kuptim, edhe politikanët do të duhej të jenë në këtë vijë.
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  2. #2
    Kurti: Fletarrestimi për Limajn në mbrojtje të Thaçit20-03-2011 17:00 CET Janë ndërprerë hetimet për korrupsion që të mos preket Thaçi, i cili EULEX-it i nevojitet për bisedime me Serbinë. Kështu ka thënë lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për Radion Evropa e Lirë.

    Duke folur për bisedimet me Serbinë, Kurti ka thënë se ato janë të pabarabarta dhe të dëmshme për shqiptarët, duke shtuar se Serbia do të përfitojë në dy rrafshe. “Së pari, në rrugëtimin e saj drejt Bashkimit Evropian, me ç’rast ajo synon që, duke qenë para nesh, të na e vështirësojë më pas neve ecjen drejt integrimeve evropiane”.

    “Në rrafshin e dytë, Serbisë, me këto bisedime po i mundësohet që ta sajojë një entitet autonom territorial serb brenda Kosovës, ngjashëm sikurse në Bosnje, me ç’rast Kosova përfundimisht do të bëhej një shtet jofunksional”, ka deklaruar Kurti.

    Sipas tij, Serbia duhet të kërkojë falje dhe të na i paguajë dëmet e okupimit dhe të luftës.

    Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti, duke komentuar valën e fundit të arrestimeve dhe fletarrestimeve për ish-pjesëtarë të UÇK-së, përfshirë këtu dhe deputetin Fatmir Limaj, ka thënë se Misioni Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë, EULEX, nuk e njeh Kosovën e as luftën çlirimtare të UÇK-së.

    “EULEX-i nuk e pranon pavarësinë e Kosovës dhe aq më pak e njeh luftën çlirimtare të UÇK-së. Ata e pranojnë që në Kosovë ka pasur luftë vetëm atëherë kur bëjnë akuza për krime lufte ndaj pjesëtarëve të UÇK-së. Jam i bindur se prej hetimeve që i ka zhvilluar dy vjetët e fundit EULEX-i në Kosovë kundër Fatmir Limajt dhe ministrisë që ai drejtonte, ka ardhur në përfundim se krimet e korrupsionit të shkallës së lartë, kanë shpie gjithsesi te kryeministri Hashim Thaçi”, ka thënë Kurti, duke shtuar se hetimet për këtë arsye edhe janë ndërprerë në atë drejtim dhe, sipas tij, “u gjet kjo mënyra tjetër që të akuzohet e ndëshkohet Fatmir Limaj pa u prekur kryeministri Hashim Thaçi”, i cili, sipas Kurtit, EULEX-it po i nevojitet shumë për bisedime me Serbinë, në mënyrë që “edhe një herë ta forcojë dhe mishërojë doktrinën për rëndësinë shumë më të madhe të stabilitetit në Serbi, sesa të demokracisë dhe të drejtësisë në Kosovë”.

    Kurti më tej ka thënë se kryeministri Hashim Thaçi nuk brengoset kur arrestohen pjesëtarët e UÇK-së, “përderisa këto arrestime nuk e arrestojnë atë personalisht”.

    “Ndërkaq, ai është brengosur shumë për hetimet e EULEX-it kundër Fatmir Limajt për çështjet e korrupsionit, për shkak se këto hetime doemos e kanë cenuar edhe atë personalisht si kreu i qeverisë. Mendoj se tashmë nuk bëhet fjalë as për interesa partiake e as për interesa klanore, por vetëm për interesa rigorozisht personale”, ka thënë Kurti, në një intervistë dhënë Radios Evropa e Lirë.

    Ndryshe, Kurti foli edhe për deklarimin e shefit të diplomacisë së Tiranës, Edmond Haxhinasto, i cili, gjatë vizitës në Kosovë, tha se integrimi i shqiptarëve në një shtet është i dëmshëm për vetë shqiptarët, duke thënë se integrimi i shqiptarëve do të bëhet përmes BE-së.

    Kurti tha se, gjatë takimit që Vetëvendosje ka zhvilluar me Haxhinaston, ia kanë shpjeguar gjerë e gjatë se “si bashkimi kombëtar është çështje e vullnetit tonë, çështje e interesit tonë dhe duhet të jetë një e drejtë e jona”.

    “Besoj që t’ia kemi ndryshuar mendjen në një masë”, ka deklaruar Kurti.

    Ai është shprehur i bindur se në rast të mbajtjes së një referendumi në Kosovë e Shqipëri, populli edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, si pjesë të të njëjtit komb që jemi, do të deklarohej për bashkim.

    “Në këtë kuptim, edhe politikanët do të duhej të jenë në këtë vijë”, ka thënë Kurti. /zëri/
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    haaaaaaaaaaaa
    qka paska than rrugaqi
    po qfar pritet tjeter prej rrugaqve bre veq rrena trillime e urrejtje per
    Çlirimtaret
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2010
    Vendndodhja
    @
    Postime
    383
    Kurtin me sa e di e keni pase zedhenes nje kohe...kur ju jeni mshef neper kaquba ky tipi e ka thane midis Prishtine...!!!!

    Ka kohe qe s'kam hyre ne Forum, por ti Llap bash je nje grindavec,nje militant qe propagandon palidhje.Me qifteli nuk hyret ne evrope e me folklorista te qiftit tend...o zotri.
    Oponentet duhet rrespektu por nese ki fakte atehere mundesh ne menyren me te mire te munshme me ju kundervye,e jo si me pase vlla Thaqin qe ta ka bo nana.
    Rrespekt nje pjese qe ka dhane shume per kete vend dhe jane ne gjendje edhe sot te sakrifikohen, a ti shokut je nje follirant klasik,qe fshihesh pas kompjuteri me parulla partiake aspak korrekte me bashkbiseduesit,me nje fjale je i ulet me moral zero.
    What goes around,comes around.

  5. #5
    Pasioni për shkencën Maska e KILI MERTURI
    Anëtarësuar
    23-01-2008
    Vendndodhja
    evropë
    Postime
    1,838
    LVV DO TË BËJË SHQIPËRIN!

    Kili
    SHQIPËRIA ETNIKE ËSHTË GJAKU IM QË NUK FALET!

    Për disa jan clirimtar vetëm ata që u gjejn puna , bile permes korrupcionit.
    Tash kur Limaj tentohet të futet në gjyq nga eulexi , hashimi është clirimtar , kurse Limaj jo!

    Hijenat cdo dite e me shumë po e tregojn fytyren e vet të flliqur!
    Në dreq të mallkuar të gjithë antishqiptarët dhe tradhtarët e kombit!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga llapmuhaxheri Lexo Postimin
    Kurtin me sa e di e keni pase zedhenes nje kohe...kur ju jeni mshef neper kaquba ky tipi e ka thane midis Prishtine...!!!!

    Ka kohe qe s'kam hyre ne Forum, por ti Llap bash je nje grindavec,nje militant qe propagandon palidhje.Me qifteli nuk hyret ne evrope e me folklorista te qiftit tend...o zotri.
    Oponentet duhet rrespektu por nese ki fakte atehere mundesh ne menyren me te mire te munshme me ju kundervye,e jo si me pase vlla Thaqin qe ta ka bo nana.
    Rrespekt nje pjese qe ka dhane shume per kete vend dhe jane ne gjendje edhe sot te sakrifikohen, a ti shokut je nje follirant klasik,qe fshihesh pas kompjuteri me parulla partiake aspak korrekte me bashkbiseduesit,me nje fjale je i ulet me moral zero.
    po aspak seshte interesant qfar thue ti zoteri
    ky eshte mendimi i yt dhe hiq gje tjeter
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-03-2011
    Postime
    174
    Thaçi eshte lider i zgjedhur nga Kristofer Dell.
    Do ti zgjidhen edhe kosoves kembet, vetem sipas deshires se perendimit.
    Kjo qe thot A.Kurti, eshte nje analiz, qe mund te jet edhe e vertet.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    18-04-2006
    Postime
    560
    Tip ma negativ dhe me i shumtuar se Kurti-vici nuk ka as nuk ka me pase ne trojet shqiptare, me ju thane te drejten kur ndegjoj apo shofe deklarata, intervista te tina, i thame veti pse jame shqiptar! qfare bashkimi bane Kurtovici, jo more, ky eshte kunder Kosoves dhe kunder shqiptarve te Kosoves! eshte i rrezikshem per Kosoven, e me i rrezikshem eshte kur gjeja se po bashkon popullin shqiptar[mshifet mbase kesaj parolle] a ne realitet eshte per shkatrrimin e pavarsis se Kosoves, dhe mos njohjen e kosoves ngs nderkombetaret, dhe kuptohet kunder integrimeve ne BE, po ku krahasohet Albini me Thaqin apo Hajredin Kuqin, eshte per te adhure keq qe populli[nje pjes e vogel] ja dha voten per deputet keti kurtovicit, dhe tani kishe jame dikushi dhe po foli qka te due! eshte i pa durushem! syte me dhambin me pa, veq se nuk kame qare nganiher pa i ndegjue disa intervista te tina, veq me kqyre se qka po lehe!

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    lapi

    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    haaaaaaaaaaaa
    qka paska than rrugaqi
    po qfar pritet tjeter prej rrugaqve bre veq rrena trillime e urrejtje per
    Çlirimtaret
    te gjeth e kuptojn gjuhen tuaj te urrejtjes ndaj fjales se tejetrit po ku e degjove ti se albin kurti pska then se kta qlirimtaret duhet te arrestohen kurse ne gjdo protest te LV.V brohoritjet kan qen UCK UQK ju ket se dini se ne ato koh ju keni ber pregaditje per bisedime me biligrad ,
    ju LLPUSHOVIQ dhe partia juaj poj arreston qlirimtaret me kta banditat e EULESHIT qe ju para joshum muajsh kta te eulexit i pergezojshit per punen qe kta poe bojkan ne kosove tash kta euleshat ju preken aty ky ju spo keni qef kishe

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    dardaniAU

    Citim Postuar më parë nga dardaniAU Lexo Postimin
    Tip ma negativ dhe me i shumtuar se Kurti-vici nuk ka as nuk ka me pase ne trojet shqiptare, me ju thane te drejten kur ndegjoj apo shofe deklarata, intervista te tina, i thame veti pse jame shqiptar! qfare bashkimi bane Kurtovici, jo more, ky eshte kunder Kosoves dhe kunder shqiptarve te Kosoves! eshte i rrezikshem per Kosoven, e me i rrezikshem eshte kur gjeja se po bashkon popullin shqiptar[mshifet mbase kesaj parolle] a ne realitet eshte per shkatrrimin e pavarsis se Kosoves, dhe mos njohjen e kosoves ngs nderkombetaret, dhe kuptohet kunder integrimeve ne BE, po ku krahasohet Albini me Thaqin apo Hajredin Kuqin, eshte per te adhure keq qe populli[nje pjes e vogel] ja dha voten per deputet keti kurtovicit, dhe tani kishe jame dikushi dhe po foli qka te due! eshte i pa durushem! syte me dhambin me pa, veq se nuk kame qare nganiher pa i ndegjue disa intervista te tina, veq me kqyre se qka po lehe!
    edhe un si ju mendoj por kur mendoj se kush e udhheq kosoven them kosoven e udheqin disa pulagji disa njerz te krimit te organizuar njerz qe e gjith bota perparimatere shkruan zi e ma zi per kosoven qe po kta thaqat dhe bandat e ti ja punuan kosoves kta thaqistat e kosoves kan filluar qe edhe shoket e tyre ti burgosin dhe as pes pare nuk i dhojn veq qe te flasin me beograd dhe ta ndajn kosoven apo memir te them ti falin serbis nje pjes te teritorit
    por kam frik se kta bandita dote bejn edhe me keq kunder shqiptarve ne muajt ne vijim ne kosove gjdo dit e meshum po rritet paknaqsia e shqiptarve kunder kti tirani kti diktarori anti kombetar

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •