Close
Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 56
  1. #21
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...kejt qka ke shkru interesant , amo qekjo qe ekam nenvizu me te zez shum e fort....
    Jo mor nuk eshte e fort,por eshte HARD

    p.s. Din Thaqi ke me bo president

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Jo mor nuk eshte e fort,por eshte HARD

    p.s. Din Thaqi ke me bo president
    ...yow yowww...

  3. #23
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Ky Bexheti i kalli krejt,me t"kosoves me t'Shiperise ...e din keta se Bexheti fol me gojen e THAQIT

  4. #24
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Ky Bexheti i kalli krejt,me t"kosoves me t'Shiperise ...e din keta se Bexheti fol me gojen e THAQIT
    ...hahahahahah....
    leje njeri mos trego se te hypin n'qaf keta....

    ...po tash Hasha qka ti thot ... bexheti e lun lojen...

  5. #25
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...hahahahahah....
    leje njeri mos trego se te hypin n'qaf keta....

    ...po tash Hasha qka ti thot ... bexheti e lun lojen...
    Mujn me HYP,ama jo ne qaf..e kam te rezervuar vendin

  6. #26
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Mujn me HYP,ama jo ne qaf..e kam te rezervuar vendin
    .....aaaaaa....

    ...per dit aty i kam ....ani qka po me vjen interesant sja lshojn renin kerkujt ...

  7. #27
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    .....aaaaaa....

    ...per dit aty i kam ....ani qka po me vjen interesant sja lshojn renin kerkujt ...
    Cka ti bon Merakli keta me HYP

  8. #28
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    15-12-2010
    Vendndodhja
    ....Europe...
    Postime
    1,155
    Citim Postuar më parë nga soldiers Lexo Postimin
    Cka ti bon Merakli keta me HYP
    ...po bre , t'rij , kan qef....


    ...pi hypin quksh edhe po bertasin jo negociata po vetvendosje edhe bashkim i trojev shqiptare....lol....

  9. #29
    LAVDI XHAXHIT Maska e soldiers
    Anëtarësuar
    29-01-2011
    Postime
    134
    Citim Postuar më parë nga Hard Lexo Postimin
    ...po bre , t'rij , kan qef....


    ...pi hypin quksh edhe po bertasin jo negociata po vetvendosje edhe bashkim i trojev shqiptare....lol....
    Po bre Shume saberli keta

  10. #30
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    31-12-2010
    Postime
    378
    Citim Postuar më parë nga ximi_abedini Lexo Postimin
    Fjala e Presidentit të Republikës së Kosovës, zotit Behgjet Pacolli, drejtuar Parlamentit të Shqipërisë


    E nderuar kryetare e parlamentit, zonja Jozefina Topalli,

    Të dashur deputetë të Shqipërisë,

    Siç mund ta kuptoni, mundësia e lartë për t’ju drejtuar kësaj salle të nderuar është një burim emocionesh të forta për dikënd që sapo e ka nisur detyrën e Presidentit të shtetit më të ri të shtetit në botë, të Kosovës.

    Ndaj do ju lutesha të më mirëkuptonit për ndonjë luhatje emocionale të zërit.

    Mos ma merrni për të madhe fjalën, se ndoshta fjala nuk ka qenë gjithnjë pika ime më e fortë. Unë kam vepruar në jetë. Megjithatë e para ishte fjala, prej ku ja fillova.

    Të dashur vëllezër të Shqipërisë,

    Po vij në Tiranë në të parën vizitë jashtë Kosovës, si president i Republikës.

    Pasi u përkrye procesi i krijimit të institucioneve derisa po na mbërrijnë fjalë përgëzimi nga kryetarët e shteteve më të mëdha të botës, vendosa të nis vizitën prej këtej, prej Shqipërisë, prej Shqipërisë time, prej Shqipërisë shtetit amë, me ftesën e mikut tim, Presidentit, zotit Bamir Topi.

    Dhe ky rrugëtim imi, jo vetëm simbolikisht, u përkrye nëpërmjet kryeveprës së Kombit shqiptar, rrugës Durrës-Kukës-Morinë, ndoshta investimit më madhor të shqiptarëve në këtë fillim shekulli.

    Si njeri me eksperiencë profesionale të një lloji të caktuar, unë megjithatë nuk dua të humb kohën tuaj të çmuar me vlerësime metaforike, madje as dhe për kryeveprat. Kemi suksese të tjera të cilat duhet t’ia fillojmë punës.

    S’dua t’ju lodh duke ju ofruar në këtë sallë të nderuar tabela shifrash për ato që ne për respekt të konvencioneve duhet t’i quajmë eksporte dhe importe të vendeve tona.

    Duke respektuar vlerat më të mira të patriotizmit tradicional, sot së bashku me ju, dua që të shohim vetëm përpara. Dhe me vlerat e së kualuarës të krijojmë të ardhmen tonë, të ardhmen, qq sigurishtv do të jetë e ndritshme

    Me këtë qasje, unë dua t’i thërras ndërgjegjes suaj kombëtare, vetëdijes suaj politike, aftësive tuaja profesionale, për të menduar pak:

    A duhet të kënaqemi me këtë nivel të bashkëpunimit ekonomik, kulturor, shpirtëror mes veti? Unë them se kemi patur rezultate, por nuk duhet të kënaqem me këtë.

    Ne duhet t’i japim kuptim sakrificave të mëdha historike të heronjve tanë të përbashkët, angazhimit shekullor të paraardhësve tanë, duke hapur pista të reja bashkëpunimi.

    Rruga e Kombit është vektori themelor i këtij bashkëpunimi, i këtij integrimi.

    Ne mund të nderojmë paranë publike të harxhuar për të, duke qarkulluar në atë rrugë, në mënyrë shumë më intensive sesa sot, duke e mbushur plot atë plot e përplot me mallra, kapitale, ide, njerëz;

    Ne duhet falë saj, por dhe inisiativave të tjera të prodhojmë më shumë zhvillim, mirëqënie, afrim të shqiptarëve ndërmjet veti.

    Sot, rruga prej nga erdha, prej nga ju vini në Kosovë, ka një trafik të ulët dhe ne duhet ta mbushim atë. Duhet të qarkullojmë shumëçka atje

    Por ky qarkullim, këto pista të reja bashkëpunimi, të nderuar miq dhe vëllezër deputetë, duhet të zhvillohen mbi një bazament idesh të reja politike dhe institucionale.

    Në dritën e ideve të intelektualëve të shquar të hapësirës sonë kombëtare, që kanë folur për këtë temë,- si përshembull Arbër Xhaferri i ka quajtur trojet tona shqiptar “Komonuellthi shqiptar". Ai ka pasur të drejtë. Me të vërtetë ne jemi një Komunuelth shqiptar; nuk jemi vetëm ne në Kosovë, të Shqipëri, por bashkëkombasit tanë jetojnë edhe në Maqedoni, Mal të Zi apo Serbi.

    Nuk po propozoj diçka tabu, që të frikësojë kënd. Kufirin mes nesh e kemi rrënuar me forcë para 11 vjetësh; tani na mbetet shumë pak për të përkryer këtë. Falë të kaluarës dhe vlerave të saj të ndërtojmë të ardhmen. E ardhmja është bashkimi ynë kombëtar, por jo në atë mënyrë destruktive siç do që ta kuptojë dikush.

    Bashkimi kombëtar do të jetë ai qëdo të na rekomandojë bashkësia evropiane. Sot do t’i thyejmë barrierat kufitare jo me dhunë por me dashuri. Ja kemi detyrim brezit të ri të shteteve tona.

    Po propozojmë diçka të ngjashme me atë që ndodhi me krijimin e Komunitetit Europian.

    Në dritën e modeleve të vetë hapësirës së Bashkimit Europian, ne duhet të institucionalizojmë midis Kosovës dhe Shqipërisë, takime të nivelit të lartë midis presidentëve, kryeministrave dhe kryetarëve të parlamentit, dy herë në vit.

    Ne jemi të hapur që këtyre takimeve t’i bashkangjitet seicili prej liderëve të vendeve fqinjë që dëshiron, qoftë Maqedonia, qoftë Mali i Zi.

    Këto takime nuk duhet të jenë thjesht ritual i çmalljes sonë, por rast për të bërë bilancin e marrëdhënieve tona ekonomike, politike, kulturore, etj dhe mundësi për të trasuar pista të reja të këtyre bashkëpunimeve.

    Dmth, propozoj një takim periodik drejtuesish të shteteve tona në modelin e Këshillin Europian, apo të Samitit Franko - Gjerman.

    Në fund të fundit është dhe politikë rekomanduese e vetë Bashkimit për ne vendet kandidate, që para se të bëhemi gati për të hyrë në hapësirën Shengen, të jemi të integruar mes veti.

    Në krah të këtij samiti, unë do të propozoja që të zhvillohej Forumi periodik i biznesit midis dy vendeve. Pse?

    -Është e papranueshme që inisiativat e përbashkëta biznesore mes dy vendeve tona janë të pakta.

    Është jo normale që bizneset tona të konkurojnë ashpër me njeri tjetrin.

    -Është e pafalshme që dy hapësirat tona jetike të parapara nga Perëndia si vende plotësuese për nga burimet natyrore, të jenë në varësi të ndonjë vendi të tretë për energjinë, apo për burime të tjera.

    Ndaj propozoj:

    -të jetësohet realisht ndërtimi i burimeve të reja energjitike hidro dhe me qymyr në vendet tona.

    -Të krijohet një sistem energjitik i përbashkët. Kështu dëshira e kryeministrit Berisha që Shqipëria të jetë superfuqi energjitike, do të vlejë për hapësirën tonë të përbashkët ekonomike.

    -Heqjen e barrierave për lëvizjen e mallrave. Humbjet që mund të dukeshin të një farë rëndësie do të kompensoheshin nga të ardhura të tjera të krijuara prej zhvillimit.

    -Unifikimin e rregullave për certifikimin e mallrave,

    -për dhënien e licencave për themelimin e ndërrmarrjeve,

    A ka kuptim të harxhohen para të Bashkimit Europian, apo të qytetarëve tanë për përkthimin, përshtatjen e legjislacionit në vendet tona, kur ne flasim të njëjtën gjuhë?

    -Ndaj ne mund t’ja fillonim me unifikimin e legjislacionit për komunikacionin,

    - Legjislacionit për dokumentacionin shoqërues të mallrave,

    -për noterizimin e dokumentave në përgjithësi;

    Etj.

    Por përveç mallrave, ne duhet të garantojmë lëvizjen e lirë të ideve, të diturisë, të kapitalit.

    Ndaj kërkoj të shkojmë kah:

    standartizimi i dijes për brezat e rinj nëpërmjet teksteve të njëjta shkollore dhe akademike;

    një sistemi akademik të unifikuar,

    unifikimit të gjuhës së dokumentacionit zyrtar, asaj të mediave, etj.

    Ne kemi unifikuar gjuhën në kohëra të vështira, pse të mos e bëjmë sot në kohëra të lumtura?

    Ka dhe plot çështje të tjera, pjesë e diskutimit të këtyre forumeve periodike. Kur e afatizon bashkëpunimin, kontaktet, atëherë ndjenja e llogaridhënies triumfon mbi rutinën e përditshme të një angazhimi politik.

    Unë bisedova për këto çështje me udhëheqësit e vendit amë dhe gjeta mirëkuptim për jetësimin e këtyre ideve. Duhet të jemi të hapur që të përfshimë në këtë hapësirë dhe vende të tjera ku banojnë shqiptarë, por jo vetëm për arsyen e gjuhës.

    Të dashur deputetë,

    Në hapësirën tonë publike qarkullojnë ide sfiduese për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Askush prej ne nuk e fsheh kënaqësinë për ide të tilla që i imagjinojmë të realizuara duke respektuar ligjin ndërkombëtar mbi të drejtat e minoriteteve, etj.

    Pse? Sepse ne jetojmë në një hapësirë evropiane dhe duhet t’i ndjekim aspiratat tona kombëtare në përputhje me rregullat e saj.

    I mbështes idetë unifikuese që i shoh të mundshme brenda hapësirës evropiane. I shoh ato si forcuese të ndjenjës kombëtare tek të rinjtë, si stimuluese të debatit publik në vendet tona. Por e kam të vështirë ta imagjinoj arritjen e këtij ideali kombëtar, pa u nisur nga konkretja, nga materialja, nga krijimi i kësaj hapësire ekonomike të përbashkët, ku jo vetëm gjuha, përbën element unifikues. Prej krijimit të kësaj hapësire do ndihemi më afër.

    Kur të jemi më afër, do shohim më mirë të sotmen dhe të ardhmen.

    Duke ju falënderuar për vëmendjen, unë ju uroj suksese në veprimtarinë tuaj fisnike.
    Kam kënaqësinë që si shqiptar të uroj Presidentin Behgjet Pacolli për këtë fjalim programatik drejtuar parlamentarëve në Shqipëri. Ai pati kurajo të shprehet hapur për bashkim ekonomik, kulturor e shpirtëror midis bashkëkombasve shqiptarë. Është fakt që këto fjalë të madhërishme ngjallin shqetësim e frikë, si në qarqet shoviniste fqinje, edhe në lakejtë e politikanët servilë shqiptarë që nuk guxojnë as të mendojnë për të mirën e kombit, por për interesin vetiak, edhe pse damkosin veten. Për aq sa u shpreh Presidenti Pacolli meriton kopnsideratën me të lartë dhe shpresoj qe te behet një nga personalitetet më të shquara të politikës mbarëshqiptare në shekullin e ri.
    Shëndet e punë të mbarë Presidenti Pacolli për të mirën e mbarë kombit shqiptar

Faqja 3 prej 6 FillimFillim 12345 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •