Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1

    Opinion: çështja Kombëtare, Edhe çështja çame, Si Pjesë E çështjes Kombëtare...

    Në adresën e redaksisë sonë erdhi edhe ky shkrim nga Gafurr Adili, kryetar i FBKSH.
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

  2. #2
    GAFURR ADILI

    ÇËSHTJA KOMBËTARE, EDHE ÇËSHTJA ÇAME, SI PJESË E ÇËSHTJES KOMBËTARE, ËSHTË DHE DUHET TË JETË PËRTEJ TË DJATHTËS DHE TË MAJTËSSHQIPTARE !

    Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) është rezultat i bashkimit të mëhershëm të dy partive, të PDI (Parti për Drejtësi dhe Integrim) të themeluar dhe të urdhëhequr (para bashkimit) nga Zoti Tahir MUHEDINI dhe të PDU (Partua për Drejtësi dhe Unitet), të themeluar nga Zoti Shpëtim IDRIZI, i cili edhe aktualisht është kryetar i PDIU-së.

    Këtij bashkimi, të PDI dhe PDU në PDIU, iu gëzuam të gjithë ne atdhetarët shqiptarë, sepse përçarja e çamëve, ashtu si çdo përçarje tjetër e shqiptarëve, në të majtë dhe në të dhjathtë, ka qenë dhe vazhdon të jetë deviza e qarqeve antishqiptare.

    Ndasitë (përçarjet), në të dhjathtë dhe në të majtë, munden ta kenë njëfarë logjike në një shtet të pavarur dhe sovran, por kjo ndarje e përçarje, në të dhjathtë dhe në të majtë, në trojet shqiptare të pushtuara nga pushtuesit e kolonizatorët sllavo-grekë, në trojet shqiptare nën Mal të Zi, në trojet shqiptare nën Serbi (Kosova Lindore, Sanxhaku e Toplica), në trojet shqiptare nën IRJM dhe në trojet shqiptare nën Greqi (Çamëria), nuk e ka asnjë logjikë tjetër përveç se të shërbyerit armiqëve tanë sllavo-grekë për ta realizuar devizën e tyre “përçajë e sundo!” dhe për të mbajtur të pushtuar e të kolonizuar popullin shqiptar dhe trojet e tij etnike shqiptare.

    Çështja kombëtare dhe edhe çështja çame, si pjesë e çështjes kombëtare, nuk duhet orjentuar as drejt të djathtes dhe as drejt të majtës shqiptare, por çështja kombëtare, dhe edhe çështja çame, duhet të jetë përtej të majtës dhe të dhjathtës shqiptare.

    Pozicionimi i PDIU në koalicionin e dhjathtë, të emërtuar “Aleanca për qytetarin”, është dëshmia më e mirë e rradhës e drejtuesve të PDIU, me në krye Zotin Shpëtim IDRIZI, për manipulimet e tyre me çështjen çame, që në emër të çështjes kombëtare, dhe në rastin konkret edhe të çështjes së pazgjidhur çame për të realizuar interesat e tyre personale, të përfitimeve të tyre politike dhe edhe të biznesit.

    Besoj se kombësia shqiptare nga Çamëria (çamët) në Republikën e Shqipërisë, për dy dekada me rradhë ka arritur ta kuptojë se, as qeveritë e dhjathta (me në krye PD-në) dhe as qeveritë e majta (me në krye PS-në), pjesë e të cilës ka qenë edhe Zoti Idrizi, jo vetëm që nuk kanë bërë asgjë për avansimin e çështjes çame,
    por përkundrazi, rregullisht dhe sistematikisht, për interesat e tyre pushtetore dhe klanore, karshi ndikimeve të Greqisë në Republikën e Shqipërisë edhe e kanë dëmtuar, jo vetëm çështjen çame, por Greqisë dhe qarqeve të saj antishqiptare i kanë bërë dhe vazhdojnë t’i bëjnë edhe koncesione ekonomike dhe politike, siç ishte rasti i ujëraveterritoriale, rasti i varrezave dhe së fundi edhe regjistrimi i popullsisë në Republikën e Shqipërisë mbi baza fetare dhe etnike.

    Prandej gjykoj që, patriotët çamë, kudo që ata ndodhën , në Republikën e Shqipërisë apo në mërgim, duhet të bashkohen rreth Frontit Demokratik të Bashkimit Kombëtar.

    Tiranë, më 21 mars 2011
    "Projekti 21" nuk i bën reklamë vetes, afirmon të tjerët!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •