Ku ta gjejme nje atdhetar te tille.
Nje PO te madhe.
Eshte akoma i ri
JO ,ka vetem fjale.
Se di.
Topi mu ka bo si ngjela lolSi nuk ju vje turp dhe vazdhdojne te qendrojne ne politike
p.s
Kreshnik Spahiu... ka vetem nje mundesi per te fituar ne zgjedhje dhe nese nuk e shfrytezon kete mundesi brenda ketyre 6 muajve eshte i humbur pergjithnje. Mundesia e tije e vetme dhe bashke me te levizja VV te organizojne para qershorit referendumin per bashkimin kombetar. Nese nuk e arrijne kete gje me cdo kusht para fillimit te zgjedhjeve elektorale, atehere do bente mire te mos merte pjese ne to se do dali i turperuar nga skena politike.
Nese e arrin ta beje kete referendum, atehere pas zgjedhjeve te pergjithshme e presin sfida te reja te cilat i ka premtuar vete sic eshte nxjerrja para drejtesise e Sali Berishes dhe politikaneve te tjere te korruptuar.
Kroacia e ka dhen shembullin me te mire per cdo komb tjeter qe deshiron te behet pjese e familjes se madhe BE
Revolution 1848
nese dome ndryshime rrenjesore dhe at per te meren e shqiptarise... voten aleances kendej... dhe andej vetevendosjes. kendej z. kreshnik spahiun e andej z. albin kurtin... do kemi bashkim dhe perparim kombetar. me vetevendosjen dhe aleancen do shporren mafija shqiptare nga pushteti, andej dhe kendej... e pastaj do kemi nji shqiperi te bashkuar dhe te pasur. nuk ka ndryshime nese shkon berisha e vjen rama, ose te shkoj hashimi e te vjen ramushi apo isa... te njejt jan. kap njerin e meshoja tjetrit... por sa i perket hashimit e ramushit... rrespekt per te dyt... dhe ket vetem gjate luftes se fundit per clirimin e kosoves... por pas lufte, mos pyet, siq u pa, nuk jan te afte per politike. hashimi mendon qe serbet mashtrohen me traktora... e ramushi mendon qe serbet blihen me nga 2000,. politike feminore qe te dyt... kurse isa mustafa eshte nji dinak i vjeter titist. ju pershendes. rifat mulaj
Kreshnik Spahiu nė “Top Story”
06/12/2012
Kreshnik Spahiu nė “Top Story”
100-vjetori i pavarėsisė u karakterizua nga njė patriotizėm mbarėkombėtar, pavarėsisht trojeve ku tė gjithė shqiptarėt jetojnė. Kjo datė e shėnuar pėr tė gjithė shqiptarėt u shėnjua nga njė rivlerėsim i simboleve kombėtare dhe nga njė retorikė e shtuar e nacionalizmit, nga tė gjitha krahėt e politikės shqiptare.
Megjithatė, nėse ka njė lėvizje qė patriotizmin e ka njė kauzėn e saj parėsore, ajo ėshtė “Aleanca Kuqezi”.
Pikėrisht, pėr tė folur pėr kėtė rikthim tė dukshėm tė nacionalizmin nė njė ēėshtje parėsorė tė politikės shqiptare dhe disa nismave e propozimeve tė kėsaj natyre tė mazhorancės nė fuqi, nė studion e emisionit tė pėrjavshėm politik tė Sokol Ballės, “Top-Story”, ishte i ftuar kryetari dhe themeluesi i “Aleancės Kuq e Zi”, Kreshnik Spahiu.
Pėrballė tij, pėr tė pasuruar bisedėn nė studio, ishin tė ftuar tre analistė tė mirėnjohurm, si Eduart Zaloshnja, Roland Vasjari dhe Mentor Kikia, kryeredaktori i lajmeve nė “Top-Channel”.
”Aleanca Kuqezi ėshtė ajo qė ka sjellė patriotitizimin e politikės shqiptare. Nė kėtė studio, nė njė intervistė njė vit mė parė, vendosa futjen e frymės kombėtare dhe patriotitizimin e instituciuoineve shqiptare si pėrparėsinė tonė kryesore. Mungesa e mbrojtjes sė interesit kombėtar, fatkeqėsisht ka qenė shumė e dukshme pėr shumė kohė”, nisi bisedėn e tij Kreshnik Spahiu.
I pyetur pėr sinqeritetin e politikanėve tė tjerė nė evokimin e ēėshtjes patriotike, si nė rastin e propozimit tė dhėnies sė nėnshtetėsisė pėr ēdo shtetas shqiptar, Spahiu komentoi: “E kam pritur me shumė gėzim deklaratėn e ligjit pėr shtetėsinė, por fatkeqėsisht jam i sigurt se dhėnia e pasaportės pėr ēdo shqiptar nuk do tė realizohet. Edhe retorika pėr bashkim kombėtar, tė dyja erdhėn njė javė pasi u shpall data 23 qershor pėr mbajtjen e zgjedhjeve. Njė vit e gjysmė mė parė, AK i drejtoi parlamentit kėrkesėn pėr tė gjetur konsensuin pėr nismėn e saj “Njė komb, njė pasaportė” dhe nė njė fushatė tre-mujore, e mbuluar gjėrėrisht nga shtypi, kėrkuam qė shtetasit shqiptarė, bashkėkombasit tanė kudo qė ndodhen, tė pajisen me pasaporta shqiptare. Atėherė, kjo nismė as qė u pėrfill. Ndėrsa tani, kjo erdhi njė pak pasi nė Kėshill tė Ministrave, u propozua qė ēdo i huaj qė investon 100 mijė euro nė Shqipėri, mund tė pajiset me nėnshtetėsi automatikisht. E thėnė ndryshe, nėse njė i huaj blen njė shtėpi tek blloku, merr pasaportėn tonė”.
Nė deklaratėn e tij hyrėse, themeluesi dhe kryetari i “Aleancės Kuqezi”, u ndal gjithashtu nė njė pėrshkrim tė shkurtėr historik, pėr tė ilustruar mė mirė idetė e tij. “Unė kam qenė shok fakulteti dhe mik i Azem Hajdarit. Nė vitin 1995-96, u njoha me legjendėn shqiptare, ish-presidentin Ibrahim Rugova. Me tė kemi pasur shumė mundėsi tė rrinim pranė. Shqiptarėve sot duhet t’ua themi nė sy, nga viti 1996 deri nė 2006-n, Rugova nuk e ka pranuar shtetasin Berisha nė Kosovė apo shtėpinė e tij. Arsyet ishin misioni antishqiptar dhe pėrdorimi i Kosovės pėr koncension politik dhe forcimin e pozitave tė tij”.
Nė njė paralelizėm me tė shkuarėn, Spahiu iu rikthye situatės sė viteve 1996-97, pėr tė mbėshtetur idenė e tij se edhe nė tė shkuarėn, kryeministri Berisha e ka shfrytėzuar ēėshtjen kombėtare pėr tė nxjerrė pėrfitime personale politike. “Nė 1996-n, kur gjithēka degratoi, kur shtetasi Berisha ndieu kėrcėnimin se po humbiste pushtetin, iu desh tė kėrkonte futjen para kohe nė luftė tė Kosovės, pėr t’u shkėputur pėrpara pjekjes sė kushteve dhe jashtė axhendės sė SHBA-ve. Kėtė e bėri duke futur shumė faktorė politikė, si Adem Demaēi, duke i thėnė futuni nė luftė se pėrndryshe do mė rrėzojnė amerikanėt. Rugova, me rezistencėn e tij nuk pranoi tė pėrdorej Kosova pėr t’u futur nė luftė qė tė mbahej karrigia e Berishės. Ky ėshtė njė rast analog, kur ky njeri, ēėshtjen e bashkimit kombėtar e fut nė axhendė nė krizat mė tė forta tė Shqipėrisė dhe sot, nė momentin kur bashkimi ėshtė mė pranė se kurrė, po kėrkon tė marrė gjithēka me vete, pėrfshi kauzėn kombėtare, qė ndėrkombėtaret t’a lėnė nė pushtet nė kėmbim tė heqjes sė kėtyre tezave”.
Megjithatė, deklaratat e fundit tė Berishės, mbeten identike me disa tė tilla tė vetė zotit Spahiu, nė lidhje me bashkimin kombėtar, pasaportėn dhe disa tė tjera. Duke mohuar ekzistencėn e njė “xhelozie” politike pėr kėtė retorikė, Spahiu theksoi: “Filozofia dhe doktrina e kuqezinjve ėshtė e kundėrt me tė demokratėve. Patriotizmi jonė ėshtė referendar, ndėrsa i Berishės ėshtė elektoral. Nė momentin kur ngriti kauzėn e pasaportave pėr ēdo shqiptar, aq u gėzova sa i ēova peticionin qė tė ishte ai i pari qė tė firmoste bashkimin Shqipėri-Kovoė, por ka njė javė qė mbetet nė sirtar. Ai ėshtė i vetmi akt ligjor dhe juridik, politik dhe referendar, qė mundėson bashkimin kombėtrar. Aq me gėzim e pritėm sa i dėrguam nė njė orė peticionin qė tė jetė bashkėfirmėtar pėr bashkimin e dy Shqipėrive”.
Nė kalimin e fjalės tek analistėt, ishte zoti Kikia, i pari qė shprehu njė seri rezervash ndaj lėvizjes qė Spahiu kryeson. “Peticioni ėshtė pa vlerė ligjore dhe juridike. Sa pėr AK-nė, unė mendoj se Aleanca nuk ėshtė ajo qė mbolli patriotizmin, i cili gjithmkonė ka ekzistuar edhe mė parė midis njerėzve. AK ėshtė produkt i njė fryme. qė ekzistonte mes njerėzve, qė pas 20 vitesh mund tė demostronin krenarinė e tyre. Fatkeqėsisht, nismat e AK-sė duken se janė kthyer nė nacionalizėm folklorik, pas dalldisė me flamuj, do shėmbim doganėn, duke dalė nė Ksamil si Ēerziz Topulli, duke parė Korfuzin dhe kjo ia zbehu seriozitetin kėsaj gjėje kaq tė bukur. Ju kujtohet qė ka pasur njė tjetėr lėvizje, “Mjaft”-i, qė gjuante Ministrinė me letra higjinike, por kur u shndėrruan nė njė parti politike, askush nuk e mori seriozisht. Personalisht, nuk mund tė besoj njė parti qė ka tė vetmen kauzė tė urrejė fqinjėt. Shqipėrisė i duhen patriotė qė tė duan Shqipėrinė”.
Pėr Eduard Zaloshnjen, paralelizmi midis “Mjaft”-it dhe “AK”-sė ėshtė i gabuar. “Nuk e dimė se si do tė dalin zgjedhjet, por paraprakisht ka diferencė tė madhe mes G99 dhe AK-sė, sepse G99 nuk kishte njė kauzė. Kėrkonte qė arsimi duhet tė ketė 5% tė buxhetit, qė tė rinjtė tė dėgjohen mė shumė, dmth kishte tre kauza qė tashmė janė pjesė e programit tė gjerė tė PS-sė. Ndėrsa AK ka paraqitur njė program tė shkurtėr, me dhjetė pika. Tė gjitha kėto pėrbėjnė risi, pavarėsisht sa tė realizueshme do tė jenė dhe ēėshtė mė e rėndėsishmja, kam bindjen se asnjė parti nė Shqipėri nuk do tė marrė 71 mandate, prandaj me AK-nė ka disa pika tė veēanta dhe goditėse pėr njė pjesė tė caktuar tė elektoratit, mund tė pretendojė tė ketė njė peshė reale nė politikėn shqiptare pas kėtyre zgjedhjeve”.
Roland Vasjari, midis analistėve, ishte ai qė mbajti qėndrimin mė tė ashpėr kundėr Aleancės Kuqezi, duke e konsideruar kėtė parti si “gati absurde”, terminologjinė e tyre si “tė frikshme dhe tmerruese” e qėllimin e tyre si “nė kundėrshtim me unitetin kombėtar”. “Nuk mė duket korrekte, qė pėr tė luftuar Kryeministrin e Shqipėrisė, i referohet dy individėve tė nderuar qė nuk jetojnė mė sot, sepse mund tė dalin njerėz e tė shpikin histori nga mė tė pafundmet. Kjo ėshtė e para dhe kjo nuk ėshtė aspak e ndershme”, nisi vlerėsimin e tij Vasjari, duke iu referuar figurės sė nderuar tė Rugovės.
”Shumė interesante logjika totaliare e Spahiut nė Shqipėrinė dhe Kosovėn. Kikia tha se kush tha qė nėse do tė votojnė shqiptarėt e tė dy krahėve, ne me tė vėrtetė do tė bashkohemi. Personalisht, unė jam kundėr bashkimin dhe nuk kam frikė ta deklaroj, por askush nuk mund tė mė thotė qė unė e dua mė pak Kosovėn se Spahiu qė ėshtė pro”.
Edhe mė i ashpėr vlerėsimi konkret i Vasjarit pėr vetė Aleancėn: “AK mbetet njė formacion jakobin, qė ka njė ide nė kokė, por sot ngrita pikėpyetje tė thella edhe pėr idenė e saj, pasi Spahiu se paska tek ēėshtja kombėtare, por tek kryeministri dhe po shfrytyėzn nacionalizmin e tij pėr tė luftuar Berishėn. Modelet si AK lindin kur prishet kontrata mes politikės dhe shoqėrisė, kur krijohen vakume, qė okupohen nga grupacione qė ose kanė intonacione nacionaliste apo anti-politike. AK ėshtė gati-gati njė lėvizje absurde, pasi mpleksen tė dyja dhe spekulohet me ēėshtjen kombėtare. Pastaj terminologjia flet vetėm pėr arrestime, burgosje, dhunė. Terminologjia e tyre agresive nuk mund tė ketė legjitimitet as brenda kėsaj demokracie, pasi bie ndesh me unitetin kombėtar”.
I vendosur pėrballė kėtyre kritikave, Spahiu shpjegoi fillimisht dy ēėshtje tė rėndėsishme, atė tė referendumit dhe deklaratave populiste. ”Ne jemi shumė tė hapur dhe nuk do i shmangem kritikave e pyetjeve. Madje ne kemi njė ekip monitorues qė raportojnė ēdo ditė pėr kritika, fyerje dhe sharje nga tė gjhithė analistėt dhe gazetarėt. Pėrsa i pėrket referendumit, i sqaroj Kiksė se forma mė e mirė dhe e vetme juridike e politike pėr tė realizuar bashkimin ėshtė referendumi. Njė nga instumentat pėr tė kėrkuar referendum popullor, nė bazė tė nenit 150 tė kushtetutės, natyrisht ėshtė referendumi qė kėrkohet nga 50 mijė qytetarė me tė drejtė vote”.
”Sot Kosova dhe Shqipėria janė dy shtete tė pavarura, ndaj duhet tė vijė njė sistem i ri qė do tė implementohet dhe njihet ndėrkombėtarisht”, vazhdoi Spahiu. “Ne jemi tė hapur pėr fushatė referendare, e cila ėshtė referendare dhe jo elektorale. Referendumi mund tė bėhet pas njė viti, dy vitesh, kjo nuk lidhet me marrjen apo rėnien e pushtetit. Gjithashtu ne jemi tė gatshėm pėr Federatė. Jemi duke lobuar me ndėrkombėtarėt qė tė pranojnė kėtė formulė, me bashkimin e dy shteteve qė ruajnė autonomi, sovranitet, politik. Kjo hap mundėsinė e shtimit tė shteteve tė tjera, bashkimi i Shqipėrisė ėshtė hapi i parė i Federatės Shqiptare nė Ballkan. Politikanėt sot flasin pėr bashkimin nė Bruksel, pėr atė ditė qė do tė bashkohemi gjithashtu me grekėt, serbėt dhe tė tjerėt. Ne themi jo, ajo qė sjell prosperitet pėr tė gjithė ėshtė fillimisht bashkimi i shqiptarėve, pavarėsisht asaj qė do tė ndodhė nė Bruksel”.
Deklarata e kryeministrit pėr tė dhėnė pasaporta shqiptare
Deklarata e lėshuar nga kryeministri Berisha, dy ditė mė parė gjatė mbledhjes sė qeverisė nė Muzeun e Pavarėsisė, aty ku Ismail Qemali mblodhi pėr herė tė parė qeverinė e tij, pėr dhėnien e pasaportave pėr tė gjithė shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufirit shtetėror, u cilėsua nga kryeredaktori i Top Channel, Mentor Kikia si pėrpjekje pėr tė fituar kapital elektoral: “Kryeministri pa se nė lėmin e nacionalizmit ka vota dhe u turr edhe ai. Por befas u gjendėm nė njė realitet tjetėr. Miratimi, nė rastin mė tė mirė tė njė ligji tė tillė, do tė krijonte pėshtjellime tė mėdha ndėr shqiptarėt nė rajon, si ajo e njė emigracioni brenda pėr brenda shqiptarėve dhe nga njė Shqipėri e Madhe do tė shkonim nė njė Shqipėri aktuale, por me mė shumė shqiptarė”.
Analisti Vasjari vlerėsoi si patriotike deklaratėn e Berishės, por shtoi se ajo duhej lėshuar pas njė konsultimi me opozitėn dhe forcat e tjera politike, pasi akti i pajisjes me pasaportė pėrkthehet nė tė drejtė elektorale pėr shqiptarėt qė jetojnė jashtė kufijve aktualė: “Deklarimi i kryeministrit ėshtė njė ide patriotike, jo nacionaliste. Por kjo nuk pėrligj, nė kėndvėshtrimin tim karakterin unilateral tė deklaratės. Problemi mė i madh qė mund tė shkaktojė kjo ide, ėshtė aspekti mė delikat, mendoj qė kryeministri pėrpara se ta lėshonte kėtė, duhej ta konsumonte me kreun e opozitės, sepse dihet qė impakti qė ka Berisha nė Kosovė ėshtė mė i madh dhe i pakrahasueshėm me atė qė ka zoti Rama. Fakti qė shtetasi shqiptar, nėnkupton pajisjen e tyre me tė drejta, qė do tė thotė e drejta elektorale dhe nėse nė njė skenar shumė tė mundshėm, mjaft shqiptarė tė Kosovės dhe Maqedonisė do tė ishin njė depozitė votash duke prishur njė ekuilibėr politik qė ekziston nė realitetin shqiptar. Kjo prishje do tė jetė jashtėzakonisht problematike sepse do tė prodhojė efekte tė kundėrta nga ideja e zotit Berisha”.
Ndėrsa analisti tjetėr i ftuar nė panel, Zaloshnja bėri njė krahasim tė deklaratės sė Berishės me atė tė Enver Hoxhės nė vitin 1951 qė pajisi ēamėt e pėrzėnė nga Greqia me pasaporta shqiptare. Kjo, sipas Zaloshnjės, u mohoi tė drejtat e popullsisė ēame pėr tė kėrkuar pronat nė Greqi, pasi Athina i ēregjistroi nga gjendja civile. I njėjti efekt, paralajmėroi Zaloshnja, mund tė ndodhė edhe nė Preshėve, Maqedoni apo Mal tė Zi.
Kreu i AK-sė, Kreshnik Spahiu tha se forca politike qė ai udhėheq, ėshtė pro dhėnies sė pasaportės pėr tė gjithė shqiptarėt, por mė parė duhet tė sigurohen garancitė e nevojshme se ata nuk do tė shpėrngulen nga trojet ku jetojnė pėr tė shmangur spastrimet etnike.
Mė tej, kreu i AK-sė shtoi nevojėn e bashkimit tė dy shteteve shqiptare, bashkim qė sipas tij do t’i japė njė tjetėr hov ekonomisė dhe sigurisė kombėtarre: “Bashkimi duhet tė ndodhė qė Shqipėria nė Europė tė hyjė dy herė mė shpejt. Bashkimi rrit sigurinė kombėtare, tregu i Shqipėrisė ėshtė shumė i vogėl, nuk afron asnjė investitor tė madh. Shqipėria dhe Kosova kanė ekonomi komplementare. Turizmi, Shqipėria mesdhetar, Kosova alpin. Heqja e doganave ul cmimet e produkteve. Ekonomia zhvillohet dhe standardet u afrohen mė shumė Bashkėimit Europian”.
Kritikave tė AK-sė pėr prezencėn e “tre ministrave grekė” nė qeveri, iu kundėrvu kryeredaktori i TCH, Mentor Kikia. Zoti Kikia ngriti pyetjen se si njė parti qė nga njėra anė kėrkon tė drejta pėr shqiptarėt nė Preshėve, synon zhdukjen e tė drejtave tė minoriteteve tė tjera qė jetojnė nė Shqipėri.
Zoti Spahiu u pėrgjigj se AK nuk ėshtė pėr “dėbimin” e tyre, por pėr pėrfaqėsimin sipas pėrqindjes sė popullsisė.
Spahiu pėrmendi pėr herė tė parė nė Top Story se s’i kishte marrė njė kėrcėnim, sipas tij, nga njerėz tė afėrt tė kryeministrit Berisha gjatė nismės “Njė Komb, njė Kombėtare”, nismė nė tė cilėn Spahiu u angazhua gjatė kohės kur mbante postin e kreut tė KLD-sė: “Njėriu mė i afėrt me Berishėn, ai qė ēon sms, mė tha “duhet tė dorėhiqesh sepse po na prish marrėveshjen me Greqinė pėr integrimin dhe statusin” dhe gjithcka ka ndodhur nė kohėn kur sapo kishte nisur lėvizja “Njė Komb njė Kombėtare”.
Lidhur me qendrimin e komunitetit ndėrkombėtar pėr frymėn nacionaliste tė AK-sė, zoti Spahiu siguroi se nuk ka asnjė reagim tė drejtpėrdrejtė tė institucioneve ndėrkombėtare dhe shtoi se AK ka njė program tė qartė pėr tė regjistruar pronėn e shqiptarėve, brenda dhe jashtė kufijve tė Shqipėrisė.
Parashikimet elektorale
Zaloshnja renditi dy faktorė qė sipas tij do tė ndikojnė nė rezultatin elektoral tė AK-sė, faktori i brendshėm dhe ai i jashtėm: “Ka faktorė tė brendshėm dhe faktorė tė jashtėm, sepse dihet qė nga krijimi i shtetit shqiptar qė fuqitė e mėdha kanė luajtur njė rol tė rėndėsishėm se kush do tė jetė nė pushtet nė Shqipėri. Unė lėvizjen e Berishės e shoh nė aspektin e brendshėm. Ka ndjerė nga sondazhet qė AK pėrbėn njė rrezik elektoral, ndaj u fut nė kėtė fushė ku po luantė AK. Nga pikėpamja e jashtme, kam vėnė re qė Berisha luan kartėn patriotike kur ka probleme me fuqitė e mėdha. Berisha me tezėn e patriotizmit po mundohet qė me njė gurė tė vrasė dy zogj, tė rintje dhe ish tė pėrndjekurit qė ndoshta mund tė rrėshqasin me FRD-nė”.
Kryeredaktori TCH, Kikia pohoi se AK do tė marrė vota nga shtresa e shoqėrisė qė deri mė sot ndjehet e papėrfaqėsuar nė politikė. Sipas tij, shumė shqiptarė janė nė kėrkim tė njė force dhe lideri pėr t’i pėrfaqėsuar, por pėrjashtoi mundėsinė qė kjo forcė tė jetė AK: “AK do tė marrė vota, por nga njerėz qė deri mė tani janė ndjerė tė papėrfaqėsuar nė politikė, qė mllefin e tyre ndaj tė gjithėve, e nxjerrin duke thėnė qė nuk jam me askėnd. AK do tė mbledhė vota kėtu, por do tė vazhdojė tė mbetet nė minorancė. Unė personalisht vazhdimisht do tė kėrkoj njė parti qė tė ‘zbythė’ kėta sulltanė, por tek AK shikoj njė parti me shumė mllef”.
Analisti Vasjari shtoi se AK ka njė fat tė madh pasi ėshtė krijuar nė rrethana tė favorshme politike, por shtoi se kjo parti do tė jetė njė fenomen tranzitor: AK ka njė fat tė madh sepse lindi nė kushtet kur njė forcė e re politike do tė ishte e pėrshtatshme pėr mjedisin politik. AK shfrytėzoi rrethanat, por mendoj qė ėshtė njė fenomen tranzitor. Nuk kam frikė tė them qė AK ėshtė njė fluks i rrezikshėm pėr politikėn dhe shoqėrinė shqiptare nėse nuk moderohet. Mendoj qė nė zgjedhjet e 2013, AK do tė marrė vota, do tė jenė vota qė do tė kenė njė peshė tė caktuar, mbase edhe kushtėzuese pėr pushtetin e ardhshėm, por nėse AK nuk moderohet radikalisht do tė ngelet njė fenomen tranzitor”.
Nė mbyllje, lideri i AK-sė, Kreshnik Spahiu kėrkoi votėn e shqiptarėve pėr tė “hequr qafe sistemin” dhe jo pėr rotacion politik. Ai premtoi se AK ėshtė e vetmja forcė politike qė do tė vendosė kulturėn e ndėshkueshmėrisė pėr politikanėt, duke nisur nga kryeministri Berisha, qė ai e cilėsoi si mė tė korruptuarin. Pėr kėtė ai solli shembullin e Kroacisė, ku ish-kryeministri Ivo Sanader u dėnua me burg pėr korrupsion nė dy tendera rrugėsh.
“AK ka lindur pas 21 janarit. Pas ditės nė tė cilėn mendoj qė opozita shqiptare parlamentare ėshtė tkurrur. Ne mendojmė qė AK ėshtė opozita e vėrtetė, ndryshe nga tė vjetrat, qė ka njė filozofi ndryshe pėr tė ardhmen e shqiptarėve. AK thotė qė ne nuk jemi pėr rotacion politik, nuk kanė qenė mė tė mira 8 vitet e socialistėve se sa 12 vitet e demokratėve. Ne kemi filozofi tjetėr. Tė rrėzojmė kėtė sistem tė vjetėr politik dhe tė ngremė njė tė ri, tė rrėzojmė kėtė sistem qė lindi me PD, e cila hoqi kapitullin e bashkimti kombėtar sepse synonte tė forconte pushtetin. Jemi e vetmja lėvizje qė kemi guximin, qė nga unė dhe cdo drejtues i AK-sė do tė jetė vetėm 2 mandate, po ashtu edhe cdo drejtues nė shtet. Politika e re ėshtė me dy modele nė rajon, modeli shqiptar dhe modeli kroat. Kroacia po integrohet sepse filloi nga ndėshkimi duke cuar nė burg kryeministrin pėr dy tendera rrugėsh, Nė Shqipėri kemi politikanin mė tė pasur, njeriu mė i korruptuar nė Europė, ndaj nėse ky nuk ndėshkohet, procedohet dhe hapet dosja pėr ndėshkim, nuk ka integrim. Kėtė mund ta realizojė vetėm AK, ndaj shqiptarėt duhet tė mbėshtesin njė lėvizje qė mbron ndėshkueshmėrinė. Berisha duhet tė shkojė para ligjit dhe kėtė e bėn vetėm AK”, pėrfundoi zoti Spahiu.
http://www.top-channel.tv/artikull.php?id=247386
E kam pare mbreme emisjonin. Nese deri dje kam pasur dyshime per te votuar Kreshnik Spahiun sot nuk i kam me ato dyshime. Shpresojme te vazhdoje keshtu deri ne zgjedhje dhe do ta kemi force te madhe ne parlament dhe pse jo ne pozite.
Revolution 1848
per mendimin tim nuk ben,flet shume duke ditur shume mire se ata qe thot nuk behen,eshte vetem nje demagogog,e pash dhe un emisionin,jam komplet gakord me ata qe i tha Spahiut gazetari Kiki nese nuk gaboj emrin e tij,gjithashtu pash dhe emisionin tjetr ne klan,me pelqeu shume se si e trajtuan temen atje te ftuarit nga kosova dhe maqedonia,me pelqeu shum si foli paskal milo dhe menduh thaci
Dmth referendumi nuk mund tė kėrkohet nėse mblidhen 50 mijė firma?
Ku te gjejme atdhetar te tille qe ja bejne bam te gjithe politikaneve te koruptuar e te drejtuar nga fqinjet tane lakmimtare.
Shqiperia duhet te jete vetem Kuq e Zi. Te gjithe ata qe thone jemi greke e serbe te shkojne ne gerqi e serbi.
Rrofte Shqiperia Etnike.
Rrofte Flamuri Kuq e Zi.
Pellazg Iliria
Krijoni Kontakt