Kosova dje, Libia sot!
Aksione luftarake nuk janė kurrė ngjarje tė kėndshme, mirėpo kur qėllimi ėshtė qė tė mbrojė njė popull nga asgjėsimi, kjo zgjidhje shpeshherė ėshtė e vetmja.
Po ndiej kėnaqėsi tė thellė kur bien bombat mbi tanket e Khadafit, tė cilėt vrapuan nė drejtim tė Bengazit nė atė kohė kur Khadafi foli me hile se regjimi i tij respektoi armėpushimin. Ndjenja tė ngjashme kam pasur para 12 vitesh kur bombat e NATOs ranė mbi objekte strategjike nė Kosovė dhe Serbi. E di se tė afėrmit e mi nė anėn e gruas sime Samka si dhe shqiptarėt nė pėrgjithėsi brohoritnin dhe i falėnderonin Zotit kur filloi mė nė fund fushata kundėr Millosheviqit. Dinin shumė mirė pėr rreziqet e bombardimit, por gėzimi kishte pėrparėsi, gėzimi se si mė nė fund politika e tiranit pati kundėrshtim konkret. Sigurisht nė Bengazi dhe kudo nė Libi kanė ndjenja tė ngjashme.
Nė tė njėjtėn kohė di se si kanė filluar tashmė tė ulėrijnė shtrigat: Agresion, kryqėzata e perėndimit kundėr njė shteti arab Kėto shtriga, fatkeqėsisht nė anėn e majtė tė politikės, nė atė kohė, para 12 vitesh, nuk kishin as njė fije mėshirė me qindra mijėra shqiptarė tė dėbuar, ato i referoheshin interpretimit pervers tė sė drejtės ndėrkombėtare sipas tė cilit Millosheviqi do tė lejohej tė vazhdonte shkatėrrimet sipas dėshirės sė vet! Ēfarė mizori prapa maskės politike! Njė lobi proserbe ishte shumė e dukshme rreth e rrotull Evropės, nė Suedi pėr turp tė Partisė socialdemokratike me dy kretinė tė zėshėm brenda partisė edhe mė shumė pėr turp tė atyre mė tė majtė me qėndrime proserbe, tė gjithė duke mbrojtur njė regjim terrorist!
Dhe tani me siguri po ata qarqe do tė pėrpiqen tė krijojnė dyshime ndaj aksionit tė sotėm nė Libi, pa fije solidariteti me popullin e pėrvuajtur libian. Pėr kėtė njė ditė do tė gjykojė historia. Nė politikė nuk ka asgjė plotėsisht tė zezė as tė bardhė, por prapė: Rezoluta e Kėshillit tė Sigurimit rreth Libisė me siguri ishte njė kthesė, njė hapje. Interneti me Facebook dhe Twitter i ka sjellė njė dimension tė ri luftės pėr demokraci nė vendet e shtypura, dhe pushtetarėt do tė marrin sfida tė reja, tė detyruar nga vullneti i popullit. Ēdo gjė ėshtė e pasigurt, ēdo gjė mund tė ndodhė, por duhet tė jetojmė me shpresė nė ngjarjet dramatike qė po pėrjetojmė tani!
ULLMAR QVICK, Norrköping, Suedi 20 mars 2011.
Krijoni Kontakt