Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    ANSA: Shqipëria shumë pranë statusit në BE

    Zbardhet dokumenti i KE, Shqipëria shumë pranë statusit


    BRUKSEL – Shqipëria është shumë pranë marrjes së statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian. Agjencia italiane e lajmeve “Ansa”, zbuloi një pjesë të raportit, ende të papërfunduar, të Komisionit Europian, që pritet të publikohet më 10 tetor, në kuadër të politikave zgjeruese të BE-së.

    Sipas raportit të Komisionit Europian, dialogu mes qeverisë dhe opozitës shqiptare bëri të mundur kapërcimin e krizës dhe miratimin në kohë të reformave kyçe, si kodi zgjedhor apo reforma parlamentare, në mënyrë që vendi të ecë përpara në rrugën drejt BE-së.

    Sipas dokumentit, Tirana zyrtare ka bërë një punë të mirë, për sa i përket përmbushjes së rekomandimeve të BE-së për marrjen e statusit kandidat.

    Që prej vitit 2009, janë hedhur poshtë kërkesat e Shqipërisë për tu bërë zyrtarisht vend kandidat për anëtarësim në BE, por duket se këtë vit vendi ynë do të arrijë të kalojë provimin e Brukselit, duke marrë një opinion pozitiv më 10 tetor. Më pas rekomandimi i KE-së shkon në tryezën e Këshillit të BE-së, në muajin dhjetor, ku vendet anëtare duhet të marrin një vendim përfundimtar.

    Nëse i jepet drita jeshile, Shqipëria do të bëhet kështu vendi i pestë i Ballkanit, kandidat për të hyrë në BE, pas Kroacisë që do të anëtarësohet në 2013-ën, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë. Këtyre vendeve u shtohen edhe vende të tjera kandidate, si Turqia dhe Islanda, ndërsa Bosnje Hercegovina dhe Kosova janë ende në pritje.

    (BalkanWeb)

  2. #2
    Per nje qime do ngelim kesaj radhe

    Ama radhen tjeter do ta marim se s'ben
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anëtarësuar
    06-01-2008
    Postime
    7,780
    Jemi shum shum afer,kesaj radhe i kemi plotesuar te gjitha kushtet.
    Edhe albpetroli qe ishte problemi kryesor po e shesim.

  4. #4
    i/e larguar Maska e ahmed_tr
    Anëtarësuar
    23-11-2003
    Vendndodhja
    TIR
    Postime
    98
    Kur te shitet e gjithe SHQIPRIA, kemi per te hyre, e sigurt, pse duhet te shitet, duhet te jepet falas!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anëtarësuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Para 5 vitesh ky do ishte lajm pozitiv, tani nuk e di sinqerisht.

  6. #6
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga EuroStar1 Lexo Postimin
    Per nje qime do ngelim kesaj radhe

    Ama radhen tjeter do ta marim se s'ben
    Jam optimist se do ta marrim statusin e kandidatit. Por nuk do te thote qe kaluam klasen. Sikur gjerat te ecin mire, do te duhen te pakten 10 vjet qe te anetaresohesh, nese gjerat ecin jo mire e nuk ben progres, do te duhen ndoshta 20-30 vjet. Maqedonia ka vite qe e ka marre kete status, po ashtu dhe Turqia qe ka me dhjetera vjet qe pret.

    Mire do te ishte qe gjate kesaj kohe te benim bashkimin me Kosoven, e pastaj shnosh, te shohim se si shkon puna.

  7. #7
    e mira e kesaj,per momentin,mund te perkthehet si thithja e disa fondeve te BE-se qe jep per shtetet kandidate qe presin per tu ber antare me te drejta te plota me vone.

    shani e urreni berishen sa te doni,por te ishte ajo opozite me bashkpuntore e me e sinqert,do nderonte veten e do nderonte gjithe shqipetaret...i'a qe edhe ashtu i penguar,Berisha i beri do pune te medha,per 7 vite qe eshte ne pushtet.
    Njerezit qe kafshojne doren e atij qe i ushqen,zakonisht lepijne kepucet e atyre qe i godasin.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-04-2006
    Vendndodhja
    Tirone
    Postime
    8,398
    Do e shofim ne postimet e atyre qe urrejne Berishen sesa do gezohen per marjen e statusit te vendit kandidat.
    Unë jam njeri i thjeshtë.
    Kënaqem me pak.
    Më mjafton më e mira.

  9. #9
    Ragnald
    Anëtarësuar
    18-06-2006
    Vendndodhja
    london
    Postime
    4,442
    Edhe sa kohe mund te duhen mbas marrjes se statusit per tu fut ne BE?
    Une mbaj mend se bullgarise dhe rumanise nuk ju desh shume kohe.

  10. #10
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Citim Postuar më parë nga Smth_Poetic Lexo Postimin
    Edhe sa kohe mund te duhen mbas marrjes se statusit per tu fut ne BE?
    Une mbaj mend se bullgarise dhe rumanise nuk ju desh shume kohe.
    Ne 1999 Rumania e Bullgaria moren statusin e kandidatit dhe negociatat per futjen e tyre ne BE u hapen. Ne 2007 pranohen ne BE. Pra iu deshen 8 vjet. Por ne te gjitha analizat e deklaratat e drejtuesve te BE, do te degjosh qe pranimi per nje periudhe kaq te shpejte te Rumanise e Bullgarise ishte nje gabim qe BE nuk do ta beje me. Kane kaluar 5 vjet qe nga 2007, e Rumania me Bullgarine ende nuk mund te futen ne Shengen nga problemet qe kane.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •