Masakrojnë të motrën pasi vite më parë ishte konvertuar nga besimtare e sektit kopt ( të krishterë në Egjipt ) në muslimane.
Në vitin 2005 Salua Adel vendosi të braktisë shtëpinë dhe besimin e saj për hir të një dashurie të lindur me një të ri musliman në Kajro. Por disa vite më vonë, tre vëllezërit e 28 vjecares, arritën të lokalizojnë banesën e saj, futen brenda e më pas e masakrojnë me thika, bashkë me djalin e saj 5 vjecar, frut i martesës me të riun musliman.
Krimi makabër është pranuar nga vetë autorët të cilët para gjykatës në Kajro janë shprehur se kanë vrarë motrën e tyre për të “pastruar gjakun e familjes”.
Ndërkohë, akti në fjalë ka ndezur protesta të salafitëve (besimtarë muslimanë ekstremistë) të cilët janë tubuar para gjykatës duke kërkuar vdekjen e 3 vëllezërve.
http://top-channel.tv/artikull.php?id=209627&ref=lajme
Krijoni Kontakt