Kryeministri Erdogan dhe shitja e shalqive
Jeta e tij jashtė mureve tė shkollės zhvillohej duke shitur shalqinj, ose bukė me susam, pėr tė siguruar kafshatėn e gojės pėr veten dhe familjen e tij tė varfėr.

E mėrkure 16 Mars 2011 22:36
Ai ka lindur me 26 Prill tė vitit 1954 nė lagjen Kasem Pasha, njė ndėr lagjet mė tė varfra tė Stambollit. Rrjedh nga njė familje e varfėr me origjinė tė largėt nga Kaukazi. Mėsimet e fillores i mori nė shkollėn e lagjes, bashkė me shokėt e tjerė.
Thuhet se njė ditė, mėsuesi i edukatės fetare i pyeti nxėnėsit njė ditė nėse dikush prej tyre mund tė falej para klasės, me qėllim qė nxėnėsit e tjerė ta shohin faljen e namazit nė mėnyrė praktike. Ishte pikėrisht Erdogani ai qė ngriti dorėn dhe u ēua pėr tu falur. Mėsuesi i zgjati njė gazetė mbi tė cilėn do tė falej, por ai refuzoi, pėr shkak tė fotove tė femrave gjysmė lakuriqe qė ishin botuar nė gazetė. Mėsuesi mbeti gojėhapur nga ky reagim i nxėnėsit tė tij dhe qė atė ditė e thėrriste hoxha Rexhep.
Jeta e tij jashtė mureve tė shkollės zhvillohej duke shitur shalqinj, ose bukė me susam, pėr tė siguruar kafshatėn e gojės pėr veten dhe familjen e tij tė varfėr.
Mandej, shkollėn e mesme e kreu tek shkolla fetare “Imam Hatib”, tė cilėn e pėrfundoi me rezultate tė larta. Sakaq, studimet e larta e kreu pėr ekonomi nė universitetin Marmara. Me gjithė interesin e hershėm pėr politikėn, futbolli ishte hobi i cili qarkullonte bashkė me gjakun e tij. Mjafton tė cekim si argument pėr kėtė, faktin qė ai kaloi dhjetė vite duke luajtur nga njėri klub nė tjetrin.

Pėrjashtohet nga ushtria pėr shkak tė mustaqeve.

Pasi kishte vajtur ushtar, njė oficer e urdhėron tė rruajė mustaqet, gjė e cila konsiderohej si shkelje e parimeve qemaliste. Kur e refuzoi kėtė urdhėr, vendimi pėr ta pėrjashtuar nga ushtria ishte krejt normal.

Martesa me aktivisten

Shkrimtari turk Xhamluk, i cili ka shkruar njė libėr pėr jetėn e Erdoganit, thotė lidhur me martesėn e tij:”Martesa e tij u realizua nė bazė tė njė ėndrre qė pa Emineja, aktivistja islame nė partinė Paqja. Ajo e pa kalorėsin e saj nė ėndėrr, duke predikuar para njerėzve. Kurrė mė parė nuk e kishte parė nė realitet. Njė ditė mė pas, nė shoqėrinė e njė shoqeje myslimanė, ajo shkon nė njė mbledhje tė partisė, ku sheh personin qė e kishte parė nė ėndėrr, vetė Erdoganin. Mandej ata u martuan dhe lindėn disa fėmijė. Njėrit prej djemve i ka vėnė emrin Nexhmedin, si shenjė e respektit dhe simpatisė tė madhe pėr profesorin e tij Nexhmedin Erbakan. Kurse njėra nga vajzat i studion nė Amerikė, pėr shkak se nė Turqi nuk ėshtė lejuar tė ndjekė studimet me hixhab.

Erdogani nė politikė

Lidhjet e tij me politikėn kanė filluar qė nė vitin 1969, asokohe vetėm pesėmbėdhjetė vjeē. Megjithatė, fillimi real kur mori drejtimin e forumit rinor tė partisė Paqes, e themeluar nga Nexhmedin Erbakan. Kjo parti dhe shumė tė tjera u mbyllėn pas njė pėrmbysje ushtarake tė pushtetit nė vitin 1980. Pas rikthimit tė aktivitetit partiak, ai iu bashkėngjit partisė Refah nė vitin 1984, si kryetar i degės sė re nė Bayoglu, vendlindja e tij. Kjo bashki ėshtė ndėr bashkitė mė tė varfra tė pjesės evropiane tė Stambollit. Shumė shpejt ylli i tij do tė shkėlqejė dhe nė vitin 1985 do tė bėhet kryetar i degės sė gjithė Stambollit. Njė vit mė vonė, bėhet anėtar i komisionit qendror tė partisė.

Kryetar i bashkisė sė Stambollit

E kam tė pamundur ti pėrshkruaj arritjet e tij, por mjafton tė themi se bashkinė e nxori nga borxhet ku ishte zhytur dhe nga njė dy miliardė borxhe bashkia filloi tė ketė njė rritje ekonomike 7 %. Kjo, falė gjenialitetit tė tij, duarve tė pastra dhe komunikimit tė afėrt me njerėzit, sidomos punėtorėt, tė cilėve ua rriti rrogat dhe sigurimet shėndetėsore dhe shoqėrore. Vetė kundėrshtarėt e tij, para miqve, kanė dėshmuar pastėrtinė e figurės sė Erdoganit, amanetin dhe refuzimin e ēdo lloj joshjeje materiale nga kompanitė e ndryshme. Gjatė kohės qė ushtronte detyrėn e kryebashkiakut tė Stambollit, ai mbajti njė predikim ku ndėr tė tjera tha:
“Ėshtė e pamundur qė tė jesh ateist dhe mysliman nė njė kohė. Shpesh herė i dėgjojmė tė ēirren se ateizmi ėshtė nė rrezik. Sakaq edhe unė u them:”Po ėshtė nė rrezik. Nėse ky umet i ka shpallur luftė ateizmit, askush nuk do tė mund ta ndalė. Umeti islam pret me padurim lindjen e umetit islam turk, gjė e cila do tė realizohet. Rebelimi kundėr ateizmit do tė fillojė shumė shpejt.”
Kur u pyet mbi sekretin e sukseseve tė mėdha, u pėrgjigj:”Sepse kemi njė armė tė cilėn ju nuk e njihni, besimin. Ne kemi moralet islame dhe si model tė dėrguarin e njerėzimit, paqja e Zotit qoftė mbi tė.”

Rexheb Tajib Erdogan nė burg

Suksesi bėn armiq dhe kuraja ka taksėn e saj. Menjėherė kundėrshtarėt e tij filluan tė mbjellin gjemba nė rrugė. Ndaj tij u ngritėn akuza se po shkakton pėrēarje fetare nė Turqi. Kjo akuzė iu bė pasi kishte cekur disa vargje poetike gjatė njė predikimi nė popull, nga divani i poetit mysliman turk Zija Kokalib, ku thoshte:

Xhamitė janė kazermat tona
Kubetė e tyre janė helmetat
Minaret janė shigjetat tona
Namazlinjtė ushtarėt tanė
Kjo ėshtė ushtria e shenjtė qė mbron fenė tonė
.


Gjykata e dėnoi Erdoganin me katėr muaj burg, ku rruga pėr nė burg ėshtė histori mė vete. Ditėn e hidhėrimit, shtėpia e tij e thjeshtė u rrethua nga turma tė shumta simpatizantėsh dhe miqsh, tė cilėt kishin ardhur pėr tu ndarė me tė dhe pėr tė falur bashkėrisht namazin e xhumasė nė xhaminė Fatih. Menjėherė pas namazit ai u nis pėr nė burg i shoqėruar nga pesėqind makina tė mbėshtetėsve tė tij. Para se tė hyjė nė burg, ai u kthye nga publiku dhe u tha:”Mirė u takofshim tė dashurit e mi! Urimet mė tė pėrzemėrta ia pėrcillni banorėve tė Stambollit, popullit turk dhe botės islame me rastin e festės sė bekuar tė Fitėr Bajramit. Do e kaloj kohėn gjatė kėtyre muajve, duke studiuar projektet me tė cilat do e ēojmė popullin tonė nė mijėvjeēarin e tretė, tė cilat nė dashtė Zoti do tė jenė vite tė bukura. Do tė punoj me pėrkushtim brenda burgut dhe u kėrkoj qė edhe ju tė punoni jashtė burgut. Pėrpiquni sa tė mundeni qė tė bėheni doktorė tė aftė, arkitektė gjenialė dhe juristė tė shkėlqyer. Unė po shkoj tė kryej detyrėn time dhe ju shkoni tė kryeni tuajėn. Po u lė nė duart e Zotit dhe uroj tė ma bėni hallall si dhe tė luteni pėr mua qė Zoti tė mė pajisė me durim dhe vendosmėri. Ashtu siē uroj qė prej jush tė mos organizohen protesta para selive tė partive tė tjera, por tė kaloni pranė tyre me qetėsi dhe krenari. Dhimbjen tuaj shpreheni nė kutitė e zgjedhjeve tė ardhshme.”
Gjatė asaj kohe, Kosova vuante nga gjenocidi serb, gjė tė cilėn nuk mund ta harronte Rexheb Erdogan, zemra e tė cilit pulsonte gjak tė pastėr islam. Ai tha:”U uroj kosovarėve tė kthehen sa mė parė nė shtėpitė e tyre tė qetė dhe nė njė atmosferė paqeje. Si dhe ta kalojnė festėn e bajramit sa mė mirė. Gjithashtu, u uroj kthim tė shėndoshė edhe pilotėve tanė turq, tė cilėt morėn pjesė nė bombardimet kundėr regjimit mizor serb.”

Partia pėr Zhvillim dhe Drejtėsi

Disa muaj pas daljes nga burgu, gjykata kushtetuese e nxori tė paligjshėm partinė Fazilet, e cila kishte zėvendėsuar partinė Rafah. Qė atėherė, partia u nda nė dy pjesė: Nė njėrėn pjesė u grumbulluan tė gjithė konservatorėt, kurse nė tjetrėn tė rinjtė reformatorė, nėn udhėheqjen e Rexheb Tajib Erdogan dhe Abdullah Gyl, tė cilėt themeluan partinė pėr Zhvillim dhe Drejtėsi nė vitin 2001.
Partia e tyre mori pjesė nė zgjedhjet e 2002 dhe fitoi 363 vende nė parlament, me njė shumicė absolute, e cila i nxori nė pension partitė e vjetra. Pėr shkak tė precedentėve penalė, vetė Erdogani e kishte tė pamundur tė udhėhiqte qeverinė e re, gjė e cila iu besua krahut tė tij tė djathtė Abdullah Gyl. Vetėm pasi u shpall i pafajshėm ai arriti tė marrė postin e kryeministrit tė vendit. Qė kėtu fillon rrugėtimi i lavdishėm.

Erdogani rregullon atė qė kishin prishur ateistėt

Menjėherė pasi u bė kryeministėr, ai zgjati dorėn e paqes dhe harmonisė nė tė katėr anėt e vendit. Kėshtu vendosi marrėdhėnie me Armeninė, pas njė armiqėsie historike. Tė njėjtėn gjė bėri dhe me Azerbaxhanin. Ndėrkohė qė e forcoi bashkėpunimin me Irakun dhe Sirinė, por pa harruar bijtė e popullit tė tij kurdėt. Ai u ktheu emrat e qyteteve dhe fshatrave tė tyre, gjė tė cilėn e kishin tė ndaluar mė parė. Ashtu siē u lejoi zyrtarisht qė predikimet ti mbanin nė gjuhėn kurde dhe u hapi njė televizion nė gjuhėn e tyre.

Qėndrimi i tij ndaj Izraelit

Marrėdhėniet mes Turqisė dhe Izraelit janė pėrkeqėsuar qė kur Erdogani u bė kryeministėr i qeverisė turke. Kėshtu, ai anuloi manovrat ushtarake “skifterėt e Anadollit” tė cilat pritej tė zhvilloheshin mes Turqisė dhe Izraelit. Nga ana tjetėr ai zhvilloi manovra me Sirinė. Kur u pyet mbi anulimin e manovrave me Izraelin, tha:”Ishte njė vendim pėr tė respektuar ndjenjat e popullit tim.”
Mos tė harrojmė qėndrimin e tij heroik nė Davos, ku reagoi ashpėr ndaj Shimon Perezit pėr luftėn nė Gaza. Ai u largua nga salla nė formė proteste pas fjalės sė tij kundėr “katilit tė fėmijėve”. Gjaku i tij mysliman ziente edhe nė acarin e Davosit.
Nė aeroport ai u prit nga mijėra mbėshtetės, tė cilėt e shoqėruan me trėndafila, duartrokitje dhe thirrje./ardhmeriaonline/
Marrė nga : www.mesazhi.com