Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 11
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    PS: 65% e fondeve publike për reklamat shkojnë për mediat pro qeveritare

    Shpërndarja e reklamës shtetërore, PS kërkon informacione nga 3 ministri

    Fejzi Braushi

    Çështja e reklamës shtetërore në mediat private është bërë objekt i debatit parlamentar. Komisioni parlamentar i Medias është përfshirë dje nga debate të ashpra lidhur me këtë çështje, ndërsa mazhoranca nuk ka pranuar të votojë kërkesën e socialistëve për të ngritur një komision hetimor, i cili do të shikonte nga afër të gjitha procedurat e shpërndarjes së reklamës shtetërore në mediat e ndryshme private. Ndërkohë që po gjatë ditës së djeshme, nga selia rozë socialistët kanë akuzuar se qeveria ka shpërndarë shumicën e reklamave në një nga mediat vizive pro saj.

    Komisioni

    Pavarësisht se ishte mbledhur për të miratuar kalendarin e punimeve, komisioni i Medias është përfshirë në një debat të gjatë lidhur me reklamën shtetërore. Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, duke iu referuar këtij problemi ka theksuar se ai kërkon një vëmendje të madhe pasi shpërndarja e reklamave ndikon direkt në lirinë e medias. “Duhet të kërkojmë informacion, jo nga perspektiva ekonomike, që me të drejtë e përmendët, por se kur mediat vihen në mënyrë të pabarabartë në treg, cenohet pra liria e medias”, – tha Leskaj. Ndërkohë që deputeti Alfred Dalipi kërkoi që të bëhen publike të gjitha procedurat për shpërndarjen e reklamave në mediat shqiptare, në një kohë që sipas tij kriteri kryesor është shikueshmëria. “Unë dëshiroj që komisioni të kërkojë zyrtarisht pranë këtyre tri ministrive informacion zyrtar, që ne të kemi në dorë mundësisht të gjitha praktikat e përdorura nga këto ministri lidhur me fondet qeveritare që janë përdorur për reklamimin e mediave, përzgjedhjen që u bëhet këtyre mediave nga këto dikastere”, – tha Dalipi. Sipas tij, nëse gjatë këtij hulumtimi konstatohen abuzime, duhet të ngrihet një komision hetimor për këtë çështje. “Nëse unë do të kem dokumentacionin e duhur, do të më çojë në një ushtrim të funksionit tim si parlamentar, ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me përdorimin e këtyre fondeve dhe me shpërndarjen e tyre. Tani po i kërkoj zyrtarisht se shifrat janë të frikshme dhe alokimi e shpërndarja që është bërë, është e pabarabartë”, – tha Dalipi. Por deputeti Mark Marku tha se nuk është detyrë e këtij komisioni të hetojë dhe nëse ka shkelje, pasi operatorët mediatikë duhet t’u drejtohen organeve të caktuara. “Procedurat e dhënies së reklamës janë të përcaktuara me ligj dhe në momentin kur verifikohen shkelje ligjore, çdo institucion mediatik ka të drejtë të ankimohet dhe t’u drejtohet institucioneve, prokurorisë, gjykatës etj. Ne po shndërrohemi në gjykatë, nuk jemi gjykatë, çdo deputet ka të drejtë të kërkojë informacion, le ta kërkojë, por nuk merremi ne me mënyrën se si institucionet shtetërore shpërndajnë buxhetin e tyre. Kjo është një çështje që e përcakton ligji, nuk e përcaktojmë ne”, – tha Marku. Në fund votimi nuk u realizua sepse deputetët e mazhorancës nuk ishin prezentë duke mos realizuar kuorumin e nevojshëm, ndërkohë që kishin kërkuar pushim për të marrë vendim.

    Shalsi

    Ndërkohë nga selia rozë, deputeti socialist Eduard Shalsi ka vijuar denoncimin e tij lidhur me heshtjen e Kryeministrit përballë atij që cilësohet si skandali i reklamave shtetërore. Sipas tij, Kryeministri që ka detyrimin ligjor të japë shpjegime për këto abuzime, vazhdon të heshtë. Shalsi ka shprehur vendosmërinë e Partisë Socialiste për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së kësaj çështjeje dhe ka siguruar se në ditët në vijim do të ketë denoncime edhe për ministri të tjera, që kanë shpenzuar sipas tij në mënyrë klienteliste të ardhurat e buxhetit.

    MAPO
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Skandali me reklamat, PS: Grupi mediatik i Berishës përfitoi 65 % të fondeve

    ‘Grupi mediatik i Sali Berishës përfiton 65 % të fondeve, të gjitha mediat e tjera së bashku dhe ato ndërkombëtare fitojnë 3 5%”. Kështu bëri të ditur sot në një deklaratë për shtyp, deputeti socialist Eduard Shalsi duke bërë publike shifra të reja rreth skandalit me reklamat shtetërore.

    Shalsi theksoi se vetëm nga Drejtoria e Rrugëve u shpenzuan 18.9 milionë lekë qe iu dhanë një kompanie të vetme.
    “Kompania ‘Promo’, përveçse ka marrë nga Ministria e Brendshme dhe e Mbrojtjes, miliona dollarë, vetëm nga Drejtoria e Rrugëve, na paskan ndarë për Frangaj e vogël, plot 18.9 milionë lekë, ose 180 mijë dollarë”.

    Shalsi theksoi se cdo shifër është e faktuar me dokumente zyrtare. Sipas deputetit socialist, ndarja e padrejtë e parave për reklamat shtetërore favorizoi vetëm një kompani, atë me emrin ‘Promo’.
    “Është e kuptueshme që të gjitha mediat e tjera të ulërasin për këtë shpërndarje skandaloze, krejtësisht të pabarabartë, krejtësisht të padrejtë. Ne do të vazhdojmë dhe në ditët në vijim me fakte dhe me shifra të tjera”.

    (d.b/BalkanWeb)

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    MPPT: PS spekulon, ja si u shpërndanë reklamat

    TIRANE- Zëdhënësja e Ministrisë së Transporeteve ka reaguar sot në lidhje me deklaratat e deputetit socialist, Eduard Shalsi, në lidhje me shpërndarjen e reklamave qeveritare.

    Sipas Arminda Qylafkut, Shalsi prej dy ditësh po përpiqet të ngrejë një zhurmë të paqënë për gjoja skandalin e reklamave në shtyp nga Ministria e Transporteve.

    “Jam sot perpara jush për të deklaruar se gjithcka është një mashtrim i pacipë me qëllime thjesht spekulative. Për sa i përket spoteve sqaroj se, spotet në bazë të procedurave ligjore konkuruese janë fituar nga kompania “Vatra” dhe kompania “Media Print” , dhe jane prodhuar prej tyre, kompania “Promo” ka prodhuar vetëm një spot në vlerën 397 mijë lekë, pra vetëm një nga tre spotet e porositura nga ministria. E njëjta kompani ka bërë distribucionin ose më saktë shpërndarjen për dy spote në televizionet e ndryshme të vendit. Pra shuma që në mënyrë të paturpshme nga Z. Shalsi pretendohet se i është dhënë kompanisë “Promo” është shpërndarë në fakt mes tre televizioneve kombëtare, Televizionit Shqiptar,Televizionit Klan dhe Televizionit Top Channel”, tha ajo.

    (ma.ar/BalkanWeb)

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    KKRT nuk mund të kontrollojë shpërndarjen e reklamave

    TIRANE-Në një dalje të djeshme në shtyp, Kryetarja e Këshillit Kombëtar të Radiotelevizionit, Endira Bushati deklaroi se monitorimi i shpërndarjes së publicitetit shtetëror nëpër media nuk është kompetencë e institucionit të saj. Duke pranuar se nëpër ekranet shqiptare ka probleme me respektimin e etikës, Bushati theksoi se diçka e tillë nuk ka gjasa të ndodhë as me ndryshimet e reja që po bëhen në legjislacionin përkatës.

    “Nuk është kompetencë e KKRT-së. Ligji aktual, por edhe projektligji që është në fazën përfundimtare të miratimit në Kuvend, nuk parashikon rol investigues të KKRT-së në këtë drejtim”, - tha Bushati.

    Lidhur me atë që Partia Socialiste e quan skandali i reklamës shtetërore, u prononcua dje edhe Edi Rama, kreu i kësaj force politike. Kryetari socialist Edi Rama, prej Zagrebit ku ndodhet për një vizitë, nëpërmjet rrjetit social ‘Twitter’ njoftoi se skandali i financimit abuziv të mediave propushtet ka hapur siparin e transparencës ‘non stop’ të fakteve dhe shifrave të korrupsionit qeveritar. “Të gjitha faktet dhe shifrat do bëhen publike një nga një, e së shpejti në një website të posaçëm çdo qytetar mund të marrë e të japë informacion”, - shkruante Rama, në faqen e tij në ‘Twitter’.

    (d.b/GSH/BalkanWeb)

  5. #5
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22
    Olldashi: Ja si gënjeu Edi Rama për reklamat

    Tirane -- Ish-nenkryetari i bashkise se Tiranes, aktualisht deputet i Partise Socialiste, ose sic njihet ndryshe, shqalsi i rames, ka shkelur ligjin duke manipuluar ne menyre te qellimshme te dhenat zyrtare te ofruara nga qeveria mbi publikimet e dikastereve shteterore. Ministria e Puneve Publike dhe Territorit, ka zbardhur dje faktet reale ne lidhje me keto publikime, duke evidentuar shifrat qe kane perfituar organet mediatike shqiptare nga te gjithe krahet politike qe mbeshtesin.

    Spotet televizive, mashtrimi i madh i Shalsit

    Prej disa ditesh, ne mediat qe mbeshteteshin nga shqalsi i Rames dhe Rama vete kur qe te dy drejtonin bashkine, po trumbetohen deklaratat abuzive te Shalsit ku pretendohet se televizioni Klan ka perfituar te gjitha fondet e dhena per publikime qe lidheshin me fushata sensibilizimi, te nevojshme per te informuar publikun shqiptar. Shalsi vecoi kompanine "Promo" duke thene se ishte ajo perfituese e vetme e prodhimit te spoteve dhe televizionin Klan si transmetues te vetem te tyren dhe pse e verteta flet ndryshe, pikerisht ashtu sic Shalsi eshte informuar zyrtarisht nga MPPT, por qellimshem fshehu te dhenat duke publikuar vetem mediat qe kane per president dhe botues Frangajn.

    MPPT nxori dje te verteten: "Per sa i perket spoteve, ne baze te procedurave ligjore konkurruese jane fituar nga kompania "Vatra" dhe kompania "Media Print" dhe jane prodhuar prej tyre. Kompania "Promo" ka prodhuar vetem nje spot ne vleren 397 mije leke, pra vetem nje nga tre spotet e porositura nga ministria. E njejta kompani ka bere distribucionin ose me sakte shperndarjen, per dy spote ne televizionet e ndryshme te vendit. Pra shuma qe ne menyre te paturpshme nga z. Shalsi pretendohet se i eshte dhene kompanise "Promo" eshte shperndare ne fakt mes tre televizioneve kombetare, Televizionit Shqiptar, Televizionit Klan dhe Televizionit Top Channel".

    Me tej MPPT detajon: "Ne spotin e pare vlera prej 6.2 milione leke eshte ndare; 1.8 milion Top Channel dhe 4.4 milione dy televizioneve te tjera kombetare. Ne spotin e dyte me vlere 7.6 milione leke; 4.9 milione jane ndare mes dy televizioneve kombetare, TVSH dhe Klan dhe 2.7 milione, pra me shume se 30% kane shkuar per Top Channel".

    Gazetat, abuzimi i Shalsit edhe me i rende

    Edhe me e rende dhe me penalizuese nga ligji, eshte menyra si z.Shalsi ka raportuar te dhena zyrtare nga MPPT per publikimet e saj ne gazeta. Ai doli ne media dy dite me pare me nje faksimile shkrese te MPPT ku ne fakt ishin prere pjeset per mediat e tjera te shkruara, dhe per shtypin e kamerat u dhane per fokusim vetem pjeset ku evidentohej "Koha Jone" dhe dy gazeta te tjera, si perfitues te publikimeve dikasteriale dhe drejtorive prane saj. E verteta e vene ne dukje ne shkresen e MPPT eshte se jane plot 15 gazeta te perditshme dhe jo tre, ato qe kane marre publikime nga keto institucione. Qe te gjitha keto gazeta, kane publikuar asgje me shume, por shpronesimet e pronareve per shkak ndertimi veprash publike. Dhe publikimi i ketyre listave ishte dhe mbetet nje detyrim ligjor per te informuar njerezit ne lidhje me vendimet e marra. Ca me keq akoma, Shalsi publikoi vetem emrin e "Koha Jone" dhe dy te perditshmeve te tjera, "RD" dhe "%%", ne menyre cinike, kur fare qarte e dinte dhe shihet ne shkresen e MPPT, se gazeta te tjera qe jane prane qeverise apo qe rreken te pretendojne se jane te pavarura, kane marre publikime nga institucionet e mesiperme dhe te tjera, po ashtu shteterore, shume here me teper.

    Duke iu referuar te dhenave zyrtare qe Shalsi i njeh mire por thjesht i manipulon dhe keqperdor, MPPT zbardhi per publikun edhe kete fakt: "Per sa i perket gjoja fondeve te dhene gazetave sqaroj se, nuk behet fjale per asgje tjeter pervecse per njoftimet e shpronesimit qe Drejtoria e Pergjithshme e Rrugeve ben ne menyre frekuente. Pika 1 e nenit 15 te ligjin "Per Shpronesimin per interes publik" e detyron ministrine te publikoi njoftimet e shpronesimit ne Fletoren Zyrtare dhe ne dy gazeta. Ne respektim te ketij detyrimi ligjor, ministria ka publikuar njoftime per shpronesim ne gazetat "Shqiptare", "Shqip", "Koha Jone", "Metropol", "Ballkan", "Sot", "55", "Standard", "Tema", "Korrieri", "Panorama", "Rilindja Demokratike", "Albania", "Republika" dhe "Mapo".

    Duke zbuluar keshtu krejtesisht te verteten e letres qe Shalsi e publikoi te copetuar keto kater ditet e fundit, duke fshehur gjithe cnuk i interesonte, MPPPT thote: "Z. Shalsi nuk ka kapur askend gafil pasi letra qe ai tund ne menyre te pamencur nuk eshte gje tjeter vecse pergjigjja zyrtare qe z. Olldashi i ka derguar z. Brace pas kerkeses se ketij te fundit per informacion. Ministria ka qene teresisht transparente sepse nuk ka asgje per te fshehur, ndaj mesa duket informacioni i derguar z. Brace i eshte dhene per t'u perdorur z. Shalsi, i cili eshte per t'u pergezuar per aftesine e tij per te recituar pa folur dhe per te folur pa menduar".



    Publikimet e MPPT ne gazeta



    Gazeta Shqiptare

    Gazeta Shqip

    Gazeta Koha Jone

    Gazeta Metropol

    Gazeta Ballkan

    Gazeta Sot

    Gazeta 55

    Gazeta Standard

    Gazeta Tema

    Gazeta Korrieri

    Gazeta Panorama

    Gazeta Rilindja Demokratike

    Gazeta Albania

    Gazeta Republika

    Gazeta Mapo



    Zhurme abuzive

    Deputeti i Partise Socialiste Eduard Shalsi, prej dy ditesh po perpiqet te ngreje nje zhurme te paqene per gjoja skandalin e reklamave ne shtyp nga Ministria e Transporteve. Gjithcka eshte nje mashtrim i pacipe me qellime thjesht spekulative. Per me teper, Shalsi mund te perballet dhe me akuzen e keqperdorimit te dokumenteve zyrtare qe parashikohet nga Kodi Penal dhe sanksionon ndeshkime sipas ligjit, pasi ka bere selektim te dokumentit shkresor ne menyre te qellimshme



    Kodi Penal

    Seksioni: Falsifikimi i dokumenteve


    Neni 186

    Falsifikimi i dokumenteve

    (ndryshuar me ligjin nr. 9188, date 12.2.2004, neni 4)

    Falsifikimi ose perdorimi i dokumenteve te falsifikuara denohet me burgim deri ne tre vjet dhe me gjobe nga dyqind mije deri ne gjashteqind mije leke.

    Kur kjo veper kryhet ne bashkepunim ose me shume se nje here apo ka sjelle pasoja te renda, denohet me burgim nga gjashte muaj deri ne kater vjet dhe gjobe nga treqind mije deri ne nje milion leke.

    Koha Jone

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    i ziu shals.. edhe ne se thot ndonje te vertet nuku e beson njeri pisin..

    le ta hedhin ne gjiq shalsin keta ose shalsi ti hedhi ata e le te dal e verteta.

    ndersane grime ketu..shalsi po pergatit nje genjeshter tjater..
    te shohim cfar..

    i kujt eshte ki shalsi mo?

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e gjirfabe
    Anëtarësuar
    23-06-2004
    Vendndodhja
    Boston, MA
    Postime
    576
    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Shpërndarja e reklamës shtetërore, PS kërkon informacione nga 3 ministri

    Fejzi Braushi

    Çështja e reklamës shtetërore në mediat private është bërë objekt i debatit parlamentar. Komisioni parlamentar i Medias është përfshirë dje nga debate të ashpra lidhur me këtë çështje, ndërsa mazhoranca nuk ka pranuar të votojë kërkesën e socialistëve për të ngritur një komision hetimor, i cili do të shikonte nga afër të gjitha procedurat e shpërndarjes së reklamës shtetërore në mediat e ndryshme private. Ndërkohë që po gjatë ditës së djeshme, nga selia rozë socialistët kanë akuzuar se qeveria ka shpërndarë shumicën e reklamave në një nga mediat vizive pro saj.

    Komisioni

    Pavarësisht se ishte mbledhur për të miratuar kalendarin e punimeve, komisioni i Medias është përfshirë në një debat të gjatë lidhur me reklamën shtetërore. Kryetarja e komisionit, Valentina Leskaj, duke iu referuar këtij problemi ka theksuar se ai kërkon një vëmendje të madhe pasi shpërndarja e reklamave ndikon direkt në lirinë e medias. “Duhet të kërkojmë informacion, jo nga perspektiva ekonomike, që me të drejtë e përmendët, por se kur mediat vihen në mënyrë të pabarabartë në treg, cenohet pra liria e medias”, – tha Leskaj. Ndërkohë që deputeti Alfred Dalipi kërkoi që të bëhen publike të gjitha procedurat për shpërndarjen e reklamave në mediat shqiptare, në një kohë që sipas tij kriteri kryesor është shikueshmëria. “Unë dëshiroj që komisioni të kërkojë zyrtarisht pranë këtyre tri ministrive informacion zyrtar, që ne të kemi në dorë mundësisht të gjitha praktikat e përdorura nga këto ministri lidhur me fondet qeveritare që janë përdorur për reklamimin e mediave, përzgjedhjen që u bëhet këtyre mediave nga këto dikastere”, – tha Dalipi. Sipas tij, nëse gjatë këtij hulumtimi konstatohen abuzime, duhet të ngrihet një komision hetimor për këtë çështje. “Nëse unë do të kem dokumentacionin e duhur, do të më çojë në një ushtrim të funksionit tim si parlamentar, ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me përdorimin e këtyre fondeve dhe me shpërndarjen e tyre. Tani po i kërkoj zyrtarisht se shifrat janë të frikshme dhe alokimi e shpërndarja që është bërë, është e pabarabartë”, – tha Dalipi. Por deputeti Mark Marku tha se nuk është detyrë e këtij komisioni të hetojë dhe nëse ka shkelje, pasi operatorët mediatikë duhet t’u drejtohen organeve të caktuara. “Procedurat e dhënies së reklamës janë të përcaktuara me ligj dhe në momentin kur verifikohen shkelje ligjore, çdo institucion mediatik ka të drejtë të ankimohet dhe t’u drejtohet institucioneve, prokurorisë, gjykatës etj. Ne po shndërrohemi në gjykatë, nuk jemi gjykatë, çdo deputet ka të drejtë të kërkojë informacion, le ta kërkojë, por nuk merremi ne me mënyrën se si institucionet shtetërore shpërndajnë buxhetin e tyre. Kjo është një çështje që e përcakton ligji, nuk e përcaktojmë ne”, – tha Marku. Në fund votimi nuk u realizua sepse deputetët e mazhorancës nuk ishin prezentë duke mos realizuar kuorumin e nevojshëm, ndërkohë që kishin kërkuar pushim për të marrë vendim.

    Shalsi

    Ndërkohë nga selia rozë, deputeti socialist Eduard Shalsi ka vijuar denoncimin e tij lidhur me heshtjen e Kryeministrit përballë atij që cilësohet si skandali i reklamave shtetërore. Sipas tij, Kryeministri që ka detyrimin ligjor të japë shpjegime për këto abuzime, vazhdon të heshtë. Shalsi ka shprehur vendosmërinë e Partisë Socialiste për t’i shkuar deri në fund zbardhjes së kësaj çështjeje dhe ka siguruar se në ditët në vijim do të ketë denoncime edhe për ministri të tjera, që kanë shpenzuar sipas tij në mënyrë klienteliste të ardhurat e buxhetit.

    MAPO


    Aman o te marsha te keqen, mire pallavrat e ketij Shalesit i postoni po suratin e tij ç'ma nxirni. Sa here qe e shoh kete shapi haleje , çunin e Alijes nipin e Firuzes (Aneja qe piu kafe me Enverin ndene sahatin e kalase ne 1978) me kujtohet kenga "Po ku jeshe Enver djali, hajde se na mori malli" dhe me vjen te perzier.

    Pa le ta shofesh ne televizor kur dridhet e sperdridhet mu tek ri, sikur i ka mbetur kallamboqi brenda. Tere gjestikulacione e duke lepire e perveshur buzet hiqet sikur i di te tera.

    Thone mire: "Nipi i mire, dajkon ngjan" dhe ky si ka lene gje dajko Luanit.
    Po kur e ngjan shume shume kapercen te babazoti, ndaj dhe ky te xha Avduli do te shkoje...
    .

    .

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Rockwell
    Anëtarësuar
    18-05-2012
    Postime
    61
    Citim Postuar më parë nga gjirfabe Lexo Postimin


    Aman o te marsha te keqen, mire pallavrat e ketij Shalesit i postoni po suratin e tij ç'ma nxirni. Sa here qe e shoh kete shapi haleje , çunin e Alijes nipin e Firuzes (Aneja qe piu kafe me Enverin ndene sahatin e kalase ne 1978) me kujtohet kenga "Po ku jeshe Enver djali, hajde se na mori malli" dhe me vjen te perzier.

    Pa le ta shofesh ne televizor kur dridhet e sperdridhet mu tek ri, sikur i ka mbetur kallamboqi brenda. Tere gjestikulacione e duke lepire e perveshur buzet hiqet sikur i di te tera.

    Thone mire: "Nipi i mire, dajkon ngjan" dhe ky si ka lene gje dajko Luanit.
    Po kur e ngjan shume shume kapercen te babazoti, ndaj dhe ky te xha Avduli do te shkoje...
    .

    .
    O gjir..z

    Qe je nga ndonje lagje "mal-fshat" i Gjirokastres kjo nuk ka ndonje veshtiresi

    per t'u kuptuar.Por si mi gjirizi i biografive te bashkeqytetareve te tu vlen

    per tu lavderuar.

    Ne nuk na duhet as Alija,as dajko Luani,as xha Avduli dhe as Ane Feruzeja me te cilen

    piu kafe Enveri ndene kala me 1978,por ama e piu diten ku pane e filmuan te tere.

    Po per ata qe rrinin naten para hotel turizmit per te takuar Enverin dhe e takuan

    nuk ke gje per te thene ? Apo nuk te leverdis se sic duket ata jane "Luan" te tjere

    dhe zotrote e di mire kete qe Enveri takoi dhe Luanin dhe Asllanin.Dakort ?

    Por kesaj i thone :"Shan i dhjeri te permjerin."

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Akoma shokun Sali e kemi duke luftuar korrupsionin !Te fort e paska nxjerr partia,si nuk u lodh ky burr...

  10. #10
    Prof. Dr. Kristal fare!
    Anëtarësuar
    18-09-2012
    Vendndodhja
    Aziatik prej Hallit!
    Postime
    329
    Rama i ka hypur Shal-sit mbrapsht!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •