Close
Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 129
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967

    Ekspertët e sigurisë: Berisha i trembet një atentati me shpërthim

    Gazeta shekulli
    25-2-2011


    Paranojë apo kërcënim real, kjo nuk dihet, por ajo që shihet qartë është që kreu i ekzekutivit, po fortifikon çdo ditë e më shumë shtëpinë, zyrën, Kuvendin dhe çdo copë terreni tjetër ku shkel. Makina që bllokojnë sinjalet elektronike kur S.Berisha lëviz me makinë, qen antiminë që kontrollojnë deri edhe gazetarët, ndalime parkimi në një perimetër shumë të gjerë rreth shtëpisë së tij, gardistë në pallatet rreth godinës ku ka apartamentin, janë vetëm disa nga masat e mara, për të mos përmendur super-makinën e blinduar me vlerë kolosale, e cila është porositur dhe detaje për të cilën, u botuan pak kohë më parë në shtyp. Vlera e saj do të ishte 700 mijë euro dhe do të garantonte siguri maksimale ndaj çdo lloj sulmi. Deri më tani kryeministria nuk ka njoftuar blerjen apo jo të saj.
    ***


    Masat e para të marra nga kryeministri dhe Garda e Republikës që ka për detyrë sigurinë e tij janë ato pranë shtëpisë. Rruga "Mustafa Matohiti", ku banon kreu i qeverisë, është e bllokuar prej shumë ditësh. Asnjë makinë e paautorizuar nuk lejohet që të kalojë aty pa marrë më parë aprovimin e Gardës dhe policisë. E gjithë rruga është nën patrullimin e rreptë të Gardës së Republikës megjithëse godina ku ka apartamentin Berisha është vetëm një nga dhjetëra godina të rrugës. Gardistët janë të armatosur dhe sa herë që kryeministri apo anëtarët e familjes së tij hyjnë dhe dalin nga ndërtesa, ata dalin në rrugë duke kontrolluar të gjithë perimetrin rreth makinës. Skenat ndonjëherë janë aq të habitshme për banorët sa të kujtojnë ish-Bllokun e udhëheqjes komuniste. Berisha ka adoptuar për rrugën ku ndodhet shtëpia e tij të njëjtën mënyrë ruajtjeje me gardistë në një rreze shumë të gjerë dhe me tabela STOP!.


    Por masat për ruajtjen e Berishës nuk përfundojnë tek rruga "Mustafa Matohiti", ato shtrihen deri nuk kryeministri. Me vendim të Policisë Rrugore është ndaluar parkimi edhe në rrugën "Papa Gjon Pali II". Nga kryqëzimi i rrugës "Mustafa Matohiti" e deri tek kryqëzimi i rrugës "Ismail Qemali" nuk lejohet më parkimi i makinave. Edhe në krahun e shtëpisë së kryeministrit janë vendosur disa pengesa të Policisë Rrugore që ndalojnë makinat të qëndrojnë aty.

    ***
    Masat e rrepta të sigurisë shtrihen edhe brenda godinës së Këshillit të Ministrave. Hyrja është përforcuar me zinxhirë e tela, por jo vetëm ajo. Dy dyer të blinduara në ambientet e brendshme ndalojnë njerëzit që ti afrohen si më parë zyrës së kryetarit të Këshillit të Ministrave. Sipas një burime të Shekullit nga Garda, xhamat janë të blinduara, të llojit që përballojnë plumba të kalibrit të vogël. Situata është më ndryshe edhe në zyrën e kryeministrit.

    ***
    Në daljet publike shihen ndryshime të shpeshta të orareve të paralajmëruara ose të itinerarit të lëvizjeve. Në mitingun e 20 shkurtit, Berisha mbërriti 40 minuta pas orarit të paralajmëruar, dhe rrethohej nga truproja në çdo hap, madje nga fotot e Juta Benzeberg botuar një ditë më pas në Shekulli, shihen edhe momente acarimi mes gardistëve dhe njerëzve në radhën e parë të turmës. Edhe në ato pak minuta kur kryeministri i gjend në podium, e gjithë situata kontrollohej rreptësisht. Kishte snajperë në çatinë e Korpusit të UT-së dhe një kordon i pazakontë rojesh nuk lejuan as simpatizantët e PD-së që ti afroheshin podiumit.


    Risia këtë herë ishte ndalimi i valëve të celularëve. Celularët nuk punonin kur ndodheshe pranë kryeministrit Berisha. Një sy eksperti dalloi lehtë një makinë rreth shtatë metra larg podiumit. Ajo kishte një antenë në formë pllake, e ngjashme me aparaturat që ndalojnë valët në një perimetër të caktuar. E njëjta strategji ka gjasa të jetë përdorur që prej 21 janarit. Atë ditë pasdite telefonat celularë nuk punonin pranë kryeministrisë. Të kontaktuar nga "Shekulli", të gjitha kompanitë e telefonisë celulare thanë që nuk kishin pasur asnjë defekt dhe se antenat e tyre kanë funksionuar rregullisht. "Valët nuk i kemi ndaluar ne, duhet të pyesni tjetërkund",- thanë kompanitë e telefonisë celulare.


