Kryeministri Hashim Thaçi ka thënë se nuk është në dijeni për informatën se disa organizata jo qeveritare dhe shoqëria civile “janë duke hartuar një plan për rrëzimin e qeverisë dhe presidentit Behgjet Pacolli”,
Sipas tij pretendime të tilla nuk janë demokratike dhe janë në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve.
“Qytetarët i kanë zgjedhur institucionet me vullnetin e tyre, edhe qeverinë edhe të gjitha institucionet, natyrisht edhe partitë opozitare. Vullneti i qytetarëve duhet të respektohet nga të gjithë, prandaj duhet të respektohet legjitimiteti dhe prandaj assesi të pretendohet që dikush përmes dhunës t’i uzurpoj apo të marrë pushtet, diçka të tillë nuk pranon populli i Kosovës dhe as bota demokratike”, ka thënë ai, siç transmeton Kosovapress.
Agjencia e lajmeve qendra.info ka zbuluar një plan të shoqërisë civile, sipas të cilit do të rrëzohej Qeveria dhe Presidenti. Aty parashihet fushatë, protesta dhe aksione tjera që do të qonin në rrënimin e institucioneve.
Emrat e organizatorëve janë të njohur për redaksinë e qendra.info, por ata kanë vendosur të botojnë vetëm planin e tyre dhe jo emrat e personave.
FUSHATË E SHOQËRISË CIVILE PËR INTEGRITET TË INSTITUCIONEVE SHTETËRORE
Plani i veprimit
Arsyetim
Me datë 22 shkurt 2011 Kuvendi i Republikës së Kosovës, në një seancë të jashtëzakonshme, ka zgjedhur Presidentin dhe Qeverinë e Republikës së Kosovës. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është shoqëruar me parregullsi të cilat dëmtojnë integritetin e institucionit të Presidentit të Republikës, si dhe funksionimin demokratik të institucioneve shtetërore të Kosovës. Në anën tjetër, përbërja e qeverisë së re, të votuar në të njëjtën seancë, nuk pasqyron vullnetin e qytetarëve të Kosovës për qeveri me duar të pastra dhe kompetente për të implementuar agjendën e shtet ndërtimit në raport me sfidat që e presin shtetin e ri. Shqetësim tjetër mjaft serioz i këtyre ngjarjeve është edhe ndërhyrja direkt e faktorit ndërkombëtar në përzgjedhjen e bartësve të institucioneve shtetërore, duke e tejkaluar çdo normë të pranueshme diplomatike.
Për këtë arsye, organizatat e shoqërisë civile, të tubuara rreth fushatës për integritetin e institucioneve, e kanë vlerësuar si të domosdoshëm shprehjen e organizuar të pakënaqësisë dhe mospajtimit qytetar me zhvillimet e fundit politike, të cilat e shkelin vullnetin qytetar dhe kushtetutën e vendit. Veprimet të cilat do të ndërmerren në kuadër të kësaj fushate synojnë korrigjimin e këtyre parregullsive dhe nuk do të ndalen derisa të sigurohen standardet e nevojshme të respektimit të vullnetit qytetar, ligjshmërisë (kushtetutshmërinë) nëpër institucione dhe funksionimit demokratik të shtetit të Kosovës.
Organizatat e involvuara
Organizatat e shoqërisë civile që do të implementojnë fushatën për institucione demokratike dhe legjitime janë:
Periudha e implementimit
Faza e parë e fushatës do të implementohet gjatë muajit mars 2011. Në javën e fundit të marsit, organizatat e fushatës, bazuar në (mos)veprimin e institucioneve shtetërore, do të përgatisin fazën e dytë të fushatës, e cila do të fillojë në javën e parë të prillit. Plani i detajuar i aktiviteteve për fazën e parë të fushatës gjendet në fund të dokumentit.
Veprimet
Gjatë fushatës, organizatat e involvuara do të ndërmarrin veprimet e mëposhtme, por nuk do të kufizohen vetëm me to: Protesta ditore, Shkrime në gazeta, Deklarata të përbashkëta publike, Konferenca për Media, Dekonstruktim i ngjarjeve, Takime mobilizuese me OJQ-të nëpër komuna tjera, Takime mobilizuese me Sindikatat e punës, Takime mobilizuese me studentët, Performansa artistike, Debate televizive, Grupi në Facebook, Posterët dhe flyerët, Protesta e madhe,... /Qendra.info/
Krijoni Kontakt