-
AllahuZotijone
Familja Nė Islam
FAMILJA NĖ ISLAM
H Y R J E
Pėrse familja? Pėrse nėpėr rrugėt kryesore tė qyteteve shqiptare muslimane
kanė filluar tė ngjiten pankarta tė mėdha me fotografinė e njė foshnje ku shkruan
DUA FAMILJE? Pėrse nėpėr vendet ku banojnė shqiptarėt muslimanė janė
hapur lokale ku veprojnė prostituta tė huaja, tė cilat vetėm nga njė komunė e
shqiptarėve muslimanė pėr nė vendet nga kanė ardhur transferojnė shuma parash
tė mėdha qė arrijnė shifrėn edhe prej 10.000.000 (dhjetė milionė euro) nė vit,
ndėrkohė qė buxheti vjetor i komunės sė caktuar ėshtė vetėm 2.000.000 (dy
milionė euro)?∗ Pėrse numri i shkurorėzimeve ėshtė nė rritje e sipėr te shqiptarėt
muslimanė? Pėrse numri i tė varurve prej drogės ėshtė gjithnjė nė rritje te
shqiptarėt muslimanė? Pėrse nė familjet shqiptare muslimane po vėrehet njė
zbehje e dashurisė, njė ftohje e marrėdhėnieve tė anėtarėve tė saj? Pėrse vėrehet
indiferenca, mosēarja e kokės pėr gruan e fėmijėn te shumė tė rinj tė martuar
shqiptarė muslimanė? Pėrse nė mesin e shqiptarėve muslimanė janė paraqitur
sėmundje tė ndryshme qė tė parėt tanė skanė dėgjuar kurrė pėr to, siē ėshtė,
p.sh. SIDA? Pėrse...?
Kėto dhe njė varg pyetjesh tė tjera si kėto, domosdo na parashtrohen dhe
me to ndeshemi pothuajse nė ēdo hap tė jetės sonė. Ėshtė paraqitur njė sėmundje
e cila po rėndon mbi shoqėrinė muslimane shqiptare dhe e cila ka njė spektėr tė
gjerė veprimi nė tė gjitha sferat e jetės. Vėrehet njė lėkundje e themeleve dhe
bazave tė shoqėrisė sonė, lėkundja e themeleve tė mini-shoqėrisė qė ėshtė
familja, e cila domosdo nė njė tė ardhme tė afėrt mund tė karakterizohet me
shembjen dhe rėnien e tėrė shoqėrisė sonė. Janė kėto simptomet e kėsaj
sėmundjeje e lėngate prej tė cilave ka filluar tė dergjė familja muslimane
shqiptare, tė cilat na detyrojnė qė me seriozitetin mė tė madh ti qasemi kėsaj
ēėshtjeje nga tė gjitha aspektet e saj, si nga ai fetar, ekonomik, politik, shoqėror,
shėndetėsor, arsimor, psikologjik etj. etj. Familja shqiptare ka filluar tė vuajė,
pra, nga njė lėngatė qė kėrkon intervenimin e shumė mjekėve tė lėmive tė
ndryshme tė jetės. Sigurisht qė kėtu nė plan tė parė ne e shohim intervenimin e
pėrnjėkoshėm tė teologut, sociologut, psikologut, politikanit, ekonomistit,
pedagogut e tė tjerėve qė mund drejtpėrdrejtė tė ndikojnė nė situatėn e dhėnė, e
cila dikujt mund edhe tė mos i duket edhe kaq tragjike sa e paraqitėm ose edhe
sa po e vėrejmė ne. Dikujt mund edhe ti jenė verbėruar ose edhe ti jenė
ngazėllyer sytė nga jeta moderne dhe e shthurur, nga erėrat e modernizmit e tė
post-modernizmit qė me tė madhe po fryjnė nė shoqėrinė tonė, sa nuk e vėren
vetveten as shoqėrinė pėrreth se nga po shkon, kush po ia tėrheq vijėn e jetės e
kush po ia planifikon mėnyrėn se si ai duhet tė jetojė.
Duke u nisur nga pėrgjegjėsia qė e kam ndaj popullit tim musliman, e shoh
tė domosdoshme ti qasem kėtij problemi, pra jetės familjare, nga aspekti im,
nga kėndi i njė sociologu tė religjionit, pėr tė hedhur dritė mbi ēėshtjen dhe pėr
tė gjetur metodat e pėrshtatshme pėr kurimin e sėmundjeve tė saj. Kėtu nė radhė
tė parė vijnė nė shprehje metodat shkencore tė sociologjisė sė pėrgjithshme dhe
tė religjionit duke e pėrdorur nė masė tė madhe teknikėn e krahasimit. Mua si
sociolog i mundshėm musliman nuk mė duket se jam sjellė joobjektiv, i anshėm
kur ėshtė nė pyetje institucioni shoqėror i familjes, kur po e marr mė tė
shėndoshė sistemin familjar qė na ofron Islami. Tekefundit kėshtu janė sjellur
dhe kanė vepruar edhe nismėtarėt e sociologjisė sė pėrgjithshme e tė asaj tė
religjionit nė Perėnim, si Emil Durkheimi, August Comte, Max Weberi, Le
Play...e sidomos sociologėt priftėrinj tė krishterė si Ernest Tröltsch etj., punimet
e tė cilėve merren si shkencore dhe objektive.
Kėtė punim tė shkurtėr e kam ndarė nė katėr mini-kapituj, pėr ti shikuar sė
paku katėr dimensionet e ndryshme tė temės qė po e shtjellojmė. Kapitulli i parė
bėn pėrshkrimin e institucionit tė familjes nga aspekti sociologjik, si
pėrkufizimin e familjes, klasifikimin e familjes nga aspekte tė ndryshme,
funksionet e familjes sė gjerė tradicionale dhe tė asaj tė ngushtė bėrthamore etj.
Kapitulli i dytė bėn pėrshkrimin e gjendjes sė institucionit tė familjes nė
Perėndim, llojin e kėsaj familjeje dhe problemet bazė tė saj. E kam zgjedhur
kėtė, ngase pėr momentin unė vetė jetoj nė Perėndim dhe ngase edhe
bashkėkombasit e mi sytė e tyre i kanė drejtuar kah Perėndimi, nė mos ardhshin
kėtu, sė paku tentojnė tė jetojnė si perėndimorėt. Kapitulli i tretė bėn
pėrshkrimin e gjendjes sė institucionit tė familjes muslimane nė pėrgjithėsi, e tė
asaj shqiptare nė veēanti, nė vendlindje dhe nė Perėndim, problemet dhe
dhimbjet qė i pėrjeton ajo si dhe anėt e shėndosha tė saj. Nė kapitullin e katėrt
do ta plasojmė qėndrimin e Islamit ndaj kėtij institucioni tė rėndėsishėm
shoqėror e fetar, me shpresė qė ne si shqiptarė muslimanė tė vetėdijėsohemi pėr
identitetin tonė, se kush jemi dhe se kush duhet tė vazhdojmė edhe mė tej tė
jemi.
P Ė R M B A J T J A:
H Y R J E................................................. .................................................. ............... 2
P Ė R M B A J T J A................................................. .............................................. 4
I. FAMILJA NGA ASPEKTI SOCIOLOGJIK....................................... ............. 5
A. PĖRKUFIZIMI I FAMILJES.......................................... .............................. 5
B. LLOJET E FAMILJEVE......................................... ...................................... 6
II. FAMILJA NĖ PERĖNDIM.......................................... ..................................... 9
III. FAMILJA TE MUSLIMANĖT........................................ ............................. 13
A. FAMILJA NĖ BOTĖN MUSLIMANE......................................... ............... 13
B. FAMILJA TE MUSLIMANĖT SHQIPTARĖ......................................... .... 14
IV. FAMILJA NĖ ISLAM............................................. ....................................... 15
A. PĖRKUFIZIMI DHE PARIMET THEMELORE....................................... 15
B. STRUKTURA E FAMILJES ISLAME............................................ ........... 18
C. FUNKSIONET DHE QĖLLIMET E FAMILJES....................................... 20
PĖRMBYLLJE........................................ .................................................. ............. 26
Literatura e konsultuar........................................ .................................................. . 27
I. FAMILJA NGA ASPEKTI SOCIOLOGJIK
A. PĖRKUFIZIMI I FAMILJES
Termi familje ėshtė njė fjalė qė ka kuptim dhe pėrdorim shumė tė gjerė.
Sa pėrdoret pėr tė shprehur jetėn e pėrbashkėt tė njeriut, po aq pėrdoret edhe pėr
tė shprehur bashkėjetesėn dhe bashkėveprimin e gjallesave e sendeve tė tjera si
dhe llojin a gjininė e tyre, p.sh. tė kafshėve, tė bimėve, tė gjuhėve, tė
profesioneve etj. Mirėpo, kur fjala familje nuk pėrcillet nga pėrcaktorė tė
ndryshėm, si p.sh. familja e shtazėve grabitqare ose familja e gjuhėve indoevropiane
etj., porse pėrdoret e vetmuar, ajo zakonisht shpreh jetėn e pėrbashkėt
tė njė grupi njerėzish. Kurse formacionet qė nuk janė karakteristike pėr njeriun i
quajmė kohabitacion, bashkėjetesė.
E pra, ēėshtė familja?
Familja ėshtė njė institucion shoqėror qė e siguron vazhdimin e llojit
njerėzor si pasojė e marrėdhėnieve biologjike, ku pėr herė tė parė paraqitet
procesi i socializimit, ku marrėdhėniet e ndėrsjella lidhen me disa rregulla e
norma, ku bėhet bartja (pėrcjellja) e pasurive dhe vlerave materiale e
shpirtėrore nga brezi nė brez dhe qė ka dimensionin e saj biologjik, psikologjik,
ekonomik, shoqėror, juridik e tė ngjashėm.1
Pra, familja ėshtė njė institucion shqorėror ku fillon jetėn dhe ku bėhet
riprodhimi i llojit njerėzor nėpėrmjet martesės e marrėdhėnieve intime tė
bashkėshortėve; ku fillon arsimimi, edukimi dhe vetėdijėsimi i fėmijės
socializimi; ku secili anėtar e di se si duhet tė sillet ndaj njėri-tjetrit, ndaj mė tė
vjetrit, ndaj mė tė riut, ndaj grave, ndaj burrave, ndaj mysafirėve etj.; ku bėhet
trashėgimia e pasurisė materiale dhe e bagazhit kulturor e fetar nga gjenerata nė
gjeneratė ...
Ky ėshtė njė pėrkufizim qė mė sė tepėrmi i reflekton funksionet dhe
qėllimet e familjes nė shoqėri, pėr tė cilat do tė flasim mė poshtė.∗
Nisur nga fakti se si nė tė kaluarėn ashtu edhe sot njeriu thuajse asnjėherė
nuk ka jetuar i vetmuar, porse gjithmonė e kemi hasur tė jetojė brenda njė
bashkėsie tė quajtur familje, pėrpara nesh na paraqiten disa lloje familjesh tė
tilla.
B. LLOJET E FAMILJEVE
Duke marrė parasysh disa kritere tė caktuara, nė lėmin e sociologjisė bėhet
klasifikimi dhe ndarja e familjes si mė poshtė:
1. Sipas madhėsisė sė saj, kemi:
a. Familje tė gjerė (tė madhe),
b. Familje bėrthamė (tė vogėl), dhe
c. Familje tė komponuar.
2. Sipas pozitės gjeografike, kemi:
a. Familje fshatare,
b. Familje tė kasabasė (qytezės),
c. Familje qytetare,
d. Familje varoshare (periferike), dhe
e. Familje endacake
3. Sipas profesionit qė ushtrojnė anėtarėt e saj, kemi:
a. Familje e bujkut,
b. Familje e esnafit dhe e zanatēiut,
c. Familje e nėpunėsit,
d. Familje borgjeze e aristokrate,
e. Familje kurbetqare,
f. Familje industriale etj.
4. Sipas asaj se kush e mban pushtetin nė dorė, kemi:
a. Familje patriarkale,
b. Familje matriarkale,
c. Familje demokratike etj.
Tani tė ndalemi pak nė llojet kryesore tė familjeve qė dallohen e veēohen
prej tė tjerave me tipare tė theksueshme.
1. a. Familja e zgjeruar (e madhe) dhe funksionet e saj:
Ky lloj i familjes nė masė tė gjerė haset nė zonat rurale, fshatare e sidomos
nė shoqėritė e paraindustrializmit. Siē mund tė paraqitet me gjerėsinė
horizontale e vertikale qė bartet nga babai te nipėrit, ashtu mund tė zgjerohet
edhe duke i pėrfshirė madje edhe farefisin e tė afėrmit. Ajo nė vete mund tė
pėrfshijė babain, nėnėn, fėmijėt e pamartuar e tė martuar, gjyshin e gjyshen,
hallat, mixhallarėt etj. Pėrkundėr familjes moderne apo qytetare e bėrthamore,
nė familjen e gjerė brezat e rinj (fėmijėt dhe nipėrit e mbesat) mbahen nėn
kulmin familjar pėr njė kohė mbase mė tė gjatė, edhe pas martesės sė tyre.
Te familja e zgjeruar, qė njihet edhe me emrin familje tradicionale,
kryesisht janė tė gjalla e tė theksuara kėto funksione tė saj:
aa. Funksioni biologjik: Ėshtė funksioni i pėrbashkėt i tė gjitha llojeve tė
familjeve, me ēka bėhet riprodhimi dhe shtimi i llojit njerėzor. Funksioni i
lindjes sė fėmijės pėr vazhdimin e llojit njerėzor i ėshtė dhėnė familjes, ndaj nė
kėto familje kryhet me sukses ky funksion.
ab. Funksioni ekonomik: Familja nė tė njėjtėn kohė ėshtė njėsi edhe
prodhuese edhe konsumuese. Nėse e sjellim parasysh njė shtėpi fshatare ose njė
shtėpi tė vjetėr zanatēiu, do tė shohim se ajo familje reflekton pamjen e njė
punėtorie. Brenda familjes ka njė ndarje tė punės sipas moshės dhe gjinisė. Zoti
i shtėpisė nė tė njėjtėn kohė ėshtė edhe babė edhe shef (punėdhėnės), kurse djali
edhe bir edhe ēirak.
ac. Funksioni autoritativ: Individi fiton autoritetin e respektin sipas
pozitės qė zė ai nė familjen dhe nė mjedisin farefisnor tė cilėve u takon. Pėr tė
pėrcaktuar statusin e personit, pyesim i cilės familje je?. Nė kėto familje dihet
qartė statusi i secilit, i babait si baba, i nėnės si nėnė etj. dhe secili meriton
respektin e nderin sipas statusit qė ka nė familje. Te kėto familje ėshtė shumė e
theksuar ajo qė e quajmė ndjenja e pėrkatėsisė. Shumė fortė e ndjejnė se cilės
familje dhe kujt i takojnė.
ad. Funksioni edukativ: Fėmija, kulturėn e shoqėrisė, njohuritė
profesionale i merr nė familje. Tė mėdhenjtė e familjes kanė ndikim tė veēantė e
tė padiskutueshėm nė edukimin e fėmijės. Nė kėtė kuptim familja ėshtė njė
mjedis socializimi, ku fėmija me ndihmėn e tė rriturve bėhet anėtar i barabartė
dhe i pjekur i shoqėrisė.
ae. Funksioni mbrojtės: Nė shoqėritė tradicionale pėrgjithėsisht nuk ka
forca sigurimi pėr tė ruajtur sigurinė dhe qetėsinė e individėve. Sulmeve qė vijnė
nga jashtė u dalin ballė bashkėrisht tė gjithė anėtarėt e familjes. Pėr kėtė arsye,
nė shoqėritė tradicionale ku kanė shtrirje tė gjerė kėto familje, me tė madhe
shihen hakmarrje gjaku.
af. Funksioni fetar: Familjet tradicionale nuk mjaftohen vetėm me ofrimin
e edukatės dhe arsimit fetar te anėtarėt e saj, porse ato edhe mbikėqyrin nėse
anėtarėt e saj i kryejnė ose jo detyrat praktike tė fesė pra luan rolin e njė
mekanizmi kontrolli nė kėtė aspekt.
ag. Funksioni i ofrimit tė qetėsisė psikologjike: Lidhjet emocionale
ndėrmjet babait, nėnės dhe fėmijėve sigurojnė arritjen e qetėsisė e harmonisė
psikologjike tė anėtarėve tė familjes. Nė familjet tradicionale lidhjet
psikologjike nuk janė tė thella, por tė gjera. Njeriu sa ka lidhje psikologjike me
gruan dhe fėmijėt e vet, po aq ka edhe me prindėrit dhe vėllezėrit e motrat e tij.
ah. Funksioni i rekreimit: Njė funksion i kėtillė nė literaturėn sociologjike
njihet me emrin vlerėsimi i kohės sė tretė, pra tė lirė. Anėtarėt e familjes lozin e
argėtohen sė bashku, po edhe mėrziten dhe ngushėllohen sė bashku.
1. b. Familja bėrthamė (e vogėl) dhe funksionet e saj:
Familje bėrthamė quhet familja qė pėrbėhet prej babait, nėnės dhe fėmijėve
tė pamartuar. Nė Perėndim ky lloj familjeje ėshtė paraqitur pas revolucionit
industrial. Kurse sot, tiparet e familjes bėrthamė i bart familja e shoqėrisė
qytetare. Krahasuar me familjen tradicionale, ajo ka funksione mė tė reduktuara.
Sipas sociologut amerikan Talcot Parsons, familja bėrthamė ėshtė njė familje e
specializuar, e profesionalizuar.
Ajo ka dy funksione bazė e mė tė rėndėsishme: funksionin biologjik dhe
atė psikologjik. Funksionet e tjera qė ishin karakteristike pėr familjen
tradicionale ose janė zhdukur tėrėsisht ose u ėshtė zvogėluar e reduktuar ndikimi
dhe efekti. Elementi nėnė dhe baba bėjnė kualifikimin e familjes sipas kushteve
e rrethanave shoqėrore qė ndryshojnė vazhdimisht. Parapėlqimi personal dhe i
ndėrsjellė qė i bashkon bashkėshortėt, gradualisht sjell me vete edhe
demokratizimin brendafamiljar.
II. FAMILJA NĖ PERĖNDIM
Nė shoqėritė perėndimore familja ka luajtur njė rol aq tė rėndėsishėm sa i
ka pėrcaktuar edhe dimensionet kulturore, politike dhe ekonomike tė
Perėndimit. Nė kėtė kuptim, ekziston mundėsia qė Perėndimin ta ndjekėsh e
vėzhgosh nė procesin e saj historik duke e futur atė brenda kornizės sė familjes.
Nė vitet e para tė Mesjetės, institucioni i martesės ėshtė nxitur e mbėshtetur nga
ana e Kishės; ajo ėshtė paraqitur si njė institucion serioz dhe origjinal nė gjithė
kompleksitetin e Perėndimit. Para revolucionit industrial, njerėzit e Perėndimit
kanė jetuar njė jetė tė thjeshtė. Nė kėtė kohė familja ka qenė qendėr e
vėmendjes, e kujdesit dhe e ekzistencės. Burrat kanė shkuar nė punė pėr tė
siguruar jetėn, kurse gratė janė kujdesur pėr rritjen e fėmijėve krahas punėve tė
tjera tė shtėpisė.
Pėrderisa nė shoqėrinė feudale familja ka jetuar me madhėshtinė e
aristokracisė, me paraqitjen e industrializmit ajo ka filluar tė shthuret. Termi
familja bėrthamė pėr herė tė parė ka hyrė nė literaturė si rezultat i kėtij
seruveni qė e ka pėrjetuar Perėndimi. Familja moderne nė Perėndim i pėrjeton
thellė ndikimet e industrializmit e tė post-industrializmit. Njė nga pasojat e para
tė nevojės qė njeriu ka patur pėr industrinė, ka qenė shpėrngulja e burrave, grave
e fėmijėve nėpėr qendrat industriale, nėpėr entet qeveritare, nėpėr shtėpitė
tregtare e nė institucione tė tjera tė mėdha. Jeta ndryshon me tė madhe dhe
kėrkon njė angazhim mė tė madh pėr njė jetė mė tė mirė e mė luksoze.
Ky ndryshim nė jetėn ekonomike e sociale i ka dobėsuar edhe lidhjet
familjare. Nė masė tė madhe shuhet ėmbėlsia shpirtėrore dhe kujdesi. Femrat e
kanė ndjerė vetveten tė humbura pa simpati modeste ndaj familjes dhe edukimit
tė fėmijėve, qė ishte preokupimi i vetėm i tyre nė kohėt e mėhershme. Ato tani e
harxhojnė gjithė energjinė e tyre nė punėn e rėndė nė fabrikė. Roli i dyfishtė i
gruas, si punėtore dhe nėnė, ėshtė treguar si tepėr i rėndė. Ka munguar koha e
duhur dhe mundėsia adekuate pėr prehje e qetėsi shpirtėrore dhe pėr qeverisjen e
jetės shtėpiake.
Mė tej, liria absolute pėr punė, jetėn familjare e ka kthyer sė mbrapthi,
duke e hedhur nė erė ndershmėrinė e pastėrtinė, si vlera triviale e banale pėr
zėvendėsim me katastrofėn dhe pėrdhosjen nė jetėn morale tė familjes e tė
bashkėsisė shoqėrore, e cila ka qenė mbėshtetur nė fenė e nė virtytin. Batica nė
rritje e sipėr e shkurorėzimeve, botėn e qytetėruar e ēon drejt njė kursi tė
rrezikshėm, kurse familja me pashpresė e shikon pamundėsinė e saj pėr ti dalė
nė fund kėsaj. Njė dallim i vogėl nė mendime midis burrit e gruas konsiderohet
si arsye e mjaftueshme pėr ndėrprerjen e jetės bashkėshortore.
Shkrimtari rus Tolstoi ka pas shkruajtur: Njė nga arsyet kryesore pėr
shkallėn e lartė tė shkurorėzimeve ėshtė liria e gruas pėr tė vendosur lidhur me
divorcin, duke e marrė parasysh karakterin e saj tė butė dhe natyrėn e saj
shpėrthyese. Gjithashtu nuk duhet shpėrfillur as edhe arsyet e tjera, si rraskapitja
dhe tensioni nervor i burrit dhe i gruas pėr shkak tė kushteve tė rėnda tė punės
nė industri, pastaj pėrzierja e burrave me gratė nė punė, qė ėshtė njė rast shumė i
volitshėm pėr marrėdhėnie jashtėmartesore. Prej kėtu buron edhe mosdurimi i
bashkėshortėve. Njė prej arsyeve ėshtė edhe punėsimi i gruas jashta shtėpisė....3
Kėto dhe pasoja tė tjera si kėto, shkaktojnė shkrimin e titujve kryesorė
nėpėr gazeta e revista, si Ka ndryshuar tablloja familjare nė Perėndim, Nė
Evropė po soset familja etj., qė lajmėrojnė problemet e shumta dhe serioze tė
familjes evropiane.
Duke u nisur qė nga Shoqatat pėr ruajtjen e jetės familjare e deri te pullat
dhe reklamat qė e nxisin jetėn familjare tė mbėshtetura nga qeveri tė ndryshme,
tė gjitha kėto tregojnė pėr gjendjen serioze tė familjes me tė cilėn ndeshet
Perėndimi.
Njė artikull i botuar nė gazetėn turke laike e proevropiane Milliyet tė datės
23. 2. 1993, tregon se viteve tė fundit nė Perėndim modeli familjar ka pėsuar
ndryshime tė mėdha dhe se ai ka filluar tė shthuret. I titulluar Mbaroi familja nė
Evropė, ai sjell kėto konstatime:
Koncepti familje nė 20 vitet e fundit nė Evropė ka pėsuar njė ndryshim
shumė tė madh...
Sot nė Gjermani ēdo i treti person jeton i vetmuar. Ēdo e treta martesė
pėrfundon me shkurorėzim. Ēdo i katėrti fėmijė rritet pa nėnė ose pa baba...
Paramendohet qė nė vitin 2050 qytetet do tė mbushen me rrokaqiej tė
pėrbėrė prej banesah pėr njė person, e do tė mbyllen ēerdhet pėr shkak tė numrit
tė pamjaftueshėm tė fėmijėve...
Sipas statistikave, 8 ose 9 % e ēifteve tė martuara nuk dėshirojnė fėmijė.
Nė Gjermani ēdo 100 gra nė vit lindin 129 fėmijė. Kurse nė vitet 1960
shkalla e lindshmėrisė ka qenė dyfish mė e lartė se e sotmja. Qė tė mund
popullsia gjermane ta ruajė nivelin e sotėm qė ka, duhet qė ēdo 100 gra tė lindin
260 fėmijė nė vit.
Nė Gjermani ėshtė regjistruar rritje e numrit tė atyre qė janė martuar nga
disa herė. Nga ēdo i dhjeti ēift qė martohen e ndahen, tetė prej tyre martohen
sėrish. Nė secilin prej tri ēifteve tė martuara, del se njėri prej bashkėshortėve
njėherė ka qenė i martuar edhe mė parė.
Vėrehet rritje edhe nė numrin e atyre qė i ikin martesės. Kėta persona, nė
vend qė tė martohen e pastaj tė shkurorėzohen, parapėlqejnė tė jetojnė bashkė si
dashnorė. Nė vitin 1972, nė Gjermaninė Federale, numri i atyre qė kanė jetuar sė
bashku ka qenė 137 000. Sot numri i kėtyre ēifteve ka arritur shifrėn prej 963
000. 107 000 prej tyre jetojnė me fėmijė jashtėmartersorė.
