Prishtinė, 21 mars - Misioni i Bashkimit Evropian pėr sundim tė ligjit (EULEX) pas arrestimeve tė nėntė ish-guerilėve tė UĒK-sė dhe lėshimit tė fletarrestit pėr ish-ministrin Fatmir Limaj, ka ndikuar negativisht nė imazhin e kėtij misioni nė Kosovė. Madje pėrfaqėsuesit e shoqėrisė civile dhe familjarė tė dėshmorėve, kėtė mision e barazojnė me atė pararendės tė Kombeve tė Bashkuara-UNMIK. Madje sipas kosovarėve, EULEX-i nė masė tė madhe, rreth 90 pėr qind, e ka kopjuar UNMIK-un.
Behxhet Shala nga Kėshilli pėr Mbrojtjen e tė Drejtave dhe Lirive tė Njeriut nė Kosovė thotė se EULEX dallon nga UNMIK-u vetėm pėr nga emri, njofton gazeta “Zėri”.
Shala sqaron se zyrtarėt e dikurshėm tė UNMIK-ut vetėm kanė ndėrruar uniformėn dhe e kanė veshur atė tė misionit tė ri, ngase, sipas tij, 90 pėr qind e stafit ndėrkombėtar qė ka punuar nė UNMIK, tashmė ėshtė duke punuar nė EULEX dhe nė kėtė pėrqindje, sipas tij, bėjnė pjesė, gjyqtarė, prokurorė, policė, por edhe zyrtarė tė tjerė.
EULEX-i, sipas Shalės, tashmė e ka arritur qėllimin ngase bisedimet kanė nisur.
“Sikur tė donte, EULEX-i do tė ndalte kontrabandėn nė veri, do ta funksionalizonte gjykatėn atje dhe do t’i gjykonte kriminelėt, por nė fakt po vepron nė tė kundėrtėn, po arreston shqiptarė”, thotė Shala, duke shtuar se veprimet e kėtij misioni nuk janė konform pritjeve tė qytetarėve.
Se EULEX-i ėshtė mision i ngjashėm me misionin e kaluar UNMIK, nuk ėshtė risi pėr drejtorin e organizatės “Ēohu” Avni Zogiani. Kjo, sipas tij, ka qenė e ditur qė nga ardhja e tyre nė Kosovė.
“Nga fillimi unė nuk kam pasur asnjė dilemė qė EULEX-i vjen nė Kosovė pėr t’i mbrojtur interesat serbe. Nė kėtė funksion, EULEX-i e ka ditur qė ėshtė i ngjashėm me UNMIK-un, prandaj ka tentuar tė shfaqet ndryshe duke u zotuar se do tė luftojė krimin e korrupsionin nė Kosovė, prej tė cilave ishim lodhur shumė”, thotė Zogiani.
“Nuk ėshtė qėllim i tyre luftimi i krimit dhe korrupsionit, sepse pėr ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin pėr bashkėsinė ndėrkombėtare do tė thotė tė heqė prej dorės sė vet, mjetin kryesor pėr kontrollin e politikės kosovare”, thotė Zogiani, duke shtuar se mospuna e EULEX-it pėr ēka ėshtė zotuar i konvenon klasės politike kosovare.
UNMIK, sipas tij, ka pasur mandat vetėm tė gjykojė krimet e luftės, ndėrsa EULEX-i edhe mė shumė, por qė nė fakt nuk ka punuar, por po shkon me avazin e misionit tė kaluar UNMIK, i cili ėshtė kritikuar nė raporte tė ndryshme tė organizatave vendore e ndėrkombėtare.
Se EULEX-i nuk po e kryen mandatin qė ishte zotuar nė fillim dhe nuk po vepron konform premtimeve tė dhėna, ka pohuar edhe nipi i komandantit legjendar, Adem Jashari, Murat Jashari.
“Ėshtė njė realitet i hidhur, fatkeqėsisht, ndoshta gjatė kėtij rrugėtimi tonė nuk kemi mundur dhe nuk kemi ditur ta kryejmė punėn si duhet dhe pėr pasojė sot kemi kėtė realitet. Ėshtė njė dhembje e madhe pėr tė gjithė ne, gjithashtu ėshtė e dhembshme kur viktima shndėrrohet nė agresor dhe agresori nė viktimė”, ka pohuar Jashari duke komentuar arrestimet e fundit tė nėntė ish-ushtarėve tė UĒK-sė, nėn dyshimin se tė njėjtit kanė kryer krime ndaj popullatės civile e tortura ndaj tė paraburgosurve nė qendrėn e paraburgimit nė Kleēkė tė Malishevės.
Por, megjithėkėtė, EULEX-i vazhdon me avazin e vjetėr dhe me premtimet se janė nė Kosovė pėr rend dhe ligj pa dallime pėrkatėsie.
Reagime pėr veprimet e fundit tė EULEX-it janė ngjallė gjithandej etnikumit shqiptar. Edhe nga tabori politik institucional, ėshtė reaguar me mėnyrėn si ka reaguar ky institucion me arrestimin e ish-luftėtarėve tė UĒK-sė.
http://www.koha.net/index.php?cid=1,22,52963
Krijoni Kontakt