Suksese bashkpunimit Kosove- Shqiperi !
Suksese dhe Presidentit Pacolli ne viziten e tij ne Tirane !
ja cfar thot gazeta
----------
55
Bashkëpunimi, brenda vitit linja e interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë
Paçolli, mirënjohje Berishës në përkushtimin për Kosovën
Thellimi i mëtejshëm i bashkëpunimit midis dy qeverive në sektorin ekonomik, bujqësor dhe infrastrukturë ka qenë tema kryesore e diskutimit midis Kryeministrit Berisha dhe Presidentit të Kosovës, Behgjet Pacolli në vizitën e tij të parë në Tiranë si President. Pasi i uroi përzemërsisht mirëseardhjen në vizitën e tij të parë zyrtare si President i Kosovës në Shqipëri, vizita e parë zyrtare kjo jashtë Kosovës, Kryeministri Berisha i rishprehu atij urimet e tij më të përzemërta për detyrën e re dhe i rikonfirmoi edhe një herë bindjen e tij të thellë se me përkushtim dhe eksperiencë do të përmbushë me sukses këtë detyrë të lartë. Gjatë takimit, bashkëbiseduesit shprehën angazhimin e të dy vendeve për të zgjeruar dhe thelluar bashkëpunimin në të gjitha fushat, bazuar kjo në kuadrin më të mirë e lehtësues ligjor, në veçanti përsa i përket bashkëpunimit në fushën ekonomike, bujqësore, investimeve të gjithanshme, infrastrukturave të rëndësishme që do të lidhin dy vendet dhe mbarë rajonin. Në këtë kontekst, ata rikonfirmuan vullnetin për ndërtimin e një sërë veprash infrastrukturore që do të lidhin dy vendet dhe do të forcojnë shkëmbimet midis qytetarëve të Shqipërisë dhe Kosovës, përfundimin e rrugës së kombit dhe akset e tjera rrugore që lidhin dy vendet, nevojën për lidhje hekurudhore, si dhe fillimin e punimeve brenda këtij viti të linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt Tiranë-Prishtinë. Presidenti Paçolli vlerësoi, gjithashtu, reformat e jashtëzakonshme dhe arritjet e mëdha të qeverisë shqiptare gjatë kësaj periudhe, të cilat kanë transformuar vendin dhe kanë bërë të mundur ecjen e tij përpara në drejtim të integrimit euroatlantik, siç ishte integrimi në NATO dhe rruga drejt integrimit në Bashkimin Evropian. "Heqja e vizave për qytetarët shqiptarë është një mrekulli e vërtetë për të cilën shqiptarët do t'ju jenë përherë mirënjohës ju, zoti Kryeministër dhe reformave të qeverisë tuaj", u shpreh Presidenti Paçolli. Presidenti Paçolli e falënderoi Kryeministrin Berisha për pritjen e ngrohtë e miqësore. Duke shprehur kënaqësinë e veçantë që ndodhet në Tiranë dhe takohet me Kryeministrin Berisha, Presidenti Paçolli i përcolli atij përshëndetjet më të përzemërta të gjithë qytetarëve të Kosovës dhe e falënderoi me mirënjohjen më të thellë për përkushtimin, angazhimin, vizionin dhe energjitë e tij të pashtershme në mbështetje dhe ndihmë të Kosovës e çështjes kombëtare. Në takim u rikonfirmuan marrëdhëniet e shkëlqyera vëllazërore, të gjithanshme, midis dy vendeve e popujve dhe angazhimi i të dy vendeve për të ndërtuar bashkëpunimin më të ngushtë e të shkëlqyer në të ardhmen, duke e shndërruar kështu faktorin shqiptar në shembull të marrëdhënieve të shkëlqyera të bashkëpunimit e miqësisë në rajon. Kryeministri Berisha dhe Presidenti Paçolli vlerësuan se bashkëpunimi është në shërbim të interesit më të mirë të qytetarëve të Shqipërisë dhe të Kosovës, paqes, stabilitetit e miqësisë midis vendeve të Ballkanit Perëndimor e më gjerë, si dhe ecjes përpara me shpejtësi drejt të ardhmes së përbashkët në Bashkimin Europian dhe në komunitetin euroatlantik. Gjithashtu në takim u diskutua situata politike në rajon dhe u konfirmua rëndësia për vazhdimin e dialogut për të gjitha çështjet teknike midis Prishtinës dhe Beogradit, i cili do t'i shërbejë lehtësimit të jetës së përditshme të qytetarëve të të dy vendeve. Gjithashtu, në takim u vlerësua fakti që Republika e Kosovës është shndërruar tashmë në një faktor real stabiliteti, paqeje e miqësie në rajon.
Kreshnik MERSINLLARI
Krijoni Kontakt