Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    09-04-2005
    Postime
    25

    E po ku jemi?!!!

    E PO KU JEMI ?
    ********************

    « Nėqoftė se ėshtė e mundur higjiena e trupit, ėshtė e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit tė njeriut » Pisarev.
    Gjendja dhe kualiteti i jetės sonė, ma imponoi titullin e njė broshure tė poetit tonė Rexhep Hoxha, “Epo ku jemi”.

    Tani, kur ekrani i televizorit nė tė shumtėn e kohės ėshtė i ngarkuar me kundėrvlera, qofshin ato qė vinė me lajme pėr ngjarjet e ditės, qė pasqyrojnė parregullsi, papėrgjegjėsi, pakėnaqėsi, varfėri, arrestime e shqetėsime tė shkaqeve tė ndryshme, qofshin ato qė vinė nga politikajtė me premtime tė pa mbulesė e me abuzime, qofshin ato qė vinė nga biznismenėt, tė cilėt, pėr t’i mbushur xhepat, nuk e kursejnė imagjinatėn e tyre tė ndotur, pėr tė pėrfituar nga kundėrvlerat, qofshin ato qė vinė nga moderatore e kreatore me gjithfarė veshjesh tė ēoroditura e me lakuriqhane, qė po e ngarkojnė kokėn e shikuesit, njeriu s’ka si tė mos nevrikoset. Prandaj thuhet, se e keqja ėshtė bereqetli. Atė nuk e vret basra, as breshėri, as bryma. Ajo nuk do ujitur as prashitur. Ndėrsa e mira qė frytnohet me shumė mund e sakrifica, jo pak herė, pėr mungesė tė kritereve, ajo (e mira) pėrmbytet prej kundėrvlerave dhe sterilizohet.
    Fatkeqėsisht, kundėrvlerat kanė marrė pėrmasa tė gjėra nė shumė fushėveprime, si nė kulturė dhe art, ashtu edhe nė shkencė e teknologji e tė mos flasim pėr politikė e drejtėsi, devijimet e tė cilave po i krijojnė njerėzimit mentalitet tė deformuar dhe tė ngarkuar me mosbesim, ankth e pasiguri.
    Dhe, se nga fryti i kėtyre kundėrvlerave, s’do mend, se lindin edhe shumė sjellje dhe veprime shfrenimi, siē janė: keqpėrdorimi, hajdutėria, amoraliteti, krimi, konflikti nė mes individėve, grupeve e deri te vetėvrasja.
    Pra, kėto veti shfrenimi janė rezultat i shumė faktorėve, qė kanė prodhuar : detyrime tė dhunshme, gjysėm detyrime dhe interese subjektive. Produkti mė i fuqishėm i detyrimit tė dhunshėm ka sajuar statusin e robit, qė shqiptarit ia ka kufizuar, sankcionuar dhe ndėshkuar veprimet mospajtuese, qė kishin tė bėnin me lirinė e tė shprehurit, me arsimimin dhe edukimin, si dhe me mbrojtjen e dinjitetit dhe tė identitetit.
    Ndėrsa produkti gjysėm detyrim, ka krijuar pėrcaktim vazaliteti dhe lojaliteti me pushtuesin, qė ka rezultuar me krijim diferencash, distancash e konfliktesh nė mes bashkėkombasve. Andaj, atdhedashėsit, duke mos mundur t’u pėrballonin kėtyre pėrēarjeve e distancave, tė shoqėruara me padrejtėsi e diskriminim, qė ushtrohej mbi ta, detyroheshin ta lėshonin vendlindjen e tyre dhe tė strehoheshin nė vende tė huaja, ku, nė kushte tejet tė vėshtira vazhdonin veprimtarinė e tyre arsimore, edukative dhe patriotike, tė cilėn e pėrhapnin dhe e dergonin nė vendin e tyre. Pra, nė saj tė veprimtarisė patriotike tė kėtyre korifejve tė kombit shqiptar, u ruajt me fanatizėm dhe u kultivua vetėdia kombėtare. Ndėrsa, sot, kur kuantitativisht jetojmė nė kushte e rrethana mė tė mira nė dobi tė kombit shqiptar, brenga bėhet mė e thellė, sepse (faktori i tretė), interes, i detyron individėt qė, pa pertesė e pa presion ti dorėzohen interesit individual, duke shkelur mbi interesin kolektiv.
    ***
    Kėtu, ku po e kaloj pleqėrinė, nė Francė, si refugjat, kam vėrejtur, se e kaluara pėr franēezėt shėrben si udhėrrėfyese pėr tė ardhmėn. Andaj, kėta (franēezėt) i pėrmbahen thėnjes «Historia ėshtė mėsuesja e jetės » dhe asaj thėnjes tjetėr : »Kush e harron tė kaluarėn, ėshtė i gjykuar ta pėrsėrisė ». Atėherė, kualiteti i brisht i jetės sonė ta imponon pyetjen: Ēka mėsuam ne prej sė kaluarės, kur «ne shqiptarėve e kaluara duhet tė na rrijė nė mendje sikur vathi nė vesh» ? –nga artikulli im « O sot, o kurrė », botuar nė gazetėn « Bujku » tė
    5 korrikut 1995.
    Prandaj, nga tė gjitha pasojat qė na janė krijuar gjatė historisė shekullore, ka dalė edhe konkludimi, tė cilin e kam cituar edhe nė disa artikuj tjerė :
    «Ėshtė menēuri, sikur tė dinim t’i parashikonim dhe t’i parandalonim pasojat.
    Gjysėm menēuri ėshtė sikur tė mėsonim prej pasojave.
    Ndėrsa, idiotizėm ėshtė, nėqoftė se nuk mėsojmė as prej pasojave ».
    Ma merr mendja se, sikur ta kishim bėrė bilansin e shkaktarėve tė pasojave, rezultati do tė na dilte, se afėr 50% e kėtyre shkaktarėve tė pasojave janė me origjinė autoktone. Dhe, fatkeqėsisht, realiteti po dėshmon, se ne, jo qė nuk pėrpiqemi t’i eliminojmė kėta shkaktarė, por edhe i kultivojmė.
    Nė njė artikull tjetėr, me titull «Kur ėshtė fjala pėr bashkimin kombėtar» i publikuar nė internet (nė Forumin shqiptar), mė 29.04.2009. ndėr tė tjera kam thėnė : «...Pėr ta realizuar aspiratėn shekullore tė bashkimit kombėtar dhe pėr ta gėzuar atė, do tė duhej pa tjetėr, qė sėpari, tė fisnikėrohej pėrcaktimi, pėrkushtimi dhe veprimi i faktorit gjithshqiptar, nė mėnyrė qė gjatė angazhimeve dhe veprimeve tona, tė kemi punė vetėm me pengesat qė na i krijon kundėrshtari ose ndėrmjetėsuesi. E jo tė zėmė nė thua nėpėr pengesat qė ia krijojmė vetės». Lidhur me nevojėn e fisnikėrimit tė vetėdijes pėr bashkimin kombėtar, realiteti i hidhur i jetės shqiptare, mė shtynė t’i referohem edhe thėnjės sė Pisarevit: «Nėqoftė se ėshtė e mundur higjiena e trupit, ėshtė e mundur edhe higjiena e mendjes dhe e karakterit tė njeriut ».citim i D. Demakut nė fejtonin e tij «Fuqia mahnitėse e mendimit pozitiv».
    ***
    Kjo temė ėshtė shumė dimensionale, prandaj mė detyron tė bėj kapėrcime, duke u ndalur vetėm nė vija tė trasha tė pakuptimėsisė sė sotme, qė po e pengojnė pėrparimin dhe prosperimin tonė.
    Pra, nė mes kėtyre vijave tė trasha qendron «piramida e lartė» e pasojave, qė na janė krijuar pėr shkak tė intereseve tė ulta, siē janė mosdia, mashtrimi dhe interesi i ulėt, qė sugjerojnė pėrkushtim dhe angazhim, sidomos tė klasės politike, qė sė pari tė pėrqendrohen nė higjienėn e mendjes dhe tė karakterit, duke favorizuar dhe stimuluar mendjet e ndritura (dijen dhe pėrcaktimin patriotik), tė cilėt, me shembullin e vet do tė dėshmonin se dinė ti normojnė sjelljet dhe veprimet e shoqėrisė nė atė mėnyrė, qė t’i krijojnė besim e mirėqenje popullit tė vet. Pėrndryshe, po u vazhdua me kualitetin e derisotėm tė jetės, qė e karakterizon paaftėsia pėr punėn qė e bėn, shkurtpamėsia dhe lakmia pėr post, ajo (jeta) do tė ngarkohet edhe mė tej me zhgėnjime dhe pasoja edhe mė tė rėnda. Dhe kjo,pėr arsye se argatėt e sė keqės ende gjallėrojnė dhe veprojnė sė prapthi. Si tė thuhet ndryshe, kur PARIA UDHĖHEQĖSE GJITHSHQIPTARE, nė vend qė tė angazhoheshin pėr forcimin e UNITETIT dhe pėr ruajtjen dhe kultivimin e vlerave jetike, qė janė fituar me shumė mund e sakrifica, ata sot po e luajnė rolin e trashėguesve pėrēarės. Si tė thuhet ndryshe, kur demokracia dhe derivati i saj pluralizmi shalohen katėrēipėrisht, duke krijuar vetėm nė Kosovė dhjetėra parti e subjekte tjera civile. Nga epshe tė tilla, pėr t’u bėrė dikushi dhe pėr ta vėnė vetėn nė dukje, duke e pėrēarė popullin, po na u fisnikėroka demokracia dhe pluralizmi ? –Jo, jo, kurrsesi. Sepse, kualitetin e demokracisė dhe tė pluralizmit, si vlera universale shoqėrore, nuk e rritė numri i partive, por i veprave tė mbara. Dhe, duhet ditur, se me formimin e kaq shumė partive, po i kontribojmė sė prapthi qytetarit tonė, duke e hedhur atė nė kryqrrugė, qė tė mos dijė se kah t’ia mbajė. Qė do tė thotė, se moralisht po e demoralizojmė dhe demobilizojmė atė. Gjithashtu, duhet ditur se ēfarė ndikimi negativ bėn krijimi i kaq shumė subjekteve nė mendėsinė e atyre qė gjenden nė mergim. E ata, pėr fat tė keq, nuk janė pak, por afėr gjysma e popullatės shqiptare, tė cilėt i ka hudhur dhuna dhe mjerimi jashtė vendlindjes sė tyre. Edhe ata, do tė thosha, se janė dėshmorė tė gjallė, sepse, pėrveē mallit e ėndrrave shqip qė i shohin pėr t’u kthyer nė vendlindjen e tyre tė dashur, ata kanė sakrifikuar dhe kontribuar shumė, duke i ndihmuar skamnorėt dhe luftetarėt e UēK-ės nė shumė pikėpamje. Sot, atyre nė vend tė huaj u kėrcėnohet dinjiteti, identiteti dhe asimilimi, sidomos fėmijėve. Dhe, askush nuk e qanė hallin e tyre, me pėrjashtim kur duanė tė nxjerrin ndonjė pėrfitim personal, se lėrė mė, qė s’bėhet fjalė fare pėr kthimin e tyre nė vendlindje. Ndėrsa pėr serbėt qė kanė bėrė krime, nuk pushojnė pėrpjekjet pėr t’ua krijuar kushtet qė tė kthehen dhe tė vazhdojnė edhe mė tutje me shantazhe e veprime kundėr shtetit tė Kosovės. Insistimi nė kėtė mėnyrė, pėr t’u kthyer serbėt, ta imponon pyetjen se: Kush do tė duhej kthyer i pari nė Kosovė, serbi qė ka bėrė krime, apo shqiptari qė ėshtė ballafaquar dhe ka ikur nga krimet?
    Kush do tė duhej kthyer i pari, serbi nė tokėn e huaj tė okupuar, apo shqiptari i dėbuar nga trualli i vet? Dhe, pėr tė qenė apsurdi mė i rėndė, serbit, qė ka bėrė krime nė popullatėn shqiptare, i bėhet lutje qė tė kthehet nė Kosovė dhe i krijohen super kushte, sikur ai tė kishte qenė i robėruar. Ndėrsa shqiptarin e ngushėllojnė, duke e detyruar qė edhe mė tej tė qendrojė jashtė vendlindjes. Njė thėnje shqiptare thotė: Nuk mund ti thuash njeriut mė duaj me zor. Dhe serbi, qė nuk ka lėrė gjė pa bėrė nė Kosovė mbi shqiptarėt, ai nė vend qė t’i kėrkojė falje popullit shqiptar dhe tė zotohet e tė dėshmojė me vepėr se dėshiron tė bashkėjetojė me tė tjerėt nė Kosovė, ai vazhdon e kurrė nuk pushon me sjellje e veprime tė mėparshme provokuese, duke mos u pajtuar me realitetin e ri qė ėshtė krijuar nė Kosovė, si shtet gati i pavarur.
    Nė rrugėtim, pėr tė gjetur mėnyrėn e zvoglimit tė pasojave, duke kaluar nėpėr etapa tė ndryshme historike dhe nė shkaktarė tė shumllojshėm tė pasojave, po mė dalin fakte tė shumta, se jeta e gjatė ilire, dardane, shqiptare, nėn sundimin e disa perandorive : romake, bizantine, otomane dhe sllave, me tė gjitha pėrplasjet, qė kanė rezultuar me shkatėrrime, me viktima tė shumta, me dėbime e asimilime, me imponim tė besimeve (feve) si dhe me tėkurrje tė trojeve ilire, dardane e shqiptare, t’imponohet pyetja, se ē’gjėje duhet dhėnė sot pėrparėsi nė veprimet tona ? A nuk ėshtė e mjaftueshme kjo lloj jete e deritashme, me plot pasoja, qė tė na shėrbej si udhėrrėfyes pėr tė krijuar kualitet mė tė mirė tė jetės ? Kjo, pėr shkak, sepse e meriton dhe pėr shkak se shqiptarėt arritėn ta ruajnė substancėn e etnisė sė vet. E sot, pėr ēudi tė botės, dalin argatė tė tipit tė Halit Tėrrnafcit, Sefedin Sulejmanit, Kapllan Resulit, Nexhmedin Spahiut e Halil Matoshit, dhe ndonjė oponenti tjetėr, tė falur apo tė shitur, qė mohojnė kombin e vet, duke e zėvendėsuar atė me emėr tė njė treve tė tokės arbėrore, qė quhet Kosovė, prej tė cilės nxjerrin emrin e ri KOMB KOSOVAR. Thash mė vete, lum’ e lumė pėr kombin shqiptar,qė ka kėsi shpi(f)ksash.
    Me siguri kėta ship(f)kėsa tė gjorė, pėr ta ushqyer trurin me prapėsi, bredhin posht e lart nėpėr kontajnerėt e Kalemegdanit tė Beogradit, pėr tė kėrkuar “fakte”, tė cilat as Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Serbisė nuk mundi mė t’ia shes askujt, i hodhi nė kontajner. Ndaj sjelljeve tė kėtilla degraduese e vetėmohuese, i madhi Fan Nol do tė klithte: “O la la, o la la, o rezil o katil!!! Sipas kėsaj “teorie” do tė kemi edhe shumė kombe tjera, Dukagjinas, Anėdrinas, Drenicas, Llapushas, Preshevas, Bujanovcas, Medvegjas e tė tjerė. Ndoshta kėta ship(f)kėsa do t’i “bėjnė“ komb kosovar edhe serbėt e kosovės dhe tė tjerėt qė jetojnė nė Kosovė e mandej, runa Zot, do ta ringjallin edhe vllazėrim-bashkimin. Dhe ē’ėshtė edhe mė e ēuditshmja, kėta shpi(f)kėsa do t’i dėnojnė edhe njėherė tė gjithė ata qė janė dergjė nėpėr burgje dhe kanė vdekur, tė gjithė ata qė kanė rėnė dėshmorė nė luftra, sepse nuk janė bindur pėr ta mohuar kombin e vet shqiptar.
    Lidhur me kėtė, nė artikullin: «Koha ėshtė pėr fisnikėrim dhe ashpėrsim tė kritereve » ndėr tė tjera kam thėnė : «Njė popull, i cili nuk ka gėzuar as nuk ka pėrjetuar liri e pavarėsi tė plotė gjatė disa shekujve, i pėrngjanė njeriut tė sėmurė, i cili, pėr shkak tė nevojės qė ka pėr t’u shėruar, e kthen kryet dhe vrapon pas kujtdo qoftė qė i premton ose i ofron ēfarėdo «ilaēi» pėr t’u «shėruar». Tani, kur na janė tė njohur si «ilaēdhėnėsit», ashtu edhe busolla e prishur, do tė duhej, qė vet ne shqiptarėt ta zbulonim vakcinėn «kriter» dhe atė «mos’harresė», me tė cilat do tė kėndelleshim dhe do t’i kundėrviheshim ēdo lloj tentative infektuese qė pėrēanė. Kam bindjen, se numri i kėtyre vetėmohuesve ėshtė i vogėl dhe nuk do tė mundėn mė kurrė ta kthejnė prapa rrotėn e hitorisė. Por, megjithatė, kualiteti i jetės sė derisotme dhe raportet e acaruara nė mes krerėve tė palės shqiptare, dėshmojnė se ende gjallėrojnė pėrēarjet dhe mosuniteti nė Parinė e sotme tė trekėndshit shqiptar, Tiranė – Prishtinė – Shkup.

    « Se ku do tė jemi nesėr, do tė varet shumė nga veprimet
    qė do t’i bėjmė sot ». Akademik Esat Stavileci

    Ndonėse isha gati ta pėrfundoja artikullin, por, duke zbritur shkallėve tė piramidės sė pasojave, mė dolėn edhe katėr-pesė fakte, tė cilat m’u lutėn qė ti fus edhe ato nė gjiun e kėtij artikulli. E ato janė:
    1.Lugina e Preshevės, gjegjėsisht Kosova Lindore, me trevat Preshevė, Bujanoc dhe Medvexhė,
    2.Masat e njėanshme tėUNMIK-ut dhe tė EULEKS-it,
    3. Fushatat zgjedhore dhe lakmia pėr poste,
    4. Zgjedhja e kryetarit tė Kosovės, qė vulosi papjekurinė politike,
    5. Dialogu i pėrsėritur me Serbinė,

    I. Nė kėto treva tė Kosovės Lindore jetojnė shqiptarėt me pėrbėrje 60 – 98%. Kėtė pjesė tė Kosovės e ka ndarė padrejtėsisht dhuna serbosllave me bekimin e fuqive tė mėdha. Duke qenė se shqiptarėt e kėsaj lugine janė diskriminuar dhe po diskriminohen vazhdimisht, ata e kanė shprehur mospajtimin e tyre kundėr atyre padrejtėsive, madje edhe janė deklaruar me referendum se dėshirojnė tė bashkohen me Kosovėn. Atyre, jo vetėm qė s’u ėshtė lejuar tė bashkohen me Kosovėn, por kundėr tyre janė ashpėrsuar masat represive, me rrahje, burgosje dhe vrasje, siē ishin vrasja tradhėtisht nga dora serbe e Komandant Mjekrrės dhe e Komandant Lleshit, madje, vrasja e tyre u bė para syve tė ndėrmjetėsuesve ndėrkombėtarė.
    Pėrveē referendumit, shqiptarėt e kėsaj ane, me (UēPMB-nė) nė vitet e nėntėdhjeta dhe nė fillim tė viteve 2000 e kanė shprehur edhe me luftė mospajtimin e tyre kundėr regjimit serb. Por, Serbia tok me faktorin ndėrkombėtar i injoronte dhe i shtypte me dhunė kėrkesat e tyre. Tani, kur Serbia kėrkon qė serbėve nė Kosovė t’u krijohen super kushte pėr jetesė, shqiptarėve u shtohej edhe mė egėr zullumi, me rrahje e burgosje shumėvjeēare. Ndėrsa faktori ndėrkombėtar shtirej i shurdhėr ndaj kėrkesave tė shqiptarėve nė Kosovėn Lindore. Kurse, klasa politike e Kosovės, edhe kur flet pėr tė drejtat qė u mohohen shqiptarėve tė kėsaj treve, atė e bėn me gjysėm zėri. Qendrimi kėsi soji i klasės politike tė Kosovės ndaj ēėshtjes sė shqiptarėve tė Kosovės Lindore, nuk e di se si mund tė arsyetohet, kur Serbia nuk pushon sė kėrkuari tė drejta pėr 5 % tė serbėve tė Kosovės, madje edhe e shoqėron me ekscese e vrasje, siē ishin ato tė mbytjes sė tre fėmijėve nė lumin Ibėr, pėr tė cilėt ende askush nuk ka dhėnė kurrfarė llogarie. Mandej vrasja e njė boshnjaku nė pjesėn veriore tė Mitrovicės dhe ajo mė e frikshmja e njė djaloshi 14 vjeēar tė Pasjakut (Leutrim Musliut) e tė tjera.
    II. Po kėshtu mund tė themi edhe pėr sjelljet dhe masat spektakulare qė i ndėrmerrte UNMIK-u dhe tani EULEKS-i ndaj shqiptarėve, sidomos ndaj pjestarėve tė UēK-sė, duke u pėrpjekur t’i zhvleftėsojė vlerat e Ushtrisė ēlirimtare (UēK-sė).
    Me kėto masa, kėta dy mekanizma (UNMIK-u dhe Euleks-i) jo vetėm qė i kanė shkelė tė gjitha aktet normative tė Republikės sė Kosovės, duke filluar prej Kushtetutės, dhe rregullorės sė Kuvendit e deri te dispozitat ligjore qė flasin pėr deliktet.
    Me kėto masa, si UNMIK-u, ashtu edhe EULEKS-i po e zhvleftėsojnė edhe rolin dhe kontributin e vet, qė ėshtė dashtė ta japin pėr normalizimin dhe stabilizimin jo vetėm tė Kosovės, por edhe tė Ballkanit.
    Me kėso masash tė njėanshme, kėta dy mekanizma ndėrkombėtarė, vetėm sa po ia zgjasin mandatin statusquosė dhe moszgjidhjes sė plotė tė ēėshtjes sė Kosovės. Pėrndryshe, sikur faktori ndėrkombėtar, me pushimin e luftės mė 1999 tė kishte ndėrmarrė masa adekuate ndaj agresorit serb, duke e ndėshkuar atė nė masė meritore, qė (Serbia) tė detyrohet ta lus faktorin ndėrkombėtar dhe tė obligohet se do ta ndryshojė pėr 180 shkallė qendrimin e vet hegjemonist ndaj shqiptarėve, duke ua paguar dėmshpėrblimet pėr tė gjitha pasojat qė ia ka krijuar Kosovės dhe duke u kėrkuar falje shqiptarėve pėr viktimat dhe masakrat e bėra nė popullatėn shqiptare tė Kosovės, sot Kosova, madje edhe Serbia do t’ishin nė gjendje shumė mė tė mirė, si ekonomike, ashtu edhe politike.

    III. Fushatat para dhe pas zgjedhore, burim i pėrēarjeve

    Si kualiteti i fushatės parazgjedhore, ashtu edhe rezultati pas zgjedhjeve, me tė gjitha parregullsitė manipulative, bėhen burim i pėrēarjeve dhe i keqpėrdorimit tė votės sė qytetarit. Dhe ky keqpėrdorim nuk pėrfundon me kryerjen e zgjedhjeve, por pėrmes njė propagande tė paskrupullt shpekullimi, vazhdohet me tė krijuarit e distancave dhe tė raporteve tė acaruara, tė cilat po shprehen ēdoherė e mė vrazhdėt nė tė gjitha trevat shqiptare.

    IV. Zgjedhja e kryetarit tė Republikės sė Kosovės, vulosi papjekurinė politike tė Parisė sė Kosovės. Njėherit, zgjedhja e tij pa kurrfarė komunikimi me popullin, e zhgėnjeu elektoratin e Kosovės.
    Nder e respekt personit qė u zgjodh pėr kryetar tė Republikės sė Kosovės. Nuk i zihet pėr tė madhe, sepse nga kjo veti lakmuese pėr post, janė tė sėmurė shumėkushi, edhe pse kjo lakmi po i krijon Kosovės pasoja shumė tė rėnda.Unė personalisht nuk kam asgjė tė keqe me tė. Madje, ai as qė mė njeh mua, por mė shqetėson shumė fakti, se pse edhe sot e kėsaj dite po lėngojmė nga lakmia karieriste. Po nejse, papėrgjegjėsia dhe turpi bjen mbi ata qė e votuan nė raundin e tretė. Vetėm duhet ditur se me zgjedhjen kėsisoji tė Kyetarit tź Republikės sė Kosovės, u injoruan dhe nėnēmuan kuadrat me kualifikime tė larta, doktorė shkencash e akademikė tė profileve tė ndryshme.
    Me zgjedhjen kėsisoji tė kryetarit, e kthyen shtresėn intelektuale shqiptare nė nivelin e para njė shekulli, kur intelektualėt e lartė numroheshin nė gishta tė dorės.
    Mė njė rast, kur bėhej fjalė pėr zgjedhjen e pėrfaqėsuesit diplomatik tė Shqipėrisė, Gjergj Fishta, duke shprehur brengėn e thellė pėr mungesė tė kuadrit tė lartė diplomatik, thotė pėrafėrsisht kėshtu : Ne pėrveē Luigj Gurakuqit, nuk kemi tjetėr person tė aftė, qė do tė na pėrfaqėsonte nė mėnyrė tė denjė. Ndėrsa popujtė tjerė fqinjė kanė edhe shumė doktorė shkencash, prandaj e kemi shumė vėshtirė ti bindim tė tjerėt pėr ēėshtjen tonė. Pra, e keqja nuk qendron vetėm te personi lakmues pėr pushtet, por qendron te mungesa e kritereve nė shumė aspekte, qė po reflektohen nė mirėqenjen kolektive shqiptare.

    V. Dialogu i imponuar pėr hirė tė Serbisė.

    Pėr kėtė temė kam shkruar njė artikull dhe ėshtė publikua nė internet dhe nė gazetėn “Kosova sot” tė Prishtinės mė 17 shkurt 2011.
    Ndėr tė tjera nė atė artikull kam thėnė: “…Qė paraprakisht, Pala shqiptare duhet tė kėrkojė nga ndėrmjetėsuesit, qė faktori ndėrkombėtar, gjegjėsisht OKB-ja dhe BE-ja ta njohin pavarėsinė e Kosovės. Kjo, sepse kėtu gjendet edhe njė pjesė e arsyes, se pse Serbia nuk e njeh pavarėsinė e Kosovės. Prandaj, me tė drejtė thuhet, se pa e njohur Serbia pavarėsinė e Kosovės, nuk do tė duhej tė zhvillohej dialogu. Me njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga kėta mekanizma, do tė mundėsohej dhe do tė lehtėsohej zhvillimi i dialogut. Kjo aq mė parė, kur tani, si nga Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė, ashtu edhe nga OKB-ja u konfirmua ligjėsisht dhe ndėrkombėtarisht e drejta pėr vetėvendosje e popullit shqiptar. Njėherit ndėrmjetėsuesit, gjegjėsisht BE-ja do tė duhej tė udhėhiqej edhe prej qendrimit tė 22 shteteve evropiane qė e kanė njohur pavarėsinė e Kosovės, kėshtu qė do tė lirohej prej pengut tė 5 shteteve evropiane, tė cilat ende ngurrojnė qė ta njohin Kosovėn si shtet tė pavarur. Nga mėnyra e pėrgjegjės qė do ta jipnin ndėrmjetėsuesit, do tė kuptohej se sa do tė jenė tė pėrkushtuar ndėrmjetėsuesit pėr ta zgjidhur ēėshtjen e Kosovės.
    Njėherit do tė nėnkuptohej dhe tė parashikohej edhe rezultati i dialogimit”. Por, pėr tė qenė befasia mė e madhe, edhe pse ishte caktuar dita e 21 shkurtit 2011 qė tė mbahet seanca e jashtzakonshme e Parlamentit tė R. sė Kosovės pėr tė debatuar rreth dialogut shqiptaro-serb e nuk munden t’i qesin kurrfarė kapaku, e lanė pėr seancėn tjetėr qė do tė mbahet tė enjtėn mė 24 shkurt, nė mėnyrė qė atė ditė ta aprovonin edhe njė rezolutė lidhur me dialogun shqiptaro-serb. Por, qeveria e R. sė Kosovės mė 22 shkurt, krye n’veti e dergoi kryedebatuesėn Edita Tahirin pėr Bruksel, pėr ta filluar dialogun me serbėt. Qė do tė thotė se qeveria haptas e shkeli rregulloren e parlamentit dhe madje edhe e komprometoi parlamentin e Republikės sė Kosovės. Kėshtu qė, seanca e 24 shkurtit edhe pse aprovoi njė rezolutė, ajo ishte e paefektshme. Dhe nė anėn tjetėr, edhe deklaratat dhe shantazhimet serbe ishin nė disfavor tė Rezolutės sė Parlamentit tė Kosovės. Pra edhe ky dialog, sipas tė gjitha gjasave, do tė pėrfundojė pa rezultat pozitiv si edhe shumė herė tjera. Kjo sepse, serbėt kushtet e veta i paraqesin nė stilin e gjithėhershėm, “mate kah ta matsh, livadhin lema mua”.
    Tani, duke e pėrfunduar kėtė trajtim, do tė thosha se klasa politike e tė gjitha trevave shqiptare, pėr tė pasur sukses nė udhėheqje, sėpari tė heqin dorė nga interesat individuale dhe partiake e tė angazhohen pėr realizimin e mirėqenjes shqiptare! Kjo do tė mund tė arrihej, kur tė binden se, pėrkundėr pengesave tė ndryshme, nė masė jo tė vogėl, duke i lėshuar pe faktorit ndėrkombėtar, u bėnė bashkėfajtorė dhe pėrgjegjės pėr gjendjen e rėndė politike dhe ekonomike nė Kosovė. Sė dyti: Prandaj themi, se klasa politike, pėr tė marrė notė kaluese nga populli, si mostėr, shembull, kriter, dhe pėrgjegjėsi duhet ta ketė shtresėn intekektuale artistike, sidomos atė tė Shqipėrisė, e cila me pėrkushtimin, angazhimin, pėrgjegjėsinė dhe profesionalizmin e tyre kanė krijuar dhe realizuar vepra me kualitet tė lartė artistik, si nė letėrsi, dramaturgji, film, muzikė popullore dhe folklor, me tė cilat vepra kanė marrrė pjesė edhe nė festivale ndėrkombėtare, me ē’rast janė kthyer me vlerėsime, mirėnjohje dhe shpėrblime tė larta. Shembulli tjetėr i shtresės intelektuale, me aftėsinė e rrallė organizative tė Azgan Haklajt dhe tė Llesh Nikollės, qė ishin me ndikim tė fuqishėm nė integrimin e vlerave kombėtare, qė shfaqeshin pėrmes koncerteve dhe sofrave thuaja nėpėr tė gjitha qendrat e trevave shqiptare, me ē’raste e argėtonin dhe e bashkonin mbarė popullin shqiptar. Gjithashtu, njė meritė tė lartė e kanė edhe disa kanale televizive, tė cilat, me emisionet e tyre dokumentare e shkencore e informojnė opinjonin shikues televiziv, lidhur me tė kaluarėn historike tė popullit shqiptar.
    Pra, merita mė e fuqishme nė integrimin e vlerave shpirtėrore e patriotike, pėrveē atyre qė luftuan me armė nė dorė dhe ranė dėshmorė pėr ēlirimin e Kosovės, e kanė artistėt shqiptarė kudo qė janė. Ky kontribut i artistėve do tė duhej t’i shėmbėllente klasės politike edhe pėr faktin, se kanė marrė besimin e popullit.


    Hamzė Gashi
    21.03.2011 - Francė

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-11-2010
    Postime
    314
    Citim Postuar mė parė nga Dertlia Lexo Postimin
    E PO KU JEMI ?
    ******************** .
    Tani, duke e pėrfunduar kėtė trajtim, do tė thosha se klasa politike e tė gjitha trevave shqiptare, pėr tė pasur sukses nė udhėheqje, sėpari tė heqin dorė nga interesat individuale dhe partiake e tė angazhohen pėr realizimin e mirėqenjes shqiptare!

    Hamzė Gashi
    21.03.2011 - Francė
    Sa mire do te ishte por prit sa te pasurohen njehere mire ne disa breza
    Everyday is a gift, that's why they call it the present

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •