Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 56
  1. #31
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    po ketyre rrugaqve boll mier u kan tregue sot te zgjedhurit e popullin ne kuvend
    keta rrugaqet e vetfundosjes se albin-daqiqit qe sa e sa koh naj paten flliq muret e rrugve e rrugicave te qyteteve e vendbanimeve neper ter kosoven
    jo negociata me serbin kishe patriota keta zagaruca haaaaaa

    ndersa sot meten si zagar te lodht hupen ne kuvend me vota veq keta te albin-daqiqit ishin kunder siq jan mesue te jen gjithqka qka eshte ne te mire te kosoves kunder haaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  2. #32
    Antar i PDK-s Fitimtar. Maska e Boy_XL
    Anëtarësuar
    24-10-2010
    Vendndodhja
    n'PDK
    Postime
    678
    Citim Postuar më parë nga Llapi Lexo Postimin
    po ketyre rrugaqve boll mier u kan tregue sot te zgjedhurit e popullin ne kuvend
    keta rrugaqet e vetfundosjes se albin-daqiqit qe sa e sa koh naj paten flliq muret e rrugve e rrugicave te qyteteve e vendbanimeve neper ter kosoven
    jo negociata me serbin kishe patriota keta zagaruca haaaaaa

    ndersa sot meten si zagar te lodht hupen ne kuvend me vota veq keta te albin-daqiqit ishin kunder siq jan mesue te jen gjithqka qka eshte ne te mire te kosoves kunder haaaaa
    - jo LLap keta rrugaqt e albin tadiq kurtit nuk jan vet , i kan edhe shkit me veti ata me kater C-ja., bashk jan keto dy grupe kunder Kosoves.
    Vv - Palaço+LISBA :D

  3. #33
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Llapi

    ju e quani fitore kerkiom faljen nga shteti me kriminel ne europ si nuk ju vjen turp te krenoheni me trathtin si nuk skuqeni as pak shiteni per disa kopje qe jua servon beogradi o te pa bes e te pa ftyre

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    gabim

    sot protestuan disa gjahtar than se nuk lejojm te ofendohen kafshet siq jan zagaret dhe qent si pas tyre nje zaGAR DHE JJE QEN ESHT ME BESNIK SE VEt KRYEministri gjahtart keshtu mendojn ne nje konferenc per shtyp qe paten sot
    Ndryshuar për herë të fundit nga beni33 : 05-05-2011 më 18:03 Arsyeja: gabim

  5. #35
    Fjalimi i Albin Kurtit në mocionin për interpelancë me kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë
    .by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, May 5, 2011 at 9:54am.Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    Këto bisedime as nuk janë inicuar dhe as nuk janë projektuar nga Kosova. Qëllimi i këtyre bisedimeve nuk po ndërtohet nga përputhja e qëllimeve të Kosovës dhe të BE-së apo qëllimeve të Kosovës dhe të Serbisë. Qëllimi i këtyre bisedimeve u ndërtua nga përputhja e qëllimeve të BE-së dhe të Serbisë ku Kosova është veçse mjet. Prandaj, do të jetë Serbia dhe jo Kosova ajo që do të përfitojë nga këto bisedime. Serbia e fiton statusin e vendit kandidat dhe e forcon prezencën dhe ndikimin e saj në Kosovë ndërsa Kosova pritet të marrë kopje të dokumentacionit të plaçkitur.

    Nëpërmjet Planit të Ahtisaarit territori dhe kultura në Kosovë u ndanë mbi baza etnike përmes komunave të reja me shumicë serbe dhe zonave të veçanta rreth kishave e manastireve ortodokse që u shpallën serbe. Në bisedimet në Bruksel po diskutohet që ndarja e këtillë të vazhdohet edhe me ndërmarrjet dhe shërbimet publike. Gjithçka në Kosovë do ta ketë anën e vet shqiptare dhe anën e vet serbe. Ashtu sikurse në Bosnje ku gjithçka e ka ose vulën boshnjako-kroate ose vulën serbe anipse thuhet që Bosnja është një shtet. Përderisa shteti i Kosovës e ka pavarësinë më shumë në emër sesa në substancë, me këto bisedime po sajohet shteti i Serbisë brenda shtetit të Kosovës që do të jetë i tillë më shumë në substancë sesa në emër.

    Statusi i Kosovës nuk është një çështje abstrakte. Statusi i Kosovës reflektohet në secilën temë që po bisedohet në Bruksel sepse statusi i energjisë, statusi i telekomunikacionit, statusi i lëvizjes së lirë, statusi i doganave e vulave të tyre, statusi i transportit hekurudhor, rrugor e ajror, statusi i delegacionit tonë në CEFTA etj. nuk janë të njëjta sikur para shpalljes së pavarësisë sikur pas shpalljes së pavarësisë. Pra, statusi i Kosovës përkufizon statusin e këtyre çështjeve. Shpallja e pavarësisë i ka bërë të gjitha këto çështje dhe shumë të tjera, çështje të brendshme të Kosovës. Duke i diskutuar me Serbinë këto çështje ato nuk janë më të brendshme dhe rrjedhimisht statusi i Kosovës praktikisht vihet në pikëpyetje. Pavarësia e definon një rregullim të caktuar të brendshëm të Kosovës dhe kontestimi i këtij rregullimi të brendshëm përmes diskutimit për të, me atë që nuk të njeh e kundrejt së cilit e ke shpallur pavarësinë, gjithsesi përkthehet në kontestim të pavarësisë. Gjersa Serbia nuk na njeh, statusi mund të mos jetë nominalisht temë e bisedimeve por praktikisht e realisht statusi është brenda secilës temë të bisedimeve. Pra, statusi nuk është njëra temë por është në secilën prej temave.

    Çfarëdo marrëveshje që të arrihet, çfarëdo kompromisi në Bruksel, do të jetë në kurriz të Kosovës sepse Kosova është temë e dialogut. Kontesti po zhvillohet për territorin tonë. Në bisedimet e deritanishme në Bruksel ende nuk është bërë asnjë marrëveshje me Serbinë dhe urojmë të mbetet kështu. Sigurisht që ka shumë arsye për të qenë të brengosur sepse Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tashmë ka shprehur gatishmëri për kompromise në fushën e regjistrave civilë dhe të energjisë për të cilat thotë se ka afrim pozicionesh.

    Zëvendës-kryeministrja Tahiri në raportimin e saj para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme me 8 prill të këtij viti ma bëri të qartë se përgjegjësinë për këto bisedime të padrejta dhe fajin për dëmin e tyre e mban kryeministri Hashim Thaçi. Nisja e bisedimeve pa kushte, përpilimi i temave të bisedimeve dhe i renditjes së tyre, sipas znj.Tahiri, është rezultat i disa takimeve të ndara të këshilltarit të Baroneshës Ashton, Robert Cooper, njëherë me Hashim Thaçin e pastaj me Boris Tadiqin. Pra, për këtë dialog si të tillë, për temat që aty janë dhe për temat që aty s’janë, znj. Tahiri ma konfirmoi që përgjegjës kryesor është kryeministri Thaçi. Në pyetjen time, po citoj nga transkripti, faqe 23, “Kush i ka përcaktuar temat e këtij dialogu?”, Zëvendës-kryeministrja Tahiri përgjigjet “Ju e dini zoti kryetar se që nga shtatori kur është miratuar kjo Rezolutë, kanë filluar vizitat e BE-së si në Kosovë, si në Serbi për të përgatitur këtë proces. Ka ndodhur një lloj brain storming që thuhet anglisht, pra një këmbim pikëpamjesh se çka mund të bisedohet dhe ajo për të hyrë në agjendë, secila palë e ka listën e vet, por kjo listë e çështjeve për t’u bërë çështje në agjendën e dialogut, duhet tre palët të japin pëlqimin: Kosova, Serbia dhe BE-ja.” Më tutje, kur unë e pyes se “Kush nga pala kosovare ka marrë pjesë në këto parabisedime, në përcaktimin e temave dhe renditjes së tyre?”, znj. Edita Tahiri përgjigjet kështu (në faqen 37 të transkriptit): “Bisedat për përgatitje kanë ndodhur zakonisht midis ndërmjetësit Robert Kuper me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë”. Ndërkaq, në anën tjetër, në faqen 22, ajo deklaroi që “Mandati im buron nga autorizimet që kam marr nga Kryeministri” dhe se “Unë koordinoj me Kryeministrin dhe kam kompetenca, deri në një instancë, por jo të plota. Në moment që vi në situata kur unë nuk mund të marr vendime, unë kthehem dhe bisedoj me Kryeministrin”.

    Duke u bazuar në atë që thashë dhe raportimin e znj. Edita Tahiri, kryeministri Thaçi duhet të përgjigjet në këto pyetje lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi:

    1. A njeh Qeveria e Republikës së Kosovës Republikën e Serbisë? Kjo pyetje është shumë e rëndësishme sepse kushtëzon shumëçka pastaj sa i përket këtyre bisedimeve dhe jo vetëm atyre. Ne natyrisht mendojmë se Republika e Kosovës nuk duhet ta njohë Republikën e Serbisë. Pikërisht duke mos e njohur Serbinë ne mund ta inicojmë reciprocitetin e shumëkërkuar.

    2. Çka keni biseduar me këshilltarin e Ashtonit, Robert Cooper, në takimet që keni pasur në gjysmën e dytë të vitit 2010 dhe kur mund të na i sillni procesverbalet dhe transkriptet e atyre takimeve? Është e domosdoshme të na i sillni ato meqenëse ju si Kryeministër asnjëherë nuk keni raportuar në Kuvendin e Kosovës për këto takime me z.Robert Cooper dhe nuk keni deponuar kurrfarë raporti për këto takime të cilat kanë përcaktuar agjendën dhe kontekstin e bisedimeve me Serbinë. Aq më tepër që rregullimi i temave është asisoj që Serbia do të duket konstruktive, se gjoja po lëshon pe në dialog në mënyrë që të fitojë një opinion pozitiv nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

    3. Pse qeveria e Kosovës nuk po imponon masa reciprociteti ndaj Serbisë si përgjigje për bllokimin që Serbia ia bën Kosovës në çdo aspekt në vend të lutjeve ndaj Serbisë për të na lënë të qetë?

    4. A ekzistojnë apo jo transkriptet dhe procesverbalet nga bisedimet në Bruksel, e nëse ato ekzistojnë, atëherë a i ka kryeministri Thaçi ato, dhe nëse i ka kur do të na i jep? Nga raportimi i znj.Tahiri mësuam që neve si deputetë nuk do të na i japin procesverbalet dhe as transkriptet. Përgjithësisht pra bëhet fjalë për shkallë shumë të lartë të konfidencialitetit në këto bisedime ndërkohë që vazhdimisht thuhet se kemi të bëjmë veçse me dialog teknik. Kemi konfidencialitet maksimal politik për tema minimale teknike.

    5. A i ka kryeministri Thaçi pozicionet me shkrim të znj.Tahiri dhe ekipit të saj në bisedimet në Bruksel si dhe të konkluzioneve të arritura atje deri më tash dhe kur do të na i sjell ato? Ndonëse na i premtoi, znj.Tahiri nuk na i solli deri më sot ato në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

    6. A e keni pajisur znj.Tahiri si Qeveri me Platformë të bisedimeve të cilën ajo na e premtoi se do të na e sjellë shumë shpejt por as pas një muaji s’kemi asgjë prej saj? Zonja Tahiri po flet për zgjidhje të ofruara nga Kosova. Cilat janë ato zgjidhje? Qytetarët e Kosovës dhe Kuvendi si përfaqësues i popullit duhet të jenë të informuar.

    7. Zonja Tahiri po ashtu po thotë që edhe shtetet tjera kanë pranuar kopjet e regjistrave civil – dmth. qysh në start po shohim gatishmëri për kompromis. A do t’i pranoni ju këto kopje, pra a do të bëni kompromise në dëm të qytetarëve të këtij vendi?

    Në fund, kërkoj që të mos na përgjigjeni me kombinim të shprehjeve boshe të llojit “frymë evropiane”, “standarde evropiane”, “vlera evropiane”, “integrimi euroatlantik”, “bashkëpunimi rajonal”, “fqinjësia e mirë”, “ etj. etj. Këto janë pyetje konkrete që përgjigje konkrete.

    Prishtinë, 5 maj 2011
    BASHKIM KOSOVE ME SHQIPERINE DHE JO PAZARLLEQE ME SERBINE E GREQINE

  6. #36
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Ariani_tb

    Citim Postuar më parë nga ARIANI_TB Lexo Postimin
    Fjalimi i Albin Kurtit në mocionin për interpelancë me kryeministrin Hashim Thaçi lidhur me procesin e bisedimeve me Serbinë
    .by Lëvizja VETËVENDOSJE! on Thursday, May 5, 2011 at 9:54am.Deputetë të Kuvendit të Kosovës,

    Këto bisedime as nuk janë inicuar dhe as nuk janë projektuar nga Kosova. Qëllimi i këtyre bisedimeve nuk po ndërtohet nga përputhja e qëllimeve të Kosovës dhe të BE-së apo qëllimeve të Kosovës dhe të Serbisë. Qëllimi i këtyre bisedimeve u ndërtua nga përputhja e qëllimeve të BE-së dhe të Serbisë ku Kosova është veçse mjet. Prandaj, do të jetë Serbia dhe jo Kosova ajo që do të përfitojë nga këto bisedime. Serbia e fiton statusin e vendit kandidat dhe e forcon prezencën dhe ndikimin e saj në Kosovë ndërsa Kosova pritet të marrë kopje të dokumentacionit të plaçkitur.

    në secilën temë që po bisedohet në Bruksel sepse statusi i energjisë, statusi i telekomunikacionit, statusi i lëvizjes së lirë, statusi i doganave e vulave të tyre, statusi i transportit hekurudhor, rrugor e ajror, statusi i delegacionit tonë në CEFTA etj. nuk janë të njëjta sikur para shpalljes së pavarësisë sikur pas shpalljes së pavarësisë. Pra, statusi i Kosovës përkufizon statusin e këtyre çështjeve. Shpallja e pavarësisë i ka bërë të gjitha këto çështje dhe shumë të tjera, çështje të brendshme të Kosovës. Duke i diskutuar me Serbinë këto çështje ato nuk janë më të brendshme dhe rrjedhimisht statusi i Kosovës praktikisht vihet në pikëpyetje. Pavarësia e definon një rregullim të caktuar të brendshëm të Kosovës dhe kontestimi i këtij rregullimi të brendshëm përmes diskutimit për të, me atë që nuk të njeh e kundrejt së cilit e ke shpallur pavarësinë, gjithsesi përkthehet në kontestim të pavarësisë. Gjersa Serbia nuk na njeh, statusi mund të mos jetë nominalisht temë e bisedimeve por praktikisht e realisht statusi është brenda secilës temë të bisedimeve. Pra, statusi nuk është njëra temë por është në secilën prej temave.

    Çfarëdo marrëveshje që të arrihet, çfarëdo kompromisi në Bruksel, do të jetë në kurriz të Kosovës sepse Kosova është temë e dialogut. Kontesti po zhvillohet për territorin tonë. Në bisedimet e deritanishme në Bruksel ende nuk është bërë asnjë marrëveshje me Serbinë dhe urojmë të mbetet kështu. Sigurisht që ka shumë arsye për të qenë të brengosur sepse Zëvendëskryeministrja Edita Tahiri tashmë ka shprehur gatishmëri për kompromise në fushën e regjistrave civilë dhe të energjisë për të cilat thotë se ka afrim pozicionesh.

    Zëvendës-kryeministrja Tahiri në raportimin e saj para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme me 8 prill të këtij viti ma bëri të qartë se përgjegjësinë për këto bisedime të padrejta dhe fajin për dëmin e tyre e mban kryeministri Hashim Thaçi. Nisja e bisedimeve pa kushte, përpilimi i temave të bisedimeve dhe i renditjes së tyre, sipas znj.Tahiri, është rezultat i disa takimeve të ndara të këshilltarit të Baroneshës Ashton, Robert Cooper, njëherë me Hashim Thaçin e pastaj me Boris Tadiqin. Pra, për këtë dialog si të tillë, për temat që aty janë dhe për temat që aty s’janë, znj. Tahiri ma konfirmoi që përgjegjës kryesor është kryeministri Thaçi. Në pyetjen time, po citoj nga transkripti, faqe 23, “Kush i ka përcaktuar temat e këtij dialogu?”, Zëvendës-kryeministrja Tahiri përgjigjet “Ju e dini zoti kryetar se që nga shtatori kur është miratuar kjo Rezolutë, kanë filluar vizitat e BE-së si në Kosovë, si në Serbi për të përgatitur këtë proces. Ka ndodhur një lloj brain storming që thuhet anglisht, pra një këmbim pikëpamjesh se çka mund të bisedohet dhe ajo për të hyrë në agjendë, secila palë e ka listën e vet, por kjo listë e çështjeve për t’u bërë çështje në agjendën e dialogut, duhet tre palët të japin pëlqimin: Kosova, Serbia dhe BE-ja.” Më tutje, kur unë e pyes se “Kush nga pala kosovare ka marrë pjesë në këto parabisedime, në përcaktimin e temave dhe renditjes së tyre?”, znj. Edita Tahiri përgjigjet kështu (në faqen 37 të transkriptit): “Bisedat për përgatitje kanë ndodhur zakonisht midis ndërmjetësit Robert Kuper me kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë”. Ndërkaq, në anën tjetër, në faqen 22, ajo deklaroi që “Mandati im buron nga autorizimet që kam marr nga Kryeministri” dhe se “Unë koordinoj me Kryeministrin dhe kam kompetenca, deri në një instancë, por jo të plota. Në moment që vi në situata kur unë nuk mund të marr vendime, unë kthehem dhe bisedoj me Kryeministrin”.

    Duke u bazuar në atë që thashë dhe raportimin e znj. Edita Tahiri, kryeministri Thaçi duhet të përgjigjet në këto pyetje lidhur me bisedimet Kosovë-Serbi:

    1. A njeh Qeveria e Republikës së Kosovës Republikën e Serbisë? Kjo pyetje është shumë e rëndësishme sepse kushtëzon shumëçka pastaj sa i përket këtyre bisedimeve dhe jo vetëm atyre. Ne natyrisht mendojmë se Republika e Kosovës nuk duhet ta njohë Republikën e Serbisë. Pikërisht duke mos e njohur Serbinë ne mund ta inicojmë reciprocitetin e shumëkërkuar.

    2. Çka keni biseduar me këshilltarin e Ashtonit, Robert Cooper, në takimet që keni pasur në gjysmën e dytë të vitit 2010 dhe kur mund të na i sillni procesverbalet dhe transkriptet e atyre takimeve? Është e domosdoshme të na i sillni ato meqenëse ju si Kryeministër asnjëherë nuk keni raportuar në Kuvendin e Kosovës për këto takime me z.Robert Cooper dhe nuk keni deponuar kurrfarë raporti për këto takime të cilat kanë përcaktuar agjendën dhe kontekstin e bisedimeve me Serbinë. Aq më tepër që rregullimi i temave është asisoj që Serbia do të duket konstruktive, se gjoja po lëshon pe në dialog në mënyrë që të fitojë një opinion pozitiv nga Komisioni Evropian për marrjen e statusit të vendit kandidat.

    3. Pse qeveria e Kosovës nuk po imponon masa reciprociteti ndaj Serbisë si përgjigje për bllokimin që Serbia ia bën Kosovës në çdo aspekt në vend të lutjeve ndaj Serbisë për të na lënë të qetë?

    4. A ekzistojnë apo jo transkriptet dhe procesverbalet nga bisedimet në Bruksel, e nëse ato ekzistojnë, atëherë a i ka kryeministri Thaçi ato, dhe nëse i ka kur do të na i jep? Nga raportimi i znj.Tahiri mësuam që neve si deputetë nuk do të na i japin procesverbalet dhe as transkriptet. Përgjithësisht pra bëhet fjalë për shkallë shumë të lartë të konfidencialitetit në këto bisedime ndërkohë që vazhdimisht thuhet se kemi të bëjmë veçse me dialog teknik. Kemi konfidencialitet maksimal politik për tema minimale teknike.

    5. A i ka kryeministri Thaçi pozicionet me shkrim të znj.Tahiri dhe ekipit të saj në bisedimet në Bruksel si dhe të konkluzioneve të arritura atje deri më tash dhe kur do të na i sjell ato? Ndonëse na i premtoi, znj.Tahiri nuk na i solli deri më sot ato në Komisionin Parlamentar për Punë të Jashtme.

    6. A e keni pajisur znj.Tahiri si Qeveri me Platformë të bisedimeve të cilën ajo na e premtoi se do të na e sjellë shumë shpejt por as pas një muaji s’kemi asgjë prej saj? Zonja Tahiri po flet për zgjidhje të ofruara nga Kosova. Cilat janë ato zgjidhje? Qytetarët e Kosovës dhe Kuvendi si përfaqësues i popullit duhet të jenë të informuar.

    7. Zonja Tahiri po ashtu po thotë që edhe shtetet tjera kanë pranuar kopjet e regjistrave civil – dmth. qysh në start po shohim gatishmëri për kompromis. A do t’i pranoni ju këto kopje, pra a do të bëni kompromise në dëm të qytetarëve të këtij vendi?

    Në fund, kërkoj që të mos na përgjigjeni me kombinim të shprehjeve boshe të llojit “frymë evropiane”, “standarde evropiane”, “vlera evropiane”, “integrimi euroatlantik”, “bashkëpunimi rajonal”, “fqinjësia e mirë”, “ etj. etj. Këto janë pyetje konkrete që përgjigje konkrete.

    Prishtinë, 5 maj 2011
    a ka ndokush mundesi ti postoj videot nga flalimi i sotem ne parlament ju lutem

  7. #37
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - jo LLap keta rrugaqt e albin tadiq kurtit nuk jan vet , i kan edhe shkit me veti ata me kater C-ja., bashk jan keto dy grupe kunder Kosoves.
    po po 21 shkie me albin-kurven se bashku ishin kunder veq valla kan hup keq a haaaaaaaaaaaa
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #38
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kryeministri Thaçi: Republika e Kosovës ka vënë vijat e kuqe dhe, dialogu është ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë

    Prishtinë, 5 maj 2011

    http://www.kryeministri-ks.net/repos...11-ZKM-03_.jpg

    Të nderuar deputetë,
    Qytetarë të Republikës së Kosovës,

    Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj për mundësinë e diskutimit në këtë interpelancë për procesin e deritanishëm të dialogut për çështje teknike mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë dhe, një gjë të tillë jemi të gatshëm ta bëjmë edhe për çështje të dialogut, për çështje teknike, praktike që kemi diskutuar edhe me shtetet tjera, me Maqedoninë, Shqipërinë dhe Malin e Zi.

    Siq e dini dialogu teknik mes Kosovës dhe Serbisë, i filluar në marr të vitit 2011, paraqet një mundësi të mirë të zgjidhjes së problemeve të cilat janë si pasojë e qasjes destruktive, ndërhyrje ilegale dhe pengesat e krijuara nga ana e Serbisë për më shumë se një dekadë pas luftës e në veçanti pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës më 17 shkurt 2008.

    Qeveria e Republikës së Kosovës ka hyrë në këtë dialog me një platformë të qartë parimesh mbi ruajtjen, avancimin e interesave shtetërore, të mbrojtjes së Kushtetutës së vendit, promovimit të politikës rajonale dhe asaj të jashtme të Republikës së Kosovës.

    Kemi besim se duke qenë partner serioz dhe konstruktiv i bashkësisë ndërkombëtare, i Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke marr pjesë aktive në dialog për të paraqitur argumentet tona të drejta, duke ekspozuar ndërhyrjet ilegale dhe manipulimet, por edhe pengesat nga ana e Qeverisë së Serbisë në raport me Kosovën, e sidomos me një pjesë të komunitetit serb në Kosovë, do t’ia dalim ta bëjmë ndikimin e mbetur negativ të Beogradit, që ta shtrijmë pushtetin legal të institucioneve të Kosovës në tërë territorin tonë dhe do ta përshpejtojmë integrimin e brendshëm dhe atë euroatlantik të Republikës së Kosovës.

    U tha këtu që nuk duhet përmendur Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Evropian, integrimet evropiane, NATO-n, por diçka e tillë është shumë e rrezikshme për popullin e Kosovës.

    Prandaj vullneti i qytetarëve të Kosovës, është vullnet për Kosovën evropiane, për miqësi të përhershme dhe speciale me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për integrim të shpejt në NATO dhe Bashkim Evropian dhe, mendoj se kjo është vija e kuqe e vizionit politik me qasjen që dëgjuam më herët.

    Ne nuk kemi të ardhme pa mbështetjen e partnerëve tanë euroatlantik dhe ne po e ndërtojmë shtetin tonë brenda Bashkimit Evropian, pra si pjesë e familjes euroatlantike.

    Çdo qasje tjetër është qasje për të kthyer Kosovën mbrapa, që nuk mund të ndodh kurrë. Është qasje jo në përputhshmëri me vullnetin e qytetarëve të vendit dhe është plotësisht në kundërshtim me vizionin e politikës shtetërore dhe shumicës opozitare në Republikën e Kosovës për qasjen e izoluar, por nuk është në përputhshmëri me vullnetin e fituar nga elektorati i njerëzve që u paraqitën më parë këtu.

    Më lejoni të paraqes arsyet shtesë pse Qeveria e Kosovës ka pranuar të jetë pjesë e këtij dialogu për çështje praktike me shtetin fqinj, Serbinë.

    Refuzimi ndaj Serbisë nuk bëhet me ngritjen e zërit në Parlamentin e Kosovës, por me punët konkrete që janë bërë më herët për të larguar Serbinë nga Kosova.

    U dëgjuan zëra të njëjtë siç ishin dëgjuar edhe për Konferencën në Rambuje, kundër asaj Konference, por historike për Kosovën me komunitetin ndërkombëtar, gjë që rezultoi me lirinë e plotë të Kosovës.

    U dëgjua zë i ngritur këtu kundër Serbisë, të atyre që ishin edhe kundër dialogut apo takimet tona me komunitetin ndërkombëtar në Vjenë, proces ky, i cili solli shtetin e pavarur dhe sovran të Kosovës.

    U dëgjua edhe zëri kundër të gjithë partnerëve tanë dhe proceseve euroatlantike tash në këtë moment, kur Kosova është në rrugë të sigurt për t’u integruar edhe në NATO dhe Bashkim Evropian dhe kjo do të ndodh.

    Prandaj, është një kontinuitet i refuzimit të proceseve q i sollën lirinë, pavarësinë e Kosovës dhe procesit euroatlantik.

    Të nderuar deputetë,

    Qytetarë të Kosovës,

    Ne e shohim dialogun si obligim ndërkombëtar.

    Pas vendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për legjitimin e pavarësisë së Kosovës, u bë e qartë në spektrin ndërkombëtar se pavarësia e Kosovës është një pakt dhe si i tillë nuk bie ndesh me të drejtën ndërkombëtare, përkundrazi, u legjitimua edhe ndërkombëtarisht.

    E di, se edhe në atë kohë kishte zëra se Kosova është e papërgatitur për GJND, por Kosova fitoi dhe atë bindshëm botërisht.

    Me këtë sfond u iniciua edhe Rezoluta e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të datës 9 shtator 2010, e cila e njohu mendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

    Kjo rezolutë e sponsorizuar nga Bashkimi Evropian dhe e mbështetur edhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shumica dërmuese e shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara, e fton Kosovën dhe Serbinë që të fillojë një dialog për normalizimin e marrëdhënieve të ndërsjella.

    Rezoluta ndër të tjera paraqet edhe synimet e dialogut për vendosjen e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në rajon, si dhe, përmes këtij dialogu synohet promovimi i mëtejmë i bashkëpunimit, arritja e progresit në procesin e integrimeve evropiane dhe përmirësimi i jetës së qytetarëve.

    Kosova dhe Serbia nuk janë vendet e para që kanë pasur konflikt të armatosur, por që kanë diskutuar pas konfliktit.

    Serbia ka qenë në konflikt edhe me Kroacinë, Slloveninë, Bosnje e Hercegovinën, dhe, janë normalizuar marrëdhëniet si shtete.

    Prandaj, ne kemi qenë në luftë, kemi fituar atë dhe duam të vëmë paqe, stabilitet dhe bashkëpunim rajonal në kuadër të vlerave euroatlantike, por gjithmonë si dy shtete të pavarura dhe, ky dialog për herë të parë në historinë e Kosovës është dialog i barabartë mes përfaqësuesve legjitim të Republikës së Kosovës dhe Serbisë, gjë që më herët ka munguar.

    Duke marrë parasysh Rezolutën e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe mbështetjen e fuqishme të Grupit Drejtues Ndërkombëtar për Kosovën, për një dialog teknik mes dy shteteve, Kosovës dhe Serbisë, të shprehur me deklaratën e datës 8 shkurt 2011, Qeveria e Republikës së Kosovës e sheh dialogun si një obligim ndërkombëtar në përputhshmërinë me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës për fuqizimin dhe konsolidimin e shtetit të Kosovës.

    Dialogu teknik ndërshtetëror paraqet mundësi të mirë për progresin e mëtejmë të Kosovës drejt arritjes së këtij synimi, procesit të integrimit në kuadër të dialogut siç e sheh Qeveria e Kosovës, i cili zbatohet në tri nivele:

    Në nivelin e parë janë problemet praktike, me të cilat përballen qytetarët e Kosovës që nga paslufta.

    Në nivelin e dytë është zbatimi i një nga parakushtet më të rëndësishme të integrimeve evropiane, ai i bashkëpunimit rajonal.

    Ndërsa, niveli i tretë është faktori Bashkim Evropian, që është pjesë substanciale e procesit të dialogut.

    Të nderuar deputetë,

    Qeveria e Kosovës dëshiron fqinjësinë e mirë, normalizimin dhe avancimin e marrëdhënieve me të gjitha shtete e rajonit dhe respektimin e obligimeve ndërkombëtare. Por, ne si institucione të Kosovës kemi vendosur edhe vijat e kuqe për çështje të cilat në asnjë mënyrë nuk do të jenë pjesë e asnjë dialogu të mundshëm.

    Këto parime të panegociueshme apo vija të kuqe janë:

    Statusi i Kosovës është zgjidhur njëherë e përgjithmonë; Kosova është shtet i pavarur dhe sovran; pavarësia e Kosovës është e panegoiueshme; Kosova është shtet i pavarur me integritet territorial të paprekshëm të njohur ndërkombëtarisht.

    Shteti i Kosovës është i njohur nga pjesa më e fuqishme e Bashkësisë ndërkombëtare, nga 75 shtete, në mesin e të cilave janë, SHBA-të, shumica e vendeve të Bashkimit Evropian, shtet e rajonit e më gjerë.

    Kosova është anëtare e Bankës Botërore, Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe, procesi i njohjeve do të vazhdojë.

    Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm dhe, mbrohet me të gjitha mjetet e përcaktuara me Kushtetutë dhe ligj.

    Rregullimi i brendshëm i vendit është kompetencë sovrane e institucioneve shtetërore të rregulluara me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, pastaj plani i presidentit Ahtisaari është platforma për rregullimin e të drejtave dhe garancive të komuniteteve për t’u integruar në Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

    Plani i Ahtisaarit ofron kompetenca të veçanta për komunitetin serb dhe komunitetet tjera, për çfarë jemi pajtuar të gjithë.

    Pra, Qeveria e Kosovës është duke zbatuar rezolutën e Kuvendit të Kosovës për dialog ndërshtetëror mes shtetit të Kosovës dhe Serbisë, ndërsa do të informojmë rregullisht Parlamentin e Kosovës, ndërsa për çështjet madhore, çështjet që janë të rëndësisë së veçantë,të marrëdhënieve ndërshtetërore, do të kërkohet ratifikimi nga Parlamenti i Kosovës. Edhe presidenca është e informuar për takimet në Bruksel.

    Kosova ka vënë vijat e kuqe dhe, dialogu është ndërshtetëror mes Kosovës dhe Serbisë.

    Se, a e njeh Kosova Serbinë apo jo, Kosova është e gatshme për njohje reciproke, që Kosova ta njeh Serbinë dhe Serbia Kosovën si shtet.

    Nga rezoluta e nxjerr nga Parlamenti i Kosovës, Qeveria e ka platformën e shtetit të Kosovës për dialog teknik edhe me Serbinë, por edhe me vendet tjera të rajonit
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #39
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Boy_XL;

    Citim Postuar më parë nga Boy_XL Lexo Postimin
    - kurti eshte bir Serbi.
    pa tjeter te jet aty si ndermjetsus.
    nse esht kurti bir i serbis ju garantoj ti je bir rades tregoj miletit o piss o klysh i hashimit

  10. #40
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730
    o lidhi qent se ka dal dilli lol
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •