HAXHI dhe UMRA
________________________________________
H y r j e
Falėnderimi qoftė pėr Allahun, shpėtimi i bekimi qofshin mbi tė Dėrguarin e Tij, Muhamedin a.s. dhe mbi tė gjithė ata qė e ndjekin rrugėn e tij
Nga leximi i ajeteve kur’ anore vėrejmė se Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm dhe se ėshtė njėra nga shtyllat-shartet e fesė sė pastėrt islame. Pejgamberi a.s. ka thėnė: “Islami ėshtė ngritur nė pesė shtylla: nė dėshmi se NUK KA ZOT TJETĖR PĖRVEĒ ALLAHUT, DHE SE MUHAMEDI ĖSHTĖ I DĖRGUARI I ALLAHUT, FALJA E NAMAZIT, DHĖNIA E ZEQATIT, AGJĖRIMI I RAMAZANIT, DHE VIZITA E SHTĖPISĖ (HAXHI) NĖ QABE.”
Nė kėtė broshurė, nė vazhdim do tė flasim vetėm pėr regullat qė kanė tė bėjnė me Haxhin. Kur’ani fisnik thotė: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin, se tė vijnė ty kėmbėsorė e edhe kalorės me deve tė rraskapitura qė vijnė prej rrugėve tė largėta.” (El Haxhxh, 27).
Shumė nga dietarėt u ndalėn dhe i dhanė njė sy studiues mė tė thellė kėtij ajeti kur’ anor i cili tregon pėr fshehtėsitė e Allahut nė universin e Tij. Nga ky ajet gjithashtu mėsojmė pėr njė element shumė me rėndėsi! Shtrohet pyetja: si mund tė renditet apo tė organizohet i gjithė njerėzimi pėr tė arritur nga tė gjitha anėt dhe rrugėt e largėta, kur dihet se thirrėsi prej Qabes mund t’ i thėrrasė vetėm haxhinjtė qė gjenden brenda aty. Ėshtė e vėrtetė se ata asnjėherė nuk e kanė prishur rendin e haxhit, asnjėherė nuk kanė shprehur pakėnaqėsi, porse gjithmonė kanė qenė tė kėnaqr. Ėshtė imani-besimi i fortė e i paluhatshėm (nė Allahun xh.sh.) qė ua shėndrit rrugėn tė gjithėve atyre qė arrijnė aty dhe gjatė qėndrimit tė tyre nė atė vend tė shenjtė. Nėse mundėsitė e njerit janė tė kufizuar, fuqia e Allahut ėshtė e pakufsihme. Nėse zėri i thirrėsit ėshtė i dobėt apo mund tė dėgjohet jo mė larg se njė kilometėr, atėherė nuk kemi se ē’ tė bėjmė tjetėr veēse t’ i pranojmė gjėrat qė mund tė ndodhin vetėm prej Allahut Fuqiplotė, i Cili vendos ēdo gjė qė dėshiron nė kėtė botė me vullnetin e Tij tė paskajshėm. Kėtė mė sė miri e sqaron momenti kur Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė tė thirrė njerėz pėr nė haxh: “Dhe thirr ndėr njerėz pėr haxhin...” Ai (Ibrahimi a.s.) i tha: “O Zot! E ēfarė vlefte mund tė ketė zėri im qė ta njohtojė hapėsirėn?” Allahu xh.sh. iu pėrgjegj: “Pėr ty ėshtė qė tė thėrrasish e ta paraqesėsh thirrjen, kush tė dėgjojė le tė dėgjojė...”
Allahu xh.sh. e urdhėroi Ibrahimin a.s. qė t’ i thėrrasė njerėzit pėr nė haxh nga shkaku se zėri mund tė depėrtojė edhe deri ta ata qė janė tė verbėt apo qė nuk dinė tė lexojnė. Ndaj, telbija mbeti si simol dhe pjesė e haxhit pėrmes sė cilit haxhinjtė thirren me zė: “LEBEJKE ALL-LLAHUME LEBEJK. LEBEJKE LA SHERIKE LEKE LEB-BEJK. INNEL HAMDE VE NIAMETE LEKE VEL MULKU LA SHERIKE LEKE”. Me kėtė pos qė i bėhet lutje Allahut xh.sh. nė tė njėjtėn kohė i pėrgjigjemi edhe thirrjes sė Tij, duke thėnė: “Lebejke” qė do tė thotė “tė pėrgjigjem...”
Pėrveē pėrgjigjes sonė pėr nė haxh, gjithashtu hyjmė edhe nė zbatimin e shumė rregullave qė i pėrmbledh haxhi nė esencėn e vet, pėr tė cilat do tė flasim nė vazhdim.
Mirėpo, i nderuari haxhi! Ta keshė parasysh se i gjithė haxhi pėrbėnė njė edukatė tė brumosur e tė farkuar nė kullėn e imanit-besimit nė njė Zot tė Plotėfuqishėm. Pra, udhėtimi pėr nė haxh pėr atė qė ka mundėsi ėshtė shprehje e besimit tė thellė e tė paluhatshėm nė njė Zot. Po ashtu, ky obligim, apo, kjo shtyllė e pestė e islamit, i nxitė muslimanėt kudo nė botė qė tė jenė punėtorė tė palodhshėm dhe qė me pėrpjekjet dhe mundin e tyre tė shkojnė nė vendin e tyre tė shenjtė pėr ta pastruar shpirtin i cili ka nevojė pėr pastrim dhe ushqim. Vizita e Shtėpisė sė Shenjtė, pra, Qabes, ėshtė me tė vėrtetė njė ushqim i plotė shpirtėror.
Dhe nė fund, shpėtimi, bekimi dhe paqa e Allahut qoftė mbi ju!
Me nderime!
- autori -
El Behji El Huli

Haxhi dhe Umreja mes kuptimit gjujhėsor (terminologjik) dhe kuptimit nė Sheriat (etimologjik)


1. Fjala HAXH do tė thotė qėllim, synim. Nė kėtė rast, qėllim apo synim ėshtė tė vizituarit e Qabes, Shtėpinė e pastėr tė Allahut xh.sh. tė cilėn e bekoi Ai dhe e bėri obligim vizitėn e saj.
2. Ndėrkaq, fjala UMRE do tė thotė vizitė - pra vizitė Qabes me qėllim tė afrimit tek Zoti Fuqiplotė.

Vlenė tė theksohet se qė tė dyja, edhe Haxhi edhe Umreja kanė dallim njėra prej tjetrės dhe bartin karakterisika pėr tė cilat do t’ ju njohtojmė nė vazhdim.


RREGULLAT E HAXHIT DHE TĖ UMRES

Haxhi ėshtė obligim i domosdoshėm, i argumentuar me ajete kur’ anore e me hadithe tė Pejgamberit a.s.
a) Argument i Kur’anit Famėlartė ėshtė ajeti ku Allahu xh.sh. urdhėron: “Pėr hirė tė Allahut, vizita e shtėpisė (Qabes) ėshtė bėrė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo”.
Nga ky ajte kuptohet se Allahu xh.sh. haxhin e beri obligim qė pėr hirė tė Tij besimtarėt tė cilėt posedojnė pasuri tė shkojnė nė Qabe, pa kursyer, ngase Krijuesi Fuqiplotė ėshtė Ai qė i dhuroi njeriut tė mira tė panumėrta materiale e shpirtėrore.
b) Si argument nga suneti i Pejgamberit a.s. mund tė shėrbejė hadithi qė e transmeton Ibni Abasi e qė thotė: “ Gjatė njė fjalimi tė vet Resulullahu s.a.v.s. mes tjerash tha: “O ju njerėz, haxhi ėshtė caktuar pėr ju, e ju veproni ashtu, shkoni nė haxh.” Nė ndėrkohė u ngrit Akrea, djali i Habisit dhe e pyeti: “A pėr ēdo vit, o i Dėrguari i Allahut?” Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Nėse ju them po, do t’ ju obligoj, e nėse ju obligoj, nuk do tė veproni ashtu e as qė do tė keni mundėsi pėrherė. Haxhi duhet tė bėhet njėherė, e ai qė e pėrsėrit disa herė, e bėn kėtė nga dėshira dhe vullneti i tij.”
Po tė sqarohet siē duhet porosia e Pejgamberit a.s., mund tė konstatohet se i Dėrguari i Allahut xh.sh. na e bėn me dije se “haxhi ėshtė bėrė farz”.
2. Po ashtu, nė bazė tė ligjeratės sė Pejgamberit a.s. tė ciloin e transmeton Ibni Abasi, argumentohet se haxhi, respektivisht vizita e Qabes, nuk ėshtė obligim tė bėhet mė shumė se njė herė dhe, ai qė e viziton mė shumė se njė herė, kėtė e bėnė nga dėshira e vet.
3. Kur bėhet fjala pėr Umren, njė grup dietarėsh islam e vlerėsuan atė si punė tė lavdėruar, pra mustehab, e kurrsesi farz. Lidhur me kėtė Ebu Hurejra r.a. transmeton njė hadith tė Pejgamberit a.s. ku thuhet: “Ka thėnė Pejgamberi i Allahut: “Haxhi nė kohė tė caktuar ėshtė farz, ndėrsa umreja ėshtė vullnet.” Njėri nga tė pranishmit iu drejtua: “O i Dėrguari i Allahut, na trego pėr umren, ėshtė apo nuk ėshtė obligim!” E Pejgamberi a.s. iu pėrgjegj: “Jo, por kush e kryen umren ėshtė gjė e mirė pėr tė.”
Siē shihet edhe nga ky hadith, umreja nuk ėshtė obligim, farz, por kryerja e umres e afron besimtarin tek Allahu xh.sh. dhe pa dyshim ėshtė mė mirė tė afrohemi tek Krijuesi se sa ta lėmė anash umren. Pra, mė i lavdėruar ėshtė vullneti i mirė dhe dėshira se sa pėrtacia dhe kopracia.
Njė grup tjetėr dietarėsh islam, e konsideron umren, nė njė mėnyrė, si farz, duke marrė pėr mbėshtetje hadithin tė cilin e bart gojarisht i biri i Abdullahut, Xhabiri, qė thotė: “Ka thėnė Pejgamberi a.s.: “Haxhi dhe umreja janė dy farze.” Po ashtu, transmetohet prej Aishes r.a. e cila e paska pyetur Pejgamberin a.s.: “O i Dėrguari i Allahut, a kėrkohet nga femra xhihadi?” Pejgamberi a.s. u pėrgjegj: “Po, edhe nga ato kėrkohet xhihadi, pa vrasje e dyluftim, e kjo ėshtė shkuarja nė haxh dhe nė umre.”
Duhet theksuar kėtu se, edhe fėmija i cili ka arritur moshėn e pjekurisė dhe ka vetėdie tė plotė, e si i kėtillė dėshiron tė shkojė nė haxh pėr hirė tė Allahut xh.sh., atėherė ai e ka obligim qė vėrtet tė shkojė e ta kryej kėtė obligim
4. Ndėr obligimet tjera qė parashtrohen pėr kryerejn e haxhit ėshtė edhe kjo qė del nga porosia e Pejgamberit a.s. i cili porosit qė duhet shpejtuar nė kryerjen e Haxhit.

Pėr kend ėshtė haxhi obligim
1. Haxhi ėshtė obligim pėr ēdo musliman qė ėshtė i pjekur nė moshė dhe i menēur (psikikisht i aftė), e nuk ėshtė obligim pėr jomuslimanin, as pėr fėmijėt, e as pėr tė rinjtė qė ende nuk kanė hyrė nė pubertet, siē nuk ėshtė obligim as pėr atė qė psikikisht nuk ėshtė i aftė.
Kjo konfirmohet edhe nė kėtė hadith tė Pejgamberit a.s.: “Ėshtė ngritur lapsi pėr tri kategori njerėzish: “Pėr atė qė ėshtė nė gjumė pėr derisa tė zgjohet, pėr fėmijėn derisa tė rritet e tė hyjė nė moshėn e pjekurisė dhe pėr atė qė nė njė periudhė ėshtė i sėmurė psikikisht pėrderisa t’ i rikthehet vetėdia.”

2. Mirėpo pėr kryerjen e kėtij obligimi kushtozohet qė personi tė ketė edhe kushte materiale. Kėtė e vėrteton edhe ajeti kur’anor i cili thotė: “Pėr hirė tė Allahut vizita e shtėpisė (Qabes) pėr njerėzit ėshtė obligim pėr atė qė ka mundėsi udhėtimi te ajo.”
Dijetarėt islam kur e zbėrthyen kėtė ajet kur’ anor konstatuan se termi “mundėsi udhėtimi” i dedikohet atyre qė kanė mundėsi t’ i pėrballojnė harxhimet e udhėtimit. Kur e pyetėn Pejgamberin a.s. pėr fjalėn “ES SEBILL” qė nė pėrkthim do tė thotė “mundėsi udhėtimi”, iu pėrgjegj duke u sqaruar se fjala ėshtė pėr tepricėn dhe prehjen.
Nga kjo nėnkuptohet se kėtu fjala ėshtė pėr ata qė nuk jetojnė as nė Meke e as nė rrethinė e qė posedojnė pasuri pėr t’ i pėrballuar rrugės deri nė haxh dhe, po ashtu, prej pasurisė qė ka njė pjesė tė saj ia lė familjes e cila duhet tė mos ndjejė mungesė ushqimi pėrderisa tė kthehet ai prej haxhit.
Pra kjo qė u tha kėtu ėshtė kusht i domosdoshėm pėr atė i cili shpreh dėshirė pėr ta zbatuar urdhėrin e Alahut xh.sh. , porse qė nuk ėshtė vendas i Mekes por i vendeve tė largėta. Ndėrsa sa i pėrket banorėve tė Mekes e tė rrethinės, meqė e kanė mundėsinė e udhėtimit pėr ēdo moment, ky kusht pėr ta nuk mund tė vijė nė konsiderim.
Sa po kalon koha aq mė tepėr shkenca po pėrparon e po pėrsoset e me kėtė edhe mjetet e komunikacionit po modernizohen, kėshtu qė sot udhėtimi pėr nė Shtėpinė e Zotit xh.sh. po bėhet i mundshėm pėrmes lloj-lloj mjeteve, tė paisura, veē tjerash, edhe me ushqime te ndryshme e tė freskėta. Kjo po mundėson qė nė rrugė pėr nė haxh nuk ka mė nevojė qė haxhiu tė marrė ushqim me vete, sepse, pos nė mjetet e udhėtimit ushqimin e gjenė tė bollshėm e tė freskėt nė ēdo vend e skaj tė rrugės.
3. Kusht tjetėr qė kėrkohet pėr kryerjen e haxhit ėshtė edhe ai qė personi duhet tė jetė i moshės sė pjekur, qė do tė thotė se, sabiu-kalamani nuk obligohet ta bėjė haxhin. Mirėpo nėse shkon nė haxh bashkė me familjen e vet, ai mund t’ i kryej tė gjitha ceremonitė, ndėrkaq, nė kėtė rast, haxhi i tij ėshtė i vėrtetė. Por, kur i njėjti hy nė pubertet haxhi i tij mė nuk merret parasysh, qė do tė thotė se ai edhe mė tej mbetet i obliguar tė shkojė nė haxh. Kjo sepse, pėrderisa ka qenė fėmijė ai nuk ka qenė nė gjendje pėr ta kuptuar pėrgjegjėsinė dhe ka qenė i varur prej prindėrve tė vet si dhe ka vepruar ashtu siē ka parė. Kėtė e konfirmon edhe ky hadith: “Nė qoftė se njė voglush e ka kryer haxhin me prindėrit e vet, pastaj (mė vonė) hy nė pubertet (nė moshėn e pjekurisė) pėr tė njėjtin kėrkohet pėrsėritja e haxhit.”
Nėse fėmija nuk ka ihram, pėr atė tėrė barrėn e mbanė prindi i tij, pėr tė lutjet si dhe hudhjen e gurėve e bėn prindi i tij.

4. Ndėrkaq, sa i pėrket kryerejs sė haxhit nga ana e femrės kėtu shtrohen edhe disa kushte tjera qė u theksuan nga disa dietarė islam tė cilėt thonė se, femra e cila shkon nė haxh duhet tė jetė e shoqėruar nga bashkėshorti i saj, ose nga njė mashkull qė ėshtė shumė i afėrt me tė, si p.sh.: djali apo vėllai.
Ekziston edhe njė mendim tjetėr i njė grup dietarėsh tė cilėt theksojnė se femra ėshtė e obliguar tė shkojė nė haxh, pa varėsisht se a ka burrė apo tė afėrm tjetėr.

5. Nėse i ndjeri nuk arrinė ta kryej haxhin, ndėrkaq pėr kėtė ka shprehur dėshirė para se tė vdesė, atėherė trashėgimtari i tij duhet tė shkojė nė vend tė tij me pasurinė e vet, apo me pasurinė qė e ka lėnė i ndjeri, e nėse nuk ka mundėsi tė shkojė vetė, atėherė kėrkohet qė ta caktojė njė njeri tjetėr tė cilit do t’ ia paguajė tė gjitha shpenzimet.

6. Nėse personi ka hyrė nė kohėn e pleqėrisė sė rėndė, apo vuan prej ndonjė sėmundje tė pashėruar, atėherė prej tij kėrkohet qė ta caktojė ndonjė njeri i cili do tė shkojė nė haxh pėr tė. Nė kėtė rast, personi qė shkon bedel ėshtė i obliguar qė tė gjitha ceremonitė dhe lutjet t’ i kryejė nė emėr tė atij pėr tė cilin ka shkuar nė haxh.
Tė theksojmė kėtė se, nė kėtė rast ai person qė shkon nė haxh si bedel, paraprakisht ai duhet ta ketė tė kryer kėtė kusht, pra tė ketė qenė nė haxh pėr vete.

Koha e posaēme pėr haxh dhe umre (mikatet e haxhit dhe umres)
Kohėt pėrcaktojnė shumėsin e kohės. Ndėrsa, koha e posaēme ėshtė kohė e caktuar pėr kryerjen e ndonjė urdhėri.
Kur ėshtė fjala pėr kohėn e caktuar pėr haxh, atė e pėrbėjnė kohėzgjatja e qėndrimit nė haxh dhe kryerja e ceremonive. Nė kohėn e posaēme hy momenti i kryerjes sė urdhėrit dhe vendi nė tė cilin duhet kryer urdhėri. Te haxhi dhe umreja janė tė caktuara vendet pėr ta kryer urdhėrin, e po ashtu ėshtė e caktuar edhe koha pėr takimin e haxhinjėve. Pėr kėtė shkak kėto pėrcaktime ndahne nė dy lloje:
- pėrcaktimi i kohės
- pėrcaktimi i vendit

1. Pėrcaktimi (mikati) i kohės.

Kohėn e kryerjes sė haxhit e pėrcaktoi dhe e urdhėroi Zoti i Madhėrishėm dhe, pikėrisht Ai e caktoi edhe kohėn kur duhet tė kryhet haxhi me tė gjitha ceremonitė e veta. Lidhur me kėtė Kur’ani famėlartė thotė: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar...” E kėta muaj janė: muaji sheval, dhul-kade dhe dhul-hixhe. Lidhur me kėta muaj shumica e dietarėve islam thonė se, vetėm dhjetė ditėt e parė tė muajit dhul-hixhe bėjnė pjesė nė muajt e haxhit.
Kur analizohet urdhėri i Allahut: “Haxhi ėshtė nė muajt e caktuar”, mund tė konstatohet se, kurrsesi nuk lejohet qė haxhi tė kryhet as para e as pas kėtyre muajve. Pra, nuk lejohet tė hymė nė haxh para muajve tė caktuar.
Ndėrsa, kur ėshtė nė pyetje umreja, dihet se pėr kryerjen e saj nuk ka kohė tė caktuar. Umreja mund tė kryhet nė ēdo periudhė kohore, pra edhe gjatė muajit tė haxhit, ēėshtje kjo qė, esencialisht, e dallon haxhin prej umres.
Ėshtė e njohur se Pejgamberi a.s. e ka bėrė umren nė muajin sheval dhe nė muajin dhul-kade, dhe, lidhur me kėtė ka thėnė: “Umreja nė muajin ramazan, ėshtė i pėrafėrt me haxhin”.
Duhet theksuar se porosia e kėtij hadithi nuk do tė thotė se umreja e kryer nė muajin ramazan mund ta zėvendėsojė haxhin, por do tė thotė se, umreja nė ramazan ka vleftė tė madhe dhe ai qė e kryen atė nė kėtė muaj pret shpėrblim tė madh nga Allahu Fuqiplotė. Sidoqoftė, edhe po qe se kryhet umreja nė muajin ramazan, njeriu qė e kryen ka sevape tė mėdha, por obligimi i kryerjes sė haxhit mbetet domosdoshmėri.

2. Pėrkufizimi (mikati) i vendeve.

Siē theksuam mė sipėr, koha pėr kryerjen e haxhit dhe tė umres ėshtė caktuar prej vetė Allahut xh.sh., i Cili pėr mysafirėt e Mekes, qoftė nė haxh apo umre, ka kėrkuar qė nė Shtėpinė e Tij tė hynė tė pastėr nė ēdo aspekt, tė veshur me ihrame qė janė simbol i pastėrtisė.
Edhe vetė veshja e ihramit ka kohėn dhe vendin e caktuar, ngase duhet tė vishet jashtė Mekes, e me qėllim qė ai i cili udhėton pėr nė Qabe ta ndėrrojė gjendjen e tij shpirtėrore dhe pamjen fizike, tė pastrohet nga ēdo e keqe dhe ta largojė ēdo gjė tė mallkuar prej vetes. Vetėm i kėtillė mysafiri i Allahut mund ta kryej vizitėn e vendeve tė bekuara e tė shenjta.
Vendet ku vishen haxhinjtė nė legjislaturėn islame njihen si mikate, gjegjesisht, si vendtakime, si vende tė pėrcaktuara apo si vende tė nisjes.
Rėndėsi tė posaēme mikateve u dha edhe vetė Pejgamberi a.s. i cili i caktoi nė tė katėr anėt e Mekes:
a) Dhul-Halife: pėrafėrisht gjendet katėrqindepesėdhjetė kilometra nė veri tė Mekes, e vend i nisjes konsiderohet edhe Medina dhe ēdo vend tjetėr qė gjendet nė veri tė Mekes.
b) El-Xhuhafe: ėshtė njė fshat nė veriperėndim tė Mekes. Pejgamberi a.s. pat thėnė se populli i Shamit e ka kėtė vend pėr vendnisje. Pėrndryshe, ky vend u pat shkatėrruar tėrėsisht nė kohėrat kur i takonte tokave tė Shamit, kurse sot nė atė vend gjendet fshati Rabig qė konsiderohet vendtubim i haxhinjėve tė Shamit, apo vend prej ku kėrkohet qė haxhinjtė e Shamit, tė Egjiptit, tė tokave tė Turqisė, tė shteteve tė Ballkanit dhe vendeve tė tjera rreth tyre , siē janė Libia, Maroku, Tunisi, Algjeria etj. qė haxhinjtė e kėtyre viseve vendin e fundit pėr ta veshur ihramin ta kenė pikėrisht kėtė vend.
c) Jelmelem: ėshtė njė kodrinė qė shtrihet nė jug tė Mekes, vend tė cilin Pejgamberi a.s. e caktoi pėr ta veshur ihramin populli i Jemenit. Jelmelemi ėshtė vendtakimi i fundit pėr tė gjithė ata qė vijnė nga jugu i Mekes.
d) Kurnul Menazil: ėshtė mal nė lindje tė Mekes dhe vendtakimi i haxhinjėve tė Nexhdit si dhe tė vendeve tė tjera qė gjenden nė lindje tė Mekes dhe pas kėtij mali.
Tė gjitha kėta vendtakime apo mikate duhet tė respektohen plotėsisht, sepse janė pika tė fundit ku mund tė vishen ihramet, pa marrė parasysh a vijnė haxhinjtė nga toka apo deti. Pejgamberi a.s. pat caktuar qė nėpėr kėta vende duhet kaluar medoemos i veshur nė ihram
Sa i pėrket banorėve tė cilėt jetonė brenda kufije tė kėtyre vendeve, apo mes Mekes dhe kėtyre vendtakimeve, ata duhet tė vishen me ihram nė vendbanimin ku jetojnė, pra tė dalin nga shtėpitė e tyre tė veshur me ihram. Ndėrsa, nėse ihrami ėshtė pėr umre, atėherė ju lejohet tė dalin me veshje normale perderisa t’ i afrohen Mekes. Distanca hapėsirore ku kėta njerėz duhet t’ i veshin ihramet ėshtė gjashtėmbėdhjetė kilometra rreth e pėrqark Mekes. Nė kohėrat e hershme arabėt nga ēdo anė vendosnin shenja tė bardha pėr tė bėrė me dije se ku ėshtė caku apo kufiri i fundit pėr veshjen e ihramit. Ata qė jetonin tej shenjave tė bardha ose mes shenjave dhe Mekes, shkarkoheshin nga obligimi i veshjes sė ihramit.
jalėt tė cilat nė brendinė e tyre kanė kuptim tė madh
Kur flasim pėr haxhin, gjatė sqarimit tė kėtij sharti islam hasim nė disa fjalė tė cilat nė brendinė e tyre kanė kuptim tė gjėrė. Kėto fjalė janė tė lidhura ngusht me ceremonitė e kėtij obligimi, si p.sh.: El Ihram, El Ifrad, El Kiran dhe Et Temettu. Rreth kėtyre fjalėve do tė japim vetėm disa sqarime tė shkurtėra, sepse gjatė shpjegimeve qė do t’ i bėjmė pėr konditat e haxhit pėr to do tė flasim pak mė tepėr.

1. El Ihram
Nė gjuhėn arabe kjo fjalė me pak ndryshime nė shqiptim merr kuptime tė ndryshme, kėshtu qė nėse themi el hurime, kjo fjalė do tė thotė se njeriu vetveten e ka ndaluar prej diēkafi. Ndėrkaq kur tė njėjtėn fjalė e thelsojmė me njė theks pak mė ndryshe, p.sh. el hurume, kjo fjalė tregon se njeriu veten e ka ndaluar prej diēkafi vetėm pėr njė kohė tė caktuar. Bie fjala, akcila femėr ka ndėrprerė me namaz pėr shkak se kėtė ia kanė imponuar pėr njė kohė tė caktuar menstruacionet. Edhe fjala IHRAM mund ta ketė kuptimin e ndalesės qė i bėnė njeriu vetvetes edhe nė disa gjėra kur, para se tė hyjė nė zbatimin e njė urdhėri apo obligimi, ai e bėn nijet apo e vendosė qė edhe ato gjėra qė i ka tė lejuara gjatė jetės sė pėrditshme t’ ia ndalojė vetes pėr njė kohė tė caktuar. Kjo dukuri shprehet sidomos gjatė kohės sė haxhit dhe umres. Ne fjalorin mė tė njohur tė gjuhės arabe “El Misbahul Munir” fjala ihram do tė thotė kur njeriu derisa hy nė haxh dhe umre e ndalon epshin e vet pėr diēka pėr ē’ gjė mė parė e ka pasur tė lejuar.

2. El Ifrad, El Kiran, Et Temetu:
Pėr t’ ia bėrė sa mė tė qartė lexuesit kėto fjalė, ėshtė mirė qė kėtu tė flitet nė pėrgjithėsi pėr veprimet qė duhet tė kryhen gjatė haxhit dhe umres. Nė kėtė vazhdė tė flsim kėtu pėr kushtet e umres tė cilat janė: Ihrami, Tavafi rreth Qabes, lėvizja prej Safes nė Merve dhe anasjelltas, dhe nė fund, qethja e flokėve apo shkrutimi i tyre. Me kėto veprime edhe pėrfundon umreja sė bashku me ihramin.
Ndėrkaq kushtet e haxhit janė: Ihrami, Tavafi rreth Qabes, lėvizja mes dy kodrinave Safes dhe Merves, pastaj pėr dallim prej umres gjatė haxhit kusht ėshtė edhe qėndrimi nė Arafat qė bėhet nė ditėn e nėntė tė muajit dhul-hixhe, pastaj Remj-i apo gjuajtja e guralecėve nė vendin e caktuar qė quhet Akabe e qė gjendet nė Mine, ndėrsa grumbulli i guralecėve quhet “Xhemretul-a’ kabe”.
Tė kthehemi edhe njė herė e tė flasim pėr dallimet qė ekzistojnė mes umres dhe haxhit.
Nė kėtė aspekt do tė kishim mundur tė flasim shkurt e tė theksojmė se tė gjitha veprimet qė kryhen gjatė umres kryhen edhe gjatė haxhit, porse, duhet pasur parasysh se gjatė haxhit kryhen edhe disa veprime mė tepėr se nė umre, siē janė: qėndrimi nė Arafat dhe disa veprime tjera qė pasojnė pas kėsaj. Nė anėn tjetėr, umreja pas tavafit , lėvizjes nė mes Safas e Merves dhe qethjes sė flokėve, merr fund dhe kėtu mbaron edhe mbajtja e ihramit. Ndėrkaq, siē theksuam mė sipėr, gjatė haxhit ihrami zhvishet pasi tė kryhen edhe veprimet tjera pas qėndrimit nė Arafat. Dhe, pas zhveshjes sė ihramit haxhiu e fillon atė jetė tė rėndomtė duke ia lejuar vetes ato gjėra qė ia kishte ndaluar gjatė kryerjes sė haxhit.
Gjithashtu, siē kemi theksuar mė sipėr, njė ndėr dallimet tjera mes haxhit dhe umres ėshtė edhe koha. Umreja mund tė bėhet nė ēdo kohė, madje edhe gjatė kryerjes sė haxhit, ndrsa haxhi ėshtė i caktuar tė kryhet nė kohė tė caktuar e kurrsesi nė ndonjė kohė tjetėr.
Ēka duhet bėrė gjatė muajve tė haxhit - shevalit, dhul-kades dhe gjatė dhjetė ditėve tė para tė dhul-hixhes? A ėshtė e mudnur tė kryhet haxhi e mos tė bėhet umreja, a mund tė kryhen edhe haxhi edhe umreja njėkohėsisht?
a) Pėr ta kryher haxhin duhet medoemos nė vendin e caktuar tė veshet ihrami, pastaj tė bėhet tavafi, tė ecet mes Safes e Merves, tė qėndrohet i veshur nė ihram deri nė ditėn e tervies nė Mine, tė qėndrohet nė Arafat, e nė fund, pasi tė kalohet dita e nahrit duhet bėrė tavafin qė quhet Tavaful ifade. Vetėm pas kryerjes sė kėtyre veprimeve tė haxhit, ai qė dėshiron mund ta kryej edhe umren duke i pėrsėritur kushtet e parapara pėr umre.
Duhet theksuar se, haxhiu i cili e bėn nijet kryerjen vetėm tė haxhit, pa umre, quhet mufred.
b) Nga ana tjetėr, besimtarėt tė cilėt dėshirojnė qė nėn njė ihram ta kryejnė edhe haxhin edhe umren quhen *****, por nė veprimet e mufredit dhe karinit nuk ka kurrfarė dallimesh, pėrveēse nė nijet. Sepse, i pari e bėn nijetin vetėm pėr haxh kurse i dyti edhe pėr haxhin edhe pėr umren.
c) Mėnyra e tretė e nijetit ėshtė ajo qė bėhet vetėm pėr umren, pas kryerjes sė tė cilės personi qė e bėnė atė vazhdon jetėn e rėndomtė, duke i pėrdorur gjėrat qė i kishte tė ndaluara gjatė kryerjes sė umres. Ky lloj i nijetit quhet et-temettu.

Rregullat e haxhit dhe tė umres
Rregullat dhe veprimet e caktuara qė duhet medoemos bėrė gjatė haxhit dhe umres janė:
- El Ihram,
- Telbie,
- Tavaf,
- Sa’ ji,
- Qethja e flokėve,
- Dalja prej ditės sė tervies dhe shkuarja nė Mine,
- Qėndrimi nė Arafat,
- Kthimi nė Muzdelife dhe qėndrimi nė Mesh’ ari Haram,
- Veprimet qė duhet bėrė ditėn e Nahrit (hudhja e guralecėve nė Xhumretul Akabe, prerja e kurbanit, qethja e flokėve apo rruarja e kokės, Tavaful Ifadatu),
- Kthimi i fundit nė Mine dhe hudhja e guralecėve tė mbetur
Ēdonjėri prej personave kur e bėnė nijet pėr veshjen e ihramėve, qoftė pėr haxh a pėr umre, ėshtė e pėlqyeshme qė mė parė t’ i shkurtojė thonjtė, mustaqet, tė rruhen tė gjitha vendet tė cilat zakonisht rruhen apo pastrohen, pastaj tė merret abdest ose tė lahet i tėrė trupi, dhe nė fund, trupi tė mbėshtjellet me dy ēarēafėt e bardhe e tė pastėr, me ē’ rast, me njėrėn mbulohet pjesa e poshtme e trupit e me tjetren pjesa e sipėrme dhe, me kėtė rast, e pėlqyeshme ėshtė qė sipas mundėsive trupi tė parfymoset me erėra tė mira e tė kėndshme.
Ēarēafėt tė cilat vishen pėr haxh apo umre quhen IHRAM, ndėrsa kjo do tė thotė tė bėmurit nijet apo vendosje pėr ta bėrė haxhin apo umren. Sa i pėrket ēarēafėve, ata mund tė jenė ta bajtur por tė pastra dhe tė ngjyrėrave tė ndryshme, porse aq mė mirė do tė ishte sikur tė jene tė rinjė e tė bardhė.
Pas kėsaj haxhiu duhet t’ i falė dy reqate namaz, e nėse ėshtė mufrid, pas faljes sė namazit duhet tė thotė: Allahume inni uridul-haxhxhe fe jessirhu li ve tekabbelhu minni - qė nė pėrkthi do tė thotė: O Zot, vendosa qė ta bėj haxhin, ma lehtėso kėtė dhe pranoje prej meje.
Ndėrsa ai qė ka pėr qėllim qė ta bėjė sė bashku edhe haxhin edhe umren, gjatė kėtij nijeti i shton edhe kėto fjalė “vel umrete fe jessirhuma li ve tekbelhuma minni”, dhe, kėto fjalė vijnė pas fjalės “uridul-haxhxhe”, qė do tė thotė: O Zot, vendosa qė ta bėj edhe haxhin edhe umren, m’ i lehtėso dhe m’ i prano ato prej meje. Nijeti mund tė bėhet edhe nė gjuhėn amėtare, porse kėtu me rėndėsi ėshtė qė ai nijet apo qėllim tė shprehet pastėr, qartė dhe nga thellėsia e shpirtit.
Posa ta thotė personi telbijen dhe ta bėjė nijetin pėr haxh ose pėr umre, konsiderohet se e ka kryer aktin e ihramit dhe ėshtė bėrė muhrim. Pas kėtij akti ai duhet tė ketė kujdes tė posaēėm dhe t’ u shmanget marėdhėnieve seksuale, kontakteve intime bashkėshortore, nuk lejohet as tė pėrmendurit e marėdhėnieve seksuale nė prani tė femrės, duhet tė kihet kujdes nė mospėrdormin e fjalėve tė ndyta, t’ u shmanget veprave tė shėmtuara, grindjeve dhe llomotitjeve, pastaj nuk guxohet tė mbyten gjallesat nė tokė e as tė kėshillohet tjetri madje as me shenjė pėr gjah, duhet tė kihet kujdes qė tė mos mbyten as insektet, tė mos parfymoset me livantė e erėra tė ndryshme, tė ketė kujdes nga tė prerit e thonjėve, rruarja dhe nėnqethja e flokėve dhe tė pjesėve tė tjera tė trupit.
Po ashtu, muhrimi nuk guxon ta nėnqethė mjekrėn, ta mbulojė kokėn apo fytyrėn, nuk guxon t’ i lajė mjekrėn apo kokėn me sapun qė ka aromė tė mirė e tė fortė, por vetėm mund tė pėrdorė ndodnjė sapun qė ka aromė tė rėndomtė. Gjithashtu, ai nuk guxon tė veshė kėmishė e as brekė, pallto tė gjatė, xhybe, qyrk, herkė, nuk guxon ta vė sarėkun nė kokė e as kapelėn, nuk guxon tė mbathė meste apo ēorape. Pra, muhrimi duhet t’ ia ndalojė vetes ēdo petk tė prerė ose tė qepur qė shėrben pėr veshjen dhe mbathjen e trupit tė njeriut, me pėrjashtim tė nalleve apo papuēeve tė cilat lejohen. Nuk duhet tė pėrdoren ēarēafe apo ihrame qė janė tė ngjyrosura e tė parfymosura era e tė cilave nuk hiqet por ndihet vazhdimisht.
Ndėrkaq, femra ėshtė mė e lirė dhe mund ta mbulojė kokėn e t’ i mbathė mestet edhe ēorapet, mund tė veshė rrobe tė qepura. Ėshtė karakteristike nė kėtė rats tė theksohet se, femrat tė cilat gjatė menstruacioneve nuk e kanė tė lejuar tė falin namazin e as tė agjėrojnė, nė haxh i lejohen kėto veprime. Ajo duhet tė pastrohet dhe tė fillojė t’ i zbatojė tė gjitha rregullat e haxhit, me pėrjashtim tė tavafit rreth Qabes, tė cilin duhet ta bėjė nė fund tė haxhit.
Muhrimi mund tė lahet nė banjo ose gjetiu, tė pėrdorė ombrellėn (ēadrėn) ose nė ndonjė mėnyrė tjetėr tė mbrohet nga dielli, ka tė drejtė ta lidhė qemerin rreth vete, tė hy nė luftė kundėr armikut ose kundėr atij qė sulmon i pari. Pejgamberi a.s. ka dhėnė leje qė nė rastet kur muhrimit i kanoset rreziku nga ndonjė shtazė e egėr, siē ėshtė luani, tigri, ujku, akrepi etj., ai mund ta mbysė atė nė vetėmbrojtje.
Pėrveē kėtyre ndalesave, nga muhrimi kėrkohet qė pas namazit tė shqiptojė shumė telbije, t’ i thotė ato kur hyp mbi majen e ndonjė bregu apo kur zbret nė luginė, kur tė takohet me grupe kalorėsish apo kėmbėsorėsh, dhe pėrherė para agimit. Telbijet mund tė shqiptohen edhe nė autobuse e aeroplanė.
Pėrmbajtja e telbies ėshtė kjo:
LEBEJKELL-LLAHUME LEBBEJK. LEBBEJKE LA SHERIKE LEKE LEBBEJK. INNEL-HAMDE, VEN-NI’AMETE VEL-MULKE LEKE. LA SHERIKE LEKE! - qė nė pėrkthim do tė thotė:
Tė pėrgjigjem o Zot. Tė pėrgjigjem, tė pėrgjigjem. Ti nuk ke shok. Tė pėrgjigjem. Ty tė takon ēdo lavdėrim, mirėsi dhe pushtet, nė kėtė Ti nuk ke shok.
Nė kėtė mėnyra ka vepruar edhe Pejgamberi a.s., i cili ka thėnė: “Mė erdhi Xhibrili dhe mė tha: “Thuaju shokėve tu qė ta ngrisin zėrin me telbije, se ajo ėshtė pjesė e rregullave tė haxhit.” Tė potencojmė kėtu se telbija thuhet prej momentit kur tė vishet ihrami e deri sa tė hyhet nė Mesxhidul-Haram
Kur muhrimi hy nė Meke, pas vendosjes sė plaēkave qė i ka me vete, duhet tė shkojė nė Mesxhidul-Haram, dhe sapo ta vėrejė El-Bejtul-Haramin, duhet ta thotė tekbirin (Allahu Ekber) dhe tehlilin (La ilahe ilall-llah), edhe atė nga tri herė, e po ashtu, duhet tė thotė ALL-LLAHUME ENTES-SELAM, VE MINKES-SELAM, FEHAJNA RABENA BIS-SELAM. Tavafin e nis nga Haxherul Esfedi dhe pasi tė drejtohet nga ai e thotė tekbirin dhe tehlilin, i ngritė duart lartė sikur kur hy nė namaz, e pastaj nė shenjė respekti e puth Haxherul Esvedin, nėse mund t’ i afrohet pa vėshtirėsi, e nėse nuk mundet, vetėm do ta prek me shuplakė tė dorės (istilam), ose me ndonjė send tjetėr tė cilėn pastaj, nė shenjė respekti, duhet ta puthė, ngase atė e ka prekur edhe vetė Pejgamberi a.s.
Mirėpo, nėse ndodhė qė tė mos i afrohemi fare Haxherul Esvedit, atėherė vetėm i ngrisim duart lartė nė drejtim tė tij dhe kėshtu pėrfundon kjo shenjė respekti. Gjatė tėrė kėsaj thuhen tekbiret dhe tehlilet, i drejtohen falėnderime Allahut tė Madhėrishėm dhe bashkė me kėtė bijnė edhe salavatet mbi Pejgamberin a.s.
Pas kėtij akti fillon tavafi, tė cilin duhet nisur nė tė gjathtė kah dera (multezem), nė atė mėnyrė qė Qabja tė mbetet nė anėn e majtė, duke e mbajtur ihramin e sipėrm nėn sjetullėn e djathtė dhe duke i hjedhur skajet e tij nė krahun e majtė. Haxhiu duhet tė sillet rreth Qabes shtatė herė, duke pasur kujdes qė, gjatė tri tavafeve tė para tė shpejtohet me hapa tė shkurtėr duke i luhatur ngapak krahėt (reml), kurse gjatė katėr tavafeve tė fundit duhet ecur qetė. Gjatė kėsaj, sa herė qė tė kalojmė pranė Haxherul Esvedit duhet pėrshėndetur atė (duhet bėrė istilamin) dhe kėshtu pėrfundon tavafi. Kėtu duhet theksuar se, istilami preferohet edhe sa herė tė kalohet pranė El-Ruknul Jemanisė.
Pas kėsaj haxhiu duhet t’ i falė dy reqate namaz pranė Mekami Ibrahimit, ose kudoqoftė tjetėr nė Mesxhidul Haram dhe, kėto dy reqate janė vaxhib qė falen pas ēdo tavafi, pra, pas shtatė qarqeve qė bėhen rreth e rrotull Qabes. Ky ėshtė i ashtuquajturi Tavaful Kudum, i cili ėshtė sunet pėr ēdo haxhi pėrveē se pėr banorėt e Mekes. Pas kėtij veprimi haxhiu duhet tė kthehet kah Haxherul Esvedi, dhe pasi ta bėjė istilahin e tė pijė ujė nga burimi i Zemzemit, shkon nė Safa, ngjitet lartė sa ta shohė Bejtullahun dhe kthehet drejt tij duke kėnduar tekbire, tehlile dhe salavate pėr Pejgamberin a.s. Mė nė fund duhet bėrė dua duke kėrkuar nga Allahu ēdo gjė qė do. Pas kėsaj duhet tė niset drejt Merves duke ecur ngadal deri te vendi ku ndodhen shenjat prej ku ecja bėhet me hapa mė tė shpejta (sai). Kur arrihet nė Merve veprohet ngjashėm sikur edhe nė Safa. Me kaq ėshtė kryer vetėm njė ecje (shevt). Pra, edhe kėtu duhet tė kryhen shtatė shevte, duke filluar qė nga Safa e deri nė Merve. (Nga Safa deri nė Merve llogaritet njė ecje apo shevt, dhe nga Merva e deri te Safa llogaritet ecja tjetėr).
Pas kėsaj, haxhiu do tė qėndrojė nė Meke si muhrim, tavafet rreth Bejtullahut mund t’ i bėjė sa herė qė tė dėshirojė si nafile.
Nė ditėn e shtatė tė Dhul-hixhes imami do tė mbajė hutbe nė Bejtullah, me ērast besimtarėt i udhėzon pėr rregullat e haxhit. Po kėshtu, imami do tė veprojė edhe nė ditėn kur do tė qėndrohet nė Arafat. Nė kėtė ditė e nė kėtė vend imami do t’ i mbajė dy hutbe si me rastin e xhumasė, dhe me atė rast do t’ i udhėzojė haxhinjtė mbi rregullat pasuese tė haxhit ( mbi qėndrimin nė Arafat, nė Muzdelife, mbi gjuajtjen e guralecėve nė Xhemre, mbi therrjen e kurbanėve, rruarjen dhe tavafuz-zijaretin). Pas hutbes imami bashkė me xhematin do tė falė namazin e drekės dhe tė ikindisė me njė ezan dhe dy ikamete.
Pas kėsaj fillon vukufi. Ai mund tė bėhet hipur nė kalė apo nė deve, ose duke qėndruar mė kėmbė gjė qė ėshtė mė e preferueshme, duhet tė merret abdest apo tė lahet i tėrė trupi, sepse kjo ėshtė sunet, nė afėrsi tė bregut i cili quhet Xhebelul-rahmeti. Arafati ėshtė nė pėrgjithėsi vend ku mund tė bėhet vukufi, porse duhet pasur kujdes se, nė tė majtė Arafatit, nga vendi ku bėhet vukufi gjendet njė terren qė quhet Batnu Ureme e nė tė cilin kurrsesi vukufi nuk lejohet tė bėhet.
Me rastin e vukufit, imami kthehet drejt kibles me krahė tė hapur e tė ngritur lartė, i falėnderohet Allahut Fuqiplotė duke i kėnduar tekbire, tehlile, telbie dhe salavate Pejgamberit a.s., me ē’ rast i lutet Zotit xh.sh. t’ ua plotėsojė nevojat dhe dėshirat tė gjithė muslimanėve, kurse xhemati qėndron pranė tij i drejtuar nė drejtim tė kibles dhe pėrcjell fjalėt qė i thotė ai. Pas perėndimit tė diellit, tė gjithė haxhinjtė kthehen bashkarisht me imamin nė Muzdelife ku do tė qėndrojnė nė afėrsi tė bregut Kuze ku falet namazi i akshamit dhe i jacisė bashkarisht me njė ezan dhe dy ikamete.
Nė Muzdelife kalohet nata. Sapo tė fillojė agimi falet namazi i sabahut e pastaj bėhet vukufi. Imami vendoset nė Mesh’ ari Haram dhe bashkė me tė gjithė haxhinjtė vepron sikurse nė Arafat, pra, thuhen tekbiret, tehlilet, telbiet, salavatet dhe duaja.
Pėrndryshe Muzdelife ėshtė nė tėrėsi vendi ku bėhet vukufi, pėrveē luginės Vadi Muhasir, qė gjendet nė tė majtė tė Muzdelifes. Me tė zbardhur tė dritės haxhinjtė fillojnė rrugėn pėr nė Mine ku imami fillon t’ i gjuajė nga shtatė guralecė nė Xhemretul-Akabe, tė cilėt paraprakisht janė mbledhur nė Muzdelife edhe atė nė madhėsi tė njė lejthie.
Me rastin e gjuajtjes sė ēdo guraleci thuhet tekbiri. Largėsia e gjuajtjes nuk duhet tė jetė mė shumė se tre deri pesė metra. Pėrndryshe, para hudhjes guraleci vendoset nė majen e gishtit tė madh dhe atij tregues dhe gjuhet. Kur fillon gjuajtja e guralecėve ndėrpritet telbija. Duhet thėnė se, nė Xhemretul Akabe nuk ėshtė i domosdoshėm qėndrimi dhe haxhiu mund tė ec kur tė dojė dhe kah tė dojė. Pas hudhjes sė guralecėve nė Xhumretul Akabe, nėse nijeti ėshtė bėrė pėr haxhi kiran, ose, nėse ėshtė muttemett, nė kėtė rast duhet tė therret kurbani, e nėse ėshtė mufrid kurbanin mund ta therrė nėse dėshiron. Pas therrjes sė kurbanit haxhiu mund tė rruhet ose tė qethet dhe tani e tutje lirohet prej ndalesave, por akoma nuk ka tė drejtė tė bėjė marėdhėnie seksuale. Po atė ditė, tė nesėrmen, ose tė pasnesėrmen haxhiu shkon nė Meke qė ta bėjė tavafuz-zijaretin, pa reml dhe pa sa’ j, me ē’ rast haxhiut i hiqet edhe ndalesa e fundit, pra ėshtė i lirė qė tė bėjė marėdhėnie seksuale me bashkėshorten.
Koha e tavafuz-zijaretit fillon prej dites sė parė tė Bajramit dhė ėshtė mirė qė tė bėhet po atė ditė. Ėshtė mekruh tė shtyhet pas ditėve tė Bajramit, edhe pse vlenė kurdo qė tė bėhet. Pastaj haxhiu prej Mekes kthehet nė Mine dhe, nė ditėn e dytė tė Bajramit, pas dreke, i hedh sėrish shtatė guralecėt nė Xhemret. Me kėtė rast duhet filluar nga Xhemreja e cila vjen e para me radhė prej xhamisė qė quhet Mesxhidul Haif, dhe gjatė hedhjes sė guralecėve duhet shqiptuar tekbirin, e pas hudhjes sė ēdo guraleci haxhiu qėndron para Xhemres dhe e thotė njė dua. Ėshtė mustehab qė me atė rast tė kėrkojė nga Allahu xh.sh. falje pėr vetveten, pėr prindėrit e vet, pėr farefisin, pėr miqtė dhė pėr tė gjithė besimtarėt muslimanė. Pastaj shkon edhe te dy Xhemret tjera dhe vepron njėsoj si nė tė parėn (pra hudhė nga shtatė gurė), me pėrjashtim se nė atė tė fundit, pra nė Xhemretul Akabe nuk ka nevojė tė qėndrojė. Edhe nė ditėn e tretė tė hudhjes sė guralecėve veprohet po ashtu si nė dy ditėt e para, dhe pastaj haxhiu nėse dėshiron mund tė kthehet nė Meke por mund tė mbetet edhe nė Mine ku edhe gjatė ditės sė katėrt mund t’ i gjuajė gurėt si gjatė ditėve tė mėparshme.
Haxhiu me rastin e kthimit prej Mines nė Meke do tė pushojė pak nė vendin e quajtur El Muhassabe. Haxhiu para se tė largohet prej Mekes duhet ta bėjė Tavafis-sadri qė quhet edhe Tavaful-veda (Tavafi lamtumirės). Ky tavaf bėhet pa remj dhe pa sa’ j dhe ėshtė vaxhib pėr tė gjithė haxhinjtė, pos pėr mekasit. Pastaj haxhiu i afrohet Zemzemit ku do tė pijė ujė. Nėse do tė ketė mundėsi, haxhiu pastaj do tė afrohet te dera e Qabes dhe do ta puthė atė dhe derėn e saj (nė shenjė nderimi), do tė mbėshtetet me faqen e djathtė, me gjoks e me bark pėr El multezeme, pra pėr murin e Qabes ne mės tė Haxherul Esvedit dhe tė derės sė saj, pastaj pėr njė ēast kapet pėr mbulesėn e Qabes (El istar), dhe, me zemėr tė penduar i lutet Allahut Fuqiplotė pėr atė ēka dėshiron dhe, mė nė fund, kthehet duke ecur mbrapa (nė shenjė respekti) deri sa tė dalė nga Mesxhidul Haremi (Qabja).
Duhet theksuar kėtu se, ai qė sė paku pėr njė moment zbret nė Arafat ose vetėm kalon andej prej drekės sė Jevmu-Arefes (ditėn e nėntė tė dhul-hixhes) e deri nė agimin e Jevmun-Nehras (ditėn e dhjetė), ai haxhi e ka kryer haxhin, madje nėse kėtė e bėnė rastėsisht apo i alivanosur, madje edhe sikur tė mos e dijė fare se gjendet nė Arafat. Ndėrkaq, personi i cili nė Arafat nuk qėndron aq sa theksuam mė sipėr, nuk e ka tė kryer haxhin, porse megjithatė do ta bėjė tavafin, sa’ jin dhe do ta pėrfundojė ihramin, pra do tė lirohet prej tė gjitha ndalesave me kusht qė vitin e ardhshėm sėrish ta bėjė haxhin kada. Pasi nuk e ka plotėsuar haxhin personi i tillė nuk ėshtė i obliguar qė tė therrė kurban.
Tė potencojmė kėtu se, gjatė qėndrimit nė Arafat ėshtė shumė mirė tė thuhet lutja, tė cilėn edhe vetė Pejgamberi a.s. e thoshte gjatė qėndrimit nė kėtė vend: LA ILAHE ILALL-LLAHU VEHDEHU LA SHERIKE LEH LEHUL-MULKU VE LEHUL HAMDU, BIJEDIHIL-HAJRU, VE HUVE ALA KULI SHEJ’ IN KADHR.
Tė flasim diē edhe pėr femrėn qė merr udhė pėr nė haxh. Edhe gruaja duhet t’ i zbatojė tė gjitha rregullat dhe ceremonitė qė ndėrlidhen pėr haxhin, njėjtė sikurse mashkulli, me pėrjashtim se gruaja duhet t’ u pėrmbahen edhe kėtyre rregullave:
- nuk duhet qė ta mbajė kokėn tė zbuluar, ka tė drejtė ta bartė vellon, porse velloja nuk guxon t’ ia prekė fytyrėn,
- nuk e shqipton me zė telbijen,
- nuk vrapon nė mes shenjave tė theksuara qė gjenden mes Safas dhe Merves,
- nuk e rruan kokėn, porse i shkurton flikėt pak,
- duhet tė veshė rrobe tė qepura,
- nuk i afrohet Haxherul Esvedit, kur pranė tij gjenden meshkujt,
- nėse i paraqitet hajzi (menstruacionet) duke qenė nė ihram, lahet dhe i kryen tė gjitha veprimet dhe rregullat e haxhit, pėrveē tavafit.
- nėse hajzi i paraqitet pasi ta kryejė Tavafiz-zijaren, Tavafu-sadri nuk i mbetet borxh dhe nuk ka nevojė pėr shpagim (kurban).
Tavafi-sadri nuk i mbetet borxh as atij qė vendosė pėr tė mbetur nė Meke.
Ndėrkaq ai qė vendosė tė therrė ndonjė kafshė tė trashė (deve a lopė) me qėllim pėr t’ u shpaguar pėr thyerjen e ndonje rregulle tė haxhit, me kėtė ai konsiderohet se e ka kryer obligimin si duhet.

Vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s.
Pejgamberi a.s ka thėnė: “Nuk ėshtė forcuar vizita (haxhi apo umreja) pėrderisa nuk vizitohen tri xhamitė: Mesxhidul Harami, Mesxhidi, apo xhamia ime dhe, Mesxhidul Aksa.”
Deri kėtu theksuam se si tė gjitha rregullat dhe ceremonitė e haxhit janė tė pėrqėndruara rreth Qabes-Mesxhidul Haremit, porse nga hadithi i Pejgamberit nėnkuptojmė se nė pėrforcim tė haxhit bėnė pjesė edhe vizita e xhamisė sė Pejgamberit a.s. qė gjendet nė Medinetu-munevere.
Hyrja dhe tė vizituarit e kėsaj Shtėpie tė Zotit tė Madhėrishėm mund tė bėhet gjatė kalimit pranė saj, gjė qė kjo vizitė mund tė ndikojė nė pastrimin shpirtėror tė muslimanit, i cili kur e viziton kėtė xhami e pėrkujton udhėzimin dhe moralin e lartė tė Pejgamberit a.s. , historinė e tij tė ndritshme, e cila ėshtė e mbushur pėrplot rreze udhėzimi pėr atė se si duhet tė organizohet shoqėria muslimane pėr tė ecur nė rrugė tė drejtė, nė rrugėn e mbarė, nė rrugėn e islamit. Gjithashtu, ėshtė njė moment i veēantė i kėnaqėsisė kur ke parasysh se po shkel nė po atė tokė ku ka shkelur fytyra mė e dritshme e mbarė njerėzimit - Muhamed Mustafaja a.s.
Ata qė e vizitojnė kėtė xhami ėshtė mirė qė kur tė arrijnė nė vendin e quajtur Err-rrevda sherife (vendi ku ėshtė falur Pejgamberi a.s. dhe ku gjendet varri i tij) dhe pėrderisa kalon pranė varrit tė ndritshėm tė Pejgamberit a.s., t’ i japė selam atij me zė tė ulėt duke thėnė “Es-selamu alejke ja Resul-Allah. Eshhedu en la ilahe il-lallah, ve eshhedu in-neke abduhu ve resuluhu”, qė dmth: Paqa qoftė mbi ty o i Dėrguari i Allahut, dėshmoj dhe deklaroj se nuk ka zot tjetėr pėrveē Allahut dhe se ti je rob dhe i dėrguar i Tij.
Po ashtu, ėshtė mirė qė tė merret njė qėndrim paksa nė tė djathtė dhe t’i jepet selam edhe Ebu Bekrit dhe Ymerit r.a. tė cilėt qė tė dy janė tė varrosur pranė varrit tė Pejgamberit a.s.
Tė theksojmė se gjatė qėndrimit nė Medinen ėshtė mirė qė namazet tė falen rrevda sherif.
DHE FALĖNDEROJE ALL-LLAHUN QĖ NĖ FILLIM E DERI NĖ MBARIM TĖ JETĖS SĖ KĖSAJ BOTE!