Forcat e sigurisë kanë vërshruar me tanqe në një nga sheshet e qendrës së kryeqytetit të Bahrenit Manama, ku ishin dislokuar prej disa javësh protestues anti-qeveritar.
Sipas raporteve të paktën tre kanë vdekur pasi policia qëlloi mbi protestuesit shii-ja ndërsa sipas mediave shtetërore raportohen dy policë të vdekur.
Ekzistojnë raporte ku trupat ushtarake po qëllojnë mbi protestuesit dhe kërcënojnë mjekët në spitalin kryesor të Salmanias.
Krerët suni të vendit shpallën ligjin ushtarak dhe thirrën në ndihmë trupa saudite për të ruajtur rendin. Gjatë përpjasjeve të së martës vdiqën dy protestues dhe u plagosën 200 të tjerë. Zyrtarë të lartë të opozitës të intervistuar nga Reuters e përshkruan situatën si "luftë e asgjësimit". "Këto gjëra nuk ndodhin as në luftra dhe janë të papranueshme", tha Abdel Jalil Khalil.
Politikanët e opozitës gjithashtu pretendojnë se janë vrarë tre deri në pesë protestues dhe mbërritjen e trupave të huaja e cilësojnë si një pushtim.
Mbetet akoma e paqartë nëse forcat ushtarake nga shtetet e Gjirit po marrin pjesë në ndihmë të forcave qeveritare për të shtypur protestat. Ndërsa presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad që përkrah popullsinë shii-ja të rajonit akuzon SHBA-të për situatën e nderë në Bahrein.
Për më tepër: http://www.bbc.co.uk/news/world-middle-east-12755852
Krijoni Kontakt