Nė Gjermani numri i atyre qė nuk martohen e qė kanė fėmijė dhe qė
fėmijėn e rrisin vetė, e tejkalon shifrėn prej 1.8 milionė. 290 000 prej kėtyre janė
burra me fėmijė.
Nė Evropė ėshtė paraqitur edhe njė stil jete shumė i ndryshėm. Pasi burri tė
ndahet prej gruas dhe gruaja prej burrit, parapėlqejnė qė jetėn e re ta vazhdojnė
me njė person tė gjinisė sė njėjtė si ata vetė. Me kėtė rast, fėmijėt e lindur nga
martesa e parė tani bėhen anėtarė tė njė familjeje shumė tjetėr.
Paramendohet qė nė Evropė do tė zhduket sistemi familjar, por nuk do tė
zvogėlohet numri i nėnave dhe baballarėve qė do tė jetojnė vetėm me fėmijėt.4
Sigurisht qė pėrvoja perėndimore qė u pėrshkrua kėtu, na ofron rezultate tė
rėndėsishme. Konceptimi modern i urbanizmit, rritja e pėrqindjes sė
kundėrvajtjeve, zvogėlimi i vazhdueshėm i komunikimit fytyrė mė fytyrė,
rėndėsia qė i jepet ruajtjes sė jetės private, madje kur ėshtė nė pyetje dashuria
avancimi i jetės njėbashkėshortore duke qenė si shkak SIDA..., tė gjitha kėto
njerėzimit, me nė krye Perėndimin, i japin vetėm njė mesazh: Qetėsinė mos e
kėrkoni pėrjashta, por brenda! Pėr ta kėrkuar e gjetur qetėsinė brenda duhet tė
ekzistojė njė brenda. Mbasi njeriu pėr nga natyra nuk mund tė jetojė i vetmuar,
kjo mund tė realizohet vetėm nėpėrmjet familjes.
Nė faqen nė vazhdim do tė keni mundėsinė qė pėrmes tabelės sė paraqitur
ta ndiqni trendin e transformimit qė ka pėrjetuar familja nė shoqėrinė
perėndimore.
Sqarimet5:
I FAMILJE MODERNE II ĒIFTE TĖ NDRYSHME
1. Familje ku punojnė edhe babai edhe nėna 1. Familje e pėrbėrė nga nėna dhe fėmija
2. Familje qė takohen vetėm nė fundjavė 2. Familje e pėrbėrė nga babai dhe fėmija
3. Familje ku burri ėshtė amvis 3. Ēifte homoseksuale
4. Familje ku fėmijėt i lihen njė dadoje
III - FAMILJE TRADICIONALE
1. Familje me shumė fėmijė ku burri punon jashtė e gruaja brenda shtėpisė
IV FAMILJE PA FĖMIJĖ V FAMILJE E NGJESHUR
1. Familje prej ēiftesh tė vetmuara 1. Ēifte qė martohen, ndahen e rimartohen.
2. Ēifte pa fėmijė Nė familjet e reja i marrin edhe fėmijėt
3. Ēifte qė takohen nė fundjavė nga martesa e parė.
2. Familje qė jetojnė bashkė me njerėz qė si
kanė gjak e as fis
III. FAMILJA TE MUSLIMANĖT
A. FAMILJA NĖ BOTĖN MUSLIMANE
Lloji mė i theksuar i familjes qė haset gjetiu nė botėn islame ėshtė familja e
gjerė dhe kryesisht patriarkale. Ajo ėshtė e lidhur ngushtė me mėsimet dhe
pikėpamjet kuranore lidhur me familjen ngase, nė masė tė madhe, ėshtė
brumosur e ngjeshur sipas tyre. Krahas pjesėtarėve tė familjes bėrthamė babait,
nėnės dhe fėmijėve tė pamartuar familja muslimane pėrfshinė gjithashtu edhe
gjyshin, gjyshen, mixhallarėt, hallat dhe pasardhėsit e tyre. Familjet muslimane
zakonisht jetojnė nė banesa tė gjera, qė do tė thotė se anėtarėt e tyre jetojnė
bashkėrisht nga tri ose mė shumė gjenerata tė afėrmish nė njė objekt banimi ose
kompleks banesash. Gjithashtu, aty ku ky version i banimit tė familjes sė gjerė
nuk ėshtė i mundur, lidhjet familjare arrijnė larg familjes bėrthamė, gjė qė mund
tė shihet nė lidhjet e fuqishme psikologjike, shoqėrore, ekonomike, madje edhe
politike.
Tendencat individualiste e egoiste mjaft tė pėrhapura nė Perėndim, ku si
rrjedhojė edhe ėshtė paraqitur familja e vogėl e quajtur bėrthamė, e shkaktuar
nga zhvillimi e pėrparimi industrial e urbanistik, me tė madhe kanė filluar tė
pėrhapen edhe nė shoqėritė muslimane anekėnd botės, megjithėse shumica prej
tyre jetojnė nė familje tė gjera e tė mėdha. Ėshtė ky njė proces westernizimi
(perėndimizimi) tė cilin sa e propagandojnė vetė perėndimorėt duke dashur qė
kulturėn dhe qytetėrimin e vet tia plasojnė botės si diēka universale, po aq i
ndihmojnė edhe njerėzit dhe familjet muslimane tė mahnitura nga mėnyra e
jetesės perėndimore, nga ai subjekivizėm i theksuar perėndimor.
Dėshira pėr tė qenė i pavarur, pėr tu distancuar nga familjet e gjera
tradicionale muslimane, pėr ta shijuar jetėn deri nė fund sipas modeleve tė huaja
ka marrė hov thuajse nė gjithė botėn islame, e kryesisht nėpėr qytetet mė tė
mėdha tė saj.
Nė qoftė se si dy faktorė kryesorė pėr paraqitjen dhe lindjen e familjes
bėrthamė nė Perėndim merren industrializmi dhe urbanizmi, kėto dy dukuri
shumė vonė kanė filluar tė paraqiten nė shoqėritė muslimane e nė disa prej tyre
tė parin faktor, pra industrializmin, nuk e gjen as edhe sot bile. Por mėgjithėkėtė,
jeta urbane, jeta nėpėr qytetet e mėdha e metropolite, ka kushtėzuar nė njėfarė
shkalle paraqitjen e familjes bėrthamė edhe nėpėr kėto vende, duke mos e
harruar gjithnjė atė ndikimin e kulturės perėndimore nė kėtė aspekt.
Krahas krejt kėtyre tendencave pėr ndryshimin e strukturės familjare nė
botėn islame, sėrish mbetet i gjallė karakteri i saj i zgjeruar dhe tradicional, qė
ka mbijetuar nėpėr shekuj. Mirėpo edhe krahas krejt kėsaj qė u tha sidomos nė
fillim se ajo ėshtė e brumosur me tharmin e mėsimeve islame lidhur me
familjen, sėrish nė botėn islame do tė hasim familje muslimane me probleme tė
shumta e me mospėrputhshmėri ndoshta edhe diametralisht tė kundėrta me
mėsimet e Islamit. Kėtu ne u munduam ta pėrshkruajmė nė vija tė pėrgjithshme
strukturėn e familjes muslimane, duke e distancuar atė prej modelit e strukturės
familjare qė e parasheh Islami si tėrėsi. Prandaj, kur tė flasim pėr familjen
muslimane, pėr strukturėn e saj dhe pėr problemet me tė cilat ndeshet ajo, nuk
duhet ngatėrruar me mėsimet e pikėpamjet e Islamit lidhur me kėtė ēėshtje.
Duke u mbėshtetur nė gjendjen faktike tė muslimanėve nuk duhet gjykuar pėr
Islamin si fe, porse duhet bėrė dallimi midis Islamit si fe e sistem jete dhe
muslimanėve si elementė qė mundohen ti ndjekin mėsimet e kėsaj feje, qė
vetvetiu nėnkupton qė jo gjithherė e jo nė ēdo aspekt ata do tė mund ta bėjnė
kėtė me sukses. Kėtu dua tė pėrkujtoj njė thėnie tė njohur tė hazreti Aliut, halifit
tė katėrt pas Muhammedit a.s. (alejhis-selam), i cili ka thėnė: Mos vlerėso tė
vėrtetėn me fjalėt dhe sjelljet e njerėzve, por njerėzit me kriteret e sė vėrtetės!.
B. FAMILJA TE MUSLIMANĖT SHQIPTARĖ
Edhe te shqiptarėt muslimanė haset pothuajse e njėjta strukturė familjare
sikurse ajo e botės dhe trungut musliman. Edhe familja muslimane shqiptare ka
strukturė tė zgjeruar e tė madhe me karakter tradicional, ku jetojnė sė bashku nėn
njė ēati apo nė njė oborr disa breza e njė shumėsi anėtarėsh. Pėrveē babait, nėnės
dhe fėmijėve tė pamartuar, nė shtėpinė shqiptare muslimane bashkėjetojnė edhe
fėmijėt e martuar me pasardhėsit e tyre, vėllezėrit e babait bashkė me pasardhėsit
e tyre dhe sigurisht qė edhe gjyshi e gjyshja si anėtarė tė parė e mė tė denjė tė
familjes. Nėpėr qytetet shqiptare nuk kemi ndonjė sistem urbanistik aq tė
theksuar sikur nė Perėndim i cili ka jetėn dhe dinamikėn e vet karakteristike, ku,
si tė thuash, pamundėsohet ekzistimi i familjes sė zgjeruar dhe i botėkuptimit
tradicional tė familjes. Nė to vazhdon me tė madhe tė gjallėrojė familja e gjerė
me tiparet karakteristike tė saj, krahas tendencės sė pėrgjithshme qė haset nė botė
pėr njė pavarėsim tė tė rinjve sidomos nga pleqtė e nga anėtarėt e familjes mė tė
gjerė farefisnore. Edhe kėtu, pra, ka filluar tė bėhet ēėshtje mode familja
bėrthamė me veēoritė e saj, por nė mėnyrė e stil lokal, ngase nuk mund tė bėhet
njė shkėputje e menjėhershme dhe e tėrėsishme nga e kaluara dhe nga kornizat e
struktura e familjes tradicionale qė ka gjallėruar me shekuj tė tėrė nė kėto troje.
Me strukturėn familjare dhe me problemet me tė cilat ndeshet familja
muslimane nė pėrgjithėsi dhe ajo shqiptaro-muslimane nė veēanti, shpresojmė tė
merremi nė njė tė ardhme tė afėrt nė mėnyrė pak mė shkencore, pėr ta paraqitur
mė denjėsisht e mė realisht gjendjen nė terren e pėr ti ofruar zgjidhjet eventuale
qė do tė pėrkojnė me frymėn e kulturės e tė mėsimeve tė pėrgjithshme kuranore.
Kjo mė mbetet si barrė fillimisht mua dhe kolegėve tė mi, po edhe atyre qė mund
tė kontribuojnė nė kėtė drejtim, ngase shumė pak punime janė bėrė nė kėtė kahje.
IV. FAMILJA NĖ ISLAM
A. PĖRKUFIZIMI DHE PARIMET THEMELORE
Familja ėshtė njė institucion i frymėzuar nga Zoti. Ajo nuk ėshtė zhvilluar
nėpėrmjet proceseve eksperimentale tė evolucionit njerėzor e as rastėsisht gjatė
rrjedhės sė kohės. Kjo ėshtė njė e vėrtetė e kumtuar nga mėsimet hyjnore tė
shpallura nga Zoti dhe ėshtė njė refuzim i tėrėsishėm i mėsimeve evolucioniste
dhe akcidentaliste tė Ēarls Darvinit e tė ndjekėsve tė tij, sipas tė cilėve jeta e
njeriut ka filluar nė ujė me bashkimin e rastėsishėm tė miliona proteinave pėr tė
krijuar qelizėn e parė tė jetės.∗ Familja ėshtė njė institucion qė ėshtė paraqitur e
zėnė fill me krijimin e njeriut. Raca njerėzore ėshtė prodhim i kėtij institucioni,
e nuk ėshtė institucioni prodhim i racės njerėzore. Lidhur me kėtė Kurani fisnik
thotė:
O njerėz, bėhuni respektues tė bindur tė Zotit tuaj, i cili ju kroji prej njė
individi, kurse prej tij krijoi gruan, e ndėrsa prej tyre krijoi dhe shpėrndau
shumė burra e grad he bėhuni tė kujdesshėm nė obligimin tuaj ndaj All-llahut,
nė emėr tė tė cilit ju i drejtoheni njėri-tjetrit tė bashkuar nė njė krah. Vėrtet, Allllahu ėshtė Mbikėqyrėsi juaj (en-Nisa:1).
Sipas Islamit, pra, institucioni i familjes ka filluar me krijimin e burrit dhe
gruas sė parė, Ademit dhe Havės a. s., tė cilėt njėkohėsisht e kanė pėrbėrė
familjen e parė, e jo qė njerėzit e parė tė zhvilluar e tė evoluar nėpėrmjet
seleksionimit natyror nga qenie tė tjera fillimisht tė kenė jetuar tė shpėrndarė e
tė pabashkuar nėpėr faqen e tokės e qė mė vonė duke u vetėdijėsuar pėrsėri
nėpėrmjet seleksionimit natyror tė jenė bashkuar e tė kenė krijuar familjen.
Islami kėtė tė dytėn, teorinė e evolucionit, e hedh poshtė me ajetin e mėsipėrm
dhe e mbėshtet faktin e krijimit tė gjithėsisė po edhe tė njeriut dhe familjes sė
parė nga ana e Zotit.
Institucioni i familjes ka qenė prezent qė nga njerėzit e parė e deri mė sot
gjatė gjithė historisė njerėzore. Martesa dhe krijimi i familjeve ka qenė dukuri e
hasur si te pejgamberėt7 ashtu edhe te njerėzit e thjeshtė. Pėrfundimisht ėshtė
edhe porosi e model i Muhammedit a.s., pejgamber i fundit i Zotit. Ai nė njė
hadith tė tijin thotė: Martesa ėshtė pjesė e sunnetit (rrugės) tim, kushdo qė
largohet nga sunneti im ai nuk ėshtė prej nesh.8
Institucioni i familjes luan rol tė rėndėsishėm nė shoqėrinė islame. Ajo
ėshtė njėsia themelore nė atė shoqėri dhe ėshtė e organizuar nė atė mėnyrė qė tė
veprojė si bashkėsi nė miniaturė. Pėrafėrsisht njė e treta e Ahkamit (rregullave
juridike tė Kuranit) kanė tė bėjnė me familjen dhe me rregullimin e harmonisė
sė saj. Ėshtė njė gėrshetim i tėrė i tė drejtave dhe obligimeve, qė i sigurojnė
themelet e jetės familjare e shoqėrore nė tėrėsi...
Familja islame, pėr sa u pėrket marrėdhėnieve dhe obligimeve, dallon
dukshėm nga familjet e tjera jomuslimane. Ajo nuk ėshtė familje bėrthamė e
pėrbėrė vetėm nga prindėrit dhe fėmijėt, por ėshtė mė e gjerė dhe nėn kulmin e
vet pėrfshinė tri ose katėr gjenerata. Vėshtrimi i kujdesshėm pėr tė drejtėn
trashėgimore, tregon se tė gjitha marrėdhėniet janė pjesė integrale e strukturės
familjare e jo diē periferike...
Besimi islam nuk pushon tė luajė rolin vendimtar nė sistemin e
gjithmbarshėm tė marrėdhėnieve familjare. Biri musliman nuk mund ta
trashėgojė babain jomusliman, por edhe babai musliman nuk mund ta trashėgojė
pasurinė e djalit jomusliman. Po ashtu, nėse njėra palė bashkėshortore me
kalimin e kohės e ndėrron fenė, marrėveshja bashkėshortore konsiderohet e
shfuqizuar. Prandaj, marrėdhėnia martesore nuk ėshtė formė e thjeshtė e
marrėdhėnieve seksuale, ajo ėshtė bazė e ekzistencės shoqėrore fetare.9
Kėtu, sa i pėrket pėrkufizimit tė familjes nė Islam dhe llojit tė familjes
islame, mendoj se vlen tė pėrmendim edhe reflektimet qė i shpreh Dr. Hamude
Abdulati. Ai, kur bėhet fjalė pėr pėrkufizimin e familjes, tėrheq vėrejtjen nė
vėshtirėsinė e gjetjes sė njė pėrkufizimi tė gjithėpranueshėm kur thotė se Njė
pjesė e problemit, siē duket, ėshtė pėrkimi i paevitueshėm i kufijve tė farefisnisė
dhe tė familjes, si dhe vėshtirėsia karakteristike pėr tėrheqjen e njė vije
pėrgjithėsisht tė pranuar tė demarkacionit.
Pėr ta evituar kėtė huti, do tju propozojmė njė pėrkufizim veprues tė
familjes, ashtu siē do tė pėrdoret ky term nė kontekstin islam. Kėshtu i
pėrkufizuar, termi familje do tė pėrdoret pėr tė emėrtuar njė lloj tė veēantė tė
strukturės, parimet e sė cilės janė tė lidhur me njėri-tjetrin pėrmes lidhjeve tė
gjakut dhe marrėdhėnieve bashkėshortore, dhe lidshmėria e tė cilėve ėshtė e njė
Ne kemi dėrguar pejgamberė edhe para teje, o Muhammed. Ne u kemi caktuar atyre
bashkėshorte dhe fėmijė (trashėgimtarė) (er-Rad:38).
natyre tė atillė, sa tė kėrkojė kėrkesa tė ndėrsjella∗, qė janė tė pėrcaktuara nga
Feja, tė pėrforcuara nga Ligji, dhe tė sendėrtuara nga individi.
Ėshtė e qartė se ky pėrkufizim ėshtė vendosur mbi kėrkesat e ndėrsjella qė
rrjedhin nga anėtarėsia nė njė strukturė tė tillė. Anėtarėsia mund tė atribuohet si
rezultat i lidhjeve tė natyrshme tė gjakut, ose tė fitohet pėrmes martesės, ose
madje edhe tė atribuohet dhe tė fitohet nėse njėsia e anėtarėsisė pėrmban mė
tepėr se njė ēift bashkėshortor∗∗. Tė drejtat dhe obligimet familjare nuk
pėrcaktohen vetėm pėrmes lidhjeve tė gjakut apo vetėm pėrmes marrėdhėnieve
martesore; kėto dy kritere nuk janė as reciprokisht pėrjashtues e as domosdo
plotėsues...
Pėrkufizimi ynė i familjes nuk ka tė bėjė me faktorin e banimit, pėr shkak
se anėtarėt e familjes mund tė zėnė apo edhe tė mos zėnė vendin e njėjtė tė
banimit. Sa u pėrket kėrkesave tė tyre tė ndėrsjella, nuk luan ndonjė rol tė madh
ajo se si dhe ku banojnė ata. Vendbanimi mund tė ndahet (shfrytėzohet) nga tė
gjithė anėtarėt, ose ata mund tė jenė tė ndarė dhe tė pavarur. Ky fakt, ndėr tė
tjerat, e bėn tė pamundur zbatimin e prerė tė konceptit sociologjik tė familjes
bėrthamore, ku uniteti i vendbanimit ėshtė njėra nga karakteristikat themelore nė
strukturėn familjare nė Islam.
Por nga kjo nuk duhet domosdo tė vijojė se, pasi qė familja nė Islam nuk
ėshtė tėrėsisht e tipit bėrthamor, ajo duhet tė jetė e zgjeruar ose poligamike.
E as gjerėsia as poligjinia nuk ėshtė parakusht apo domosdoshmėri pėr
themelimin e familjes nė Islam. Familja muslimane mund tė jetė e zgjeruar,
poligjinike, edhe e zgjeruar edhe poligjinike, apo si asnjėra prej tyre. Nė Islam
nuk ka kurrfarė kushtėzimi qė familja tė jetė e njėrit apo e tjetrit lloj, njėsoj siē
nuk ka kurrfarė kushtėzimi nė favor tė, apo kundėr llojit bėrthamor tė familjes.
Forma e organizimit ėshtė njė ēėshtje e hapur, pėrkundėr kėrkesave tė ndėrsjella
tė anėtarėsisė. Kėrkesat e tilla mbeten, pa marrė parasysh se ēfarė forme mund tė
marrė familja.
B. STRUKTURA E FAMILJES ISLAME
Edhe pse Islami nuk rekomandon kurrfarė lloji tė veēantė tė organizimit
familjar, nuk ka dyshim se struktura tradicionale e familjes muslimane aktualisht
ka qenė mė afėr llojit tė zgjeruar sesa atij bėrthamor. Kjo me siguri ėshtė rezultat
i vazhdimėsisė, e jo rezultat i ndonjė risie nga muslimanėt. Islami nuk e
pėrshkruan llojin e zgjeruar tė familjes mė tepėr se qė e ndalon atė. Nėse ka
ngjarė qė organizimi familjar nė shoqėrinė muslimane e ka pranuar, apo mė mirė
e ka vazhduar kėtė formė tė zgjeruar, nuk ekziston kurrfarė klauzole qė atij ti
jepte njė miratim apo mospėlqim universal. Mirėpo, pavarėsisht se a ishte
gjerėsia e strukturės sė familjes muslimane funksion i vazhdimėsisė historike
apo i kushteve tė tjera shoqėrore, Islami nė dukje e pranoi kėtė formė dhe nuk
mori kurrfarė qėndrimi tjetėr pėr tė, pėr dallim nga qėndrimi i tij pėr aspekte tė
tjera tė ndryshme tė familjes.
Ky zhvillim historik, bashkė me pėrshtatjen shoqėruese fetare, mund tė jetė
mjaft sugjerues. Sepse, derisa Islami nė asnjė rast nuk qe krejtėsisht indiferent
ndaj kushteve shoqėrore dhe paraprijėsve tė tyre, ai nė dukje nuk pa kurrfarė
nevoje tė veēantė pėr ta kufizuar strukturėn familjare nė cilėndo formė
pėrjashtuese, qoftė ajo e zgjeruar, bėrthamore apo poligjinike. Kjo mund tė na
tregojė se format e tilla nė vetvete nuk janė vendimtare pėr konceptin islam tė
solidaritetit familjar dhe tė kohezionit shoqėror, qė tė dyja kėto janė me rėndėsi
parėsore pėr Islamin, dhe se theksi nuk duhet vėnė mbi formėn, por mė tepėr
mbi komponentet e sjelljes. Nė tė vėrtetė, tė drejtat dhe obligimet familjare nė
Islam janė tė pavarura dhe tė dallueshme nga format organizative tė familjes; tė
parat janė tė fiksuara ndėrsa tė dytat janė tė hapura dhe tė adaptueshme.
Qėndrimi i Islamit nė kėtė drejtim rrodhi, apo sė paku ėshtė nė pėrputhje me
njė pikėpamje tė pėrgjithshme qė duket se presupozon vazhdimėsinė e
paraardhėsve deri nė atė masė derisa ata nuk pėrdhunojnė disa parime tė
caktuara apo derisa nuk bien nė konflikt me kėrkesat themelore. Kėshtu, po e
patėm parasysh se familja e zgjeruar patjetėr nuk e pėrjashton llojin bėrthamor,
sė paku si nėnsistem, duket se Islami e ka konsideruar formėn e zgjeruar tė
familjes tė pranueshme, edhe pse jo edhe tė domosdoshme. Kjo formė nė dukje
ka qenė vepruese dhe e veprueshme. Islami e pėrkrahu atė, edhe pse nuk insistoi
qė ashtu tė jetė apo tė mos jetė gjithmonė.
Fakti se Islami e pėrshtati llojin e zgjeruar tė familjes dhe se nuk bėri
kurrfarė specifikimesh tė mėtejshme mund tė sugjerojė se, nėn kushte tė
caktuara, siē ishin ato qė e rrethonin ngritjen e Islamit, struktura e zgjeruar e
familjes do tė duhej tė jetė mė shumė ndihmuese, edhe pse jo
pashmangshmėrisht, pėr tė gjitha ato funksione, tė cilave do t'u shėrbente
familja. Fleksibiliteti i formės organizuese, nga njėra anė, dhe veēantia e
kėrkesave tė ndėrsjella tė anėtarėve, tė pėrcaktuara nga feja, nga ana tjetėr, do tė
mund tė tregonte se struktura e familjes muslimane ėshtė kuptuar, ose mund tė
kuptohet si pjesėrisht hyjnore dhe e fiksuar, e pjesėrisht njerėzore dhe e
ndryshueshme.
Nėse e marrim formėn tradicionale e tė zgjeruar tė familjes islame, ajo do
tė kishte kėtė pamje:
BĖRTHAMA
E
BRENDSHME
E FAMILJES
Prindėrit dhe
prindėrit e
prindėrve
Burri dhe
gruaja
Fėmijėt
Shėrbėtorėt
BĖRTHAMA
QENDRORE E
FAMILJES E
PĖRFAQĖSUAR NGA
MUHARIMĖT
Vėllezėrit dhe motrat e
babait
Vėllezėrit dhe motrat e
nėnės
Vajzat e vėllait
Vajzat e motrės
Vjehrra (nėna e burrit /
gruas)
Vjehrri (babai i burrit /
gruas)
Vajzat e burrit (thjeshtrat)
Gruaja e djalit dhe e nipit
Njerka, etj.
LIDHJET MĖ TĖ GJERA FAMILJARE
C. FUNKSIONET DHE QĖLLIMET E FAMILJES12
Si duhet vepruar nė familjen, qė Islami dėshiron ta konstituojė pėr ta
plotėsuar ajo detyrėn e saj nė jetėn e individit dhe tė shoqėrisė? Familja nuk
ėshtė fabrikė pėr shtimin e gjinisė njerėzore. Familja nė pėrgjithėsi, edhe pse
mbajtja, degėzimi dhe shtimi i sojit tė njeriut janė ndėr qėllimet e saj kryesore,
ka strukturė shoqėrore-kulturore dhe luan rol tė rėndėsishėm nė ruajtjen e
mekanizmit pėr tė siguruar stabilitet shoqėror, ideor dhe kulturor nė zhvillimin e
gjithmbarshėm tė shoqėrisė.
1. Ruajtja dhe vazhdimėsia e racės njerėzore
Ruajtja e racės njerėzore, e civilizimit dhe e vazhdimėsisė sė saj nė
funksion tė njeriut si mėkėmbės i Zotit, varet nga operativiteti i mekanizmit pėr
lindje dhe shtim. Natyra ėshtė e pėrgatitur pėr gjėra tė kėtilla, ku dallimi
psikologjik dhe fiziologjik ndėrmjet gjinive plotėson njėri-tjetrin. Vazhdimėsia e
racės nė procesin e vet kėrkon strukturė stabile, qė vepron nė mėnyrė tė
organizuar. Burri, gruaja dhe fėmijėt kanė nevojė tė pėrhershme pėr vendosjen e
rregullimit qė do ta pėrmbushė kėtė funksion. Kurani thotė:
O njerėz, bėhuni respektues tė bindur tė Zotit tuaj, i cili ju kroji prej njė
individi, kurse prej tij krijoi gruan, e ndėrsa prej tyre krijoi dhe shpėrndau
shumė burra e grad he bėhuni tė kujdesshėm nė obligimin tuaj ndaj All-llahut,
nė emėr tė tė cilit ju i drejtoheni njėri-tjetrit tė bashkuar nė njė krah. Vėrtet, Allllahu
ėshtė Mbikėqyrėsi juaj (en-Nisa:1).
Gratė tuaja janė si arat pėr punim, ndaj qasjuni arrave tuaja kujdesshėm
dhe kujdesuni pėr atė qė ėshtė e juaja dhe jini tė vetėdijshėm e besnikė ndaj
Zotit, dijeni se do tė takoheni me Tė! (el-Bekara:223).
2. Mbrojtja e moralit
Epshi seksual ėshtė gjė e natyrshme qė ėshtė krijuar si cytje. Edhe pse kjo
ėshtė cilėsi e pėrbashkėt pėr tė gjitha qeniet e gjalla, te burri dhe gruaja
ekzistojnė disa aspekte specifike. Te qeniet e tjera mė me rėndėsi ėshtė lindja, qė
rregullohet me anė tė instinktit dhe ky ėshtė njė proces natyror. Ato nuk janė tė
afta pėr sendėrtimin e atyre nxitjeve epshore nė ēdo kohė, por kėto nxitje te ato
paraqiten nė intervale sezonale ose gjatė ndonjė cikli tė caktuar.
Nėrkaq, te gjinia njerėzore nuk kemi tė bėjmė me raste tė kėtilla. Shtytja
epshore te njeriu ekziston pėrherė, duke i munguar mekanizmi i sendėrtuar
psikologjik pėr kontroll.
Islami i ndalon marrėdhėniet jashtėmartesore nė tė gjitha format e tyre.
Marėdhėniet seksuale nėpėrmjet bashkėsisė martesore janė i vetmi mekanizėm
qė siguron kontrollin e plotė nė ngatėrresat seksuale. Martesa gjithashtu ėshtė
edhe njė ventil sigurimi pėr moral seksual. Kuani martesėn e quan hisn
kėshtjellė, pėr mbrojtje nga mėnyra e shfrenuar e jetės dhe thotė:
Kurorėzohuni me lejen e prindėrve tė tyre dhe jepni dhuratat tuaja me
mirėsjellje, si grave qė kanė dinjitet tė vetin, e jo si atyre tė pamoralshme dhe
atyre qė sillen shfrenueshėm! (en-Nisa:25).
3. Stabiliteti psiko-emocional, dashuria dhe mirėsjellja
Njė funksion e qėllim tjetėr i martesės ėshtė kultivimi i miqėsisė psikoemotive
dhe shpirtėrore. Marrėdhėniet nė familje, ndėrmjet tė gjithė anėtarėve tė
saj, janė faktori mė i rėndėsishėm, veēanėrisht ndėrmjet burrit dhe gruas, por jo
si marrėdhėnie tė nxitura nga interesi. Ato duhet tė jenė marrėdhėnie shpirtėrore,
ndarje e pėrbashkėt e sė mirės dhe sė keqes, marrėdhėnie qė kultivojnė dashuri,
mirėsjellje, mėshirė, miqėsi, besim tė ndėrsjellė, sakrifikim, ngushėllim dhe
ndihmė nė momentet vendimtare tė jetės.
Vetėm nė kuadėr tė familjes potenciali shpirtėror i burrit dhe gruas bėhet
realitet dhe zhvillon pastėrtinė morale brenda dhe jashtė familjes, do tė thotė nė
shoqėri...Vlera e bashkėndjenjave nė familjet me fėmijė kėrkon dashuri dhe
mėshirė, sakrifikim tė njėrit pėr tjetrin, tolerancė dhe dashuri pėr tė formuar
karakter tė fortė te anėtarėt e familjes. Kjo ėshtė familja qė siguron klimė tė
pėrshtatshme pėr zhvillimin dhe kultivimin e karakteristikave tė veēanta
njerėzore. Ky funksion i familjes dhe i martesės ėshtė trajtuar nė shumė vende
nė Kuran, ku thuhet:
Dhe njėra prej shenjave tė Tij (Zotit) ėshtė se Ai pėr ju krijoi gratė qė tė
mund tė pushoni pranė tyre dhe tė gjeni prehje e qetėsi nė to, kurse ndėrmjet
jush vendosi dashurinė dhe mėshirėn (er-Rum:21).
Nė njė vend tjetėr rporti ndėrmjet bashkėshortėve ėshtė pėrshkruar si raport
i afrisė ndėrmjet trupit dhe robave:
Ato (gratė tuaja) janė si rrobat tuaja dhe ju jeni si rrobat e tyre (el-
Bekara: 187).
Ky theksim i identitetit dhe veēantisė sė tyre ėshtė diē mė i lartė se barazia
ligjore. Burri e gruaja pėrshkruhen si rroba tė njėri-tjetrit, e jo qė njėri tė jetė
trup e tjetri rrobė. Rrobat e kėnaqin atė qė i vesh. Njeriu pa veshje ndjen
mungesė fizike. Burri dhe gruaja e plotėsojnė njėri-tjetrin, njėri e pėrsos, e
plotėson dhe e bėn tė lumtur tjetrin. Njė raport i kėtillė e mbron moralin. Pa tė,
njeriut i kėrcėnohet rreziku i humbjes dhe i sjelljes jashtė normave ligjore.
4. Shoqėrorizimi dhe orientimi i vlerave
Funksioni i shtimi nė botė pa gjininė tjetėr (babain), arsimimi dhe edukimi i
fėmijėve, shkollimi i tyre, orientimi jetėsor, formimi i karakterit, ndikimi
gradual i kulturės dhe i besimit do tė mbeteshin tė mangėt dhe jo tė plotė. Kjo
ėshtė kėshtu pėr arsye se ky aspekt i familjes mbetet kujdes i prindėrve deri nė
moshėn madhore tė fėmijės. Kuurfarė institucioni tjetėr, qofshin edhe disa
institucione, nuk do tė mund tė ndėrmerrnin njė kujdes tė kėtillė pėr kėtė
funksion edukimin e fėmijės.
Ėshtė i gabuar mendimi se kujdestarja, ēerdhja, shkolla dhe vendi i punės,
qė zbatohen nė shoqėrinė moderne, mund tė bėhen zėvendėsim i plotė i edukatės
familjare.
All-llahu xh.sh. thotė:
O ju qė besoni, mbrojeni veten dhe familjen tuaj prej zjarrit (tė
Xhehennemit), lėndė djegėse e tė cilit janė njerėzit dhe gurėzit!...(et-Tahrim:6).
Pėr rolin e familjes, si bartėse themelore e shoqėrisė, na udhėzon edhe
Muhammedi a.s. nė hadithe tė shumta, ku ai thotė se ēdo foshnje e lindur lind nė
Islam, por prindėrit e saj mund ta shndėrrojnė atė nė besim tjetėr ose nė
pabesim. Ai gjithashtu ka thėnė: Ēdo baba mund ti japė fėmijės sė vet mėsimin
dhe arsimimin mė tė mirė. Ēdokush qė i furnizon tri vajza apo tri motra dhe u
jep arsimim dhe edukim tė mirė dhe sillet mirė me to, Zoti do ti ndihmojė qė ai
tė forcohet nė kėmbė tė veta dhe me ndihmėn e mėshirės sė Zotit tė fitojė vendin
nė Xhennet.
5. Sigurimi shoqėror dhe ekonomik
Familja ėshtė pjesė e rėndėsishme e sigurimit shoqėror dhe ekonomik tė
sistemit islam. Drejtėsia vendos raportet ndėrmjet vlerave morale, kulturore dhe
ideore, duke shtuar edhe drejtėsinė ekonomike-shoqėrore ndėrmjet anėtarėve tė
familjes.
All-llahu xh. sh. thotė nė Kuran:
Dhe martoni tė pamartuarat (e tė pamartuarit) edhe robėrit e robėreshat
tuaja qė janė tė ndershėm e tė ndershme! Nėse janė tė varfėr, All-llahu i begaton
nga mirėsia e Tij. All-llahu ėshtė bujar, i gjithdijshėm (en-Nur:32).
Tė kėtij karakteri janė edhe mjaft ajete tė tjera kuranore qė flasin pėr
kujdesin dhe interesimin qė duhet treguar ndaj anėtarėve tė familjes si dhe ndaj
farefisit tė ngushtė e tė gjerė.
Muhammedi a.s. thotė: Kur Zoti tju dhurojė ndonjė begati, shpenzojeni
pėr vete dhe pėr familjen tuaj!.
a. Mbajtja e familjes ėshtė detyrė ligjore e burrit, bile edhe atėherė kur
gruaja ėshtė e pasur.
b. Ndihma ndaj tė afėrmve ėshtė e urdhėruar me rregulla tė veēanta. Tė
afėrmit e varfėr kanė tė drejtė nė radhė tė parė nė zekat dhe nė kontribute tė
tjera, qė janė tė detyruar ti japin anėtarėt e pasur tė familjes.
c. E drejta trashėgimore i rregullon obligimet ekonomike brenda strukturės
familjare. Kėto obligime materiale shtrihen edhe nė farefisin e afėrm e tė largėt.
d. Fėmijėt e adoptuar bonjakė duhet trajtuar si fėmijėn e vet.
e. Anėtarėt mė tė vjetėr tė familjes duhet nderuar e duhet sjellur me kujdes
e fisnikėri, dashuri e respekt ndaj tyre.
f. Gjithashtu duhet sjellur me pėrgjegjėsi ndaj fėmijėve dhe nipave.
g. Qėndrim pėrgjegjės duhet pasur edhe ndaj anėtarėve tė familjes sė
bashkėshortit e tė bashkėshortes.
6. Zgjerimi i horizontit familjar dhe krijimi i kohezionit shoqėror
nė bashkėsi
Bashkėsia martesore po ashtu pėrvijon drejt zgjerimit tė marrėdhėnieve
individuale, duke zhvilluar afrinė ndėrmjet grupeve tė ndryshme dhe tė
shumanshme, ndėrmjet familjeve, fiseve e popujve. I Dėrguari i Zotit thotė:
Lidhjet martesore ndėrmjet dy familjeve apo fiseve e forcojnė miqėsinė mė
shumė se ēdo gjė tjetėr
Lidhjet martesore janė si ura ndėrmjet familjeve, fiseve e bashkėsive tė
ndryshme dhe instrument qė me zgjerimin e marrėdhėnieve familjare vendos
barazinė ndėrmjet njerėzve.
7. Motivi pėr pėrpjekje dhe sakrificė
Martesa nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė frymėzon zhvillimin e ndjenjave pėr
pėrgjegjėsi dhe nxit hapat pėr pėrpjekje mė tė madhe nė plotėsimin e nevojave
jetėsore dhe pėrmirėsimin e zhvillimit ekonomik. Kėto aspekte gjenden edhe nė
porositė e Kuranit, qė i nxisin njerėzit tė martohen, ku thuhet:
Dhe marotoni tė pamartuarat (tė pamartuarit) edhe robėrit e robėreshat
tuaja qė janė tė ndershėm e tė ndershme... (En-Nur:32).
Anėtarėt e familjes, pra, duhet tė integrohen brenda saj, kurse anėtarėt e
moshės madhore nuk do tė duhej tė iknin nga anėtarėt e moshuar tė familjes.
Bonjakėt, vetėm atėherė kur ėshtė e domosdoshme, duhet strehuar nė jetimore.
Tė varfėrin dhe tė papunėsuarin nuk duhet lėnė tė jetojnė nga lėmosha. Tė gjitha
kėto probleme tė pėrshkruara si shembuj tė zėnė nė gojė, gjejnė zgjidhje brenda
familjes sė rregulluar, qė duhet tė jetė humane dhe fisnike nė plotėsimin e
nevojave tė ēdo individi. Ky nuk ėshtė vetėm sakrifikim ekonomik, por edhe
kujdes i obligueshėm pėr tė gjithė, ndjenjė ndaj nevojave dhe furnizimit tė
tyre.
PĖRMBYLLJE
Duke u nisur nga nevoja pėr tė folur mbi familjen si njė ndėr institucionet
bazė tė shoqėrisė, e cila nė shoqėritė islame nė pėrgjithėsi e nė atė shqiptare nė
veēanti ka filluar tė tregojė disa transformime, e pamė tė arsyeshme qė kėsaj
teme ti qasemi nga njė aspekt mė i gjerė, sidomos nga ai sociologjik, ku familja
pėrkufizohet si njė institucion shoqėror qė e siguron vazhdimin e llojit njerėzor
si pasojė e marrėdhėnieve biologjike, ku pėr herė tė parė paraqitet procesi i
socializimit, ku marrėdhėniet e ndėrsjella lidhen me disa rregulla e norma, ku
bėhet bartja (pėrcjellja) e pasurive dhe vlerave materiale e shpirtėrore nga
brezi nė brez dhe qė ka dimensionin e saj biologjik, psikologjik, ekonomik,
shoqėror, juridik e tė ngjashėm.
Folėm pėr llojet e familjes si dhe funksionet e llojeve bazė qė hasen sot,
duke kaluar pastaj te karakteri i familjes perėndimore sot, qė karakterizohet si
njė familje moderne, me formė tė ngushtė, bėrthamore dhe pastaj kaluam edhe te
familjet muslimane dhe shqiptare, tė cilat pėrgjithėsisht karakterizohen si familje
tė gjera, tė mėdha e tradicionale.
Nė kapitullin e fundit folėm pėr familjen islame, pra ashtu siē parashihet tė
jetė nė sistemin islam, duke folur pėr llojin, karakterin e saj, pėr strukturėn si
dhe pėr funksionet bazė tė saj.
Ajo ēka mė ka rėnė nė sy mė tepėr ėshtė se nė literaturėn islame shqiptare
shumė pak, pėr tė mos thėnė aspak, ėshtė shkruar pėr familjen ku ajo tė jetė
trajtuar nga aspekti i shkencave shoqėrore, humane dhe nė njė nivel vėrtetė
shekncor. Pėrjashtim bėjnė dy pėrkthime nga gjuha angleze: libėrthi i Dr.
Ahmed Hurshidit, JETA FAMILJARE NĖ ISLAM, bot. Logos-A, Shkup, 1999
(ky ėshtė pėrkthyer nga gjuha boshnjake) si dhe vepra voluminoze e Dr.
Hamude Abdulatit, STRUKTURA FAMILJARE NĖ ISLAME, bot. Logos-A,
Shkup, 1995.
Tė shpresojmė qė nė tė ardhmen tė paraqiten punime tė mirėfillta
shkencore nė kėtė drejtim.
Literatura e perdorur dhe e konsultuar:
- mr. Rejhan Neziri
- Ahmed Hurshid, Jeta familjare nė Islam, bot. Logos-A, Shkup, 1999 si dhe
versioni origjinal nė anglisht: Khurshid Ahmad, Family Life in Islam, bot. The
Islamic Foundation, Leicester, UK, 1994.
- Bashkėsia Islame e Kosovės, Takvimi, Prishtinė, viti 2003.
- Hamude Abdulati, Struktura familjare nė Islam, bot. Logos-A, Shkup, 1995.
- İsmail Doğan, SOSYOLOJİ Kavramlar ve Sorunlar, bot. Sistem Yayıncılık,
Stamboll, 1998.
- Lamya al Faruqi, Women, Muslim Society and Islam, bot. American Trust
Publications, Indiana SHBA, 1994.
- Sayid Mujtaba Rukni Musawi Lari, Islam i zapadna civilizacija, bot. Obzorja,
Sarajevė, 1998. (Ky libėr ėshtė pėrkthyer edhe nė gjuhėn shqipe)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt