Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    albania is the best Maska e ismani
    Anëtarësuar
    14-06-2009
    Vendndodhja
    tetova
    Postime
    583

    FIFA dhe UEFA pezullojnë Bosnjën

    Rivali i grupit të Shqipërisë në kualifikueset e Euro 2012, Bosnje-Hercegovina, mund të pezullohet nga të gjitha kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s, ndërsa barazimi i arritur në “Qemal Stafa” mund të kthehet në fitore për kuqezinjtë tanë.

    Federata Boshnjake e Futbollit (NSBIH) votoi sot kundër njohjes së statusit të FIFA-s e UEFA-s dhe ka dy ditë kohë për të ndryshuar qëndrim, përpara se të përjashtohet prej strukturave më të rëndësishme të futbollit botëror dhe europian.

    FIFA i ka kërkuar Bosnjes që të kalojë detyrimisht nga sistemi i presidencës me tre antarë, për shkak të statusit shumëetnik të shtetit, në një president të vetëm, siç parashikohet prej statutit të saj.

    NSBIH e refuzoi këtë ndryshim dhe do të kërkojë të negociojë më tej, por afati i vendosur prej dy FIFA dhe UEFA-s është deri në 1 prill.

    ”Do të ndodhë një pezullim automatik për Bosnjen nëse deri në 1 prill asnjë ndryshim nuk do të bëhet”, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i UEFA-s, Gianni Infantino.

    Nëse pezullimi do të ndodhë, të gjitha ndeshjet e Bosnjes mund të deklarohen të humbura në tavolinë. Kombëtarja jonë do të ngjitej në kuotën e 13 pikëve dhe do të shihte si rival të vetëm për kualifikimin Bjellorusinë, pasi Rumania ndodhet e shkëputur pas.
    100 vite shtet 100 VJET KRENARI 100 VITE SAKRIFIC TERE JETEN TE BASHKUM KOSOV ILIRD CAMERI MALSI

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e peshkatari2011
    Anëtarësuar
    14-02-2011
    Postime
    258
    Une nuk do te doja te perfitonim nga kjo.nuk eshte favor eshte fat

  3. #3
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531

    FIFA përjashton nga Eliminatoret e Europianit 2012 Bosnje Hercegovinën

    FIFA ka marrë sot vendimin për përjashtimin e Bosnje Hercegovinës nga Eliminatoret e Europianit të 2012. Lajm i mirë për kombëtaren tonë që rriten shpresat për kualifikim.



    Ps.Nqs tema është hap në vendin e gabuar , moderatorët ta lëvizin.


    Football Federation of Bosnia-Herzegovina suspended
    http://www.fifa.com/aboutfifa/federa...d=1410136.html
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Besoja
    Anëtarësuar
    24-07-2008
    Vendndodhja
    Prrenjas, Shqiperi
    Postime
    3,260
    Në lajm u dha që Shqipërisë i hiqet një pikë dhe Francës tre.
    Do quhen të pavlefshme pikët me Bosnjën.
    Nuk është edhe shumë lajm i mirë se mbetemi me 7 pikë në vënd të tretë.

  5. #5
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Besoja Lexo Postimin
    Në lajm u dha që Shqipërisë i hiqet një pikë dhe Francës tre.
    Do quhen të pavlefshme pikët me Bosnjën.
    Nuk është edhe shumë lajm i mirë se mbetemi me 7 pikë në vënd të tretë.
    renditja nuk ndryshon pra ne vend te trete ishim ne vend te trete jemi !!! lajmi i mire eshte se nuk ke per te bere ndeshjen e bosnjes ku mund te dilje pa pike atje plus qe franca ( tanime ka 9 pike dhe jo sac kishte ) tani eshte e detyruar te fitoi me bjellorusine dhe me rumanine nese do te kete kualifikimin ne xhep ( prandaj ekziston mundesia qe te kualifikohemi ) !!! nese do ishte akoma bosnja rival direkt i shqiperise se besoj se do kishim mundesine te dilnim ne vend te dyte ne grup sepse vendin e pare e merr franca !!!

    renditja eshte me sa di une eshte :

    Franca 9
    bjellorusia 8
    SHQIPERIA 7
    Rumania 5
    luksenmburgu 1
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Endless
    Anëtarësuar
    17-08-2007
    Vendndodhja
    Shqiperi
    Postime
    5,119
    haha, sqenka dhe shume lajme i mire se na hiqet nje pik thote tjetri, nderkohe qe perfiton tre pike te tjera nga ndeshja direkte qe keta na prisnin ne bosnje. ha ha ha

    plasje te vine kur duan dhe 'poetet' te flasin per futbollin. rri o vlla aty posto na nje fabul, cte duhet qe i fut turinjte kot sa andej ketej. lol
    Without deviation from the norm, progress is not possible

  7. #7
    ►ⓣⓘ®ⓞɳ©◄™ Maska e [PaRTiZoNi]
    Anëtarësuar
    19-02-2009
    Vendndodhja
    ▬►ⓋⓛⓅ◄▬
    Postime
    2,531
    Si nuk qenka lajm i mirë apo ishin të sigurtë ju që do mernit pikë në Bosnjë. Bosnja ishte dhe nji nga pretendentet për kualifikim se na rrifte neve në fushë te vet dhe shkonte 10 pikë. Avantazhi tjetër është që Francës ju hoqën 3 pikë. Ti marim Francës barazim në Shqipëri , fitojm me Luxemburgun dhe Rumaninë mund edhe të dalim të dytët. Na u hoq 1 pikë po hoqëm qafe Bosnjën një kundërshtar të fortë dhe ju zbritën 3 pikë Francës dhe mos tju duket çudi nqs fitojm me Francën në Tiranë përderisa Bjellorusia e rrafi brenda në Francë.
    Pogba, Pogba l'hano visto nella spiaggia che diceva VU CUMPRA


  8. #8
    Citim Postuar më parë nga FK-PaRtiZoNi Lexo Postimin
    Si nuk qenka lajm i mirë apo ishin të sigurtë ju që do mernit pikë në Bosnjë. Bosnja ishte dhe nji nga pretendentet për kualifikim se na rrifte neve në fushë te vet dhe shkonte 10 pikë. Avantazhi tjetër është që Francës ju hoqën 3 pikë. Ti marim Francës barazim në Shqipëri , fitojm me Luxemburgun dhe Rumaninë mund edhe të dalim të dytët. Na u hoq 1 pikë po hoqëm qafe Bosnjën një kundërshtar të fortë dhe ju zbritën 3 pikë Francës dhe mos tju duket çudi nqs fitojm me Francën në Tiranë përderisa Bjellorusia e rrafi brenda në Francë.
    Partizani ka te drejte. Ju te tjeret nuk e keni vezhguar sic duhet, tani kemi shume me shume shance, ishalla kete here na ecen.
    IN INFERIS MELIUS EST REGNARE QUAM IN COELIS SERVIRE

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Endri_
    Anëtarësuar
    16-02-2011
    Vendndodhja
    Tr
    Postime
    1,165
    Amon o burr se kto jane presione te Fifa-s. Bosnjes i jane dhene 2 muj kohe nga Fifa per te zgjidh problemet ,pra deri me 1 qershor. Ne te kundert perjashtohet perfundimisht me nje afat qe do e caktojne vete ata. Kshu qe as Bosnjes si shtet ,as atyne 3 federatave qe kane ato nuk intereson dicka e tille. Jam i sigurte qe do zgjidhet nje rruge e mesme dhe me Bosnjen do lujm. S'jemi msu noiher t'na fali njeri gje.

  10. #10
    In GoD We TrUsT !!! Maska e SaS
    Anëtarësuar
    28-11-2005
    Postime
    2,792
    Citim Postuar më parë nga Dr.Qendro Lexo Postimin
    Partizani ka te drejte. Ju te tjeret nuk e keni vezhguar sic duhet, tani kemi shume me shume shance, ishalla kete here na ecen.
    qe partizani ka te drejte se luan topi por shikoji edhe njehere postimet tona se jemi lodhur kot duke shpjeguar nese eshte lajm i mire apo i keq !!! pak me seriozitet here tjeter se nuk po lefim ne hava !!!
    YoUr DrEaM Is YoUr DeStInY...

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •