Close
Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 198
  1. #41
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zgjidhet nėndega e PDSH-sė nė Brodec


    Tetovė – Tė dėshpruar nga gjendja e rėndė ekonomike dhe sociale, tė manipuluar dhe tė anashkaluar nga partia shqiptare nė pushtet, Bashkimi Demokratik pėr Integrim, sot banorėt e fshatit Brodec tė Tetovės i hapėn dyert pėr Partinė Demokratike Shqptare.
    Me iniciativė tė disa banorėve tė fshatit Brodec, sot u themelua nėndega e PDSH-sė. Nė mbledhjen konstituive tė nėndegės sė PDSH-sė nė Brodec nė prani tė Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė PDSH-sė, prof.dr. Metin Izeti dhe Kryetarit tė degės sė PDSH-sė nė Tetovė, z. Luan Tresi, pėr Kryetar nėndege nė Brodec u zgjodh Avdil Fetai, sėbashku me disa anėtarė tė tjerė tė cilėt do tė jenė pjesė e kryesisė sė nėndegės. Strukturave tė kėsaj partie ju bashkangjit edhe ish-kryetari i nėndegės sė BDI-sė dhe disa ish-anėtarė tė kėsaj partie tė zhgėnjyer nga politika e Qeverisė aktuale.
    Kryesia e sapozgjedhur e nėndegės sė Brodecit, nė mbledhjen e sotme njoftoi pėrfaqėsuesit e Kryesisė Qėndrore tė PDSH-sė pėr shtypjet e vazhdueshme qė iu bėhen fshatarėve tė Brodecit nga ana e militantėve tė BDI-sė. Pėrkundėr kėsaj interesimi pėr tė iu bashkangjit radhėve tė PDSH-sė ėshtė i madh.
    Themelimi i strukturave dhe angazhimi i banorėve tė kėsaj ane do tė kontribuojė nė realizimin e qėllimeve dhe programit tė PDSH-sė ku pėrveē projekteve tė pėrgjithshme kombėtare, njė vend tė rėndėsishėm zė edhe zhvillimi i malėsisė sė Tetovės, ka deklaruar para tė pranishmėve Sekretari i pėrgjithshėm i PDSH-sė, z. Metin Izeti.

    Shqipmedia
    Sui generis

  2. #42
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR braktiset nga kreu i Strugės dhe kėshilltarėt e Tetovės


    Parashikimet e analistėve pėr rikonfigurimin e skenės politike shqiptare filluan tė realizohen para se tė mbahen zgjedhjet parlamentare. Partinė e Selmanit e ka pėrfshirė njė valė e re ikjesh, qė nga Struga e deri nė Tetovė. DR nuk pranon t’i komentojė kėto zhvillime, shkruan gazeta Koha.
    Kryetari i Degės sė Demokracisė sė Re nė Strugė, Hyjnor Kica, ka dhėnė dorėheqje nga posti. Dorėheqjen e ka konfirmuar vetė ai nė njė prononcim pėr gazetėn “KOHA”, ndėrsa thekson se pėr kėtė, zyrtarisht e ka informuar edhe partinė. Tanimė ish-kreu i DR-sė nė Strugė, Hyjnor Kica, thekson se do tė vazhdojė tė mbetet vetėm nė postin e kėshilltarit tė kėsaj partie nė Kėshillin Komunal tė Strugės. “Unė kam dhėnė dorėheqje dhe dorėheqja ime tani mė ėshtė akt i kryer”, thotė Hyjnor Kica, ishkreu i DR-sė nė Strugė. Ai thekson se arsyeja e largimit nga posti ka tė bėjė me obligimet profesionale nė Universitetin Shtetėror tė Tetovės. Nga ana tjetėr, jozyrtarisht merret vesh se largimi i tij ndėrlidhet me mospėrfilljen e deritanishme tė kreut tė Degės nga struktura udhėheqėse e Demokracisė sė Re. Njėjtė si nė Strugė, ikje nga partia e Selmanit janė regjistruar edhe nė Tetovė. Tė enjten, dorėheqjen nga Demokracia e Re e kanė njoftuar edhe dy kėshilltarėt nė Kėshillin e Komunės sė Tetovės. Kėshilltarja Shpresa Syla nė njė prononcim pėr gazetėn “KOHA” ka njoftuar se ajo dhe kėshilltari tjetėr Ylber Tahiri, prej tė enjtes nuk janė mė kėshilltarė tė Demokracisė sė Re nė Kėshillin Komunal tė Tetovės. “Sė bashku me Ylber Tahirin do tė veprojmė si kėshilltarė tė pavarur, vetėm nė interes tė qytetarėve”, ka deklaruar kėshilltarja Syla. Ndėrkohė, zėdhėnėsi i Partisė Demokratike Shqiptare, Agon Ferati, tė enjten gjatė njė konference pėr shtyp ka informuar gjithashtu se tre kėshilltarėt e pavarur tė Komunės sė Zhelinės, tė cilėt kohė mė parė u larguan nga Demokracia e Re – Naim Sejfuli, Kasam Arifi dhe Elif Ajruli, tanimė janė radhitur nė radhėt e PDSH-sė. “PDSH do tė vazhdojė tė mbajė dyert e hapura pėr tė gjithė qytetarėt shqiptarė qė janė tė pakėnaqur dhe qė e mbėshtesin platformėn e saj”, tha Agon Ferati. Pėr kėto zhvillime tė fundit nė DR, gazeta KOHA kėrkoi dje edhe qėndrimin e partisė sė Imer Selmanit, por ata nuk pranuan tė prononcohen dhe tė japin komentet e tyre. Pėrveē Strugės dhe Tetovės, muaj mė parė nga radhėt e Demokracisė sė Re u largua edhe ish-kryetari i Degės sė kėsaj partie nė Gostivar, Lavdrim Veliu. Nė arsyetimin e dorėheqjes sė tij, ai kishte theksuar shkaqet private. Vala e fundit e largimeve nga partia e Selmanit filloi tė hėnėn kur kėtė parti e braktisi Ilmi Qerimi, ndryshe kėshilltar i Komunės sė Petrovecit dhe kryetar i Degės sė kėsaj partie. Sė bashku me tė, nė radhėt e partisė sė Thaēit kaluan edhe anėtarėsia dhe krejt Dega e DR-sė nė Komunėn Petrovec. Kėto ikje masive nga DR, para disa ditėve pėr gazetėn KOHA i parashikuan edhe analistėt politikė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  3. #43
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Zbulohen votues tė ndjerė me mbi 100 vjet nė Maqedoni


    Nė listat zgjedhore janė zbuluar dhjetėra qytetarė qė kanė ndėrruar jetė, por qė ende figurojnė nė listat si votues edhe pėr zgjedhjet e 5 qershorit.

    Nė qytetin e Manastirit janė zbuluar kėto ditė dhjetėra shtetas nėpėr listat e votimit, tė cilėt qė moti kanė ndėrruar jetė. Njėra prej tyre ėshtė edhe Panoreja Zaharopulo, qė tani rezulton me 107, mirėpo qė moti ajo ka ndėrruar jetė.

    Fqinjėt e saj nga lagja e vllehve nė Manastir theksojnė se ajo ka ndėrruar jetė para disa viteve, por janė tė ēuditur se ajo si figuron ende nė listėn e votimit. Janė edhe dhjetėra tė tjerė 100 vjeēar qė gjithashtu janė gjetur nėpėr lista nė Manastir.

    Raste tė tilla janė zbuluar edhe nė Shkup dhe nė qytetet tjera nė Maqedoninė Lindore, Kėrēovė vota e cilėve do tė rezultojė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare tė 5 qershorit.

    Mbi 20 mijė veta ishin pastruar nga listat e votimit, pasi qė pjesa mė e madhe e tyre ka ndėrruar jetė, dhe pjesa tjetėr nuk janė shtetas tė Maqedonisė. Nga shifrat e deritanishme zyrtare, numri i votuesve nė Maqedoni rezulton tė jetė mbi 1 milion e 793 mijė votues.

    Komisioni Shtetėror i Zgjedhjeve (KSHZ) i ka bėrė thirrje qytetarėve qė deri mė 4 maj tė verifikojnė tė dhėnat e tyre nė listėn zgjedhore.

    (INA)
    Sui generis

  4. #44
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH debatoi pėr listat e kandidatėve pėr deputet


    Sot nė Tetovė Kuveni Qendror I Partisė Demokratike Shqiptare mbajti mbledhje nė te cilėn I’a dha te drejtėn Kryetarit tė PDSH-sė Menduh Thaci, qė tė hartojė listėn e deputetėve tė PDSH qė do tė garojnė nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare me 5 qershor 2011. Kėto propozime Kryetari i partisė do ti paraqesė nė Konventėn
    e partisė e cila do tė mbahet mė 4 Maj 2011, me fillim nė ora 19.00h nė
    sallėn sportive tė Shkollės sė mesme tė Mjekėsisė nė Tetovė.

    Shqipmedia
    Sui generis

  5. #45
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    DR promovoi kandidatin nga diaspora


    Dje nė Pallatin e Kulturės nė Gostivar, para simpatizuesve dhe mysafirėve tė shumtė, Demokracia e Re promovoi kandidatin e saj pėr deputet nga diaspora shqiptare nė Evropė, z. Kujtim Aligega.
    Tė pranishmive nė sallė nė fillim iu drejtua Shefi i Shtabit Qendror Zgjedhor tė DR-sė, z. Arjanit Hoxha, i cili nė fjalimin e tij, mes tjerash, tha: “Sot jemi kėtu pėr tė promovuar kandidatin pėr deputet tė Demokracisė sė Re pėr kontinentin e Evropės, z.Kujtim Aligega dhe me kėtė dėshmojmė qartė se pavarėsisht se diaspora shqiptare ėshtė larg prej kėtu, ne gjithmonė do tė jemi bashkė. Ne nuk jemi vetėm 1 milion ashtu siē thotė dikush, por jemi mbi 10 milion shqiptarė aty ku tė gjithė pretendojmė tė shkojmė, nė familjen e madhe tė Bashkimit Evropian”.
    Kandidati pėr deputet nga diaspora shqiptare nė Evropė, z. Kujtim Aligega, duke shpalosur arsyet pėr kandidimin e tij, theksoi se ka vendosur qė shqiptarėve tė diasporės nga Evropa t’iu ofrojė njė platformė e cila do tė lehtėsojė qarkullimin e tyre tė lirė, do tė hap mundėsi pėr investimin e tyre kėtu nė Maqedoni dhe kthimin sa mė tė shpejtė tė tyre nė vendlindje. “Kandidimin tim nė zgjedhjet e ardhshme parlamentare, unė e shoh nga kėndi i mundėsisė qė diaspora jonė tė mos mbetet nė tė ardhmen vetėm burim devizash qė do mbajė gjallė denarin e Maqedonisė, por edhe pjesmarrės nė drejtimin e kėtij shteti. Pranova tė jem kandidat pėr deputet i DR-sė sepse nė kėtė parti e njoha forcėn politike qė e ka kuptuar se nuk mund tė jesh i barabartė me atė qė e mban dorėn nė xhepin tėnd e nxjerr nga aty sa tė dojė dhe nuk ta kthen atė kurrė. Kemi vullnet tė paluhatshėm politik qė definitivisht tė fitojmė hisen tonė nė kėtė vend” tha Aligega para tė pranishmive.
    Kryetari i DR-sė, z. Imer Selmani, nė fjalėn e tij theksoi nevojėn qė shqiptarėt nė kėto zgjedhje tė parakohshme tė pėrcaktohen pėr njė tė ardhme ndryshe nga e kaluara, pėr njė tė ardhme e cila ata do t’i bėjė shtetndėrtues dhe hisetarė tė vėrtetė tė shtetit. “Qė nga themelimi i partisė sonė, ne asnjėherė nuk kemi thėnė se tė tjerėt janė tė kėqij, se tė tjerėt nuk kanė tė drejtė t’u besojnė koncepteve tė tyre politike, se nuk kanė legjitimitet tė konkurojnė nė garėn politike, por kemi thėnė dhe themi se ne jemi mė tė mirėt, sepse veprimin tonė politik e mbėshtesim nė idenė se mund tė veprojmė ndryshe, se ia kemi borxh popullit tonė tė bėjmė politike tė pėrgegjshme dhe fitimprurėse pėr popullin tonė. Ne jemi tė vetėdijshėm se kjo rrugė ėshtė e gjatė dhe e mundimshme, mirėpo ne jemi tė kėmbėngulur tė arrijmė kėtė cak, andaj do tė pranojmė vetėm njė fillim dhe njė fund qė do tė bartin njė emėrues tė pėrbashkėt – suksesin! Suksesin tonė i cili do tė jetė sukses i popullit tonė!” ka thėnė Selmani.
    DR DO TĖ MBĖSHTET KANDIDATIN E KSHAI PĖR DEPUTET NGA DIASPORA NĖ AMERIKĖ
    Demokracia e Re do tė mbėshtet kandidatin e diasporės pėr deputet nga Amerika tė cilin do ta propozojė Kėshilli Shqiptaro-Amerikan nga Illinoisi. Nė kėtė drejtim, DR-ja ka shprehur gatishmėrinė qė kandidati tė paraqitet edhe nėn emblemėn e DR-sė nė kėto zgjedhje.
    Demokracia e Re: PDSH shpif
    Demokracia e Re ėshtė e vetėdijshme se Partia Demokratike Shqiptare, nė mungesė tė ndonjė oferte konkrete apo ideje nė interes tė elektoratit shqiptar, ėshtė nė gjendje tė pėrdor tė gjitha metodat mė tė ulta pėr tė njollosur dhe dėmtuar Demokracinė e Re.
    Demokracia e Re reagon ashpėr ndaj spekulimeve tė publikuara kohėve tė fundit nė disa mediume tė afėrta me PDSH-nė pėr gjoja largime tė funksionarėve lokal nga DR-ja.
    Nė shtojcė tė kėtij reagimi do tė gjeni demante tė Kėshilltarit tė DR-sė nė Komunėn e Petrovecit, z. Elmi Qerimi dhe tė Kryetarit tė Kėshillit Vendor tė DR-sė nė f. Orllancė tė Komunės sė Haraēinės, z. Sejfulla Bekteshi.
    Njėkohėsisht, informojmė opinionin publik se ish-Kryetari i Kėshillit Komunal tė DR-sė nė Strugė, z. Hyjnor Kica nuk ėshtė larguar nga DR-ja dhe vazhdon tė kryejė funksionin e anėtarit tė Kuvendit tė Kėshillit Komunal tė DR-sė nė Strugė dhe kėshilltarit nė Komunėn e Strugės nga rradhėt e DR-sė.
    Kėto veprime tė PDSH-sė janė asgjė tjetėr pėrveē se demonstrim i hapur i panikut qė mbizotėron nė PDSH, sepse edhe vet janė tė vetėdijshėm se pas 5 Qershorit do tė shkojnė nė histori.
    *Shqipmedia do tė botojė tė plota, pa ndėrhyrje komunikatat dhe konferencat pėr shtyp tė partive politike.


    Shqipmedia
    Sui generis

  6. #46
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Takohen Ahmeti e Thaēi, ndėrmjetėsojnė ambasadorėt

    Shkup 3 maj - Krerėt e dy partive mė tė mėdha shqiptare nė Maqedoni, Bashkimi Demokratik pėr Integrim (BDI) dhe Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) do tė takohen ndėrmjet vete.

    Njoftimi zyrtar pėr mbajtjen e kėtij takimi ėshtė dhėnė nga vetė Ambasada e Republikės sė Shqipėrisė nė Shkup.

    Sipas informacionit zyrtar, takimi ėshtė caktuar tė mbahet tė mėrkurėn (nesėr) nė orėn 12 nė Hotel Stone Bridge.

    Por nė kėtė takim tė rrallė ndėrmjet Ali Ahmetit dhe Menduh Thaēit, nuk do tė jenė prezent vetėm kėta liderė.

    Aty tė pranishėm, pėrveē Ambasadorit tė Republikės sė Shqipėrisė, Arben Ēejkut, do tė jenė edhe Ambasadorėt e fuqishėm perėndimorė.

    Sipas njoftimit tė Ambasadės shqiptare nė Maqedoni, nė takimin Ahmeti-Thaēi do tė jenė tė pranishėm edhe Ambasadori i SHBA-sė, Shkėlqesisė sė Tij Philip T.Reeker, dhe Ambasadori i BE-sė, Shkėlqesisė sė Tij, Peter Sorensen.

    Ky takim mbahet pikėrisht vetėm disa ditė para se nė Maqedoni tė nis fushata pėr zgjedhjet parlamentare tė qershorit.

    Aktualisht situata politike nė kėtė shtete ėshtė mjaft e tensionuar, me theks tė veēantė nė taborin shqiptar, sidomos tek dy partitė rivale BDI e PDSH.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  7. #47
    revolucionar Maska e bOndi_oo7
    Anėtarėsuar
    18-10-2005
    Vendndodhja
    Shkup
    Postime
    704

    BDI publikon listat e kandidateve per deputete me te cilet do te garon ne zgjedhje

    Musa Xhaferi, Abdylaqim Ademi dhe Tahir Hani nuk do tė jenė kandidatė pėr deputetė nė Listat e BDI-sė. Kjo u vendos nė mbledhjen e sotme tė kėshillit tė pėrgjithshėm tė kėsaj partie. Edhe pse nė mbledhjen e mbrėmshme tė Kryesisė Qendrore ishte vendosur paraprakisht qė Xhevat Ademi tė mos ishte kandidatė pėr deputet, ai iu rikthye listės pas tėrheqjes nė momentin e fundit nga zv/kryeministri Abdylaqim Ademi. Kėshilli i pėrgjithshėm i BDI-sė nė mbledhjen e sotme miratoi listat e deputetėve. Nė njėsinė e parė zgjedhore bartės i listės do tė jetė kryetari aktual i Komunės sė Ēairit Izet Mexhiti, e dyta Suzana Saliu dhe i treti kryetari i Lidhjes Demokratike tė Boshnjakėve Rafet Muminoviq. Nė njėsinė e dytė zgjedhore bartėse e listės do tė jetė Ermira Mehmeti Devaja, i dyti Rexhail Ismaili nga Sllupēani, i treti deputeti i deritashėm Hajrulla Misni, i katėrti drejtuesi i lėvizjes Zgjohu Artan Grubi ndėrsa i pesti Safet Neziri. Ministri i shėndetėsisė Bujar Osmani si bartės i listės do tė garojė nė njėsinė e tretė zgjedhore. Bartės i listės nė njėsinė e pestė zgjedhore do tė jetė Arben Llabunishti, e dyta nė listė pėr deputet nė njėsinė e pestė zgjedhore ėshtė caktuar Vjollca Memedi, i treti Nedim Ramizi dhe i katėrti Amet Axhiu. Ndryshime pati edhe nė listėn e njėsisė sė gjashtė zgjedhore. Nė kėtė njėsi zgjedhore bartės i listės do tė jetė lideri i BDI-sė Ali Ahmeti, e dyta Teuta Arifi, i treti nė listė ėshtė Talat Xhaferi, i katėrti Behixhudin Shehapi, i pesti Xhevat Ademi, pastaj Dėshira Imeri, Irfan Deari, i teti nė listė ėshtė ministri i mjedisit Nexhati Jakupi, Hajrie Misini, Hisen Xhemaili dhe Mehmet Selmani. BDI gjithashtu ka caktuar edhe deputetin e diasporės, juristin Ismail Beluli nga Gostivari qė jeton dhe vepron nė Zvicėr. Sa i pėrket partive tjera deri mė tani vetėm PDSH-ja ka bėrė tė ditur se listėn e kandidatėve do ta prezantoj nesėr ndėrsa nga DR-ja dhe RDK-ja si duket do tė presin afatin e fundit pėr publikimin e listave qė skadon mė 5 maj nė mesnatė. Mė 13 maj KSHZ do tė organizojė hedhjen e shortit pėr konfirmim e listės tė vetme tė kandidatėve pėr zgjedhjen e deputetėve nė Kuvendin e Republikės tė Maqedonisė.
    Punė, djersė, dashuri mes njerėzve dhe ndaj atėdheut.

  8. #48
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Thaēi dhe Ahmeti nėnshkruajtėn marrėveshje pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike


    Shkup – Lideri i BDI-sė Ali Ahmeti dhe ai i PDSH-sė, Menduh Thaēi sot nė praninė e ambasadorėve tė SHBA-sė, Filip Riker, tė BE-sė Piter Sorensen dhe tė Republikės sė Shqipėrisė Arben Ēejku nėnshkruan Marrėveshje tė pėrbashkėt pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike qė do tė mbahen mė 5 qershor.
    Me marrėveshjen e nėnshkruar, dy partitė politike angazhohen pėr njė proces zgjedhor tė lirė tė drejtė dhe tė ndershėm me tė cilin garantohet vullneti politik i qytetarėve, tė evitohen gjuha e urrejtjes, fyerjet provokimet dhe aktet e tjera qė prodhojnė tensione dhe konfrontime.
    Me kėtė marrėveshje gjithashtu parashihet qė partitė politike t’i pranojnė rezultatet e zgjedhjeve i cili do tė dalė nga njė proces i lirė dhe demokratik.
    “Imazhi i njė kombi i njė subjekti politik varet nga mbajtja e zgjedhjeve tė lira dhe demokratike. Unė kam dashur qė ne tė kontribuojmė nė rritjen e imazhit tė popullit dhe shtetit tonė, pasi qė vetėm zgjedhjet e lira janė vlera”, ka deklaruar lideri i BDI-sė, Ali Ahmeti.
    Lideri i PDSH-sė, Menduh Thaēi, pas nėnshkrimit tė marrėveshjes, deklaroi se ky ėshtė njė hap mjaft i rėndėsishėm pėr mbarėvajtjen e procesit zgjedhor dhe ėshtė zotuar se partia e tij do tė bėjė ēmos qė zgjedhjet tė kalojnė nė atmosferė tė lirė dhe demokratike.
    “Padyshim se pėrgjegjėsia e takon qeverisė por tė njėjtėn kohė edhe opozita ka pėrgjegjėsinė e saj qė tė japė kontribut pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike. Unė si kryetar i PDSH-sė marr pėr obligim dhe pėr pėrgjegjėsi qė sė bashku me partinė qė kėta shkronja tė bėhen tė gjalla nė njerėz. Ėshtė tepėr me rėndėsi qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe demokratike. Ne si shqiptarė duhet tė dėshmojmė qė jemi tė gatshėm tė bėhemi pjesė e strukturave euroatlantike”, ka deklaruar Thaēi.
    PDSH: Marrėveshje e pėrbashkėt pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike
    Partia Demokratike Shqiptare e njofton opinionin publik se tė mėrkurėn me datė 04.04.2011 nė ora 12.00h, nė Hotel Stone Bridge nė prani tė Ambasadorit tė SHBA-sė, z. Philip T. Reeker, Ambasadorit tė BE-sė, z. Piter Sorensen dhe Ambasadorit tė Shqipėrisė z. Arben Ēejku, u zhvillua takim mes Kryetarit tė PDSH-sė z. Menduh Thaēi dhe Kryetarit tė BDI-se z. Ali Ahmeti.
    Nė kėtė takim u nėnshkrua Marrėveshje e Pėrbashkėt pėr angazhim tė tė dy partive pėr njė proces zgjedhorė tė lirė tė drejtė dhe tė ndershėm. Kryetarėt e tė dy partive u pajtuan qė t’i shmangen gjuhės sė urrejtjes, fyerjeve provokimeve dhe akteve tė tjera qė prodhojnė tensione dhe dhunė.
    Partisė Demokratike Shqiptare gjithnjė ka preferuar demokracinė, lirinė e shprehjes dhe sjelljen e mirėfilltė demokratike. Ky takim edhe njėherė pranon kėtė orientim tė PDSH-sė.
    Menjiherė pas nėnshkrimit tė marrėveshjes Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaēi pranoi thirrje telefonike nga Kryeministri i Shqipėrisė z. Sali Berisha, i cili e pėrgėzoi pėr marrėveshjen e arritur.
    Kjo dėshmon qė PDSH si faktorė politik ėshtė e pėrcaktuar pėr zgjedhje tė lira dhe demokratike.

    Shqipmedia
    Sui generis

  9. #49
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Ēka i takon sunduesit, nuk i bie nė hise vasalit


    Nga Kim Mehmeti
    Nė hapėsirat shqiptare kryesisht dominojnė dy grupe politikanėsh: ata tė paktėt qė e kanė kuptuar se, po dite ta pėrdorėsh, politika ėshtė shėrbėtore e mirė dhe grupi i dytė, qė ėshtė dukshėm mė i madh, e tė cilėt nuk e kanė kuptuar se po tė hyri nė gjak, politika tė verbėron e tė bėnė shėrbėtor tė dėgjueshėm tė saj. Pėrpos kėtyre, ka edhe njė grup politikanėsh, qė janė mė tė rrezikshėm se gjithė tė tjerėt: ata qė i janė rikthyer grazhdit tė pushtetit, pasi njėherė e kanė humbur atė, e tė cilėt ngjajnė nė narkomanė qė rishtas u janė kthyer narkotikėve, narkomanė tė cilėve sa mė shumė u shpjegon pėr dėmin qė ia bėjnė vetvetes dhe familjes qė i takojnė, ata aq mė besnik i bėhen drogės. Sa i pėrket kallaballėkut tė politikanėve shqiptarė tė Maqedonisė, pjesa mė e madhe e tyre e kanė shijuar begatinė e sofrės sė pushtetit, andaj kot e ke t’u flasėsh pėr koncepte e programe politike, ngaqė kanė vetėm njė synim: tė shijojnė edhe njėherė privilegjet e humbura. Me ēka, shqiptarėt e kėtushėm erdhėn nė pozitė qė partitė e tyre tė ngjajnė nė hotel, ku nuk dihet kush hyn e kush del, por saktėsisht dihet se kush pėrfiton nga bujtina ku bėjnė gjumė shpresat e kėsaj popullate, shpresat se njė ditė do jenė tė pėrfaqėsuar nga politikanė qė nuk janė fukarenj as materialisht, as mendėrisht.
    Kur bėhet fjalė pėr partitė e shqiptarėve tė Maqedonisė, sa herė qė shpallen zgjedhjet parlamentare, ato u drejtohen votuesve shqiptarė, por duke e ditur se fati i tyre i mėtejmė do varet nga partia maqedonase qė do i fitojė zgjedhjet. Kėshtu qė del se edhe kur votojnė pėr partitė e tyre, shqiptarėt e kėtushėm, nė mėnyrė indirekte, mbėshtesin ndonjė koncept politik maqedonas. Siē ndodhi gjatė tre viteve tė fundit me BDI-ja e Ali Ahmetit, e cila e pėrkrahur masovikisht nga shqiptarėt e kėtushėm nė tė gjitha zgjedhjet parlamentare tė paskonfliktit tė vitit 2001, u bė shėrbėtore e VMRO-DPMNE-sė. Me ēka filloi tė ecė pjesėn e rrugės sė zhbėrjes sė saj dhe mbase, nga njė lėvizje gjithėpopullore, do pėrfundojė nė njė parti me njė autobus pėrkrahėsish. Dhe kjo do i ndodhė ngaqė kryesuesit e BDI-sė, qė u rikthyen nė qeverinė e VMRO-DPMNE-sė pas dy viteve tė kaluara nė opozitė, ishin molisur nga etja pėr tė pirė lėngun e lezetshėm qė ta ofron sunduesi pėr tė qenė vasal i dėgjueshėm i tij. Pra, kjo u ndodhi nga shkaku se aq ishin verbėruan nga privilegjet dhe pėrfitimet personale, sa nuk e panė se besimi qė morėn nga populli, bartte nė vetvete dėshirėn kolektive tė shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti mė ndryshe se ato tė mėparshmet dhe njė pėrfaqėsim mė dinjitoz nėpėr institucionet mė tė larta tė shtetit.
    Por, mbase shqiptarėt e Maqedonisė ende sillen rreth boshtit tė pamundėsisė sė tyre ta kuptojnė se nuk u mungojnė parti politike, por vullnet dhe gatishmėri pėr ta ndėrtuar “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Si dhe vullnet dhe gatishmėri t’i detyrojnė partitė e tyre tė mos jenė tė varura vetėm nga vullneti politik maqedonas, por edhe nga ai i popullit qė i voton. Dhe duke qenė shqiptarėt e kėtushėm tė uritur pėr parti, e jo pėr politika qė do jenė pėrcaktuese pėr tė ardhmen e Maqedonisė, edhe BDI-ja e tyre u bė si tė gjitha simotrat e saja tė mėparshme, e mbase edhe pak mė e keqe se ato. Me ēka shqiptarėt e kėtushėm, pas konfliktit tė 2001, u bėnė mė tė begatė edhe me njė parti, por mbetėn njėsoj tė varfėr sa u pėrket politikave qė do ēonin pėrpara aspiratat kolektive tė kėtij populli. Pra, u begatuan edhe me njė garniturė kryesuesish partiak, qė u treguan aq servil ndaj palės qeverisėse maqedonase, sa ua tejkaluan edhe komunistėve tė dikurshėm shqiptarė, tė cilėt e kalonin jetėn tė pėrkulur pėrpara komiteteve qendrore. Apo thėnė ndryshe, shqiptarėve tė kėtushėm u ndodhi e papritura: tė dėshtojnė politikisht atėherė kur kishin besuar se nuk mund tė dėshtonin ata qė simbolizonin guximin dhe trimėrinė e tyre.
    Nėse ėshtė i saktė konstatimi se BDI-ja e tre viteve tė fundit nė qeverinė e Gruevskit, do mbetet simbol i servilizmit politik tė shqiptarėve tė kėtushėm, atėherė imponohet pyetja si ishte e mundur qė kjo t’i ndodhte partisė sė dalė nga lufta e 2001. Njėsoj siē imponohet pyetja se me ēka ia doli Gruevski qė t’i ēojė kryesuesit e BDI-sė t’i harronin interesat e popullit qė i votoi, e tė silleshin si aktivist shqiptarė tė VMRO-DPMNE-sė. Por, mbase kėto pyetje do mbeten pa pėrgjigje edhe gjatė kohė. Dhe ai qė do u pėrgjigjet kėtyre pyetjeve, do meritojė t’i ndėrtohet pėrmendore nė qendėr tė Shkupit, aty pranė dhjetėra tė tjerave qė i ka ngritur Gruevski, e tė cilat nėse hiēgjė tjetėr, pėrgjithmonė do shėnojnė dėshtimet politike tė Ali Ahmetit. Por, nėse pėrgjigjja e kėtyre pyetjeve do mbeten tani pėr tani enigmatike, ka diēka qė e zbėrthen mendėsinė vasale dhe tė tė nėnshtruarit, e mbi tė cilėn mbėshteten kryesuesit e BDI-sė. Kjo mendėsi zbėrthehet edhe nėpėrmjet deklaratave tė tanishme parazgjedhore tė Ali Ahmetit, se partia e tij do e respektojė vullnetin politik shumicė tė popullit maqedonas dhe se do hyjė nė koalicion qeverisės me cilėndo parti maqedonase qė do t’i fitojė zgjedhjet parlamentare. Me ēka ai tėrthorazi e shpalos betimin e dhėnė Gruevskit pėr besnikėri tė pėrhershme, por njėkohėsisht, e lė tė hapur derėn pėr koalicion qeveritar edhe me LSDM-nė e tanishme opozitare, nėse ajo do t’i fitonte zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Gjė qė gjithashtu tregon se Ali Ahmeti nuk e ka kuptuar se jo ēdo vullnet politik i maqedonasve ėshtė i pranueshėm pėr shqiptarėt e kėtushėm, se legjitimiteti i marrė nga populli nuk mund tė pėrdoret qė t’i shėrbesh vullnetit politik antishqiptar maqedonas, siē ėshtė ai qė e voton Gruevskin. Pra, bėhet fjalė pėr mendėsi politike qė nuk e ka tė qartė atė qė duhet ta dijė ēdo fillestar me ambicie politike: se nėse vullneti politik i njė populli ėshtė destruktiv – siē ishte pėr shembull vullneti popullor serb qė mbėshteste Millosheviēin, nėse ai vullnet ushqehet me urrejtjen ndaj popullit tėnd, atėherė jo qė atė nuk duhet ta mbėshtesėsh, por atė vullnet politik duhet ta luftosh me tė gjitha mjetet.
    Duke e kuptuar legjitimitetin e marrė nga populli si mundėsi tė bėsh koalicione qeverisėse me cilėndo parti maqedonase, Ali Ahmeti bėri atė qė nuk e prisnin shqiptarėt e kėtushėm: iu bė krah vullnetit politik antishqiptar maqedonas tė pėrfaqėsuar nga VMRO-ja e Gruevskit. Me ēka edhe e bėri vullnetin politik shqiptar mbulesė pėr politikėn antiperėndimore e antishqiptare tė Gruevskit. Dhe me ēka BDI-ja qė tani mund tė shpallet si njė orvatje e kotė e shqiptarėve tė kėtushėm pėr tė pasur njė parti ndryshe nga ato tė mėparshmet dhe parti tė mirėfilltė politike.
    Mbase edhe vetė Ali Ahmeti e ka kuptuar se partia e tij mbeti njė mundėsi mė kot e harxhuar e shqiptarėve tė Maqedonisė, parti e cila nga dita nė ditė e humb besimin e shqiptarėve tė kėtushėm, andaj kohėve tė fundit iu pėrkushtua misionit shumė fisnik, qė rreth BDI-sė vet t’i grumbullojė partitė e vogla tė torbeshėve dhe boshnjakėve. Apo, u mundua qė tė realizonte “bashkim – vėllazėrimin” demokratik, duke besuar se kėshtu BDI-nė do e bėnte tė fortė sa LSDM-ja e VMRO-DPMNE-ja maqedonase, qė marrin edhe votat e etniteteve jomaqedonase. Me ēka ai dėshmoi sa nuk e njeh realitetin politik nė Maqedoni dhe se nuk e dinė se jo ēdokush mund tė ketė atė qė i takon vetėm sunduesit: vasalėt e vet. Apo, nuk e ka kuptuar se i dobėti kurrė nuk bėhet vasal i vasalit.
    Si do qė tė jetė, sa u pėrket zgjedhjeve tė ardhshme parlamentare, ende pa dalė tė votojnė, shqiptarėt e kėtushėm duhet tė pajtohen me humbjen e dy vendeve parlamentare. Edhe atė vetėm shkaku se Ali Ahmetit pranoi qė barazimi i numrit tė votuesve mes njėsive zgjedhore ku banojnė shqiptarėt, tė bėhet ashtu qė vendbanimet e “torbeshėve” nga njėsia zgjedhore numėr gjashtė, tė kalonin nė njėsinė zgjedhore numėr pesė. Me ēka Ali Ahmeti deshi tė realizonte misionin kombėtar qė sadopak t’i shqiptarizonte boshnjakėt e torbeshėt, por duke harruar ėndrrėn e shqiptarėve tė kėtushėm pėr “Shqipėrinė” e tyre nė Maqedoni. Gjė qė tė ēon tė besosh se nėse BDI-ja nė kėto zgjedhje parlamentare do fitojė mė shumė se dhjetė deputetė, kjo do ishte fitore e madhe e kėsaj partie dhe dėshtim edhe mė i madh i shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe atė shkaku se duke mbėshtetur BDI-nė, shqiptarėt e kėtushėm do i japin legjitimitet njė partie qė haptazi pranon se e mbėshtet cilindo vullnet politik tė popullit maqedonas, pėrfshi edhe atė qė qėndron pas antishqiptarisė sė Gruevskit. Pra, do i japin legjitimitet njė BDI-je qė pohon se do i gjunjėzohet cilitdo vullneti politik shumicė tė popullit maqedonas, njė BDI-je qė nuk e sheh se duke iu gjunjėzuar vullnetit politik qė solli nė pushtet Gruevskin, ia vuri gjunjėt nė fyt vullnetit politik shqiptar.

    Shqipmedia
    Sui generis

  10. #50
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anėtarėsuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    PDSH shpalli listat e deputetėve tė mundshėm


    Partia Demokratike Shqiptare, nė Konventėn e sontme partiake nė Tetovė publikoi listėn e kandidatėve pėr deputetė, tė cilėt do tė garojnė nė zgjedhjet e 5 qershorit. Kėsisoj bartės i listės nė Njėsinė parė zgjedhore tė PDSH-sė do tė jetė Bekim Fazliu, pas tij renditet Azem Sadiku, ndėrsa e treta Hava Ademi. Njėsinė e dytė do ta kryesojė Orhan Ibrahimi, i dyti radhitet Eset Rama dhe Vlera Ejupi. Bartės i listės sė kandidatėve pėr deputetė tė PDSH-sė nė Njėsinė e tretė do tė jetė Iljaz Memeti ndėrsa nė Njėsinė e pestė zgjedhore 5 i pari nė listė ėshtė Ziadin Sela, pas tij vije Ibrahim Qoku dhe Sebahate Ajroska.
    Listėn e PDSH-sė nė Njėsinė e gjashtė zgjedhore do ta kryesojė vet lideri i partisė, Menduh Thaēi, i dyti nė kėtė njėsi zgjedhore do tė jetė kryetari i Kuvendit Qendror tė PDSH-sė Arbėr Xhaferi, e treta Merale Ferati, Imer Aliu, Gazmend Aliu, Sadije Iljazi, Arifikmet Xhemaili, Sheval Memishi, Laura Beqiri dhe Agron Zeqiri.
    Gjatė promovimit tė kandidatėve, Thaēi u bėri thirrje tė gjithė shqiptarėve tė Maqedonisė ta mbėshtesin opsionin e PDSH-sė, qė siē tha ai, tė dilet njėherė e pėrgjithmonė nga gjendja e mjerueshme qė po kalojnė shqiptarėt nė vend.
    Ndryshe, PDSH nė zgjedhjet e parakohshme parlamentare garon me moton “Hajdeni me ne”.

    Shqipmedia
    Sui generis

Faqja 5 prej 20 FillimFillim ... 3456715 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •