Nikolla eshte nxehur...
ja cthot GSH
--------
Reagon kreu i demokristianėve: "Ja arsyet e vėrteta"
Nikollė Lesi: Pėrse Berisha nuk mė ftoi si kreu i PDK nė tryezėn e opozitės
--------------------------------------------------------------
"Nuk mė bėn Berisha me ftesat dhe tryezat e tij tė ndjehem mė pak ose mė shumė opozitar. Janė rrethanat qė po kalon vendi, kriza e thellė ekonomike, varfėria e njerėzve, qė mė motivojnė tė mbetem oponent i kėtij pushteti. Dhe kėshtu do tė vazhdoj, paēka se Berisha do tė bėjė tryeza tė tjera ku mund tė "harrojė" sėrish tė dėrgojė ftesė". Kėshtu ka reaguar deputeti dhe kryetari i demokristianėve shqiptarė Nikollė Lesi, vetėm dy ditė pas takimit tė partive opozitare ku ka rėnė nė sy mungesa e pėrfaqėsuesve tė PDK-sė. Nuk ishte si zakonisht kryetari i kėsaj partie, deputeti Nikollė Lesi. Berisha ka sqaruar ndėrkaq se kjo mungesė kishte tė bėnte thjesht me njė problem teknik. Mirėpo nė PDK mendojnė ndryshe: "Argumenti i Berishės ngjan si njė mall shumice qė zor se do ta blejė njeri", thotė njėri prej bashkėpunėtorėve tė afėrt tė Lesit.
Nė PDK tė thonė se Berisha nuk ka mė asnjė arsye pse tė trembet nga prania e kryedemokristianit dhe botuesit tė njohur. "Qėndrimet e tij opozitare ka kohė qė kanė lėnė mbrapa aleatė tė shquar e tė vyer tė Berishės, si Spahia, Rroqi, Mediu, apo Laēo. Kėta janė opozitarė tė mezidukshėm, nė krahasim me oponencėn qė Lesi i bėn qeverisė dhe pushtetit nė pėrgjithėsi", shprehen bashkėpunėtorė tė Lesit nė kėtė parti. Por pėrse atėherė Berisha do tė ketė kėrkuar ta shmangė? Pėrse nuk e ka respektuar ai atė qė vetė e ka quajtur "aleanca hektike", nė rastin e qėndrimeve disadimensionale tė Lesit pėr shkak tė opinionit qė ai pėrpunon edhe nė media, pėrpos qėndrimeve personale nė Kuvend? Nė PDK tė thonė se ka shumė mundėsi qė Berisha tė mos ketė nevojė pėr aleatė tė kėtij lloji. "Ai nuk ka nevojė pėr opozitarė potencialė, me tė cilėt vėrtetė mund tė gėrryejė rrėnjėt e socialistėve. Berisha i vjetėr dhe i ri, ka nevojė pėr ushtarė. Kėsisoj, ai ushqen dhe ruan me qetėsi ambicien e tij politike, tė prijėsit, paēka se jo nė pushtet. Nėse ai do tė ulet nė tryezė me zotėrinjtė, Rroqi, Mediu, Spahia, etj, do tė provojė padyshim kėnaqėsinė e Njėshit. Tė gjithė dėgjojnė dhe bien dakort. Por kjo atmosferė mund tė prishet nėse nė tryezė do tė jetė edhe Lesi. Sepse nė natyrėn e tij, rezulton se ai ka edhe opsione tė tjera pėrveē doktorit, edhe alternativa tė ndryshme nga ai, gjithnjė opozitare. Por kjo do tė rrezikonte tė sillte eklipsimin e autoritetit tė ish-Presidentit", shprehet ndėrkohė njė deputet i djathtė, i cili nuk preferon te identifikohet. Ndėrsa nė PD nuk kanė dashur tė komentojnė mbi kėtė ēėshtje. "Difekti teknik" qė ka pėrmendur doktori ėshtė njė tabu qė nuk e shkel dot asnjė nga demokratėt. Nisur nga forca e Lesit, njė pjestar i lartė i selisė rozė i ka propozuar kryetarit tė PDK dje nė drekė qė "tė kalosh me socialistėt pėr tė bashkėqeverisur si nė Itali, para disa viteve, ku Xhulio Andreoti dhe Kraksi ishin nė njė koalicion disa vjecar".
Krijoni Kontakt