    ***
    Masat e forta të sigurisë për kryeministrin Berisha janë vënë re edhe në Kuvend. Gazetarët dhe personeli i Kuvendit, për herë të parë, janë kontrolluar ditën e hënë deri edhe nga qentë antiminë. Operatorëve në disa raste iu është kërkuar që të ndezin kamerat për të provuar se ato janë thjesht kamera. S.Berisha ndodhej në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. E njëjta situatë është paraqitur edhe në Parlament gjatë seancës plenare. Në seancën e javës së shkuar janë numëruar më shumë se 70 punonjës të sigurisë në korridoret e Parlamentit, numër i pazakontë për atë mjedis. Poshtë vendit ku ulet kryetari i qeverisë janë vendosur dy truproja të veçanta. Herë pas here dy truprojat ngrihen në këmbë dhe qëndrojnë pa lëvizur përpara kryeministrit. Në raste të tjera Garda krijon një gardh sigurie që qëndron ndërmjet foltores dhe anëtarëve të qeverisë.


    ***
    Qentë antiminë janë bërë shoqëruesit e përhershëm të kryeministrit pothuajse në të gjitha daljet e tij televizive. Sa herë që kreu i qeverisë është i ftuar në ndonjë studio, përpara tij paraqiten punonjësit e Gardës së Republikës që kontrollojnë të gjithë ambientet. Ata shoqërohen edhe nga qentë që kontrollojnë një nga një zyrat. Pasi Garda bindet se çdo gjë është OK, atëherë kryeministri paraqitet në studio. Kjo ka ndodhur edhe në televizione që njihen si pranë kreut të qeverisë.


    ***
    Deri më tani Garda e Republikës që merret me sigurinë e kreut të qeverisë dhe Policia e Shtetit nuk kanë bërë publik asnjë kërcënim të mundshëm ndaj Sali Berishës. Këto janë dy institucionet e vetme që mund të raportojnë kërcënime të tilla pasi Shërbimi Informativ Shtetëror dhe Prokuroria e Përgjithshme janë shpallur "armiq të qeverisë" dhe (duke besuar së paku deklaratat publike të S.Berishës) informacionet që përcillen prej tyre janë të papranueshme.


    Pavarësisht nëse e gjithë kjo, ka të bëjë me paranojë apo me kërcënim real, teknikisht, thuajse të gjithë ekspertët e sigurisë të pyetur nga Shekulli për këto masa sigurie bien dakord në një pikë: Lloji i masave të ndërmarra, tregon se frika është për një atentat në distancë, pra një shpërthim. Ky përfundim del duke parë se masat kanë perimetër të gjerë sigurie (rruga e banesës), i tremben një telekomandimi shpërthimi me celular (makina e bllokimit të valëve), prania e qenve anti-shpërthim pranë zonave ku i duhet të qëndrojë për një kohë të gjatë (studiot televizive, kuvendi etj).

    Se paska te gjate SALDAFI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anëtarësuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po e ka kuptuar Berisha qe koka e tij vlen shume me pak se sa gjaku i shqiptareve qe do ishte derdhur ne nje 97 te re.
    Duke e ditur qe askush nuk kerkon me 97 i shkon mendja te skenari rumun i Causheskut te cilin e vrau securitate duke i faturuar atij gjithe te zezat e regjimit komunist duke shmangur perplasjen civile te komunisteve dhe jo komunisteve.
    Albania Uber Alles

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    ruhet lideri i popullit ,,,,,

    nga vete populli ,,,,haaaahhhaaa

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Doktori ruhet prej ju landushve o land qe baballaret ju a ka futur ruci ne burg.. kurse paret e shperblimit per ditet e burgut ju a ka dhene Saliu.. vulen e biografise ju a hoqi Saliu.. e ju ne sherbim te rucit mbetet..


    Ne hall eshte Sali Berisha..

    plot 20 vjet jeton Doktori yn legjendar.. nen terrorin stalinist Rucist enverist caushist Kokokokodhimoist.. karlo bolino-ist..ed rucist.. gjinusho-paskalist..anilo bashoist.. e nexho ramizoist..
    me qindra eksperte te terrorizmit jan te angazhuar ne prodhimin e metodave me te sofistikuara te terrorit.. ndaj Berishes Familjes se tij Grua e femije.. ndaj PD dhe burrave e grave te kesaj Partie..

    Eshte rast i rralle ne bote kjo qe ndodh kunder Sali Berishes..

    Raptil ..thx per traktin terrorist te Shekullit qe e ke sjelle..

    Une si lexues i Shekullit e kuptoj mire krejt luften speciale qe zhvillon Shekulli i Kokodhimes..pjesmarrsit nga me kryesoret ne Grushtin e Shtetit.. por jo vetem shekulli por dhjetra ekrane e gazeta.. te kycura ne kte lufte burracakesh te felliqur ndaj nje njeriu.. qe vetem te miren i ka dashur Shqiptareve..

    Eshte komplet nji mafie me shum keshilltare speciale.

    mafia kanibale 21 janarshe.. paguan Ylvira e kulish ylvirash.. psikologe e psikoanaliste.. gestapoveca e Frojdista.. kexhibista e dreqista.. te cilet nat e dite hedhin ne Media helmin terrorist kunder Sali Berishes..
    Cdo deputet i PS-se ne salle te parlamentit para se te hyje instruktohet kok me koke me kta lloj profesoresh dhe merr instruksione te sakta se cdo te thote ne kuvend ..se si do ta provokoje saliun..ku do ta qelloje.. si do ta nxjerri nga takti si do ta trembe e ta genocidoje psiqikisht..etjetjetj..

    jo njeri por dhe Celik e Shkemb te ishte Berisha do kishte pesuar Shkaterrim total..
    Megjithate ai po qendron..

    Dhe 21 janari ishte pjes e kesaj lufte.. Pra terror posht zyres..
    Ja cte pret ja si do te te djegim te gjalle ja si do te heqim zvarre..

    cdo shqiptar atdhetar duhet te kuptoje kte lufte te felliqur qe behet ndaj HEROIT SALI BERISHA..dhe te bashkohet ne mbrotjen e tije nga kanibalet..

    Po keshtu duhen te mbrohen Jozi .. Luli e krejt ata qendrestare te PD-se qe cdo dite jan objekt i terrorit khmer rruzh.. te Mafies Ed ruciste Qosiste kokodhimiste e bolinoiste.. etjetjetj..

    Thx Rrapi.. per lajmerimet qe ben..




    ..

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e landi45
    Anëtarësuar
    10-04-2008
    Postime
    1,711
    o shoku nga une ti behet jeta njemije,,,,

    se une si ny duart me qelbesira,,,,,


    sa per mua kam zgjedhe largimin nga shqiperia familjarisht,,,punoje ne nje shtete ku te respektojne e zbatohet ligji,,,


    ti qe e do berishen mbaje ,,,,

    se populli meriton ate qeveri qe ka,,,,


    dhe ti me intelektin prej tifozi te cmendur,,,e meriton berishen derisa te vdesesh,,,,

    pija lengun shoku ,,se do vije nje dite qe do ta fusi gishtin dhe ty mos ki merak,,,


    une po qe per te votuar,,,,, votoje kedo po jo socialiste,,,ish komuniste,,,ish sigurimsa,,,,

    meqe te gjitha partite ne shqiperi jane qerdhe te ketyre ,,,

    nuk votoje fare


    dhe shqiperine ua kom lene injoranteve qe pa buke,,pa uje,,pa drita,,,pa pune,,,pa nje leke,,,dhe bertasin edi,,,saliu,,,,fatosi,,,ruqi etjere

    une jam pastere vete dhe nuk perzihem me funderrina me,,,,


    piju lengun ti dhe ata te mjere qe jetojne atje tashme,,,

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    Eshte bere PS-ja per Shqiperine si alka ida per Bushin dhe demokracine ne bote.

  7. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Jo per shqiperine ziti po per SALDAFIN

  8. #8
    Besimtar Katolik Maska e altint71
    Anëtarësuar
    27-09-2008
    Vendndodhja
    Itali
    Postime
    933
    Ke frik mer sali protopapa se ke lyer duart me gjak shqiptari te pafajshem.
    Ti more jeten djemve shqiptar dhe ceshte me e renda dhe i perfole dhe per se vdekuri.

  9. #9
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    28-04-2010
    Postime
    967
    Mir e Bo qe ruhet se ka shum hasmeri SALDAFI po ka per ti ardh aty ku se pret

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    vriteni me vota o rrapi..
    pse kini frik ta pushkatoni me vote?

    hmmm..

    e ka kuptu ed ruci se me vote.. ja rruan berishes..dhe spo len metod pa perdorur..

    deri kte te fundit..
    thirri e pagoj mijra zorraxhij e i vuri me djeg kryeministrine e kryeministrin te gjalle.. e kur nuk i eci.. vate e vrau 4 zorraxhij te falanges se vet.. qe i kish ne liste per te qeruar.. si minj laboratori.. me ja saju vrasjen lul bashes..

    Rrapi cfar planesh tjera kini?

    Duket qe eksplozivin me telekomande e kini ne plan..

    e perdoret kte variant me ate aleksin e nard ndokes.. ne rrugen koplik-bajz..

    po dhe me dritanin top chanall me duket e kini perdorur..

    nejse.. kijuani mamate tuajve..



    mir u a beni..

Faqja 0 prej 13 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •