
Postuar më parë nga
valmiri01
Mesazh për Perëndimin: Me Islamin mos u armiqësoni se do të pësoni
Autor: Mahmud el-Mubarak
Para më shumë se një dekade, një ambasador i njërit prej shteteve të Gadishullit Arabik në Kombet e Bashkuara më ka treguar se ai, gjatë një bisede private, e kishte pyetur një prej zyrtarëve të lartë të Ministrisë së punëve të Jashtme të Britanisë: Çka dëshironi prej nesh më shumë se sa që ne jemi duke ju dhënë juve?! Pasurit tona janë në bankat tuaja! Fëmijët tanë studiojnë nëpër universitetet tuaja! Qeveritë tona janë nën kontrollin tuaj! Pas gjithë kësaj, çfarë dëshironi më shumë...?!
Ndoshta kjo ishte një pyetje naive nga ky ambasador arab, duke e shprehur naivitetin e vet politik para këtij zyrtari (siç ndodh te disa persona të llojit të tij sh.p. ), mirëpo përgjigjja është edhe më e çuditshme të cilën natyrisht, nuk e mori ky ambasador e ajo është se; Perëndimi as vet nuk e di se çfarë donë prej Umetit arab dhe musliman!
Për ta kuptuar këtë më thellë, ndoshta pyetja më e rëndësishme për Perëndimin do të ishte, jo çfarë do Perëndimi nga Umeti Islam, por çfarë Perëndimi nuk do nga Umeti Islam! Sepse, analizuesi i politikave perëndimore kundrejt vendeve arabe dhe muslimane, që nga rënia e Hilafetit Islam, gati sa nuk përfundon në një rezultat, kuptimi i të cilit do të ishte , se ankthi i perëndimit është: Rizgjimi i Ummetit Islam dhe rikthimi i unifikimit të tij.
Kjo mund të jetë arsyeja për hir të së cilës përpiqej Britania, e ajo është nëna e dinakërisë perëndimore, për formimin e Ligës së Shteteve Arabe, larg nga çdo lidhje Islame. Kështu pra, më 29 maj të vitit 1941 Ministri i Jashtëm britanik, Antoni Eiden, i ftoi shtetet arabe të cilat e kishin fituar pavarësinë e tyre në realizimin e unitetit arab përmes ligës e cila do t’i ngërthente në vete të gjitha shtetet arabe.
Në këtë mënyrë, ministri i lartpërmendur në parlamentin britanik më 24 shkurt 1943 konfirmoi se qeveria britanike “ e përcjell me vëmendje çdo lëvizje në mesin e arabëve e cila synon realizimin e bashkimit ekonomik, kulturor dhe atë politik”.
Siç shihet, interesimi i Qeverisë Britanike për këtë çështje (përderisa ajo ishte në mes të Luftës së Dytë Botërore) dëshmon se formimi i kësaj organizate ishte jashtëzakonisht i rëndësishëm për Perëndimin, saqë ajo (Liga Arabe) i parapriu formimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Prej kur vendet arabe u paraprijnë teorive perëndimore në formimin e organizatave globale...?!
Sot perëndimi, përderisa mbeti i shtangur nga ajo që ndodhi në Tunizi dhe Egjipt, mundohet në çdo mënyrë të inkuadrohet në kuptimin e skenarëve tmerrues të cilët paralajmërojnë arritjen e “Islamikëve” në udhëheqjen e shtetit, ndoshta do të duhej që analistët perëndimor t’i rikthehen ngjarjeve dhe t’i analizojnë ato më thellë (që ta kuptojnë sekretin e këtij ndryshimi drastik , sh.p.).
Sepse, që nga ikja e diktatorit Bin Ali, pyetja e vetme e cila qarkullon në fushën politike perëndimore është: Çka sikur ta marrin “Islamikët“ pushtetin në dorë? Mu sikur të ishte Islami një përbindësh i cili është duke pushuar dhe e pret momentin e sulmit mbi ta.
Kurse realiteti është se “Islamikët” ja kanë pa hajrin Perëndimit, sepse gati sa nuk është realizuar arritja në pushtet e atyre që druhej nga ta perëndimi në dy shtetet arabe (Egjipt dhe Tunizi sh.p.) dhe në vendet tjera të cilat mund ta ndjekin rrugën e këtyre dy shteteve.
Kjo ngase këto shoqëri u përpoqën të kthehen në Islam përmes kutive “demokratike” të votimit, mirëpo tendencat e qeverive të tyre nuk i pranuan rezultatet, saqë është bërë publike se në vendet arabe ku fituan “Islamikët“ u falsifikuan zgjedhjet nga qeveritë e tyre. E gjithë kjo ka ndodh me dijeninë e Perëndimit i cili shihte dhe dëgjonte me kujdes çfarë po ndodhte atje. Madje në disa raste të zgjedhjeve “të lira e të drejta” ku fituan Islamikët, ndërhyri direkt dora e Perëndimit në refuzimin e këtyre zgjedhjeve, siç ndodhi në Algjeri në vitin 1992 dhe në Palestinë në vitin 2006.
Siç duket, Perëndimi, edhe pse duke mos e hetuar, i dhuroi një dhuratë të vlefshme Islamikëve kur i refuzoi rezultatet e zgjedhjeve në Algjeri, dhe kur nuk pranoi të bashkëpunon me qeverinë e zgjedhur legjitime të Hamasit!
Në rastin e Algjerisë, Perëndimi i shpëtoi islamikët nga sprovimi (sepse rezultati real i këtyre zgjedhjeve ndoshta do të ishte katastrofal për veprimtarinë politike islame dhe vet islamikët po tu jepej rasti dhe ndoshta do të ballafaqoheshin me një sfidë te patejkalueshme) për arsye se ato ishin të parat prej llojit të tyre. Kurse në rastin e Palestinës perëndimi e "detyroi" shoqërinë islame në çdo vend te solidarizohet me lëvizjen Islame palestineze kur e ndaloi atë nga veprimtaria politike.
Gabimet e perëndimit pra qëndronin prapa disa shkaktarëve të përhapjes së popullaritetit të Islamikëve, në mënyrë direkte dhe indirekte. Heshtja e qeverive perëndimore ndaj shtypjes të cilën ua bënin qeveritë arabe lëvizjeve islame, dhe indiferenca e qeverive perëndimore ndaj popujve arab ne realizimin e të drejtave të tyre përmes mjeteve demokratike legjitime, e gjithë kjo ua dobësoi dhe ua humbi popujve arab dhe musliman besimin në perëndim, dhe do ti detyroi (popujt arab) ti bashkëngjiten dhe ti zgjedhin Islamikët në zgjedhjet e tyre të ardhshme. E kjo zgjidhje padyshim do ta zemëroj perëndimin.
Jo vetëm kaq, por çështja e cila nuk është e panjohur për politikanët dhe analistët e botës perëndimore është se suksesi i kryengritjes egjiptiane në veçanti, është duke ndikuar anekënd botës arabe, sepse Egjipti është zemra e botës arabe, dhe prej aty kanë filluar lëvizjet politike dhe revolucionet, dhe përsëri aty do të kthehen! Në Egjipt ka filluar lëvizja e Vëllezërve Musliman dhe prej aty është përhapur në pjesën tjetër të trupit të botës arabe, në Egjipt filloi grushteti ushtarak kundër sistemit mbretëror, dhe prej aty u përhapë kjo dukuri e grushteteve ushtarake kundër mbretërive të cilat padrejtësisht u quajtën “ kryengritjet arabe”. Po ashtu në Egjipt filloi bashkëjetesa arabe me atë që quhej “ lëvizje sioniste (Izraelin)”, pastaj kjo dukuri e kaploi gjithë botën arabe!
Gjithashtu duhet të cekim, se rinia egjiptiane e cila kontaktonte ndërmjet vete me aparaturën moderne kundër sistemit më arrogant të sigurisë që e ka njohur historia moderne, janë ata të cilët kontaktojnë me pjesën tjetër të rinis Islame me të njëjtat metoda. Kështu që perëndimi duhet të përgatitet të bashkëpunoj me “ gjeneratën e al-Jazeeras” ose “ gjeneratën e wikileaksit”, e cila nuk është më e strukur ashtu si ishin gjeneratat para tyre. Përkundrazi kjo gjenerate është ajo e cila po orvatet ta krijoj “ botën e re arabe ” të paparë më herët!
“Bota e re Arabe“ po vije pra, dhe kjo është rikthimi në sistemin Islam. A do ta “kuptoj” perëndimi këtë mësim apo do ti përsëris gabimet e veta?!
Disa perëndimorë pretendojnë se interesat e partive islame konfrontohen në tërësi me interesat e perëndimit. Dhe nga ky kënd perëndimi vazhdimisht është munduar të alarmoj se “Islamikët“ janë rrezik për demokracinë. Kurse realiteti është se këtë pretendim (të cilin nuk po e kapërdijnë më intelektualët) e ka përgënjeshtruar realiteti praktik. Sepse nuk ekziston asnjë rast i vetëm në histori qe Islamikët ta kenë përdhosur votën e lirë të qytetarit. Kurse në anën tjetër sekularistët në Turqi vazhdimisht i përmbysnin islamikët, po ashtu rasti në Algjeri dhe Palestinë kur manipulonin me zgjedhjet e lira, me mbështetjen direkte ose indirekte të perëndimit.
Kurse disa perëndimor të tjerë frikësohen nga përsëritja e përvojës iraniane, duke harruar apo duke u shtirur se kinse kanë harruar dy çështje të rëndësishme: e para është dallimi esencial i doktrinës shiite nga ajo sunite, gjë të cilën nuk duhet ta anashkaloj askush nga shoqëria perëndimore e aq më pak intelektualët e tyre. Dhe pika tjetër është se – pa marrë parasysh qëndrimet e tyre kundërthënëse dhe sipërfaqësore – perëndimi ka arrit të bashkëpunojë me qeverinë teokratike iraniane në çdo gjë që i ka interesuar dhe i është nevojitur.
Për këtë kemi shembuj të shumtë të cilët datojnë që nga vitet e kryengritjes së parë, kur pranoi Ajetullahu bashkëpunimin me "Djallin më të madh" (siç i quante ai Amerikanët) në skandalin që më vonë u njohë si “Iran Git” dhe gjithashtu në komplotet me Uashingtonin kundër Afganistanit dhe Irakut, dhe kjo më nuk ka mbet sekret për askënd.
Në realitet ardhmëria nuk duhet të jetë e frikshme për perëndimin në rast të arritjes së Islamikëve në pushtet në cilindo vend prej vendeve arabe apo islame, mirëpo nëse urrejtja e udhëheqë botën perëndimore, atëherë kjo është një sëmundje e pashërueshme...!
Nuk ekzagjerojmë nëse themi se “Islamikët” janë më racional se perëndimorët në bashkëpunimin politik global! Islami politik në Turqi ka realizuar për shoqërinë turke atë që ka dështuar ta realizon me dekada sekularizmi ataturkian, madje duke mos i dëmtuar aspak bazat e sekularizmit, apo në raport me mardhënjet diplomatike me perëndimin. Ajo çka është edhe më ironike është vet interesimi tepër i madh i Turqisë për tu inkuadruar në bashkimin evropian, përderisa vet shtetet e bashkimit evropian nuk janë edhe aç të entuziazmuara në këtë çështje !
Në anën tjetër prej mençurisë së Islamikëve të Hamasit, ishte që pas shpalljes së fitores në zgjedhjet legjislative në vitin 2006, nuk u ndesh me marrëveshjen e mëhershme të nënshkruar në mes qeveris palestineze dhe asaj izraelite, në të njëjtën kohë duke mos hequr dorë nga parimet e saja për mosnjohjen e Izraelit, dhe këtë përmes akreditimit të qeveris palestineze për bashkëpunim në marrëveshjet internacionale. Këtë e llogarisë prej inteligjencës politike të Hamasit, përderisa partitë tjera hezitojnë ta bëjnë një gjë të tillë.
Islami pra nuk qenka rrezik për perëndimin, dhe arritja e islamikëve në pushtet nuk duhet të shkakton asnjë lloj panike për shtetet perëndimore sepse ata janë të gatshëm të bashkëjetojnë me perëndimin për hir të realizimit të interesave të përbashkëta.
Ajo çka i mbetet perëndimit është që të bashkëveprojë me botën islame me të njëjtën drejtësi të cilën e praktikon për veten e tij.
Mirëpo shtrohet pyetja: A është i gatshëm perëndimi të bashkëjetoj me Islamin...?!
Ka ardhur koha për perëndimin që të mësoj nga gabimet e veta dhe ta fillon një epokë të re me vendet islame, epokë e cila ndërtohet në baza të interesave të përbashkëta në mes popujve perëndimor dhe atyre musliman, e jo të ngritën politikat e tyre në baza të interesave të njëanshme.
Sa herë që ndryshon situata në botë, perëndimi na thërret me këshillat e tij se duhet ti adaptohemi “ sistemit të ri botëror”?!
Siç duket tani i ka ardhur radha që perëndimi të adaptohet me “sistemin e ri arab”!
Nëse pajtohet perëndimi me këtë realitet të ri do ta shohë që popujt do t’ia zgjasin dorën e bashkëpunimit para qeverive të tyre arabe dhe islame. Mirëpo nëse perëndimi insiston të sillet prapë me arrogancë kundrejt botës arabe dhe islame,si dhe me politika të dyfishta, kjo do të jetë shkaktar kryesor në përcaktimin e një ardhmërie armiqësore me botën e re arabe, ashtu siç ishte shkaktar në krijimin e këtyre kryengritjeve. Mirëpo kjo armiqësi assesi nuk do të jetë paqësore siç ka qen dhe siç mund ta imagjinojnë perëndimorët!
Ndoshta ka ardhur koha që perëndimi ta kuptoj se ndonjëherë mund ti shfrytëzoj disa popuj musliman në disa periudha, mirëpo nuk do të mundet asnjëherë ti shfrytëzoj të gjithë popujt musliman në vazhdimësi (pas ndodhive në Tunizi dhe Egjipt) dhe dihet se ajo më e keqja ende nuk ka ardhur, dhe nuk i mbetet perëndimit pos të lutet e të përgjërohet!
Tashmë ka kaluar koha e qeverive spiune dhe ka ardhur koha e popujve fisnik e sovran (ta vetëqeverisin veten e tyre sh.p.).
Krijoni Kontakt