Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25

Tema: Ese

  1. #1
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Ese

    Politika- mendimi Djathtas

    Qė kur shoqėria njerzore filloi tė pėrdorė pasuri natyrore, mė tė fortėt zotėronin mė shumė tė mira materiale. E gjithė kjo arrihej vetėm nė sajė tė forcės dhe mendjes. Rendja drejt pasurisė, drejt tė pasurit nė zotėrim mjete dhe prona pėr tė prodhuar kėto tė mira materiale ėshtė nė thelb tė natyrės njerzore. Duke qenė se prona ėshtė gjithmon njė siguri mė shumė, njerzit krijuan ligje dhe ndėrtuan shtete, qė nė thelb janė masa mbrojtese pėr tė ruajtur kėto prona nė zotėrim. Kėtė gjė e bėnė qė nė fillimet e organizimit ne shtete, duke kaluar nėpėr tė gjitha fazat e rendeve shoqėrore. Mjafton tė hedhėsh njė vėshtrim tė shpejtė, dhe menjėherė shihet qartė se gjithmon ata qė janė marrė me politikė janė djathtas, zoterojnė prona, i mbrojnė ato, dhe ligjet qė krijohen janė nė funksion tė mbrojtjes sė ketyre pasurive. Pa dashur tė shkohet mė tej pėr gjėra qė dihen, nė thelb politika ka qenė dhe mbetet monopol i tė djathtės.
    Ndarja e shoqerisė njerzore nė klasa, nuk ishte asgjė tjetėr, vecse lindja e njė klase tė re politike, e nje grupi tė ri shoqėror tė shtresėzuar nė klasė, pėr tė zotėruar edhe kėta tė mira materiale, pra politika filloj tė shihet si njė instrument qė tė bėn tė pasur. Duke vazhduar kėtė linjė mendimi, nuk ka se si tė mos thuhet: e majta duke shkuar drejt pushtetit nuk bėn asgjė tjeter vecse shkon drejt mendimit djathtas, veprimit djathtas. Eshtė krejt tjetėr gjė rruga qė ndiqet, shumė herėt me anė tė luftėrave, pushtimeve, ideologjive fetare, teorive revolucionare, revolucioneve dhe komunizmit. Shpesh herė keto ideologji nuk janė mė tė mirat, nuk janė tė drejta, shkojnė ndesh me natyren njerzore dhe sjellin aq shumė tragjedi, sa krejt historia njerzore ėshtė e mbushur me lumenj gjaku qė rėndojnė vertet shumė nė ndergjegjen planetare. Rendja drejt pushtetit nė thelb mbetet qellim nė vetvete, jo ideologji, jo idealizėm, por thjeshtė ėshtė pragmatiste. Ideologjitė nė tė vetvete janė mė shumė sisteme mendimi tė ndėrtuara shumė hollė mbi tė cilat ndertohet rruga drejt pushtetit.

    Po tė shohim ata qė pėrbejnė klasen politike nė Shqiperi, qė nė pamje tė parė dallohet shumė lehtė ajo cfarė u tha me siper. Kjo ndoshta edhe pėr shumė arsye specifike tė krijimit tė shtetit shqiptar. Pa marėe pėrsipėr ndonjė analizė tė thellė pėr historinė politike tė Shqipėrisė, por vetem tė gjykohet pėr mbi ata qė pėrbėjnė sot klasen politike, perfitohet njė pamje e qartė qė do te ishte pak a shumė kėshtu:

    Partitė politike tradicionale shqiptare tani pothuajse janė krejt tė parendesishme nė aspektin e peshės politike. Kjo per shume arsye, duke filluar qė nga mė e rėndėsishmja; lufta e pamėshirėshme qė iu bė ketyre forcave politike nga komunizmi. PPSH-ja nuk la asnjė mjet pa pėrdorur pėr tė eleminuar kundershtarėt politik. Ekuilibrat politik rajonal dhe botėror qė u krijuan pas Luftes se Dyte ishin shumė favorizues pėr komunistet shqiptar, ideologjia komuniste ishte njė plus pėr tė shtuar gjakesinė dhe grykesinė pėr pushtet. Dhe me kryesorja, fitorja mbi fashizmin deri nė njė fare mase iu dha tė drejtėn e fituesit, qė duhet tė marrė pjesėn e luanit nė pushtetin e sapofituar. Eshtė e tepėrt tė thuhet qė klasa tradicionale politike shqiptare u persekutua deri nė monstuozitet. Kjo tashmė ėshtė lehtėsisht e provueshme.

    Duke parė me shumė vėmendje lindjen dhe rritjen e komunizmit nė Shqipėri vėren se nė fillimet e tij ata qė e pėrqafuan ishin kryesisht nga shtresa e pasur dhe e mesme e arsimuar e popullsisė. Gati tė gjithė ishin tė shkolluar jasht vendit, bijė pasanikesh tė mesem, qė tė mbrujtur me idetė shumė joshėse pėr njė Rend te Ri Botėror, pėr barazi sociale dhe drejtėsi, nė tė vertet nuk kishin asgjė tė pėrbashkėt me bishėn e "diktaturės se proletariatit" qė do tė vinte mė vonė. Tė pėrshkruash atė cfarė ndodhi pas viteve tė para tė Luftės ėshtė e tepėrt. Komunistėt shqiptar po shkonin drejt pushtetit, por rruga e tyre po mbulohej me gjak, dhe nė themelet e kėsaj ngrehine socialiste po flijoheshin shumė jetė njerzore, shumica tė pafajshme. Pėr tė kuptuar mė mirė dėshtimin e kėsaj ideologjie tė frikshme, ndoshta duhet bėrė njė parashtrim tjetėr.
    Cfarė ishte nė thelb komunizmi? Sigurisht ishte njė Ideologji. Terreni dhe koha kur lindi ishte mjaft pjellore, ishte koha e filozofive tė mėdha, e pėrmbysjeve tė mėdha. Revolucioni qė filloi nė France, do shtrihej nė kohė dhe hapėsire, dhe sidomos nė kohėn kur nė horizont po shfaqej Nazizmi. Nė Rusi ndodh Revolucioni i Tetorit, ndėrsa pjesa tjetėr e Europės ndodhej nė valėn e Luftės sė Parė. Nė krizen e madhe globale, Europa do te ishte vertet nje vater shume e mire per lulezimin e ideve komuniste, qė tingellojnė shumė ideale edhe sot e kėsaj dite. Kriza ėshtė e gjatė, dhe kjo gjendje do tė vazhdojė deri nė prag tė Luftės sė Dytė. Njė arsye tjetėr ėshtė padyshim nevoja pėr tė pėrballuar Nazizmin. Ndoshta vetėm ai vrulli i madh revolucionar i komunistėve mund t'i bėnte ballė makinės mė tė tmerrshme tė luftės qė kishte parė deri nė atė kohė njerzimi. Nė kėtė kohė ndodh aleanca mė e cuditshme, perėndimi kapitalist me komunizmin e lindjes janė perball nazizmit.
    Megjithė kėta faktor qė nė tė vertet tė shtyjnė tė mendosh se komunizmi ėshtė me baza shumė tė forta, atij i mungonte njė element shumė i rėndėsishėm dhe thelbsor; prona private. Pra ata hoqėn elementin kryesor mbi tė cilin ėshtė ndėrtuar e gjithė shoqeria njerzore. Kjo ėshtė e barabartė me shkuarjen kundėr kohės, kėsisoj nuk ėshtė as dielektike, teori mjaft e njohur kjo dhe e predikuar prej vet komunistėve.

    Duke i qendruar kesaj linje mendimi, pushteti per komunistėt shqiptar ishte vėrtet njė konsolidim i pandalshėm dhe konstant i forcės dhe dijes sė tyre. Ata krijuan shtresėn e re tė tė arsimuarve, ligje qė u shkonin shumė pėr shtat ideve dhe pushtetit qė krijuan. Thellė nė vetėdijen e tyre ata e besonin se tani e meritonin plotėsisht pushtetitn dhe tė mirat materiale qė vinin prej tij. Ndryshimet e viteve 90' i gjetėn nė pikat mė kyce prej nga mund tė pėrfitohej, ata ishin nė pozicionet mė tė mira prej nga mund tė niseshin nė garėn e pasurimit. Thjeshtė, ata ishin nė gjendje tė pėrshtateshin mė lehtė me kushtet e reja dhe avantazhet qė tė krijonte liria dhe ekonomia e tregut tė lirė. Piksėpari ata e ruajten strukturėn e tyre partiake, i ndėrruan asaj emrin, ndryshuan programin, ndryshuan edhe kupolėn udhėheqėse, por nė thelb mbetėn po ata, dmth ata ruajtėn tė paprekur shtresėn qė i mbėshteste. Qenia nė opozitė nė vitet e para tė demokracisė u dha mundėsi qė tė "pastroheshin" nga mėkatet e 50 viteve, si dhe i forcoi shumė ekonomikisht. Riardhja nė pushtet pas kėsaj ata tani i ka bėrė tė pakapshėm, sa tani janė kthyer nė pasanikėt dhe shtresėn mė djathtas tė shoqėrisė shqiptare. Edhe ligjet qė janė krijuar dhe krijohen nė kushtet e reja tė ekonomisė sė tregut tė lirė shumica u shkojnė pėrshtat pikėrisht kėtyre pasanikėve tė "majtė".

    Vijon
    Shtepia e vjeter

  2. #2
    Anėtar i/e nderuar Maska e Pentesilea
    Anėtarėsuar
    31-05-2002
    Vendndodhja
    usa
    Postime
    100
    po?

  3. #3
    Maska e Liridona
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Mancester.Uk
    Postime
    165

    O Det,

    more ti ke shkruajtur bukur mire po ke ngaterruar vendin e postimit.Ketu eshte letersia dhe jo politika.Motro,spo duan shqiptaret me sa di, ma ksi laknash.Plz.
    Liridona

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Deti, shume e bukur.

    Te pershendes!

    ASD

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Paj moj "moter" kjo eshte nje Ese, dhe si e tille hyn tek letersia, edhe pse eshte Ese Politike. Edhe dicka tjeter moj "moter"; eshte me mire te shkruash gjera te tilla, se sa me u heq ndryshe nga ē'je ne te vertet! E sa per "lakna", a mos ndodhen me shumice ne kopshtin tend?
    Shtepia e vjeter

  6. #6
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Vecoj

    Ata krijuan shtresėn e re tė tė arsimuarve, ligje qė u shkonin shumė pėr shtat ideve dhe pushtetit qė krijuan. Thellė nė vetėdijen e tyre ata e besonin se tani e meritonin plotėsisht pushtetitn dhe tė mirat materiale qė vinin prej tij. Ndryshimet e viteve 90' i gjetėn nė pikat mė kyce prej nga mund tė pėrfitohej, ata ishin nė pozicionet mė tė mira prej nga mund tė niseshin nė garėn e pasurimit. Thjeshtė, ata ishin nė gjendje tė pėrshtateshin mė lehtė me kushtet e reja dhe avantazhet qė tė krijonte liria dhe ekonomia e tregut tė lirė.


    Dhe hajt t'u dalesh perpara tani. Femijet meqe qene te paret qe u pasuruan paten mundesine edhe me shume se gjithe te tjeret qe t'i shkollonin ashtu sic duhej. Besoj perqindjen me te larte te atyre qe kane mbaruar ne top colleges te Amerikes e kane femijet e te privilegjuarve te komunizmit.



    Piksėpari ata e ruajten strukturėn e tyre partiake, i ndėrruan asaj emrin, ndryshuan programin, ndryshuan edhe kupolėn udhėheqėse, por nė thelb mbetėn po ata, dmth ata ruajtėn tė paprekur shtresėn qė i mbėshteste. Qenia nė opozitė nė vitet e para tė demokracisė u dha mundėsi qė tė "pastroheshin" nga mėkatet e 50 viteve, si dhe i forcoi shumė ekonomikisht. Riardhja nė pushtet pas kėsaj ata tani i ka bėrė tė pakapshėm, sa tani janė kthyer nė pasanikėt dhe shtresėn mė djathtas tė shoqėrisė shqiptare. Edhe ligjet qė janė krijuar dhe krijohen nė kushtet e reja tė ekonomisė sė tregut tė lirė shumica u shkojnė pėrshtat pikėrisht kėtyre pasanikėve tė "majtė".

    Politika e veglave quhet kjo. Pas emrave fshihen emra dhe emrat e pare qe i shohim ne televizion jane te paprekshem se te paprekshem jane ata mbrapa.
    Ah, me ligjet problem me vete. Jane bere me kapitaliste se kapitalistet e mirefillte. I shkreti Adam Smith ta dinte se kush po ia shfrytezon teorine.


    Pikerisht se kjo eshte e vetmja menyre me te cilen mund t'ia perplasesh ne fytyre te verteten qe duan ta mbulojne me fjale te bukura duke e shnderruar teorine e tyre te poshter e ta bejne te pershtatshme edhe per kohen kur jetojme qe te mbeten ata Zot e Shkop, eshte e rendesishme qe ese te tilla te shkruhen, jo nje po njeqind, me radhe. Te pakten le te jene te ndergjegjshem ata qe njerezit nuk flene.

    Te lumte Deti qe e ke marre iniciativen per nje ese te tille!

    Shendet!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224
    Te falenderoj Dita per vleresimin qe i ben shkrimit tim. Sinqerisht u ndjeva mire kur lexova komentin tend, ndoshta edhe per nje arsye tjeter: Ti je "lexuesja" me serioze ne kete forum!

    Pershendetje!
    Shtepia e vjeter

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e deti_bajri
    Anėtarėsuar
    03-05-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    224

    Vijon

    Ēfarė i duhet medeomos shoqėrisė shqiptare?
    Tė japėsh njė pėrfundim nuk ėshtė edhe aq e lehtė, si tė thuash tė mbarosh punė me disa perkufizime dhe pėrfundime. Megjithat tė japėsh njė mendim, ėshtė e dobishme. Duke parė kėtė gjendje shumė paradoksale tė forcave politike shqiptare, ndoshta e vetmja mundėsi mbetet "afrimi" i tyre. Bėhet fjalė pėr afrimin si shtresė politike, qė nė thelb do tė thotė ngritje ekonomike e krejt shoqėrisė shqiptare, pra edhe e krahut te djathtė. Eshtė krejt e pavend qė politika e "majtė" pėrbėhet nga milioner, dhe e djathta pėrbėhet nė rastin mė tė mirė nga shtresa e mesme, dhe pjesa dėrrrmuese e saj ndodhet nė njė varfėri tė tejskajshme. Nėse nuk ndodhė afrimi i shoqėrisė shqiptare, kjo do tė thotė qė ajo tė mbetet e polarizuar, do tė thotė qe e "majta" tė vazhdojė tė forcohet pa prā, ndėrsa e djathta tė mbetet atje ku ėshtė, deri nė ēastin kur durimi humbet. Se ēfarė ndodhė kur durimi i shoqėrisė soset, tashmė e dinė mire politikanėt shqiptarė. Besoj se asnjėri prej tyre nuk ėshtė aq dritshkurtėr sa tė mos e ndjejė se kėshtu nuk mund tė shkohet mė tej.
    Ndoshta shembulli mė i mirė do tė ishte niveli i ulėt i pjesmarrjes nė votime, shenjė kjo se besimi tek politika qė ndėrton shtet ka humbur. Kujt do i duhej njė shtet qė mendon vetem pėr pasurimin e ministrave, doganierve, zyrtarėve tė lartė dhe njerzėve afėr tyre? Kush do ta pranonte tė ishte thjeshtė njė "lėndė e parė" nė funksion tė pasurimit pa fre tė "shtetit personal"? Nėse themi se demokracia ėshtė forma mė e pranueshme e shtetit tė sė drejtės, ky yni me siguri nuk ėshtė i tillė, dhe si i tillė, rrezikon shumė qė tė refuzohet pėrsėri. Kjo do tė kishte nje kosto tė papėrballueshme, tashmė edhe pėr klasėn politike shqiptare. Vetem pasi tė zhduken diferencat e mėdha sociale, vetem pasi forcat politike tė arrijnė tė konkurojnė me programe tė sakta zhvillimi, me projekte tė mirėfillta pėrmisimi, pra e thėnė ndryshe, vetem pasi reformimi politik tė mos jetė thjeshtė propagandė por i vėrtetė, atėhere mund tė flitet pėr stabilitet social e pėr rrjedhojė edhe politik.
    Shtepia e vjeter

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    24-01-2003
    Vendndodhja
    Worcester, Ma
    Postime
    39
    o deti shqiperise i duhet gjithcka mer bab ..fasho pistona do albanai lol ...shendet
    Mos shiko punen, po shiko gunen.

  10. #10
    neper drite Maska e mbreta
    Anėtarėsuar
    29-04-2004
    Postime
    297

    Smile ese

    deti,
    separi dua te te them qe me bere te qesh me menyren se si jeni pergjegjur shkrimit te liridones
    dhe se dyti dua te te them qe poezite e tua po bejn buje dhe poashtu edhe kjo ese ishte shume e mire, keshtuqe te pergezoj per esen e bukur.



    me respekt,
    mbreta

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •