Sme duket fare ide e mire. Krahasimi me Japonine nuk do duhej nenvleresuar. Atje vertete qe dridhjet ishin te forta po ama edhe siguria dhe saktesia e teknologjise sbesoj qe mund te jete dikund ne bote me e madhe. Ama e keqja iu ndodhi. Tjetra, ata kishin nevoje jetike per keto centrale a reaktore a ca jane sepse nuk kane te tjera burime energjie. Ndersa Shqiperia ka, madje per te furnizuar jo vetem Shqiperine po shume me shume.
Dhe gjeja e fundit qe eshte dhe me e rendesishmja do te thoja eshte kultura e popullit japonez ne raport me fatkeqesite. Ne po shohim se ata po e perballojne ne menyren me te mire te mundshme situaten. Te ne ndodhin gjera pakrahasimisht me te vogla dhe e humbim kontrollin jo zot ruana te shpertheje reaktori berthamor.
Mendoj qe jemi krejt te papergatitur ne kete aspekt.
Krijoni Kontakt