Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 19
  1. #1
    EAGLE warrior Maska e MafiaWarz
    Anëtarësuar
    12-05-2010
    Postime
    1,787

    Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri

    Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri

    Arrestohet ish-komandanti i Xhihadit Islamik në Shqipëri. Mohamed al-Zavahiri është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri

    Burime policore bënë të ditur për agjencinë gjermane të lajmeve dpa, se “në Egjipt është riarrestuar pak pas lirimit ish-komandanti i aktiviteteve të Xhihadit Islamik në Shqipëri dhe në Bosnjë”.

    Mohamed al-Zavahiri, është vëllai i personit numër 2 në rrjetin terrorist të Al Kaidas, Ayman al Zavahiri, i cili besohet se është në arrati së bashku me Osama Bin Ladenin. Mohamed Al Zavahiri qëndroi në burg për 10 vjet.

    Por në vitin 1998 një gjykatë egjiptiane e pati dënuar atë me vdekje në mungesë.

    Tani ai do të dalë para një gjyqi ushtarak, për të rivlerësuar përzierjen e tij në ngjarjet e vitit 1998.

    Gjatë luftërave ballkanike në vitet ’90, si komandant ushtarak i rrjetit terrorist Xhihadi Islamik, Mohamed al-Zavahiri ka drejtuar aktivitetet e grupit në Shqipëri dhe Bosnjë.

    Së bashku me të vëllanë, zëvendësin e Bin Ladenit, Mohamed al-Zavahiri besohet se kanë drejtuar lëvizjen e Xhihadit Islamik në Egjipt.
    Praises due to the most high, Allah

    Praises due to the most fly, Prada

    Baby, I'm magic, ta-dah

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    pse se vrasin direkt
    JO SEKS PARA MARTESE

  3. #3
    JUDO Maska e Gogi
    Anëtarësuar
    10-08-2008
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    1,669
    Ajo periudhe kur ka qendruar ai ne Shqiperi ka qene e arte per zhvillimin e terrorit radikal. Mirepo ja i ka ardh radha edhe atij, tash le te ju ben ball torturave te policise se egjiptit. Ata nuk e marrin ne pyetje, si fillim ja fusin kryt ne nje kove me uje e pataj ndoshta e pyesin dicka .
    “Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e drenicaku
    Anëtarësuar
    06-05-2003
    Postime
    3,263
    Nganjeher me shkon mendja qe ne shqiperi ken ta lypesh edhe e gjen

  5. #5
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Veq pak a bon me ma sqaru dikush pak kit lajmin se tamam si dud po dal para ksajna.
    Qyky Xhevahiri a qysh e pat emrin paska drejtu rrjet terrorist ne Shqiperi me 1998 (kjo qysh pom doket aludohet ne luften e Kosovës edhe të Bosnjes ne vitet 90') po mirë pse po e denojka Egjipti keta e jo Shqipëria?!
    Edhe qysh po jepin konkluza Xhihad Islamik, kur ne trevat tona u kan UÇK-ja ne te cilen ka pas fetar e jo-fetar (mirepo jo ushtri fetare).
    Kombi mbi të gjitha

  6. #6
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin

    Egjipti nuk e kerkon pershkak te (kinse) aktiviteteve te tija ne Kosove e Bosnje, por per vepra tjera.

  7. #7
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    Egjipti nuk e kerkon pershkak te (kinse) aktiviteteve te tija ne Kosove e Bosnje, por per vepra tjera.
    Aha ok flm se nuk e dija thashë mos rasisht po e përlyejn ushtrinë tonë edhe keta siç bëjnë mediat e Beogradit.
    Kombi mbi të gjitha

  8. #8
    el kafirun Maska e chino
    Anëtarësuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Aha ok flm se nuk e dija thashë mos rasisht po e përlyejn ushtrinë tonë edhe keta siç bëjnë mediat e Beogradit.
    S'ka perse.
    Nese Beogradi monton ndonje lajm te tille, nuk eshte problem. Sepse demontohet lehte (dementohet me kunderdeshmi). Por problem eshte kur ka shqiptare qe e pohojne kete gje.

  9. #9
    Atdhetar n'damar Maska e Illyrian_King
    Anëtarësuar
    11-03-2011
    Vendndodhja
    Shqipëri Etnike
    Postime
    516
    Citim Postuar më parë nga chino Lexo Postimin
    S'ka perse.
    Nese Beogradi monton ndonje lajm te tille, nuk eshte problem. Sepse demontohet lehte (dementohet me kunderdeshmi). Por problem eshte kur ka shqiptare qe e pohojne kete gje.
    Jo ska çka me kanë problem, krejt e dinë kush ka qenë UÇK-ja nuk osht ndonje enigmë e madhe. UÇK-ja ka qenë ushtri e popullit, tek ajo ka pasë lloj-lloj njerëz në mesin e tyre edhe fetar që osht shumë normale ne një popull që osht ne konflikt. Mirepo parimisht nuk thirret si ushtri fetare, por ushtri e popullit, tamam ashtu siç osht populli ka prej tyre qe jane fetare edhe kjo osht shume normale me luftu per vendin tone, pra kjo nuk proklamon Xhihad Islamik. Xhihad Islamik osht nese pikesynimi i krereve te UÇK-se kish me qenë Islami e jo Çlirimi.
    Kombi mbi të gjitha

  10. #10
    Citim Postuar më parë nga Illyrian_King Lexo Postimin
    Aha ok flm se nuk e dija thashë mos rasisht po e përlyejn ushtrinë tonë edhe keta siç bëjnë mediat e Beogradit.
    Jo jo, ti je i pari qe e permende

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •