Ne nje teme tjeter pata mendimin se feja islame asimilon.
Ketu kisha deshiruar te lexoj mendimet e juaja mbi kete mendim.
Per te ditur, a asimilon feja islame, duhet te definojme se pari termin asimilim.
Si e kuptoni termin asimilim?
Si e kupton shkenca, per shembull ndonje nga enciklopedite apo punimet tjera shkencore (disertacione, habilitime)?
Cilat elemente ka tipikisht asimilimi dhe a permbushen keto kur njeriu ose nje grup njerezish kalon ne fene islame?
Kush nuk deshiron te pergjegj pyetjet ne menyre abstrakte, le te pergjigjet ne keta shembuj konkrete:
1. Nje eskimez kalon ne fene islame.
2. Nje norvegjez kalon ne fene islame.
3. Nje pjese e popullit eskimez kalon ne fene islame.
4. Nje pjese e popullit norvegjez kalon ne fene islame.
(Ne te gjithe shembujt praktikohet islami ne teresine e tij, ndersa gjuha, fizionomia dhe perkatesia kombetare nuk nderron)
Ka ndodhur asimilimi ne keto raste?
Ata qe thone se s'ka ndodhur asimilimi, le te pergjigjen edhe ne keta shembuj:
a) Nje shqiptar kalon ne fene islame.
b) Nje shqiptar kalon ne fene serbe (serboortodoksi).
c) Nje pjese e popullit shqiptar kalon ne fene islame.
d) Nje pjese e popullit shqiptar kalon ne fene serbe (serboortodoksi).
(Ne te gjithe shembujt praktikohet feja islame gjegjesisht serboortodoksia ne teresi, por gjuha, fizionomia dhe perkatesia kombetare nuk nderron)
Ka ndodhur asimilimi ne keto raste?
Ne cilat, njerin shembull apo te gjithe? Pse?
Krijoni Kontakt