Close
Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 65
  1. #1
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837

    Greqia kërkon naftë e gaz në Jon

    Greqia ka njoftuar një program kërkimesh të naftës dhe gazit në detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytetit fqinj me Shqipërinë.
    Zeri i Amerikes citon burime të shtypit grek, te cilat nga ana e tyre i referohen zyrtarëve të Ministrisë greke të Mjedisit dhe Energjisë, te pohojne se ky program pritet të përfshijë vitin e ardhshëm angazhimin e Kompanive Ndërkombëtare në kërkimet në këtë zonë detare.

    Kërkimet, sipas njërës prej gazetave kryesore greke “To Vima”, bazohen në parimin e "vijës së mesit, apo distancës së baraz-larguar në mes të të gjitha territoreve të vendeve të interesuara për të vendosur kufijtë e zonës detare të Detit Jon. Burimet e shtypit grek pohojnë se qeveria greke nuk do të marrë pjesë në shpenzimet për studimet sizmike. Sipas gazetës “To Vima “ qeveria greke synon të nxjerrë në pah struktura gjeologjike dhe burimet e mundshme të naftës, për të nisur në vitin 2012 një seri dhëniesh me konçesione në fusha të caktuara detare.

    Hapat vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe konçesione që Qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.

    Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë rrëzoi ne prill te vitit 2010 një marrëveshje që Ministrat respektivë të Punëve të Jashtme, të të dy vendeve firmosën fundin e Prillit të vitit 2009 ne Tirane. Marrëveshja e titulluar: “Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare” kishte pasur ndër të tjera , sipas Gjykatës Kushtetuese , mangësi të theksura në përmbajtjen e saj dhe binte ndesh me disa nene ne Kushtetutën shqiptare.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  2. #2
    Dominus Albanae Maska e Geri Tr
    Anëtarësuar
    17-08-2009
    Vendndodhja
    Tirana the Shitty Metropolis
    Postime
    1,837

    AK: Programi grek për naftë, shkel integritetin territorial shqiptar

    TIRANE-Menjëherë pas publikimit të lajmit se Greqia ka planifikuar kërkime për naftë e gaz në zonën detare pranë me Shqipërinë ku ende nuk janë caktuar kufijtë detare, ka reaguar Aleanca Kuq e Zi.

    Aleanca Kuq e Zi i ben apel institucioneve Shqiptare qe te reagojne ndaj planeve te Greqise per kerkime nafte dhe gazi ne detin Jon.

    Sipas aleances Kuq e Zi, qeveria shqiptare nuk duhet te lejoje nje plan te tille pa percaktuar fillimisht kufijte detare dhe keto kufij duhet te percaktohen sipas te drejtes nderkombetare.
    AK thekson se plani i Greqise per kerkime nafte dhe gazi ne detin Jon, cenon integritetin territorial ndaj kerkohet nje proces transparent ndersa duhet te kryhen hetime mbi kete program.

    Reagimi i Aleances Kuq e Zi vjen ne te njejten dite kur u mesua se Greqia e zhytur ne krize te thelle financiare ka ne plan te nise kerkimet per naftë dhe gaz në Detin Jon, në zonën detare të Korfuzit, qytet fqinj me Shqipërinë.
    Hapat vijnë pas një serie reformash në privatizime dhe konçesione që Qeveria e Jorgo Papandreut ka ndërmarrë kohët e fundit për të zbutur efektet e krizës së rëndë ekonomike që ka mbërthyer vendin. Ndërkaq Greqia dhe Shqipëria nuk kanë arritur ende të finalizojnë një marrëveshje për kufijtë detarë mes të dy vendeve.
    Të gjitha gjërat që ne shohim apo duken, janë vetëm një ëndërr brenda një ëndrre

  3. #3
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    07-09-2010
    Vendndodhja
    www.arberiaonline.com
    Postime
    1,187
    Me kete race duhet me rrepte , ndryshe s'kane te ndalur keta derezinje .
    Me rrepte qe te kalojme me mire , ky eshte ilaqi me i mire , ndryshe s'behet me jevgjij.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e PORTI_05
    Anëtarësuar
    13-11-2005
    Postime
    290
    Kadri Roshin Do Tu Cojme Komisioner Ketyre Grekeve,,,,qenin E Ngordhor ,,,,
    Ndryshuar për herë të fundit nga PORTI_05 : 11-06-2011 më 17:58

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e B.C.B
    Anëtarësuar
    30-05-2009
    Vendndodhja
    Republika e Prishtines
    Postime
    796
    nese kerkojne gaz atehere le t`ju mbushim anijet me gaz e ti zhdukim.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Hallal, po na pagujhane vete gjithe kosot dhe ne marirm vetem naften ne fund.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    pse nxeheni o njerez me sa di une ajo puna e vijes detare eshte rrezuar tashme dhe greku nuk mund te futet ne ujra territoriale shqiptare. dmth qe do kerkoj ne urat e veta. sipas rregullave nderkombetare i bie brenda vijes mesore midis dy brigjeve. me duket se me kete rast do na bejn nder dhe neve sespe nese ata gjejn nafte dhe gas aty ateher dhe ne pastaj me sigurin me te madhe mjafton te bejm nje vrim ketej nga ana jone dhe te thithim nje pjes te mire te asaj nafte. me nje avantazh se neve nuk rrezikojm te bejm kerkime dhe te mos e gjejm, ne nese ka fillojm direkt mbas grekeve punen pa frik.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Zoti Basha
    Anëtarësuar
    25-01-2010
    Postime
    860
    Citim Postuar më parë nga Kanina Lexo Postimin
    pse nxeheni o njerez me sa di une ajo puna e vijes detare eshte rrezuar tashme dhe greku nuk mund te futet ne ujra territoriale shqiptare. dmth qe do kerkoj ne urat e veta. sipas rregullave nderkombetare i bie brenda vijes mesore midis dy brigjeve. me duket se me kete rast do na bejn nder dhe neve sespe nese ata gjejn nafte dhe gas aty ateher dhe ne pastaj me sigurin me te madhe mjafton te bejm nje vrim ketej nga ana jone dhe te thithim nje pjes te mire te asaj nafte. me nje avantazh se neve nuk rrezikojm te bejm kerkime dhe te mos e gjejm, ne nese ka fillojm direkt mbas grekeve punen pa frik.
    Eshte akome me mire se aq, se rezerva duhet shitur e gjitha, pra dhe pjesa qe me patjeter eshte dhe nen detintone. keshtu, ata harcojne, neve na vin vetem ceku nga te huajt ne fund.
    Kantonizimi i hapësirës shqiptare, rruga e vetme drejt zhvillimit!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425
    po gjeten ata nafte ne detin JON, do jete gje e mire per banoret perreth. Ndersa ajo zone do te kontrollohet nga Greqia. Ose Amerika ne kete rast mund te formoje nje shtet te pavarur epiriot qe s`ka lidhje as me greqine as me shqiperine.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Kanina
    Anëtarësuar
    14-10-2010
    Postime
    542
    Citim Postuar më parë nga Zoti Basha Lexo Postimin
    Eshte akome me mire se aq, se rezerva duhet shitur e gjitha, pra dhe pjesa qe me patjeter eshte dhe nen detintone. keshtu, ata harcojne, neve na vin vetem ceku nga te huajt ne fund.
    epo nese ligjet jane keshtu ateher duhet tu urojm pune te mbare grekeve

Faqja 0 prej 7 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •