kta zagart e pDk-s edhe bisedojn Me biligrad EDHE shajn popullin dhe kur populli i kundershton kto bisedime kta lehin si qennn dhe i gezohen bisedave me beligrad
kta zagart e pDk-s edhe bisedojn Me biligrad EDHE shajn popullin dhe kur populli i kundershton kto bisedime kta lehin si qennn dhe i gezohen bisedave me beligrad
e ti a je qudit kur paslufte deri ne vitin 2007 keni pas disfata apo ju kujtohet logariti sa vite ju esht dasht te organizoheni per meij vjedh votat sa ishte brahim dinari ju menzi qe kalojshi pragun zgjedhor
kur vdis rugova ju nga gezimi qe ndoshat menjeher doti fitonit por prap deshtuat fAl nDarJEs sE ldk-S JU ME VJEDHJE TE VOTAVE JENI ATY KU JENI POR EDHE JU SI LDK JENI NE RRUG TE TURPIT VEQ KAN FILLU TE NDIZEN FITILAT PRA MOS E HARRONI TE KALUAREN E JUAJ MBI 10 VJET KENI QEN OPOZIT E TURPIT
Kurti: Thaçi e ka të sigurt pushtetinAdrian Çollaku | 10-05-2011 08:16 CET (E plotësuar) Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, konsideron se të gjitha të ligat që po i vijnë Kosovës kohën e fundit, janë si pasojë e mungesës së sovranitetit, ndërsa përfshirjen e Kosovës në negociata me Beogradin, ai e quan tradhti.
Në një intervistë dhënë gaztës “Zëri”, lideri i Vetëvendosjes, akuzon kryeministrin Hashim Thaçi dhe shokët e tij, si politikanë të pandreqshëm që për objekt e ka përfitimin personal dhe jo çështjen kombëtare.
“Hashim Thaçi e ka të sigurt pushtetin aq sa është efektiv në procesin negociator dhe në atë të privatizimit”, thotë Kurti, i apostrofuar në opinion si “rebeli urban”. Po ashtu Kurti adresoi një varg akuzash në drejtim të procesit dialogues me Serbinë.
Ky proces, sipas tij, është bërë me një qëllim, që t’i krijojë favore Serbisë dhe të ndalojë zhvillimin e Kosovës. Ndërsa paralajmërimin e ardhjes së Borko Stefanoviqit në Kosovë, Kurti e konsideron provokim, që duhet të ndalet.
“Të gjithë ne kemi përgjegjësi të reagojmë si qytetarë dhe subjekte kur na shkelet dinjiteti. Lëvizja jonë është kategorikisht kundër kësaj vizite poshtëruese për qytetarët e Kosovës”, tha Kurti, duke mos paralajmëruar ndonjë protestë kundërt tij.
Po të ishte e formuar Qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje, atëherë, sipas Kurtit, Borko Stefanoviqi “jo vetëm që s’do të mund të hynte në Kosovë, por as nuk do t’ia mësynte Kosovës”.
Numri një i Vetëvendosjes po ashtu flet edhe për debatin në Kuvend të Kosovës rreth çështjes së SHIK-ut. Për këtë të fundit, ai thotë se është e natyrës që opinioni të dijë të vërtetën për këtë strukturë, ndërsa pjesërisht i jep mbështetje Isa Musftafës, se SHIK-u është akoma aktiv dhe se ka ndikuar në arrestimin e zyrtarëve komunalë.
“Kësaj radhe besoj se të dyja palët kanë të drejtë: ka të drejtë Isa Mustafa që thotë se SHIK-u është ende aktiv, por nuk do të çuditesha nëse do të gjendej e vërtetohej korrupsioni e keqpërdorimet në komunën e Prishtinës”.
Reagimi ndaj EULEX-it i pasinqertë
Zëri: Z. Kurti shumica e deputeteve në seancën e së premtes, e sidomos ata të PDK-së kanë drejtuar akuza të rënda në drejtim të EULEX-it. Mendoni se janë të vonuara këto reagime, duke pasur parasysh se lëvizja juaj qysh në fillim ka qenë kundër këtij misioni?
Kurti: Kundërshtimi ndaj EULEX-it nga ana e zyrtarëve dhe deputetëve të PDK-së jo që është i vonuar, por është edhe i pasinqertë. Është vetë ky pushtet dhe këto parti politike që e kanë pranuar misionin e EULEX -it me kompetenca ekzekutive, neutral ndaj statusit e të bazuar mbi Rezolutën 1244. Por, gjithashtu, është vetë korrupsioni dhe keqpërdorimet e këtij pushteti ato që bëhen arsyetim i EULEX-it para qytetarëve për praninë e tij në Kosovë.
Ndërkohë po të njëjtat gjëra janë motivet e vërteta të kundërshtimit që po ia bën pushteti aktual EULEX-it: gjithsesi, qeveritarë të ndryshëm dhe miq të tyre po ndjehen të cenuar e të rrezikuar personalisht, prandaj po reagojnë. E, çfarë mbetet e paqartë nga kjo mpleksje raportesh është fakti se pushteti vendor bashkë me atë ndërkombëtar paraqesin realisht po të njëjtin regjim.
Ky spektakël që krijon përshtypjen e pasigurisë është vetë siguria e procesit të dëmshëm në të cilin gjenden qytetarët e Kosovës.
Zëri: Lëvizja që ju drejtoni ditë më parë e kishte thirrur në interpelancë parlamentare kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi në lidhje me bisedimet me Serbinë. Megjithatë Kuvendi nuk e miratoi kërkesën e subjektit tuaj që të ndërpriten këto bisedime. Si e komentoni këtë veprim të shumicës parlamentare?
Kurti: Shumica parlamentare është pakica qytetare! Ne nuk kemi pasur iluzion se Hashim Thaçi me shokë do të ndryshojnë. Gjërat kanë shkuar aq larg sa tashmë është vonë për një gjë të tillë. Hashim Thaçi e ka të sigurt pushtetin aq sa është efektiv në procesin negociator dhe në atë të privatizimit.
Megjithatë, unë mendoj se interpelanca e pati suksesin e saj. Ky sukses konsiston në faktin se u bë e ditur botërisht që bisedimet e Brukselit janë bisedime të fshehta, që për to nuk mund të dijë qytetari i Kosovës, por as përfaqësuesit e tij.
Dështimi i Hashim Thaçit të përgjigjet në pyetjet që i kishim shtruar ne, përfshirë këtu edhe atë nëse e njeh Hashim Thaçi si kryeministër i Kosovës Republikën e Serbisë, tregon se ky njeri e ka bërë Kosovën objekt të negociatave midis Serbisë dhe Bashkimit Evropian.
Zëri: Vazhdimisht jeni deklaruar kundër bisedimeve me Serbinë, ndërkohë që kryenegociatorja e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se bisedimet e përafrojnë Kosovën me BE-në. Mendoni se Kosova do të ketë përfitime të tilla?
Kurti: Nuk ka asnjë dokument zyrtar apo çfarëdo garancie konkrete se këto bisedime e përafrojnë Kosovën me Bashkimin Evropian.
Tashmë dihet mirëfilli së këto negociata i ka kërkuar Serbia, në mënyrë që duke biseduar me Kosovën të tregohet konstruktive në marrëdhënie me fqinjët për ta marrë kështu statusin e vendit kandidat për anëtarësim në BE. E, avancimi i Serbisë, ndikon në ndalim për Kosovën.
Por, përpara se të themi që Serbia mund ta bllokojë të ardhmen evropiane të Kosovës, duhet thënë që kryeministri Thaçi e ka bërë një gjë të tillë duke mos e kushtëzuar Serbinë.
Kosova të tërhiqet nga bisedimet
Zëri: Kryenegociatori serb, Stefanoviq e ka paralajmëruar një vizitë në Kosovë, madje edhe pa lejen e institucioneve kosovare. Ndërkohë “Zëri” ka mësuar se ai gjatë kësaj vizite, ku pritet t’i takojë përfaqësuesit e strukturave paralele, do të pretendojë nxitjen e serbëve për të kërkuar ndarjen e Kosovës. Si duhet të sillen institucionet në këtë situatë? Ta ndalojnë hyrjen e tij në Kosovë?
Kurti: Institucionet e Kosovës do të duhej ta ndalonin gjithsesi ardhjen e tij. Mjafton fakti që ai është zyrtar i një shteti që nuk e njeh, por e lufton pavarësinë e vendit tonë.
Madje, ardhja e tij në kohën kur po zhvillohen negociata, me deklaratat e tij provokuese para ca ditësh, është arsye e mjaftueshme që Kosova të tërhiqet nga bisedimet për shkak të destruktivitetit të konfirmuar të palës serbe.
Një gjë e tillë e dimë se nuk do të ndodhë, sepse kemi të bëjmë me politikanë servilë dhe pa integritet e subjektivitet.
Zëri: Nëse Stefanioviq veç vendos që ta vizitojë Kosovën, cili do të jetë reagimi i Lëvizjes suaj?
Kurti: Të gjithë ne kemi përgjegjësi të reagojmë si qytetarë dhe subjekte kur na shkelet dinjiteti. Lëvizja jonë është kategorikisht kundër kësaj vizite poshtëruese për qytetarët e Kosovës. Por, ne jemi një lëvizje qytetare që nuk i ka në dispozicion mjetet që i ka pushteti.
Po të ishte e formuar Qeveria nga Lëvizja Vetëvendosje! sigurisht që Borko Stefanoviqi jo vetëm që s’do të mund të hynte në Kosovë, por as nuk do t’ia mësynte. Mos harroni që ai synon të vijë pikërisht duke e ditur që Qeveria e Kosovës nuk do ta pengojë.
Zëri: Kohëve të fundit janë shtuar në masë të madhe përplasjet ndërmjet partive politike në lidhje me veprimtarinë e Shërbimit Informativ të Kosovës. Disa kanë kërkuar hetimin e veprimtarisë së tij përmes komisionit parlamentar, të tjerët kanë kërkuar që prokuroria të merret me ta. Cili do të ishte veprimi më i mirë në këtë situatë?
Kurti: Ne jemi për barazinë e qytetarëve të Kosovës para ligjit. Sa i përket kësaj çështjeje mendoj se që të dyja këto metoda nuk e përjashtojnë njëra-tjetrën. Komisioni hetues parlamentar dhe prokuroria e shtetit nuk e kanë të njëjtin fushëveprim.
Madje, ato mund të bëhen ndihmë për njëra-tjetrën për ta zbardhur një çështje, për ta zbuluar të vërtetën dhe për ta mundësuar drejtësinë për të. Dihet që prokuroria e shtetit nis hetim “ex officio” kur ka bazë të mjaftueshme për hetimin e ndonjë vepre penale.
Zëri: Që nga koha e fushatës elektorale, Lëvizja juaj, e sidomos Florin Krasniqi, po e zhvillon një debat të ashpër me ish-anëtarë të SHIK-ut dhe me vetë kreun e PDK-së, Hashim Thaçi. I duhet vendit një debat i tillë në këtë situatë politike?
Kurti: Vendi është në një situate të tillë politike nga këta njerëz. Thaçi e ka përgjegjësinë kryesore për këtë gjendje të vështirë. Në ligjërimin tonë politik njëherë e mirë duhet të heqim dorë nga eufemizmat dhe arsyetimet që mundësojnë rehabilitimin e personaliteteve që i kanë bërë dëme të pariparueshme vendit.
Ne duhet të mësohemi që në Kuvend flitet politikisht. Një fjalim është politik për aq sa ai përmban gjithë gamën e vërtetë të situatës. Angazhimi i Florin Krasniqit më duket i kuptueshëm, përveçse ka qëndrim të qartë politik, ai është edhe kryetar i Komisionit Parlamentar për mbikëqyrjen e AIK-ut.
Ai e dëshiron të vërtetën dhe drejtësinë kur janë në pyetje shërbimet e ndryshme informative që kanë qarkulluar e qarkullojnë në Kosovë.
SHIK-u ende aktiv
Zëri: Pas arrestimit të disa zyrtarëve të Komunës së Prishtinës ka reaguar kreu i Prishtinës, Isa Mustafa, duke thënë se këtë e ka bërë SHIK-u. Mendoni se SHIK-u është ende aktiv, apo kjo është një deklaratë e nxitur e Mustafës?
Kurti: Kësaj radhe besoj se të dyja palët kanë të drejtë: ka të drejtë Isa Mustafa që thotë se SHIK-u është ende aktiv, por nuk do të çuditesha nëse do të gjendej e vërtetohej korrupsioni e keqpërdorimet në komunën e Prishtinës.
Zëri: Kosova përgjatë këtij viti ka pasur shumë pak njohje. Një pjesë e përgjegjësisë mund të bjerë edhe mbi ju, sepse jeni kryetar i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme. Pse Kosova po dështon në rritjen e numrit të njohjeve?
Kurti: Në Kosovë ekziston një garë për çështjen e lobimit për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Edhe më tutje, përgjithësisht në Kosovë ekziston një keqkuptim i madh për çështjen e njohjeve e të diplomacisë. Investohet shumë tek forma dhe dukja e gjërave. Duhet ta kemi të qartë se ajo çfarë është brenda është edhe jashtë, dhe anasjelltas.
Kjo i bie që Kosova nuk mund të ketë diplomaci të fuqishme përderisa nuk është shtet tamam sovran dhe ekonomikisht është buzë ekzistencës. Një faktor tjetër që qartazi ka pasur një ndikim te ngecja e njohjeve është edhe pranimi i negociatave me Serbinë.
Serbia po e shfrytëzon këtë fakt në të gjitha vizitat jashtë, duke u arsyetuar se ne po bisedojmë me Kosovën dhe për këtë çështje nuk duhet ngutur, pasi kjo çështje sipas saj është ende e hapur. Edhe këtu në plan të parë na del sovraniteti, apo jo?
Përgjithësisht, përderisa në Qeverinë e Kosovës, dy ministra e dy zëvendëskryeministra merren me punët e jashtme, në vend se të bëhemi ne mekanizmi i pestë besoj që është më mirë të fokusohemi në mbikëqyrjen dhe llogaridhënien e këtyre gjithnjë në përputhje me Rregulloren e Kuvendit të Republikës së Kosovës.
Zëri: T’i kthehemi pak zhvillimeve të brendshme në Vetëvendosje. Keni paralajmëruar mbajtjen e zgjedhjeve të reja. Si po shkon ky proces?
Kurti: Zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje! po shkojnë mjaft mirë. Organizimi ynë përbëhet nga tri nivele. Janë Pikat e Vetëvendosjes! që korrespondojnë me lagjet e fshatrat, qendrat që janë niveli i komunave, dhe Këshilli i Përgjithshëm e Kryesia në nivelin qendror. Deri tani janë mbajtur zgjedhjet në 60 për qind të pikave, apo mbi 200 sosh.
Zëri: Sipas një draftstatuti që ka parë më herët “Zëri”, thuhet se ata anëtarë që janë zgjedhur deputetë ose kryetarë në ndonjë komunë, nuk mund të jenë edhe anëtarë të kryesisë, pos liderit dhe shefit të grupit parlamentar. Pse ky organizim partiak?
Kurti: Ne kemi vendosur që deputetët dhe kryetarët e komunave nga radhët tona të mos jenë pjesë e Kryesisë, sepse këta të fundit, tashmë janë të zgjedhurit e popullit dhe jo thjesht të Vetëvendosjes!, ndërkaq ky mekanizëm siguron mundësinë që Lëvizja Vetëvendosje!
Të mos hyjë në aranzhime për interesa të pjesshme a personale. E kemi vërejtur se gjatë këtyre viteve, duke qenë të njëjtit njerëz si në Kryesi, ashtu edhe në Parlament, edhe vendimet politike të subjekteve kanë qenë kryesisht për interesat e tyre e jo të anëtarësisë.
Kryetari i Lëvizjes është figura më e lartë përfaqësuese e Lëvizjes Vetëvendosje! brenda dhe jashtë, si e tillë është edhe figurë unifikuese. Ndërsa shefi i Grupit Parlamentar është lidhja midis subjektit politik dhe përfaqësuesve të tij në Kuvend.
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE
[B][U][SIZE="2"]Ambasadori i SHBA-ve Christopher Dell
Presidenti Tadiq edhe Albin Kurti duket se kanë të njëjtën formulë
Tadiç, pranon bashkimin Kosovë-Shqipëri
Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë mund të ishte një zgjidhje, nëse me atë rast edhe Serbia do të fitonte territor si kompensim.
Albin Kurti: Kosova të ketë të drejtë t`i bashkohet Shqipërisë
Qëllimi i Lëvizjes Vetëvendosje është bashkimi me Shqipërinë që sipas tij është e vetmja mënyrë për t;u barazuar me kombet tjera.
Miroljub Labus Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë
Brenda dhjetë vjetësh Kosova do t’i bashkohet Shqipërisë dhe atëherë mos njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia nuk do të jetë më relevante, ka deklaruar Miroljub Labus, ish-Zëvendëskryeministër i Serbisë dhe Lider i partisë G17.
Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.
Ju ka hyp skijave kjo levizje. Me mire le te kerkojne mos me u mbjat zgjedhjet se pragun skane me e kalu.
“Kush është prej jush pa mëkat, le ta gjuajë i pari gurin në të!”
Krijoni Kontakt